zbulohet

kf-elbasani-droga-1.jpg
nev ila19:12 | 01/10/2019

Një sasi kokaine e pastër plot 617 kilogramë është sekuestruar nga Policia e Brazilit, ndërsa destinacioni i saj ishte Evropa dhe konkretisht Shqipëria.

Në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, çka shton dyshimet se kjo sasi droge kishte për destinacion final qytetin e Elbasanit.

Sasia e drogës, vlera në treg e së cilës arrin në 9 milionë dollarë u gjet në një kamion që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa katër persona janë arrestuar.

Sipas burimeve të Zyrës Policore të Inteligjencës Gefron në Brazil, policia mundi të bjerë në gjurmët e katër trafikantëve pas informacioneve në rrugë operative.

Katër të arrestuarit, mes të cilëve dhe një grua sipas Policisë udhëtonin me dy automjete tip fiat dhe shoqëronin kamionin. Ata janë tashmë të akuzuar për sasinë e madhe të drogës së sekuestruar.

Gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve, njëri prej tyre dhe pikërisht shoferi ka treguar se ai do të merrte 10.000 dollarë për transportin e drogës. Por, nuk ka mbetur me kaq, sepse policia kërkon ndihmën e qytetarëve në rastet e trafikut, duke pohuar anonimatin e tyre./abcnews.al

operacioni-limit-dosja-1.jpg
nev ila21:02 | 14/09/2019

ABC News ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Në bisedën e zhvilluar bashkëshortja e Genc Bamllarit njofton një prej krerëve të këtyre bandave, Olgert Bamllarin, që të mos flasë më, sepse telefonat janë nën përgjim dhe se vetë asaj dhe Gencit i kishin sekuestruar celularin dhe kontrolluar shtëpinë.

Biseda mes Miranda Bamllarit dhe Olgert Bamllarit:

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Duket se në aktivitetin e tyre kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike janë përfshirë edhe familjarë të Olger Bamllarit./abcnews.al

pranga.jpg
nev ila11:56 | 31/08/2019

Policia e shtetit ka njoftuar se është bërë e mundur arrestimi i dy personave dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga hetimet ka rezultuar se personi me iniciale V.L pasi kishte siguruar dokumente të falsifikuara në Itali ka ardhur dhe ka pajisur me këto dokumente personin me iniciale H.N.

Më pas kundrejt përfitimit prej 15 00 paund britanike do të bënin të mundur kalimin nga aeroporti i Rinasit, transit drejt Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit në Britani.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit 15 000 paund britanikë.

Finalizohet operacioni policor “LUTTON”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “LUTTON”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

V. L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin;

H. N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.

Pas pasjisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.L., i dyshuar si bashkëpuntor në këtë vepër penale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”./abcnews.al

juventus.jpg
nev ila20:08 | 23/07/2019

Ylli Brazilian Neymar mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit. Mediat spanjolle njoftojnë se drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë dhe një shumë të majme parash për të bindur Paris Saint Germain ta lërë të lirë lojtarin.

Juventus është shndërruar në një nga klubet më të fuqishme në Europë jo vetëm në fushën e lojës por edhe në financa. Ndërtimi i stadiumit dhe dominimi prej tetë sezonesh në Itali janë një tregues i qartë i investimeve të presidentit Andrea Agnelli.

Bardhe-zinjtë kanë të ardhura të mjaftueshme për të transferuar çdo lojtar të mundshëm. Nënshkrimi me Cristiano Ronaldon verën e kaluar hapi një kapitull të ri në historinë e Juventusit.

Pas transferimit me portugezin, numri një i “zonjës së vjetër” Andrea Anjeli deklaroi se sezonin e ardhshëm do të transferojë një tjetër Ronaldo por më të ri në moshë. E natyrisht që dy janë alternativat, Neymar dhe Mbappe.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë takuar në Kinë me njerëzit e Neymar për të diskutuar mbi një nënshkrim të mundshëm.

Në Spanjë shkojnë më tej dhe zbulojnë se Juventus ka gati planin për të firmosur me yllin Brazilian duke ofruar dy lojtar dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi janë dy emrat që mund të përfshihen në negociata. Neymar ka kërkuar largimin nga Psg pasi nuk ndihet më i lumtur dhe kërkon një experiencë të re.

Rikthimi tek Barcelona konsiderohet i pamundur pasi katalansit shpenzuan plot 120 mln euro për të nënshkruar me Grizman./ABC News Albania 24/7

fifa-legt-zaakwaarnemer-raiola-wereldwijde-schorsing-van-drie-maanden-op-1280x720.jpg
nev ila23:55 | 08/07/2019

Qartësohet e ardhmja e mbrojtësit holandez Matias De Ligt. Menaxheri i futbollistit, Mino Rajola zbulon se De Ligt shumë shpejt do të vishet bardh e zi.

Matias De Ligt është i destinuar për t’u veshur kuq e zi sipas fjalëve të fundit që ka deklaruar agjenti i futbollistit Mino Rajola.  Sipas tij, skuadra italiane ka akord me 19 vjeçarin për të kaluar në Torino këtë merkato verore por janë të pakuptueshme refuzimet e skuadrës së Ajaksit që gjithsesi shumë shpejt do të pranojë ofertën e bardh e zinjve,

“Bardhezinjtë kanë rënë dakord me Matthijs e tani presim vetëm përgjigjen e Ajaxit. Në rastin tonë, është jashtë çdo diskutimi që çështja të zgjidhet me gjyq. Lojtari pret që Juventusi dhe Ajaxi të tregojnë vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt të jetë e mundur”, zbulon Mino Rajola.

Javën e kaluar skuadra e Juventusit ofroi 55 mln euro plus 10 mln euro bonuse për qendërmbrojtësin holandez, një ofertë që u refuzua nga skuadra kampione e holandez të cilët kërkojnë plot 75 mln euro. Gjithsesi kjo nuk pritet të jetë një problem serioz pasi Juventus ka akordin me lojtarin i cili do të përfitojë në Torino plot 12 mln euro në sezon duke e shndërruar në futbollistin e dytë më të paguar në skuadër.

Mediat në Spanjë raportojnë se Barcelona ka pranuar të paguajë klauzolën e lojtarit dhe përmbush kërkesat e Ajaksit por dëshira e De Ligt është të nis një aventurë të re me zonjën e vjetër.

Javën e kaluar futbollisti ka pasur një komunikim me trajnerin e Juventusit, Mauricio Sari ku është njohur me filozofinë e lojës së bardh e zinjve në sezonin e ardhshëm si dhe metodat e stërvitjes./ABC News Albania 24/7

5d132fb1dda4c8de408b45d9.jpg
nev ila17:55 | 27/06/2019

Edhe nëse ishte “Big Bang”, “Midas” apo vetë Zoti, ne nuk e kemi të nevojshme të zbërthejmë misterin e origjinës së Arit. Por ne dimë se është minerali më me vlerë dhe tashmë është identifikuar ekzistenca e një asteroidi me vlerë 700 kuintilion dollarë, si pasojë e strukturës së tij me metale të çmuara.

Nëse gara hapësinore e minierave ndizet për ndonjë arsye, do të jetë ky asteroid, i quajtur “Psyche 16”, që sipas studiuesve është vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, që lëviz metale të rënda, të cilat janë të mjaftueshme sa për të pasuruar çdo person, mbi planetin tonë, me një trilion dollarë.

Ky asteroid ka sasi masive ari, hekuri dhe nikeli duke bërë që NASA të entuziazmohej pasi e zbuloi. Zbulimi është bërë, ndërsa tani është  çështja të “pushtohet” e të preket ekzistenca së tij.

Dhe NASA ka në plan ta bëjë këtë, duke filluar nga viti 2022.

A mund ta nxjerrim këtë ar nga hapësira? Kjo është pyetja kuintilion dollarëshe, sigurisht.

Profesor John Zarnecki, president i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, vlerëson se do të duhen rreth 25 vjet për të marrë ‘prova’ dhe 50 vjet për të filluar prodhimin komercial.

Sigurisht, gjithçka varet nga dy gjëra kryesore:

Fizibiliteti ekonomik dhe përparimi ynë i teknologjisë hapësinore. Dhe pastaj, ne nuk jemi vetëm. Ka fuqi të tjera botërore të cilat dëshirojnë të marrin në duart e tyre atë që përmban asteroidi. Kina përfundimisht planifikon të dominojë këtë garë”, tha ai./abcnews.al

prokuroria-e-krimeve-te-renda.jpg
nev ila10:35 | 20/06/2019

Ish-drejtori i pergjithëshm i burgjeve Arben Çuko do të përballet me akuzat që rëndojnë ndja tij  në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Çuko akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim. Së bashku me dosjen e Çukos për gjykim është dërguar edhe doja për 4 të pandehurit të tjerë.

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë publike një pjesë të kërkesës për gjykim me 5 të pandehur, mes te cileve dhe Çuko. Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Qerim Mushës, shoferi i Çukos, Olsi Karagjozit, i dënuar si dhe shtetasve Artur Balla dhe Denis Llaftiu.

Ndërkohë pritet që të hidhet shorti për gjyqtarin i cili do të zhvillojë seancën paraprake. Këto persona u arrestuan në kuadër të operacionit “VolVo 4”. Ata akuzohen per “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim. Nga përgjimi i bisedave telefonike mes të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar se kundrejt korrupsionit me parà eshte realizuar transferimi i të dënuarit Olsi Karagjozi nga burgu i Burrelit, në ate te Fierit, sipas preferencës së vetë të dënuarit.

Në bazë të përgjimeve që dispono prokuroria ka rezultutar se Musha dhe Llaftiu kanë lujatur rolin e ndërmjetësive.  Çuko rezulton që merrte  rreth3 mijë euro për të krijuar favorizime të të dënuarve. Ish- drejtori i burgjeëve ra në rrjetën e Prokurorisë për Krime të Rënda për shkak se u përgjua duke folur me Jasin Avdylin për të bërë të mundur trasferimin e Karagjozit.

Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën për gjykim edhe për 12 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Duke e dërgua kështu në një numër rekord personash të arrestaur deri në 74.

Operacioni Volvo 4 u shtri në disa prej qyteteve kryesore në vendit duke bërë të mundur goditeje e disa grupeve kriminale./ABC News Albania 24/7

NAFTE-1280x721.jpg
Sej rie22:00 | 24/05/2019

Zbulohet një burim i ri i naftës në vendin tonë. Kompania amerikane Shell, konfirmon potenciale të mëdha nafte në Shpirag. Kryeministri Rama e cilëson ketë lajm si një zhvillim të rëndësishëm për ekonominë tonë.

Kompania amerikane Shell ka arritur të zbulojë rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri, në pusin Shpirag-4, prane Beratit.

Në një njoftim për shtyp, kompania bën të ditur se Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri.

“Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.” thuhet ne njoftimin e  kompanisë Shell.

Shell vlerëson se pusi ka një potencial të madh të prurjeve të naftës që do të çojë në rritje të investimeve të kompanisë në Shqipëri.

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale disa mijëra fuçi nafte në ditë.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve ku ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë zbulim si “lajm fantastik për rritjen e nesërme të ekonomisë së vendit”. Ai konfirmon në një reagim në rrjetet sociale, se kompania Shell vijon investimet për te zbuluar burime të reja.

Zbulimi i Shpiragut u konfirmua në vitin 2013 nga pusi Shpirag-2, i cili tregoi prezencën e një kolone të lehtë nafte në të paktën 800 m në rezervuar.

Shell zotëron 100% të interesave në bllokun 2 dhe 3 dhe do të marrë efektivisht 100% të të drejtave në Bllokun 4 përgjatë vitit 2019. Hapësira e përbashkët e Bllokut 2-3 dhe Bllokut 4 është 4084 km2.

Brenda kësaj hapësire janë identifikuar burime të tjera të mëdha hidrokarburesh, ende të pavlerësuara, por që sigurojnë mundësi për aktivitete të mëtejshme eksploruese./ABC News Albania 24/7

il-club-alpino-italiano-sezione-di-rimini-protagonista-nella-esplorazione-speleologica-in-albania.-2.jpg
nev ila22:15 | 24/04/2019

Një ekip eksploratorësh italian të shpellave kanë realizuar eksplorimin e një shpelle e cila ndodhet në Tabash në rrethin e Gramshit në Shqipërinë Qendrore bën me dije riminitoday.it.

Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill”, thonë ata duke përshkruar të mrekulluar atë që kishin parë me sytë e tyre.

Gryka e zbuluar rreth një vit më parë nga ky grup, u eksplorua në një pjesë të saj, në -420 metra nën nivelin e detit. Në këtë thellësi u gjetën mjedise shumë të mëdha dhe të ngurtësuara. Eksploratorët u shprehën se janë treguar të kujdesshëm që të mos dëmtojnë grykën e kësaj shpelle. Ata bëjnë me dije se kanë marrë disa kampione nga brendia e shpellës për tu analizuar nga ekspertët.

Në mënyrë që të mos lihen gjurmë në disa vende, speleologët kanë vazhduar punën e tyre zbathur, madje duke hequr edhe kostumet e tyre, një mesazh i madh ky, për të mos ndotur këto mjedise të pashkelura ndonjëherë. Kjo do të  ndryshonte historikun e vizitorëve turistikë në vendin tonë duke i sjellë ata, jo vetëm për plazhet dhe malet e Shqipërisë por tashmë edhe për shpellat misterioze të vendit tonë.

Ky ekip italian ka vizituar disa galeri të tilla në territorin shqiptar. Ata thonë se kanë shumë të tjera për të eksploruar. Thellësia e kësaj shpelle është rreth 2 km. Formacionet e shquara të gipsit të bardhë që gjenden në dhomat e fundit të saj tregojnë se shpella është e formimit hipogjenik, që formohet nga ngritja e ujit sulfurik i cili është i pranishëm në kanionin që ndodhet aty afër. Nuk është hera e parë që ekspertë të huaj vlerësojnë skutat e panjohura ende të paeksploruara në Shqipëri./abcnews.al

aksidenti-Shkoder-1280x681.jpg
Sej rie13:30 | 11/04/2019

Policia rrugore në Shkodër ka arrestuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kryebushat. Sipas ekspertëve ai ishte duke folur me pasagjeret kur goditi makinën para.

Dy makinat që u përplasen dhe dy gra humben jetën, kurse pesë njerëz të tjerë u plagosen, po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Foristrada e cila  drejtohej nga Jak Perjaku ishte me shpejtësi dhe goditi nga pas mjetin tip Audi që drejtohej nga Lutfi Kubaçi.

Në këtë konkluzion dolën ekspertët e qarkullimit rrugor në policinë e Shkodrës. Perjaku është vënë në masë arresti nga policia, kurse të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në spital.

Në momentin e përplasjes në Kryebushat, shoferi Perjaku ishte duke biseduar me një nga pasagjerët në mjetin e tij. Ekspertët saktësojnë se ai nuk kishte as vëmendjen më të vogël për mjetin para deri në çastin kur ndodhi goditja.

Në aksidentin e pasdites së mërkurë në Kryebushat, dy gra mësuese Luljeta Zefi dhe Diana Mjeshtri humben jetën në vend. Të plagosur mbeten Lutfi Kubaci, Emanuel Perjaku, Jak Perjaku, Beta Mata dhe Pjeter Zefi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono