Zelandë e Re

MBULIM-DEPUTETI-BEBJA.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:51 | 22/08/2019

Deri tani ka ka ndodhur të shohim nënat e reja që marrin bebet në parlament dhe i ushqejnë, por kjo ka ndodhur edhe me një baba.

Në Zelandën e re, deputeti laburist Tamati Kofei, pasi mbaroi lejen e lindjes, në 21 gusht mori me vete djalin e tij në seancën e parlamentit. Gjatë debatit parlamentar ai mbajti fëmijën e tij në krah duke e ushqyer me biberon. Për gazetarët ai u shpreh se poltrona e folësit përdoret zakonisht nga presidentët, por sot në sallë ishte një i ftuar i jashtëzakonshëm. Fëmija është djali biologjik i partnerit të deputetit, i cili është lindur nga një mikeshë e çiftit. /ABC News Albania 24/7

dado-1.jpg
G. P.20:33 | 21/08/2019

Duke drejtuar parlamentin dhe duke ushqyer një foshnje. Kjo është pamja që vjen nga Zelanda e Re. Kryetari i Kuvendit, Trevor Mallard, postoi një foto në Twitter duke ushqyer fëmijën e deputetit Tamati Coffey ndërkohë që po drejtonte seancën.

Fëmija është vetëm 1 muajsh dhe lindi në Korrik nga një nënë surrogate. Babai biologjik i tij është partneri i deputetit Coffey.

Të mërkurën, Coffey mori pjesë në një debat parlamentar për herë të parë që prej lindjes së fëmijës. Ndërkohë gjatë sesionit, Mallard bëri rolin e dados, por edhe të kryetarit të Kuvendit.

Prania e një fëmije në sallën e ligjeve bëri të reagojnë edhe ligjvënësit e tjerë. “Sa mirë të kesh një fëmijë në Parlament”, shkruante në Twitter një deputet.  Coffey është deputeti i fundit i cili çon fëmijën në parlament duke ndjekur në këtë mënyrë shembujt e disa politikanëve të tjerë rreth botës./abcnews.al

New-Zealand-to-revise-gun-laws-after-terrorist-assault-–-NZ-mosque-attacks.jpg
nev ila12:15 | 21/06/2019

Zelanda e Re ka vendosur të blejë të gjitha armët e qytetarëve të saj duke ndarë një fond prej 127 milion eurosh. Afati për mbledhjen e armëve është deri në 20 dhjetor, pas kësaj date ai që do të gjendet me armë mund të dënohet deri në 5 vjet burg.

Masa të ashpra për armëmbajtjen në Zelandën e Re, pas atentateve në xhamitë e Kristçërç që shkaktuan 51 viktima. Qeveria e vendit, një muaj pas sulmit, ka ndaluar armët më të rrezikshme, shumë të shpërndara në vend. Dhe tashmë me anë të një ligji ka ndarë 127 milion euro për të dëmshpërblyer të gjithë qytetarët e detyruar të ridorëzojnë armët e tyre gjysëm automatike. Programi për ridorëzimin e tyre nisi të enjten

Deklarata e planit të qeverisë u dha në mënyrë të përbashkët nga ministri i financave Grent Robertson dhe ministri i policisë Stjuart Nesh. Forcat e rendit vlerësojnë se do të jenë rreth 14 300 armët gjysëm automatike që do të mbulohe nga ligjislacioni i ri.

Ashtu si raportojnë mediat vendase, rreth 700 armë ishin ridorëzuar para reformës dhe 5 mijë të tjera u regjistruan për mbledhjen e tyre. Qytetarët mund të dorëzojnë armët e tyre deri në 20 dhjetor. Pas kësaj date ai që do të gjendet me një armë do të dënohet deri në 5 vjet burg./ABC News Albania 24/7

Capture-6-1280x669.jpg
ent ela19:37 | 30/04/2019

Në Zelandën e Re është rikthyer frika e atentateve terroriste pasi një person është arrestuar në banesën e tij në zotërim të armëve, municioneve dhe pakove bombë. Arrestimi vjen pak kohë pas atentateve të 15 marsit, kur një person sulmoi me armë zjarri dy xhami në kryeqytetin Kristçërç, duke vrarë të paktën 50 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur policia vendase, e cila ka evakuuar zonën dhe e ka izoluar atë, duke kujtuar se edhe atentatori i xhamive u gjet në posedim të armëve dhe dy bombave artizanale në makinën e tij. Hetuesit megjithatë kanë refuzuar të prononcohen nëse arrestimi i së martës i një 33-vjeçari ka lidhje me atentatet e 15 marsit.

/ABC News Albania 24/7

AFP-TV_20190318_WAR_NZL_GunLaws_VID1319563_EN_en.jpg
ent ela09:59 | 18/03/2019

Pas deklaratës së qeverisë së Zelandës së Re se shumë shpejt do të miratohet një moratorium për armëmbajtjen, qytetarët kanë vendosur t’i dorëzojnë vullnetarisht. Ndërkohë autori i masakrës së Kristçërç ka pushuar nga puna avokatin e tij duke thënë se do të mbrohet vetë.

Kryeministrja e Zelandës së re, Jasinda Ardern, paralajmëroi se brenda dhjetë ditësh do të publikohet një reformë për shitjen e armëve. Disa qytetarë kanë vendosur të dorëzojnë vullnetarisht armët e tyre ndërkohë. Njëkohësisht në vend do të nisin hetimet dhe për shërbimin e inteligjencës. Brenton Tarant, supremacisti australian autor i masakrës së Kristçërç ku humbën jetën 50 persona, nuk rezultonte i skeduar.

Sipas policisë Tarant ka vepruar i vetëm por mund të ketë pasur dhe bashkëpunëtor. Shqetësimi qëndron në faktin se shërbimet sekrete të Zelandës së Re ishin përqendruar më shumë seç duhet tek komuniteti mysliman për të hetuar rreth planeve të mundshme për sulm

Organizatorët e panairit më të rëndësishëm të armëve në vend, në program për në 23 Mars, kanë vendosur  të anulojnë manifestimin në shenjë respekti për viktimat e sulmeve në dy xhamitë.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se Tarant ka pushuar nga pina avokatin e tij dhe ka ndërmend të mbrohet vetë para gjykatësve. Po sipas metodave ideja është që 28-vjeçari të transformojë procesin në një mjet për propagandën supremaciste. Avokati deklaroi se Tarant ishte i kthjellët dhe i qëndrueshëm mendërisht pavarësisht bindjeve të tij ekstremiste./abcnews.al

MBULIM-KRIJESA-ZELANDE.mpg_snapshot_00.00-1280x1025.jpg
G. P.10:41 | 29/11/2018

Skeleti i një krijesë të çuditshme u shfaq në një plazh në Canterbury të Zelandës së Re, pas valës së motit të keq që goditi vendin. Imazhet, të publikuara në Facebook nga gazetari Chris Lynch, tregojnë skeletin me dy këmbë, dy krahë dhe një bisht. “A mundet dikush të më ndihmojë të identifikoj këtë krijesë?” Shkruan gazetari që publikoi imazhet. “Duket si diçka aliene!”, Përfundoi ai./abcnews.al

MINISTRJA-SHKON-TE-LINDE-ME-BICIKLETE-1280x720.jpg
ent ela22:19 | 19/08/2018

Shkon vetë në maternitet me bicikletë. Fotot që po shikoni, janë të ministres për Gratë e Transportet në Zelandën e Re. 38 vjecarja Julie Genter, një mbështetëse e bindur e lëvizjes me bicikletë, ka shkuar vetë në maternitet në javën e 42 të shtatzanisë. Ka shkuar me një bicikletë elektrike, për të kryer lindjen e planifikuar të fëmijës së saj të parë. “Ishte një rrugëtim kryesisht në dishezë”, shkruan nëna e re në faqen e saj në Instagram, ku ka publikuar edhe foto me bashkëshortin. 38 vjecarja do marrë 3 muaj leje lindjeje, para se të rikthehet në detyrë. Por Genter nuk është e vetmja qeveritare, që lind një fëmijë në detyrë, në Zelandën e Re. Të njëjtën eksperiencë pati në muajin qershor, edhe kryeministrja Jacinda Ardern, duke u bërë udhëheqësja e dytë në botë, që bëhet nënë teksa është në detyrë. /abcnews.al

vlcsnap-error889-2-1280x720.jpg
us er13:03 | 31/12/2017

Viti i ri po mbërrin me rradhë në të gjitha vendet e botës. Në orën 14:00 sipas orës sonë locale, 2018 ka mbërritur në Australi.
Ndërrimi i viteve është pritur nga mbi 1.5 milionë qytetarë dhe turistë të shumtë që ishin mbledhur në urën dhe operën ikonike të Sidnejt.
Ata shijuan këtë spektakël fishekzjarresh, që konsiderohet ndër më të bukurit në gjithë botën.
Gjithashtu në krah të urës së Sindjet ishte vendosur një ujvarë për të celebruar legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini. Pas hedhjes së fishekzjarreve në të gjithë zonën nisi dhe një spektakël muzikor.
Ndërsa më herët, vendi i parë që ka pritur ndërrimin e viteve ishte Zelanda e Re. Në mesditë, sipas orës sonë lokale, në këtë vend ka mbërritur 2018. Festime dhe fishekzjarrë të shumta, në një spektakël të veçantë ndriçuan qiellin e Zelandës së Re.
Sipas pozicionit gjeografik, orë pas ore viti i ri mbërrin edhe në vende të tjera të globit si Japoni, Kore e Jugut, Kore e Veriut, Kinë, Filipine, Indonezi, Tajlandë dhe në të gjitha vendet me rradhë./abcnews.al

download-2.jpg
us er18:57 | 07/12/2017

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka tronditur banorët e qytetit Nelson në Zerlandën e Re.

Mijëra njerëz kanë raportuar se e ndjenë tërmetin. Raportohet se gjatë gjashtë javëve të fundit kanë rënë disa tërmet dhe ky ka qenë më i shkurtri.

Sizmiologët kanë thënë se në fillim lëkundjet e tërmetit kanë qenë 4.8 ballë dhe më pas shkalla e tërmetit ka shkuan në 5 ballë./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono