zhgenjimi

partizani-tirana-933x445.jpg
ent ela23:41 | 28/09/2018

Tirana u mposht për të 3-ën herë radhazi në derbin me Partizanin duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore me rivalin e përjetshëm. Kryendeshja e futbollit shqiptar u vendos nga një gol i vetëm i shënuar nga Esat Mala në pjesën e parë të sfidës së luajtur në “Selman Stërmasi”, i tejmbushur nga tifozët bardheblu që erdhën të organizuar rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së sfidës.

Pas tyre hynë edhe mbështetësit e Partizanit të ardhur nga një tjetër drejtim. Forcat e policisë u kujdesën që tifozeritë rivale të mos përplaseshin gjatë ardhjes në stadium. Ata ishin të stacionuara në rrugët hyrëse dhe përreth impjantit ku do të luhej ndeshja.

Pritshmëritë ishin të larta për këtë sfidë, ku Tirana kërkonte revanshin pas kthimit në Superligë. Lojtarët e Gegës u dukën më të vendosur në duele, ndërsa bardheblutë ishin dukshëm nën presionin e emocioneve.

Të kuqtë u shfaqën me konkretë në minutën e 21’ kur Mala shfrytëzoi një pasim të saktë të Jasir Asanit, duke mundur mbrojtjen kundërshtare dhe portierin Ilion Lika. Përpjekjet e mëvonshme të Tiranës nuk dhanë atë që kërkonte trajneri Ze Maria, i cili aktivizoi më shumë sulmues gjatë pjesës së dytë. Futbollistët e Partizanit nuk lejuan ndryshimin e rezultatit. Kjo fitore e ngjit ekipin e Skënder Gegës përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve.

Tv Klan

KUKESI-CHAMPIONS-1280x720.jpg
ent ela22:41 | 11/07/2018

Kukësi zhgënjeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra shqiptare, që zëvendësoi Skënderbeun në këtë garë, arriti vetëm një barazim pa gola në Shkodër, përballë një kundërshtari modest si Valeta e Maltës.

Formacioni i trajnerit Peter Pakult pati epërsi, por kjo nuk mjaftoi për të shënuar qoftë edhe një gol. Jo vetëm kaq, por edhe maltezët patën shanset e tyre, madje në çdo pjesë loje dhe mund të kishin shënuar.

Zhgënjim për tifozët e paktë kuksianë që ishin në “Loro Boriçi”, me kualifikimin që do të vendoset në ndeshjen e dytë në Maltë. Nëse Kukësi do të eleminohej që në turin e parë eleminator të Championsit, do të pësonte një dështim të madh sportiv dhe financiar. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono