zharrez

toka-bujqesore.jpg
G. P.22:10 | 16/05/2019

Reshjet e orëve të fundit shkaktuan probleme në zonën e Zharrzës në Patos. Aktualisht shiu ka ndalur dhe po bie niveli i ujit, por megjithatë raportohet për përmbytje. Grupi i emergjencave civile në bashkinë Patos bën me dije se 30 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, një biznes pularie është dëmtuar dhe në 8 shtëpi banimi ka prani uji.

Në zonën e përmbytur emergjencat civile u erdhën në ndihmë banorëve me mjete eskavatorë dhe po punojnë për hapjen e kanaleve të bllokuara. Niveli i lartë i reshjeve krijoi vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Portëz-Patos./ABC News Albania 24/7

ZHARREZ-URA-FIER_ABC-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 17/10/2018

Ura në fshatin Zharrëz të Fierit është një nga më të frikshmet, pasi aty kanë ndodhur shumë aksidente. Ajo është e dëmtuar dhe pa asnjë sinjalistikë, apo masë mbrojtëse. Bashkia e Patosit ka nisur punën për rehabilitimin e saj.

Të kalosh mbi këtë urë nuk kërkon vetëm kujdes por edhe zemër të fortë.  Për banorët e Zharrëzës është e vetmja mënyrë kalimi nga njëra anë e fshatit në tjetrën.

Ura ndodhet në mes të fshatit dhe ky i fundit përgjatë një rruge me frekuentim të lartë automjetesh. Për Bashkinë e Patosit ndërtimi i kalimeve anësore është çështje urgjente, ndaj po e realizon këtë me fondet e veta.

Përgjegjësi i punimeve: Është përgatitur bazamenti. Janë hedhur bazat dhe do vijnë, do saldohen. Kjo bëhet njëherë dhe shpëtojnë të gjithë kalimtarët dhe nxënësit e shkollave.

Hapësira e ngushtë dhe kthesa e dyfishte e bëjnë këtë pikë të rrugës Fier-Berat një skenë të tmerrshme aksidentesh, ku banorët janë edhe dëshmitarë edhe të kërcënuar direkt.

“Kthesa është shumë e rrezikshme, është kthesë e dyfishtë dhe këtu kanë vdekur shumë”.

Me një gjatësi prej 30 metrash ura e zharrëzës ndodhet mbi një përrua. Me kthesë të dyfishtë dhe pa sinjalistike dalluese në dy anët e saj, kjo nyje e rëndësishme lidhëse është kurth vdekjeprurës për drejtues mjetesh dhe këmbësore.

Kalimet anësore po ndërtohen në formë trotuarësh në të dyja anët e saj, çka eleminon rrezikun për banorët e zonës. Projekti i bashkisë së Patosit parashikon edhe ndriçim dhe sinjalistikë. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

zjarrr.jpg
G. P.13:30 | 13/10/2018

Një magazinë me aksesorë për prodhimin e mobiljeve ka marrë flakë paraditen e së shtunës në Zharrëz të Patosit.

Shkak mendohet të jetë bërë një zjarrvënie e pakujdesshme nga banorët e zonës për të djegur mbetjet e tokave bujqësore.

Zjarrfikësit e Patosit dhe Fierit ndërhynë në kohë duke shpëtuar ndërtesën nga flakët. Megjithatë dëmet materiale brenda godinës janë të mëdha. /abcnews.al

zjarri-2.jpg
G. P.13:23 | 24/09/2018

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një gropë sere në Zharrëz të Fierit, por që me shpejtësi po përhapet nëpër fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por banorët janë të alarmuar. Pranë vatrës ka shtëpi banimi edhe është kërkuar ndihma për shpëtim nga Emergjencat Civile.

Zjarrfikësja e parë që shkoi ka tentuar të lokalizojë flakët ndërkohë edhe banorët po ndihmojnë për mos përhapjen e zjarrit./abcnews.al

spital.jpg
G. P.13:28 | 19/09/2018

Disa banorë të Zharrëzës në Fier të cilët kërkuan ndihmë në spital pretendojnë se janë helmuar nga ndotja e përroit të tyre ku shkarkojnë kompanitë e naftës. Por mjekët në spital presin përgjigjen përfundimtare të analizave për të dalë në një konkulzion.

Shtatë banorë të Zharrëzës perfunduan gjatë natës në spitalin e Fierit me shenjat e intoksimit.

Ata u thanë mjekëve të urgjencës se ishin helmuar nga gazrat e përroit të Zharrëzës aty ku shkarkohet naftë bruto.

“Unë isha brenda në lokal, po punoja se kam një lokal me qera, ngjitur me urën. Edhe eri një erë shumë e fortë. Kujtuam se është një nga ato botet që kalojnë gjithmonë, por zgjati gjysmë ore. Kur vajtëm te vendi i ngjarjes po bënin shkarkimet. Pastaj morëm ambulancën se edhe çunat nuk ndiheshin mirë se u bllokuan nga koka. Erdhën dy ambulanca dhe na morën”, tha një nga të helmuarit.

Por kjo duket nuk i ka bindur akoma mjekët e spitalit, të cilët dyshojnë se burrat mund të jenë helmuar edhe nga alkooli që kanë konsumuar në lokal.

ABC News kërkoi një deklaratë zyrtare nga autoritetet e spitalit, por askush nuk pranoi të flasë me pretendimin që presin analizat përfundimtare.

Jashtë kamerave, mjeku i urgjencës tha se nga analizat e para nuk janë gjetur gjurmë që helmimi të ketë ndodhur nga gazi.

vlcsnap-error622-1280x720.jpg
ent ela11:56 | 22/02/2018

Nje vit pasi shtëpitë u lëkundën nga themelet banorët në Zharrëz ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Sot ata protestuan serish duke kërcënuar se do të rinisin marshimin drejt Ministrisë së Energjitikës. Beteja e banorëve të Zharrëzës për të marrë kompesim financiar për shtëpitë e dëmtuara nisi në dhjetor të vitit 2016. Për gjashtë muaj banorët protestuan deri sa detyruan qeverinë të dalë me vendim në nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi të këshillit të ministrave pronaret e 170 shtëpive te dëmtuara nga lëkundjet e tokës do të demshperblehen 50 % nga shteti dhe 50 % nga Bankers Petroleum. Kjo e fundit akuzohet se nëpërmjet operacioneve për nxjerrjen e naftës shkaktoi shpërthime nëntokësore , të cilat dëmtuar banesat e zonës Patos-Marinëz.  /abcnews.al

vlcsnap-error101-1280x720.jpg
ent ela12:15 | 29/01/2018

Ceremonia mortore për studentin e Infermerisë u zhvillua në fshatin e tij të lindjes në Zharrëz, dhe trupi i tij tani do të prehet në të njëjten varrezë, ku prehet edhe Ariela. Kushëriri i  Aldisonit, Astrit Koroveshi, u  tha gazetarëve se nuk ka asnjë arsye për të pasur hasmëri mes dy familjeve, ata mund të përfundonin në martesë.

 

Përfundimisht pranë, por pasi i mori jetën asaj dhe vetes. Aldison Behlulaj u varros në varrezat e fshatit Zharrëz, aty ku prehet 21 vjeçarja Ariela Murati të cilën e vrau në emër të dashurisë.

23 vjeçari vdiq në spital. Ai qëlloi veten me plumb në kokë pasi vrau vajzën që donte për grua. Kështu i quajnë të afërmit e 23 vjeçarit, një çift të rinjsh që pati probleme. Kjo mund t’i ndodhe çdo çifti,  thotë Astrit Koroveshi kushëriri i Belulajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi  pranë fakultetit të Mjekësisë aty ku  studionte e motra e Ariela Murati.  21 vjecarja kishte shkuar ta takonte pavarësisht kërcënimeve që merrte nga Behlulaj.

Tetë ditë para se të kryente vrasjen i riu ishte nisur nga Fieri drejt Tiranës i armatosur, si duket edhe i vendosur për ta ekzekutuar.

Një javë para krimit  e kishte deklaruar qëllimin e tij në prani të kusherinjve të vajzës duke treguar plumbat e pistoletës në tavolinën e një lokali në Zharrëz.

Por pavarësisht nga ajo çfarë tregon njëra palë apo pala tjetër të humbur në këtë tragjedi, hetimet nuk kanë përfunduar. Zyrtarisht shkaku pse studenti i infermerisë vrau studentën e Drejtësisë, nuk dihet./abcnews.al

vlcsnap-error303-1-1280x720.jpg
us er11:27 | 15/11/2017

Banorët e Zharrëzës në Fier kanë rinisur protestat për të kërkuar dëmshpërlimet e banesave të dëmtuara nga lëkundjet e tokës. Pasi ka kaluar afërsisht një vit nga lëkundjet e fuqishme të tokës, ku u dëmtuan qindra banesa në Zharrëz banorët ende nuk kanë marrë  dëmshpërblimet. Këto të fundit u premtuan nga qeveria pas një beteje disa mujore të banorëve në protesta që mbërritën deri në kryeqytet. Në Zharrëz u dëmtuan 200 shtëpi, nga të cilat 70 u bënë të pabanueshme. Lëkundjet e tokës u shkaktuan nga Bankers Petroleum gjatë operacioneve naftënxjerrrëse./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono