zbulimi

homo-sapien.jpg
G. P.11:35 | 14/07/2019

Gjendet homosapiensi më i vjetër i Euroazisë. Mbetjet fosile janë zbuluar në Greqi në vitet ’70 dhe vetëm tani është arritur të bëhet datimi i tyre. Ata rezultojnë të kenë jetuar 210 mijë vjet më parë në kontinentin tonë.

Bëhet fjalë për dy kafka të gjetura, të cilat i përkasin një njeriu neandertal dhe një homosapiensi, duke bërë kështu që kjo të jetë edhe prova më e vjetër e njeriut modern e gjetur ndonjëherë në Evropë. Ndërsa provat më të lashta të zbuluara të homosapiens i përkasin 300 mijë viteve më parë, në Marok.

Ky studim i fundit që është publikuar në revistën shkencore Nature, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, pasi vërteton se homosapiens ka udhëtuar jashtë Afrikës shumë kohë më parë nga sa mendohej deri më sot. Madje disa antropologë e paleontologë kanë hedhur edhe idenë se njeriu neandertal, të ketë mbërritur më pas në Evropë dhe më pas u zëvendësua gradualisht nga popullsi më modern se sapiensi i parë.

Klan Plus

eshtra.jpg
ent ela16:37 | 11/07/2019

Dalin në sipërfaqe eshtra njerëzish gjatë punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e lulishtes “Shën Maria” në Korçë. Eshtrat mendohet  të jenë qindra vjeçare dhe u përkasin varreve të vjetra ortodokse të cilat kanë qenë të vendosura pranë kishës së Shën Marisë.

Në qytetin e Korçës gjatë punimeve për rikonstruksionin e lulishtes Shën Maria kanë dalë në sipërfaqe eshtra dhe mbetje të tjera kockore. Eshtrat, të cilat janë zbuluar nga punonjësit e shërbimeve publike, kanë qenë pak centimetër larg sipërfaqes së tokës dhe mendohet të jenë qindra vjeçare.

Sipas banorëve, këto eshtra ju përkasin varreve të vjetra ortodokse, të cilat kanë qenë të vendosura pranë kishës së Shën Marisë. Sipas traditës ortodokse, varrezat ndërtoheshin brenda territorit të kishës.

Këto varre qëndronin të ndara nga varrezat e myslimanëve. Rreth viteve ‘60 ndërmarrja komunale, i ka zhvendosur një pjesë të tyre, por duke mos e pastruar plotësisht territorin.

Banoret ngrenë shqetësimin për përsëritjen e fenomenit, duke apeluar, që të gjitha eshtrat të zhvendosen në varrezat e qytetit./ABC News Albania 24/7

piktura-1280x731.jpg
ent ela22:48 | 04/03/2019

Një pikturë e Karavaxhos pritet të dalë në ankand në 27 qershor në Tuluze të Francës. Vlera e saj mendohet se arrin nga 100- 150 milionë euro.

Ajo u gjet në papafingon e një shtëpie në Tuluzë të Francës në vitin 2014. Eksperti Marc Labarbe, pasi e gjeti u mor me pastrimin e veprës dhe një foto të saj ia dërgoi një njohësi të artit.

Bëhej fjalë për një pikturë të Caravaggios e cila kishte humbur e më në fund doli në dritë. Versioni i pare i ‘Judith dhe Holofernes’ saj është realizuar në vitin 1600, ndërsa më pas versioni aktual mendohet se u pikturua nga Karavaxho 7 vjet më pas.

Pak vite më pas kjo pikturë u ekspozua në një galeri arti në Londër.

Ekspertët janë shprehur se në këtë pikturë ka pamje dhune, por Caravaggio njihet për domethënien e kamufluar nën ngjyra. Piktura është veper e Caravaggios, pas largimit nga Roma, ku dhe u akuzua për vrasje. Ekzistencën e saj e provojnë  disa dokumente, 2 letra që i jane drejtuar Dukës së Mantovës në vitin 1607 dhe 1 inventar i vitit 1619 i një prone në Antëerp.

Pas vitit 1619 e deri në momentin që piktura u rishfaq në Tuluzë të Francës, nuk dihej asgjë rreth saj. /abcnews.al

SHKELQIM-MIRI-SEKUESTRO-1280x720.jpg
ent ela18:15 | 19/09/2018

Ndonëse prokuroria urdhëroi heqjen e sekuestros për 30 milionë lekët e gjetura në banesën e ish-gjyqtarit të akuzuar për “korrupsion”, Shkëlqim Miri, i pandehuri nuk mund t’i shpëtojë paratë. ABC News ka mësuar se në 9 gusht 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sekuestros mbi këtë shumë, për llogari të hetimit pasuror të nisur ndaj Mirit, bazuar në ligjin “Antimafia”. 

Gjatë leximit të pretencës në seancën gjyqësore të së hënës ndaj Shkëlqim Mirit, ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë të akuzuar për “korrupsion”, prokuroria urdhëroi heqjen e sekuestros për gati 30 milionë lekë të rinj cash të gjetura në banesën e tij.

Por kjo nuk do të thotë se ekziston mundësia që paratë t’i kthehen gjyqtarit të pandehur. “ABC News” ka mësuar se shumë prej 175 mijë euro, 1 mijë USD dhe 9.6 milionë lekë është sekuestruar për llogari të një procedimi paralel për hetimin pasuror të nisur ndaj ish-gjyqtarit bazuar në ligjin “Antimafia”.

Kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda për sekuestron e kësaj shumë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në 9 gusht 2018.

Sipas burimeve, Gjykata ka vendosur pezullimin e pasojave të zbatimit të masës së sekuestrimit, derisa trupa që po gjykon akuzën për “korrupsion” të gjyqtarit të ketë shpallur një vendim përfundimtar.

Deri në dhënien e një vendimi final nga Shkalla e Parë, Prokuroria vijon veprimet hetimore në lidhje me verifikimin e burimit të parave të gjetura në banesën e të pandehurit Miri.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri ka marrë 30 mijë euro rryshfet nga i afërmi i tij Kujtim Miri me qëllim dhënien e një vendimi të favorshëm për një person të akuzuar për një vrasje të dyfishtë në vitin 1997 në Burrel. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të Shkelqim Mirit dhe dënimin e tij me 4 vjet burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vjet e 8 muaj. Po ashtu, prokuroria kërkoi konfiskimin e shumës prej 30 mijë euro, që dyshohet të ketë qenë rryshfeti i marrë nga gjyqtari. /abcnews.al

SKELETI-NE-BURREL-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 19/09/2018

Forcat e Ushtrisë kanë zbuluar skeletin e një njeriu në fund të një tuneli në fshatin Selix të Burrelit. Paraprakisht dyshohet se eshtrat i përkasin njërit prej 23 viktimave që humbën jetën në vitin 1997 gjatë shpërthimit të municioneve. Forcat e Ushtrisë ishin duke pastruar këto ambjente dhe gjetja e skeletit ka qenë e rastësishme. Një grup ekspertësh është nisur për të bërë ekzaminimet e duhura për ngjarjen. /abcnews.al

https://youtu.be/Klwxu3epzj0

103152028_tunnel_hsi.jpg
ent ela10:48 | 24/08/2018

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret që përdorej për të transportuar drogë nga Meksika për në SHBA. Për këtë, policia ka arrestuar një person.

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një tunel sekret të drogës që shtrihej nga një ish fast food “KFC” në shtetin e Arizonës deri në Meksikë. Tuneli prej 180 metrash ishte në bodrumin e restorantit të vjetër në San Luis, kalonte poshtë kufirit deri tek një shtëpi në San Luis Rio Colorado. Autoritetet e bënë zbulimin javën e kaluar dhe kanë arrestuar pronarin e ndërtesës në Arizonën jugore. Ata mësuan për tunelin pasi i dyshuari, Ivan Lopez, u ndalua, sipas mediave lokale.

Gjatë një bllokimi në trafik, qentë e policisë thuhet se kanë udhëhequr oficerët në dy kontejnerë me lëndë narkotike me një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarë në makinën e Lopez. Hetuesit thonë se kontejnerët mbanin 118 kg metamfetaminë, gjashtë gram kokainë dhe 21 kg heroinë. Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe godinën e ish KFC-së, duke zbuluar hyrjen e tunelit në kuzhinën e ish- fast foodit. Tuneli ishte 5 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë dhe përfundonte në një derë poshtë një krevati në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.

Droga, besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me një litar. Kjo nuk është hera e parë që bëhet një zbulim i tillë – dy vite më parë një tunel rreth 800 metra u zbulua nga autoritetet në San Diego të Kalifornisë. Autoritetet thanë se ishte një nga tunelet më të gjatë të drogës të zbuluar ndonjëherë, i cili ishte përdorur për të transportuar kokainë dhe marijuanë. /abcnews.al

autism-933x445.jpg
ent ela23:38 | 16/08/2018

Shkencëtarët kanë zbuluar një gen të vdekur që prek shumicën e pacientëve me autizëm.

Një studim spanjoll zbuloi se ky gen, i njohur su CPEB4, kontrollon shprehjen e rreth 200 geneve të tjera, që kanë qenë më parë të lidhur me gjendjen.

Studiuesit besojnë se CPEB4 mund të ndikohet nga “faktorë të mjedisit”, të cilët ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e çrregullimit të spektrit.

Në zbulimet e mëparshme thuhet se fëmijët mund të jenë në një rrezik më të madh për të qenë autikë nëse nënat e tyre gjatë shtatzënisë janë ekspozuar ndaj kimikateve të caktuara apo kanë luftuar një infeksion. Disa ilaçe të epilepsisë dhe mungesa e oksigjenit në lindje janë po ashtu të lidhura me autizmin.

Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi i tyre të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të reja dhe metodave të diagnostikimit të autizmit.

Më shumë se 695.000 njerëz në Britaninë e Madhe mendohet të jenë autikë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ky çrregullim prek 1 në 59 fëmijë./tvklan.al

Piramidat-e-Egjiptit-640x340.jpg
ent ela23:15 | 02/08/2018

Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këta shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj në mënyrë të njëtrajtshme.

Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m.

Megjithatë duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotesisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.

Sipas tyre, është struktura piramidale që i shpërndan valët elektromagnetike, valët radio dhe i fokuson dhe koncentron pikërisht në dhomat e fshehta ku ndodhen varret e mbretërve, por mbi të gjitha nën bazën e saj.

Ky deduktim hap rrugën e studimeve të reja mbi ndërtimet e piramidave, por mund të shërbejë në të ardhmen për projekte që kanë të bëjnë me krijimin e nanopjesëzave eficente për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Klan Plus

maxresdefault-1-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 12/03/2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi rrëzimin e një avioni pasagjerësh, për të cilin u raportua se transportonte një bombë dhe kishte për shënjestër goditjen e ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që u zhvilluan në 2014 në Soçi. Kjo është konfirmuar nga vetë shefi i Kremlinit. Në një film prej dy orësh të publikuar në internet, Putin tregon se i është thënë se një avion i itenerarit Ukrainë-Turqi është rrëmbyer ndërsa Lojërat Olimpike sapo fillonin.

Pilotët e avionit që fluturonte nga Karkovi për në Stamboll me 110 persona në bord, njoftuan se një pasagjer kishte një bombë dhe kërkonte që të drejtonte mjetin fluturues për në Soçi. Në video, Putin shprehet se zyrtarët e sigurisë i thanë atij se procedura e emergjencës në një situatë të tillë detyron rrëzimin e avionit. “Unë u thashë atyre: veproni sipas planit”, tregon shefi i Kremlinit.

Disa minuta më pas presidenti rus merr një tjetër telefonatë që e informon atë se ishte një alarm i rremë, dhe në këtë mënyrë, mjeti fluturues nuk është rrëzuar. Dokumentari i quajtur “Putin”, është publikuar në rrjete sociale nga llogari që i përkasin menaxhimit shtetëror. Videoja vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit ku Putin ka të siguruar fitoren, pasi asnjë nga 7 kundërshtarët e tij nuk zotërojnë shumë mbështetje të popullit.

Në dokumentar presidenti rus e konsideron çmenduri rikthimin e Krimesë për Ukrainën dhe tregon se ajo çfar nuk mund të falë tek njerzit është tradhëtia. Putin thotë se deri më tani nuk është hasur me këtë fenomen. Një tjetër detaj interesant që bën me dije shefi i Kremlinit është se gjyshi i tij ka punuar si shef kuzhine për ish liderët e Rusisë si Vladimir Lenin dhe Joseph Stalin. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono