zeman

HARADINAJ-PRAGA-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:33 | 11/09/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi konfirmohet për “ABC Neës” nga burime pranë qeverisë së Kosovës. Ditët në vijim, përfaqësues të këtij institucioni do të dalin me deklarate zyrtare ku edhe do te tregojnë arsyet e anulimit te pjesemarrjes se Haradinajt ne kete samit.

Burimet japin si shkak për këtë anulim angazhimet e kryeministrit. Por motivet reale të bojkotit dyshohet se janë bërë deklaratat e presidentit çek Milosh Zeman në Beograd, se do të shikonte mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, bojkoti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë çeke, e cituar nga mediat vendase. Gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, presidenti Zeman tha se i pëlqente shumë Serbia dhe aspak Kosova dhe shtoi se do të shikonte mënyrën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë. /ABC News Albania 24/7

 

ZEMAN-VUCIC-TAKIMI.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
ent ela17:30 | 11/09/2019

Çekia do shqyrtojë brenda një muaji, tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Paralajmërimi është bërë në Beograd nga presidenti çek Millosh Zeman, pas takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

Avioni i presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, arrinë në kryeqytetin serb. Pritje e veçantë i është rezervuar mikut nga Praga. Ende pa zbritur mirë ka konfirmuar dyshimet e një pjesë të politikës çeke për pavarësinë e Kosovës. Fjalët e tij të para në aeroport e tregojnë këtë.

“Është kënaqësi të jem këtu pasi e dua popullin serb dhe Serbinë, nuk më pëlqen Kosova”.

Presidenti çek, ndonëse nuk ka shumë rol ekzekutiv, kur ka arritur në pallatin e Serbisë ka thënë se brenda një muaji do ta shtrojë çështjen nëse mund të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës. Pas takimeve me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç, Zeman ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Prishtinës.

“Unë nuk jam diktator, por do të nxjerrë para këshillit dhe do të pyesë nëse është e mundur që të tërhiqet njohja. Ministri i Mbrojtjes Metnar ka deklaruar se njohja e Kosovës ka qenë gabim. Besoj se ai do më mbështesë”.

Ai është shprehur kundër integrimit të Kosovës dhe ka etiketuar liderët e saj si kriminel.

 “Gjykata e Hagës para ca kohësh ka publikuar lajmin ku ka tërhequr vërjetjen lidhur me krimet e luftës të përfaqësuesve të Kosovës. Për këtë ka dhënë dorëheqje edhe Kryeministri. Mendim personal, por shteti të cilin e udhëheqin kriminelët e luftës nuk do të duhej të ishte në familjen e shteteve evropiane”.

Presidenti serb Vuçiç e ka falëndëruar për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Zeman është i njohur në Çeki si politikan që ka qenë kundër komunizmit, por edhe si autor të ndasisë në shoqëri dhe si islamofob. /ABC News Albania 24/7

 

 

czezh.jpg
G. P.14:58 | 11/09/2019

Presidenti i Republikës së Çekisë, Zeman, ndodhet për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Një ditë më parë ai u shpreh se nuk i pëlqente Kosova dhe sipas mediave serbe, ai ka shtuar se njerëzit e luftës nuk duhet të kenë vend në institucionet demokratike.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun serb Vuçiç, Zeman paralajmëroi se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

Zeman tha se shpreson që të marrë përkrahjen e Ministrit të Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës./ABC News Albania 24/7

presidenti.jpeg
G. P.10:24 | 11/09/2019

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Ai i tha zotit Vuçiç në aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918./VOA

FE8ED0C1-EE9F-4636-82E6-092C07065CF9_w1080_h608.jpg
ent ela11:18 | 13/01/2018

Presidenti i Republikës Çeke, Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”. Ngjarja ndodhi teksa ai po votonte në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëj qendër votimi në Pragë. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtat fjalë, gruaja ka vrapuar drejt Zeman i cili nga përplasja ka humbur ekuilibrin. Por truprojat e tij e kanë mbajtur si dhe kanë larguar me forcë aktivisten.

Në faqen online të Femen, një grup ndërkombëtar feministesh, shkruhet se gruaja quhet Angelina Diash dhe është Ukrainase.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer sërish për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke forcuar marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa aktualisht në Europë janë të shumtë ata që shqetësohen për ndërhyrjet e Moskës në perëndim

Ndër kandidatët e tjerë për president janë shkrimtari Michael Horacek, ish-kryeministri i krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto./abcnews.al

 

vlcsnap-error367-1-1280x720.jpg
us er12:02 | 17/11/2017

Standartet e dyfishta të Bashkimit Europian ndaj ribashkimit të Krimesë me Rusinë janë një praktikë e keqe, u shpreh presidenti i Çekisë Milos Zeman në prag të vizitës së tij në Rusi. Sipas asgjencisë ruse të lajmeve TASS, Zeman ka marrë si shembull për këto standarte të dyfishta Kosovën dhe Krimenë. AI u shpreh se nga njëra anë ndodhet Kosova ku garant ishin kombet e bashkuara, ndërs anga ana tjetër është Krimea ku u mbajt një referendum. Zeman në intervistën e tij për mediat ruse para takimit me homologun Vladimir Putin theksoi se edhe pse Kombet e bashkuara garantonin autonominë e kosovës si pjesë e Jugosllavisë, komuniteti ndërkombëtar lejoi që Serbia të bombardohej. Presidenti i cekisë tha gjithashtu se fakti që është i vetmi politikan europian që bën deklarata të tillë nuk do të thotë se nuk ka të tjerë që e mendojnë si ai. Por këta të fundit nuk kanë kurajë të flasin hapur./abcnews.al

vlcsnap-error652.jpg
us er12:04 | 03/11/2017

Presidenti cek Milos Zeman deklaroi se nuk do të ketë një ambasador të vendit të tij në Kosovë. Ai më tej dënoi vendimin e Katalonjës për të shpallur pavarësinë nga Spanja, vendim që sipas tij do të kishte pasoja në Europë.

Në një intervistë televizive, presidenti çek Milos Zeman ka konfirmuar dhe një herë qëndrimin e tij mbi Kosovën. Fillimisht ai foli për situatën aktuale në Katalonja duke thënë se nesër do të jetë rradha e veriut të Italisë, pë pas Skocisë, dhe vendeve baske. Sipas Zeman në momentin që një reaksion i tij zinxhir nis nuk mund të ndalojë.

Presidenti cek theksoi se ai është kategorisht kundër pavarësisë së rajoneve europiane, pasi një gjë e tillë do të hapte kutinë e Pandorës. SIpas tij referendumi për pavarësi në Katalonja dhe shpallja e pavarësisë është kundër kushtetutës spanjolle.

Gjithësesi republika ceke është një nga vendet që ka njohur pavarësinë e Kosovën në Maj të 2008-ës gjatë presidencës së Vaclav Klaus. Por Zeman paralajmëroi një muaj më parë se komuniteti ndërkombtar po përdorte standarte të dyshifta duke pranuar dhunimin e integritetit territorial të Serbisë pas ndarjes me Kosovën, ndërkohë që dënon aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Zeman deklaroi se e kishte dënuar pavarësinë e Kosovës pasi sipas tij është një shkelje e rezolutës 1244 të këshillit të sigurisë së Kombeve të Bashkuara, e cila garantote integritetin e Serbisë me Kosovën. Presidenti cek shtoi se ajo që mund të bënte ishte të mos dërgonte një amabsador cek në Prishtinë, dhe të mos priste zyrtarisht asnjë përfaqësues të Kosovës kur të takohej me ambasadorët e huaj.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono