zagreb

REAGIMI-SERB-PER-RAMEN-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 05/12/2018

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Zagreb lidhur me taksën e vendosur nga Kosova ngjalli reagime të ashpëra në Beograd. Homologia e tij serbe tha se Rama e shtrembëron me qëllim të vërtetën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të mbajtur në Kroaci. Brnabic, në një konferencë për gazetar, tha se ka menduar se Rama është një politikan i përgjegjshëm. Ajo tha se nuk ka dëshirë t’u përgjigjet “gënjeshtrave pa fakte”, por kësaj radhe është e detyruar ta bëj një gjë të tillë. Rama, tha Brnabiç, ka për qëllim shtërembërimin e së vërtetës.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Ka qenë për shkak të Interpolit apo për shkak të CEFTA-s tani? Është e pabesueshme që Edi Rama tani ka shkuar një hap tutje duke thënë se Prishtina është ankuar, por nuk ka patur reagim nga ana tjetër. Na e tregoni një dokument ku thuhet ose është evidentuar një kërkesë zyrtare”.

Kryeministrja serbe tha se Prishtina se parë është dashur të bie dakord se cili është sqarimi I tyre për vendosjen e taksës.  Por, sipas saj, nuk ekziston asnjë dëshmi se Kosova është ankuar ndonjëherë tek CEFTA.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Mendoj se puna e një kryeministri të përgjegjshëm, siç e kam menduar edhe kolegun Edi Rama, është të merreni me gjëra konkrete dhe të krijoni një mundësi për jetë cilësore për qytetarët tuaj dhe të rajonit. Por, duket se jam zgjënjyer dhe qëllimi i vetëm i Ramës është të bëj spin politik dhe të fajësojë Serbinë për të gjitha vendimet e pakuptimta të Prishtinës”.

Serbia është ankuar zyrtarisht tek CEFTA pas taksës së Kosovës me 27 nëntor, ku ka kërkuar të nisin negociatat ose në të kundërtën do të bëj padi tek Gjykata e Arbitrazhit. /abcnews.al

RAMA-NE-SAMITIN-E-KRYEMINISTRAVE-1280x703.jpg
ent ela15:37 | 04/12/2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që po zhvillohet në Zagreb.

Në fjalën e tij ai ka deklaruar se prioriteti i qeverisë Shqiptare është Bashkimi Evropian.E ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian- ka nënvizuar kryeministri Edi Rama. Punimet e Samitit të Kryeministrave te Iniciativës se Europës Qendrore kanë nisur ditën e hënë dhe përfundojnë sot. Kryministri Edi Rama shoqërohet nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. /abcnews.al

kroacia-2.jpg
G. P.10:38 | 17/07/2018

Me brohoritje dhe urime për suskesin e arritur në Botërorin 2018 janë pritur dhe djemtë e kombëtares kroate. Rreth 250 mijë tifozë u mblodhen në sheshe e rrugë duke mirëpritur lojtarët.

Me një brohoritje të fuqishme krenarie dhe gëzimi, lojtarët e kombëtares kroate të futbollit kanë kaluar në tapetin e kuq të shtruar posaçërisht për ta në Zagreb. Disa dhjetëra mijëra njerëz të veshur me ngjyrat simbolike kombëtare të kuqe e të bardhë ngritën flamurin kroat në kryeqytetin e vendit për të përshëndetur ekipin.

Futbollistët, të cilët përshkuan rrugën kryesore të Zagrebit deri në sheshin qendror me një autobus të hapur, shtrënguan duart me tifozët dhe nënshkruan autografë. Policia deklaroi se mbi 250 mijë vetë ishin mbledhur në qendër të qytetit dhe shumë të tjerë përgjatë aksit nga aeroporti deri në shesh.

Autobusi udhëtoi për disa orë, shpesh herë duke u ndalur pasi bllokohej nga turma. Disa mijëra fansa, pjesa dërrmuese të cilëve vinin nga zonat e tjera të vendit, kishin mbërritur në Zagreb që në orët e para të mëngjesit dhe shumë prej tyre i zuri gjumi nga lodhja. Autoritetet u detyruan të dërgonin autobotë me ujë për t’u ardhur atyre në ndihmë.

Kroacia arriti për herë të parë në finalen e një botërori dhe pavarësisht humbjes përballë Francës, shpirti i saj luftarak spikati në ndeshjet e luajtura. “Bravo, ju lumtë”, “Jeni krenaria jonë”, apo “Jeni krenaria e Kroacisë” ishin parullat e sportdashësve të mbledhur në rrugët e qytetit./abcnews.al

vlcsnap-error090-1280x720.jpg
ent ela09:23 | 12/01/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në Zagreb.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

Presidenti shqiptar vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono