zgjedhje te parakohshme

selia-PD-1280x713.jpg
nev ila19:16 | 05/08/2019

 

Ndryshe nga sa kërkon presidenti  Ilir Meta, partia më e madhe opozitare nuk do të regjistrohet në zgjedhjet e 13 tetorit. Sakrificat presidenciale për të caktuar një datë të re në kulmin e krizës politike, nuk do të përdoren nga Partia Demokratike, e cila kërkon paraprakisht largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike nuk i përgjigjet thirrjes së Presidentit Meta për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit. Ndryshe nga aleatët e saj, ajo nuk i drejtohet me kërkesë KQZ-së, edhe pse nënkryetari Edi Paloka shpjegon se 13 tetori është data kushtetuese dhe PD e njeh dekretin e Metës.

“Për ne dekreti i presidentit është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga institucionet, pjesëmarrja apo jo e PD lidhet me rrethana te tjera. Për ne nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, për ne të rëndësishme janë standardet”, tha Paloka.

Pikërisht tek standartet, vihet re diferenca tjetër e PD-së, si ndaj LSI-së, ashtu edhe ndaj Presidentit. Demokratët kanë kusht të panegociueshëm largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Pozicioni i PD nuk ka ndryshuar ne asgjë, dhe as i opozitës ne përgjithësi. Sot kërkesa per largimin e Edi Ramës nuk është me vetëm e PD dhe e opozitës, janë mbi 85% e shqiptareve qe kërkojnë largimin e Ramës. Rama si kryeministër nuk mund te ulet ne tavoline me PD dhe me opozitën”, deklaroi Paloka.

Edhe pse vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, PD nuk i kursen akuzat ndaj shumicës së KQZ-së, të cilës i kërkon të organizojnë zgjedhjet në 13 tetor, ku do të marrin pjesë aleatët e saj.

“Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të kërkesës së disa partive për pjesëmarrje në zgjedhje kërkoi të zhvillonte mbledhjen e KQZ. Dhe cila ishte përgjigja e Denar Bibave? Përgjigja ishte ajo e Edi Rames, që ne jemi në plazh. Dmth jo vetëm nuk zbatohet ligji dhe kushtetuta, por sfidohet me arrogancë dhe cinizëm”, tha Paloka.

PD dogji mandatet në muajin shkurt dhe prej 6 muajsh është jashtë çdo institucioni duke vendosur kusht largimin e kryeministrit, si dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga një qeveri tranzitore./ABC News Albania 24/7

Wo02-Jul-Mitsotakis.jpg
nev ila09:38 | 07/07/2019

 

Qytetarët e Greqisë i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur qeverinë e re.  Sondazhet e publikuara në prag të votimit tregojnë për një fitore të qartë për opozitën e kryesuar nga Demokracia e Re dhe e drejtuar nga  Kiriakos Mitsotakis.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga kryeministri Aleksis  Tsipras pasi partia e tij SYRIZA pësoi një humbje të konsiderueshme në zgjedhjet evropiane dhe lokale të mbajtura në vend muajin e kaluar.

Ministria e Brendshme Greke  tha se të drejtën e votës e kanë rreth 9.9 milionë qytetarë, të cilët do të votojnë në 21.478 qendra votimi. Ato u hapën në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00./ABC News Albania 24/7

tsipras-800x445.jpg
G. P.23:59 | 10/06/2019

Presidenti i Greqisë ka pranuar kërkesën e kryeministrit Aleksis Tsipras, duke bërë që vendi të shkojë zyrtarisht në zgjedhje të parakohshme. Shkak për këtë lëvizje u bë paraqitja e dobët e partisë në pushtet, Syriza, në zgjedhjet lokale dhe ato euro-parlamentare.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras shkoi të hënën pasdite te presidenti i Republikës, prej të cilit kërkoi shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, për të rinovuar, siç tha, “mandatin popullor”.

Tsipras e argumentoi kërkesën e tij me faktin se nga zgjedhjet europiane në fund të muajit të kaluar janë krijuar kushtet për një fushatë elektorale të tejzgjatur, që do të shkonte deri në tetor, kur përfundon normalisht mandati i qeverisë Tsipras.

Sipas kryeministrit, kjo do të krijonte një risk për ekonominë, duke vënë në rrezik “sakrificat dhe mundin e popullit grek”. Presidenti i Republikës është përgjigjur se e pranon kërkesën dhe se do të nisë proçedurat përkatëse. Zgjedhjet do të mbahen të dielën e parë të muajit të ardhshëm, pra më 7 Korrik.

Stand up – Dekreti presidencial për shpërndarjen e trupës ligjvënëse dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pritet të afishohet tashmë, siç është tradita, në portën kryesore të godinës së parlamentit.

Pas kësaj, kryeministri Tsipras do të shkojë në një veprimtari të posaçme për të prezantuar programin elektorale të SYRIZA-s, duke dhënë dhe shenjën e startimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme.

Mandati i qeverisë Tsipras përfundon zyrtarisht në muajin tetor. Por kryeministri grek u detyrua ta përshpejtonte ballafaqimin elektoral pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga Demokracia e Re e opozitës./abcnews.al

pirro-misha.jpg
nev ila21:00 | 07/06/2019

Studiuesi Pirro Misha, ka qenë një nga të ftuarit e Provokacija-s natën e sotme me gazetarin Mustafa Nano. Studiuesi ka folur në lidhje me krizën politike në vend dhe protestat e opozitës. Sipas Mishës dhuna apo thirrjet për kryengritje, nuk janë veprime që tregojnë për një demokraci të vërtetë. Më tej Misha deklaroi se pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, do të duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi populli duhet të shprehë vullnetin e tij gjithsesi.

Unë mendoj që ka një gjë , është vështirë të japësh formula sepse secili nga ne është pjesë e subjektivizmit të vet. Unë mendoj që Shqipëria do shkoj në zgjedhje deri në datën 30 qershor, zgjedhjet lokale do bëhen në mënyrë të panatyrshme, por menjëherë pas asaj ka nevojë për kompromise e për zgjedhje të parakohshme. Sepse sidoqoftë populli pas kësaj që ndodhi, traume, duhet të shprehë vullnetin e vet, ti krijohen kushtet. Shpresoj që pas këtij muaji të ketë një ulje të pasioneve. E shoh Z. Basha nën presion të jashtëzakonshme dhe jo vetëm brenda partisë por edhe elementë jashtë politikës, të cilët kanë një fluturim të fantazirave të tyre”, tha Misha./abcnews.al

zaev.jpg
nev ila13:05 | 06/06/2019

Nëse nuk do të ketë një datë të caktuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin evropian, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është kjo deklarata më e fundit e kryeministrit Zoran Zaev nga Brukseli

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli se anulimi i mundshëm i vendimit për një datë të caktuar, për hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Evropian, do të rrezikonte qeverinë. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një datë , atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për çdo vendim i cili ka të bëjë me zgjerimin e BE-së, i domosdoshëm është paraprakisht Bundestagu të japë dritën jeshile. Afati i ardhshëm për miratim të vendimit nga ana e Berlinit është 28 qershori, pas së cilës ministrat e BE-së mund ta përcaktojnë datën përfundimtare në gjysmën e dytë të korrikut, kur sërish do të takohen në Bruksel.

Zaev theksoi se raporti i Komisionit Evropian është më pozitivi deri tani për Maqedoninë e Veriut dhe se të gjithë pa përjashtim pajtohen se vendi duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Zaev shtoi gjithashtu se Qeveria e tij ka bërë përpjekje thelbësore dhe ka ndërmarrë rrezik të madh politik në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, për të cilën duhej shumicë prej dy të tretave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shprehu shqetësimin se zhgënjimi që do të paraqitet te qytetarët nëse nuk do të ketë vendim pozitiv në Këshillin e BE-së do t’u japë shpresë forcave nacionaliste. Kjo sipas tij nënkupton se do të ketë qytetarë të cilët do të vendosin t’i mbështesin forcat radikale, nacionaliste, dhe kjo nuk është mirë për Maqedoninë e Veriut as për rajonin./ABC News Albania 24/7

arben-ahmetaj.jpg
G. P.19:59 | 29/05/2019

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk do ia sugjeronte Kryeministrit Edi Rama që të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Deklaratën deputeti i PS-së e bëri nga rubrika “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori. Sipas tij, nuk ka arsye pse të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por duhet vazhduar me reformat

“Unë mendoj se asnjë nga ne nuk sillet si profet politik. Po të dini mendimin tim në çdo lloj kuadrati do ishte e drejta e Kryeministrit të Shqipërisë të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe vetëm e atij dhe jo sot. Mua po të më pyeste Kryeministri i Shqipërisë do t’i thosha “jo nuk kemi pse të vemi në zgjedhje të parakohshme, ne shkojmë në 2021”. Pse? Sepse punë ka shumë për të bërë, por është luftuar krimi, është luftuar korrupsioni siç thotë raporti.

Është baza e rekomandimit. KiE nuk rrëzon raportin, por i referohet raportit për të gjithë progresin dhe pastaj në logjikën e vet vendos nëse duhen hapur negociatat me një vend në funksion të zgjerimit apo jo. Pra nuk rrëzon raportin e KE. Unë mendoj që është në autoritetin e Kryeministrit siç ia jep Kushtetuta që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në normalitet politik. Po të më pyeste do t’i sugjeroja s’ka zgjedhje të parakohshme. Ja ku është 2021-shi. Ka shumë punë për të bërë për të përshpejtuar reformat, të dialogojë me opozitën në institucione në favor të integrimit të vendit”, tha ish-ministri.

Për Ahmetajn, kushti i opozitës për largimin e Ramës është i paplotësueshëm pasi kryeministri do largohet vetëm nëse humbet zgjedhjet.

“Nuk ka tryezë që të vish dhe të thuash “ne do vijmë kur të ikë Edi Rama”. Jo, Rama nuk do ikë. Do ikë vetëm nëse një ditë humb zgjedhjet”, tha Ahmetaj./abcnews.al

astrit-patozi-2-1280x711.jpg
Sej rie18:00 | 20/05/2019

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi duke folur për situatën politike në vend është shprehur se nuk do dëshironte që PD-ja të kthehej në një krah refraktar në shoqërinë shqiptare. Ndër të tjera ai beson se zgjedhje vendore do mbahem më 30 Qershor. Ndërsa ka bindje që pas një viti vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mirela Milori: Ka mundësi që PD të shndërrohet pas këtyre zgjedhjeve nëse nuk hyn, në një krah refraktar të shoqërisë shqiptare?

Astrit Patozi: Jo unë nuk dua të besoj gjëra ekstreme sepse kjo është një gjë ekstreme dhe nuk e dëshiroj këtë as për Shqipërinë dhe as për ish-kolegët e mi ku tani na ndan një det i tërë bindjesh politike edhe pse me disa prej tyre ruaj komunikimin. Në se do shkohet drejt kësaj linje të gjitha gjasat janë dhe asgjë nuk përjashtohet.

Mirela Milori: Si e shikoni 30 Qershorin?

Astrit Patozi: Po qe për shërbimin sinoptik nuk e di, por uroj dhe shpresoj të jetë një ditë normale zgjedhjesh. Pas kësaj Shqipëria do njohë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë në të gjithë territorin.

Mirela Milori: Më çfarë pritshmërie doni të dilni nga zgjedhjet?

Astrit Patozi: Unë i urrej sondazhet dhe them që do shkoj drejt 30 qershorit me të gjitha bateritë e nderuara.

Mirela Milori: Edhe nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor, mendoni se do këtë zgjedhje të përgjithshme? Ky vit e gjen vendin me zgjedhje të përgjithshme parlamentare?

Astrit Patozi: Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe ka më shumë gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjeve lokale, por të cilat mund të bëhen ndoshta pas një viti. E them këtë sepse Shqipëria cilido qoftë rezultati i cili pak a shumë dihet, por edhe vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar, por që t’i nuk mund ta ç’bësh. Sepse pavarësisht gabimit të tyre ata sot janë zero mandate parlamentare dhe të gjitha gjasat janë që të jenë zero mandate lokale. Por ti nuk mund të thuash se ata nuk ekzistojnë. Për ta bërë të matshme edhe qeveria do të njohë se sa është pesha e opozitës dhe do t’i thërrasë shqiptarët për të votuar./abcnews.al

MEDIAT-E-HUAJA-MAQEDONI-1280x720.jpg
ent ela12:19 | 01/10/2018

Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje referendumit të mbajtur dje në Maqedoni. Në shkrimet dhe analizat e tyre paralajmërohet se Maqedonia ndodhet para një krize të re politike që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Media prestigjoze ndërkombëtare kanë pasqyruar rezultatet e referendumit të së dielës në Maqedoni për çështjen e emrin. E përditshmja amerikane “Uashington Post” shkruan se referendum tregoi se shumica e qytetarëve nuk pranojnë që vendit të tyre t’i ndryshohet emri, e për këtë arsye pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët.

Britanikja “Telegraph” shkruan se referendumi u pasua me një rezultat pozitiv për sa i përket ndryshimit të emrit dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe NATO, por dalja e ulët në votime mund ta pengojë procesin.

“Guardian” shkruan se Maqedonia është në prag të një krize të re politike pas pjesëmarrjes së ulët në votime.

Italiania “Il post” thekson se e diela ishte dita kur Maqedonia nuk hyri në Bashkimin Europian.

Maqedonia i thotë jo Europës, dështon referendum për emrin, është titulli i “La Stampa”. /abcnews.al

 

Kuvendi-Kosove.jpg
G. P.10:56 | 20/09/2018

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se opozita në vend po përgatit mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj. Ai shtoi se ka ardhur moment që t’i jepet fund arrogancës dhe qeverisjes së keqe.

Hoti foli dhe për seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 14:00, me kërkesë të opozitës ku do të diskutohet për tri marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën opozita ka mbledhur 53 firma.

Sipas tij, deputetët e opozitës aktuale përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëe të Kosovës. Ai shtoi se nëse është nevoja për protestë, LDK-ja është e gatshme ta organizojë një të tillë dhe të ftojë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje./abcnews.al

erdoganaferin.jpg
G. P.15:27 | 18/04/2018

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, me anë të një konference për shtyp ka njoftuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Dita e votimit është caktuar 24 Qershori.

Ky vendim i Presidentit të Turqisë erdhi pas konsultimit që zhvilloi sot me liderin opozitar, kryetarin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahceli. Ky i fundit kërkoi që zgjedhjet të mbaheshin me 26 Gusht. Por Erdogan vendosi që vendi të shkojë në votime me 24 qershor.

“Nuk kemi nevojë të zhvillojmë operacione ushtarake në Siri, por më parë duhet të kalojnë pasiguritë brenda vendit”, tha Presidenti turk në konferencë.

Ndërkohë, Erdogan kishte vendosur fillimisht muajin Nëntor të 2019-s për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono