zgjidhja

vucic.jpg
ent ela18:54 | 08/08/2018

Duke dërguar përfaqësuesin e tij në Mitrovicë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka informuar komunitetin serb se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende larg, ndërsa ka paralajmëruar se detajet e bisedimeve do të publikohen në shtator, kur do të vizitojë personalisht Kosovën.

Pasi ka siguruar lejen nga autoritetet e Prishtinës, Marko Gjuriç ka vizituar të mërkurën Mitrovicën, ku përfaqësuesve civilë dhe politikë të komunitetit serb u ka premtuar se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, atyre nuk do t’ju mungojë kurrë mbështetja nga Beogradi. “Ajo që dua t’i them çdo serbi nga Mitrovica është se në të ardhmen do të keni më shumë, nuk do t’ju gënjejë askush, nuk do të keni kurrë më pak të ardhura, por më shumë mbështetje nga Serbia”, ka thënë Gjuriç.

Sidoqoftë, më tepër sesa prania e Gjuriç, më e rëndësishme ka qenë lidhja telefonike e presidentit Aleksandar Vuçiç. Vuçiç ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është larg, por ka premtuar se do të luftojë deri në fund. Gjithashtu, kreu i shtetit serb ka paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë në muajin shtator, kur dhe do të tregojë risitë e dialogut me Prishtinën. Ndër të tjera, Vuçiç u ka premtuar serbëve se vitin e ardhshëm shteti serb do të bëjë investime të mëdha në infrastrukturën e Kosovës, në veri dhe jug të lumit Ibër. “Do të investojmë para më shumë se kurrë, sepse duam të tregojmë se jemi me njerëzit tanë dhe se do të jemi me ta gjithmonë”, ka thënë Vuçiç. Ai ka shtuar se Serbia nuk do ta zvogëlojë kurrë praninë e saj në veri të Kosovës./abcnews.al

VUCIC-PER-ZGJIDHJEN-1280x720.jpg
ent ela21:27 | 27/06/2018

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi po punon për arritjen e një zgjidhjeje konsensuale në dialogun me Kosovën. Por ndërsa ka paralajmëruar se arritja e saj do të jetë e vështirë, Vuçiç ka nënvizuar se fjalën e fundit do ta thotë referendumi qytetar.

Presidenti serb, Alleksandar Vucic ka deklaruar gjatë ushtrimeve ushtarake dhe policore të forcave serbe, se zgjidhja për Kosovën nuk është e lehtë, por vendimet e tilla do të shqyrtohen para popullit me referendum. Ai ka thënë se zgjidhjen nuk e sheh shumë shpejt, por bisedimet janë të rëndësishme. Deri më tani nuk i ka konfirmuar popullit idenë për zgjidhje.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Ne duhet të gjejmë një projekt që do të thotë diçka për serbët, që nuk e nënshtron Serbinë dhe që tregon se mund të arrijmë tek kompromisi me shqiptarët. Por në këto momente nuk e kemi një gjë të tillë. Në momentin që do të jetë, do të kemi referendum”.

Vuçiç tha se nuk fshehet pas popullit, por sigurisht që zgjidhja nuk do të jetë ashtu siç janë pritjet, por gjithsesi për një gjë të tillë do të vendoset me votën e qytetarëve.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk do të fsheh asgjë dhe këtu s’ka asgjë për të qeshur, sepse nuk kemi asgjë të mirë, por vetëm vështirësi. Sidoqoftë, gjithçka do ta them para popullit, populli do të japë vendimin për të ardhmen dhe unë nuk do të fshihem”.

Bisedimeve në Bruksel mbështetje u kanë ofruar shumë zyrtarë serbë duke thënë se duhet parë mundësitë për një zgjidhje reale të kompromisit. /abcnews.al

vlcsnap-error395-1280x720.jpg
ent ela11:39 | 09/02/2018

Eurokomisioneri Johanes Han theksoi se vitin e ardhshëm do të arrihet një zgjidhje përfundimtare dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zyrtarit europian, marrëveshja e qëndrueshme do të jetë në dobi të dy vendeve.

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, shprehet optimist që Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm. Ta paktën kështu pretendoi gjatë një intervistë për televizionin e Beogradit “N1”. Ndërsa më tej shton se pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

Johannes Hahn, Komisioner Europian per Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë: “Ne qëllimisht nuk propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet t’u jepet mundësia për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishme”.

Ai nënvizoi se dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së. “Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë: Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, shton më tej zyrtari I Unionit. Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe thënë se është shumë pozitive për Ballkanin. Pavarësisht se është vendosur 2025 si datë e mundshme kur mund të pranohet vende anëtare, eurokomisioneri theksoi se të gjitha shtetet që synojnë integrimin, duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga Unioni./abcnews.al

vlcsnap-error984-1-1280x720.jpg
ad min18:52 | 25/01/2018

Partia “Zgjidhja” nuk do t’i bashkohet protestës së opozitës në 27 Janar. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi i kësaj partie, Koço Kokëdhima renditi tre kushtet që duhet të plotësojnë partitë e vjetra nëse duan bashkëpunimin e partisë “Zgjidhja”.

Thonë se mbështesin çdo protestë paqësore por jo atë më 27 Janar.

Koço Kokëdhima: “Partitë e vjetra, veçanërisht PS dhe PD janë në bashkëpunim e marrëveshje me njëra-tjetrën, bëjnë sikur zihen e luftojnë, por në fakt mbajnë e alternojnë njëri-tjetrin në pushtet. “Zgjidhja” nuk do t’i bashkohet protestës së 27 janarit, mbështetësit e saj nuk do marrin pjesë në të”.

Partia “Zgjidhja” ka tri kushte për t’u bashkuar me Partinë Demokratike në një front të gjerë opozitar kundër qeverisë.

Koço Kokëdhima: “Kushti i parë, PD të distancohet qartazi dhe haptazi nga të gjitha aktet e saj antikombëtare dhe antipopullore të kryera në të shkuarën e afërt kur qeverisi Shqipërinë.
Kushti i dytë, PD të distancohet prerazi dhe përfundimisht nga çdo marrëveshje e fshehtë dhe pazar me Edi Ramën për të mbajtur peng zgjedhjet dhe për të mos lejuar demokratizimin e tyre. PD ta kushtëzojë pjesëmarrjen në parlament vetëm me kryerjen urgjente të reformës zgjedhore gjithëpërfshirëse, e cila duhet t’i çlirojë përfundimisht zgjedhjet shqiptare nga komisionerët e PD-së dhe të PS-së, të garantojë votim dhe numërim elektronik në qendrat e votimit dhe të gjitha standardet europiane të zgjedhjeve të lira. I vetmi vend në botë ku zgjedhjet administrohen nga dy parti dhe jo nga shteti, është Shqipëria. Reformën zgjedhore duhet ta udhëheqë prezenca e OSBE-së në Tiranë.
Kushti i tretë, qeverisja e mirë e Shqipërisë do të fillojë kur sovraniteti politik t’u merret kryetarëve të partive të vjetra dhe t’u kthehet qytetarëve të zakonshëm dhe taksapaguesve shqiptarë”.

Pa plotësuar këto tri kushte, Partia zgjidhja nuk do ketë asnjë bashkëpunim./abcnews.al

vlcsnap-error878-2-1280x720.jpg
ent ela14:43 | 25/01/2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të bëjë publike për pak muaj rezultatin e dialogut të brendshëm për Kosovën. Për këtë problem pritet të mbahet dhe një referendum popullor.

Serbia është në pritje të strategjisë për Ballkanin e cila mund ta favorizoj bashkë me Malin e Zi që në vitin 2025 të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Problem mund të jetë Kosova dhe për këtë flitet se mund të ketë referendum. Një dialog i brendshëm është zhvilluar dhe rezultatin e tij pritet ta bëj public vet presidenti serb. Ekspertët që merren me Ballkanin thonë se këtë datë mund ta arrinë edhe vendet si Shqipëria apo Maqedonia nëse zgjidhin problemet. Strategjia për Ballkanin pritet në fillim të Shkurtit në Bruksel. 

Mundësi për të zgjidhur problemin e Kosovës në një referendum. Intensifikimi i kërkesave për zgjidhje paralajmëron një marrëveshje obligative ligjore. Për pak muaj presidenti Alleksandar Vucic thotë se do të njoftoj idenë e tij.

Marko Savkovic, i Qendra për politika të veçanta, beson se viti 2025 mund të jetë real për integrim, por edhe sfidues.

Marko Savkovic, Fondi beogradas për politika të Veçanta: Kemi kërcënime ndaj institucioneve demokratike dhe pavarësisë së tyre janë sfidat më të mëdha në Ballkan. Natyrisht që për Serbinë zgjidhja e problemit të Kosovës është gjithnjë i pranishëm, por ekziston një proces i bindjes se faktorëve që në vitin 2019 do të jetë fundi i problemit, por nuk e dimë çfarë do të ndodh më pas e që është e rëndësishme.

 

Janë 52 për qind të serbëve që do ta votnin pro hyrjen në Bashkimin Evropian. Por, që konsiderohet rritje për disa për qind. BE pritet ti ndaj nga dy vendet e Ballkanit. Serbia dhe Mali zi duken favorite për thyrjen e murit të zgjerimit.

 

Marko Savkovic, Fondi beogradas për politika të Veçanta: Është një ide që këtyre vendeve tu thuhet se nëse kryeni detyrat do të shpërbleheni. Nëse mundet Mali i Zi dhe Serbia që ka shumë problem atëherë do të mund ta arrijnë edhe vendet e tjera. Efekti I BE-së dhe NATO ka efekte pozitive edhe te vendet tjera.

 

Zgjidhje intensive të ngatërresave të krumbulluara prej dekadash kërkojnë shumica e vendeve me fqinjët e tyre. Por, aq sa numri i tyre duken edhe sfidat. Kosova përmendet si një nga pengesat në rrugën e bisedimeve për Serbinë./abcnews.al

Gazetari i ABC News; Idro Seferi

Operator: Predrag Barbul

 

vlcsnap-error876.jpg
ad min19:29 | 09/01/2018

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje Europiane, Bujar Osmani, është shprehur optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë pas vizitës zyrtare në Athinë. Ai nënvizon se një propozim zyrtar do të bëhet publik nga ndërmjetësuesi Methju Nimic në mbledhjen e ardhshme që zhvillohet në Nju Jork.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje Europiane Bujar Osmani tha se 2018-ta është vit historik për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Duke folur pas takimit që zhvilloi në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocijas dhe me zëvendësministrin për punë të jashtme për çështje evropiane dhe raporte ekonomike ndërkombëtare, Jorgos Katrugalos, ai nënvizoi se të gjitha propozimet për emrin që janë publikuar në media janë spekulime. Osmani për TV21 të Maqedonisë nënvizoi se një propozim konkret pritet të bëhet nga ndërmjetësuesi Methju Nimic.
Shefi i sekretariatit për çështje evropiane, pohon se në qoftë se problemi me Greqinë nuk zgjidhet brenda muajve të parë të vitit 2018, i gjithë proces i cili rifilloi dhe u nis me kapacitet të plotë, do të humbasë kuptimin.

Ndërkohë, lidhur me takimin, ministri i jashtëm i Greqisë nuk ka bërë ndonjë deklaratë. Por më herët gjatë një interviste për mediat vendase, Kocias bëri të ditur se Athina zyrtare tashmë ka përcaktuar propozimin për emrin e Maqedonisë. Zyrtari i qeverisë greke tha se propozimi do të shpaloset në negociatat e radhës, të cilat do të mbahen me 17 janar në Nju Jork./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono