zgjedh

kryeprokurori.jpg
nev ila15:00 | 14/11/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka renditur 3 kandidatët për kryeprokuror duke e bërë gati listën për t’ia kaluar kuvendit. Si kandidati më i mirë është vlerësuar Olsian Çela, e dyta Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj. Gentian Ibrahimi i beri thirrje kuvendit të marre parasysh renditjen e KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar Olsian Çelën si kandidatin më të denjë për të qenë kryeprokurori i ri i vendit.  Qeveria e prokurorëve ka vlerësuar me 459 pikë Olsian Çela, në me 406 pikë Arta Marku duke e renditur të dytën  dhe me 362 pikë Fatjona Memçajn duke e renditur të tretën.

“Abc News” mëson se mbledhja është zhvilluar me tone dhe debate të ashpra mes anëtarëve të KLP, për shkak të renditjes së Arta Markut dhe Fatjona Memçajt se cila do të zinte vendin e dytë.

Pas mbledhjes, Kryetari i Këshillit të Lartë të prokurorisë Genti Ibrahimi  shprehu besimin se Kuvendi do të marrë parasysh renditjen e miratuar nga anëtarët e KLP

Secili nga prokurorët mund të ankimojë vendimin e KLP në gjykatën Administrative të Apelin, brenda 3 ditëve nga shpallja e vendimit. Por siç parashikohet nga ligji, faza finale për përzgjedhjen e Kryeprokurorit i takon Kuvendit, i cili duhet ta zgjedh më 84 vota, me shumicë të cilësuar.

Nëse parlamenti nuk e zgjedh Kryeprokurorin e ri atëherë lista me emrat e kandidatëve kthehet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku Kryeprokuror i vendit zgjidhet i pari në listë./abcnews.al

48564_GRC190123GREECEPARLIAMENTREUTERS_1548248829885.jpg
nev ila18:00 | 18/07/2019

Kostantinos Tasoulis është kryetari i ri i parlamentit grek. Deputeti i demokracisë së re u zgjodh me një numër rekord votash. Emri i tij u miratua edhe nga Syriza, ndërsa partia komuniste abstenoi.

Parlamenti grek ka zgjedhur të enjten kryetarin e ri. Ai është deputeti i demokracisë së re, Kostantinos Tasoulimë e madhe opozitare, SYRIZA, por edhe parti të tjera parlamentare, me përjashtim të asaj komuniste që abstenoi.

s, që mori një rekord votash: 283.

Në një akt të rrallë për Greqinë, kandidatura e paraqitur nga maxhoranca, është votuar edhe nga partia Kjo mund të jetë shenjë e një mentaliteti të ri në politikën greke, në kohën që vendi ka nevojë pikërisht për stabilitet politik e social.

Këto janë dy kushte të domosdoshme që qeveria e re greke të sendërtojë objektivat e veta, që synojnë një ristartim të vendit, më së pari në planin ekonomik.

Fitorja e zgjedhjeve ishte pjesa më e lehtë për Kyriakos Mitsotakis.

Tani fillojnë vështirësitë.

Masat që po përpunon qeveria, për të përmirësuar klimën e ekonomisë dhe të investimeve, do të jenë vazhdimisht nën vështrimin e rreptë të kreditorëve ndërkombëtarë, “trojkës” së famshme që tashmë emërtohen “institucione”.

Qytetarët mund të jenë sot optimistë, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se ndodhen ende larg përfundimit të peripecive.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se në shtator do të shqyrtojnë projektin e qeverisë greke për reformën tatimore, që parashikon ulje të ndjeshme të tatimeve për biznesin dhe qytetarët./ABC News Albania 24/7

c1524501-0b25-491d-b4df-c483cdd668c1.jpg
ad min21:00 | 15/06/2019

Dy vjet më parë një familje nga fshati Voorthuizen në Holandë, u largua dhe u vendos për të jetuar në periferi të Tiranës. Robert dhe Danja dhe bashkë me tre fëmijët e tyre Jonathan, Manuel dhe Jeftha erdhën në Shqipëri.

Duke qenë se shqiptarët nuk shikojnë shpresë në vendin e tyre, familja nga Holanda lëvizje bërë këtë për të dhënë një mesazh shprese.  Në vitin 2001 dhe 2003, Robertin dhe Danjën i kishte dërguar kisha me pushime në Shqipëri, raporton barneveldsekrant.nl. 

Danja është mjeke dhe Roberti fizeoterapist. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata në atë kohë ishin pyetur nëse dëshironin të qëndronin për të kontribuar në shëndetësi.

Ata u menduan gjatë dhe vendosën të ktheheshin si misionarë ku sipas tyre ishte një “thirrje e bërë nga Perëndia”.

Në Tiranë, çifti punon në qendrën shëndetësore ABC Health Foundation. Kjo organizatë e krishterë përqendrohet në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Puna e tyre është e përqendruar kryesisht në transferimin e njohurive dhe aftësive. Për shembull, Robert udhëzon terapistët fizikë në trajnim. “Trajnimi është pothuajse ekskluzivisht i mësuar në teori, ndërsa trajnimi im është kryesisht praktik. Unë i ndihmoj studentët të bëjnë këtë hapa konkret nga teoria në praktikë, “ tha Robert.

Danja gjithashtu kontribuon në trajnimin dhe menaxhimin e cilësisë. Përveç kujdesit të drejtpërdrejtë për pacientët në qendrën shëndetësore, ABC Health Foundation gjithashtu kujdeset për njerëzit e varfër, për romët, të varfrit dhe jetimët.

“Ne kemi ardhur për të qëndruan katër vjet. Kush e di, mund të qëndrojmë më gjatë, mund të kthehemi në Holandë. Kjo varet nga shumë faktorë. Por qëllimi është që qendra shëndetësore të vazhdojë kur të largohemi. Kjo është arsyeja pse punonjësit që po mësojnë tani duhet të vazhdojnë punën. Puna jonë ka ndikimin më të madh në këtë mënyrë”, tha ajo./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono