zaev

MAQEDONI-ZGJEDHJET-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 25/11/2019

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se nuk sheh ndonjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve ndërkohë që mbështet reformimin e Kodit Zgjedhor. Zaev tha se reforma zgjedhore do të jetë demokratike dhe e besueshme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se reforma zgjedhore që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme është prioritet i qeverisë për të siguruar zgjedhjet të drejta dhe të ndershme, ndërkohë që do të ketë edhe një informim më të mirë të qytetarëve në këto zgjedhje. Ai tha se do të reformohet kodin zgjedhor me principet demokratike ndërsa qeveria e Zvicrës do t’i japë mbështetje kësaj reforme. E gjithë reforma do të jetë demokratike dhe kredibile, tha ai, duke shtuar se reforma do të bëhet me të gjitha institucionet për të arritur një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete.

Kryeministri Zoran Zaev tha gjithashtu se nuk sheh ndonjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Edhe kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor tha se janë të gatshëm nëse duhet të ndryshohet modeli zgjedhor, por në fund të ditës ajo varet nga institucioni më i lartë në demokracinë parlamentare, ai është parlamenti. Jam i informuar se është prezantuar një zgjidhje e caktuar ligjore, duam ta shohim atë zgjidhje. Edhe njëherë do të theksoj LSDM, ka një premtim zgjedhor në 2016-tën për modelin zgjedhor me një njësi. Pas asaj dikund para më pak se një vit, ishte hapur debati për lista të hapura, ne përsëri u mblodhëm dhe morëm vendim politik se jemi edhe pro listave të hapura, duke e dikur se njëri model me tjetrin nuk shkojnë së bashku por nëse do të ishte zgjedhur, jemi pro. Në rrethana të tilla, nëse vjen në votim një vendim i tillë ligjor, ne do ta mbështesim, sepse është premtim yni që ua kemi dhënë qytetarëve”. /abcnews.al

ZAEV-SHEGENI-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
ent ela15:27 | 25/11/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se në Shkup po punohet në Ligjin për të huajt, për marrjen e lejeve të punës dhe shpreson se deri në dhjetor ai do të kalojë në Kuvend. Sipas ligjit të ndryshuar, të gjithë qytetarët e mbarë rajonit, në cilindo vend, do të jenë njësoj dhe nuk do të kenë nevojë tëp resin gjashtë muaj për leje pune.

Zaev tha se po punohet edhe në njohjen e dokumentacionit që lëshojnë agjencitë përkatëse dhe me njohje të ndërsjellë do të tejkalohet ose nuk do të ketë fare nevojë për kontrolle të shërbimeve fitosanitare.

Pas hapjes së modeleve “one stop shop” në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për operatorë të autorizuar ekonomik, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon tashmë për zbatimin e marrëveshjes nga takimet për “Shengenin e vogël”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas mbylljes së Forumit të katërt rajonal rinor në Novi Sad.

“Aktualisht punojmë në Ligjin për të huaj për marrjen e lejeve të punës dhe shpresoj se deri në dhjetor ai do të kalojë në Kuvend, me të cilin të gjithë qytetarët e mbarë rajonit në cilindo vend do të jenë të njëjtë si edhe qytetarët e vet vendit dhe nuk do të kenë nevojë gjashtë muaj të presin leje pune nga tërë procedura që ekziston”.

Zaev tha se po punohet edhe në njohjen e dokumentacionit që lëshojnë agjencitë përkatëse dhe me njohje të ndërsjellë do të tejkalohet ose nuk do të ketë fare nevojë për kontrolle të shërbimeve fitosanitare. Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe shërbimet tjera duhet ta integrojnë këtë sistem dhe një leje e lëshuar prej cilitdo vend do të jetë e pranueshme për të gjitha shtetet, tha ai.

“Punojmë edhe në lidhjen informatike dhe besojmë se do të arrijmë në këtë pjesë dhe në vijim janë edhe projekte të tjera”.

Zaev theksoi se dëshiron të tregojnë zgjidhje praktike nga deklaratat e nënshkruara, që do të jetë presion i mjaftueshëm i institucioneve që të dalin me zgjidhje ligjore sa më shpejt.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka theksuar se edhe Serbia ka filluar me disa nisma për implementimin e marrëveshjes në Novi Sad dhe Ohër, si hapjen e vendkalimit kufitar një sportel, i cili do të lidhet në mënyrë elektronike me doganat dhe inspeksionin fitosanitar. /abcnews.al

MAQEDONI-E-VERIUT-GREQI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 15/11/2019

Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht ta marrë datën për fillim të bisedimeve, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas takimit me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis në Selanik. Zaev tha se kryeministri Micotakis ka folur hollësisht për planet për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Greqia do të ndihmojë të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Prespës do të shkojë sipas dinamikës së parashikuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Selanik me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të shkojë me dinamikën pozitive dhe të parashikuar dhe ne punojmë në dy palët rreth kësaj çështje. Fokusin e kishim tek Këshilli Evropian, vendim i cili ishte i Këshillit Evropian. Kisha rast të marrë informacion nga dorë e parë si është diskutuar, cilat janë pritjet. Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të marrë datën për fillim të bisedimeve dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi pas takimit kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se kryeministri Micotakis ka folur hollësisht për planet për të ndihmuar më tepër Maqedoninë e Veriut.

 “Flasim për vendkalimet kufitare. Flasim se është mirë që të ndërtohet vendkalimi “Markova noga”. Folëm se i grupi ekspertëve ndërkombëtar duhet të vazhdojë me bisedimet dhe mbledhjen, që të gjejë zgjidhjet e pranueshme, kuptohet për të dy palët. Besoj se gjendet zgjidhje e pranueshme për këtë punë, duhet t’i vazhdojnë bisedimet. Dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranueshme, e cila me të vërtetë do të jetë për biznesmenët, për prodhuesit, për kompanitë edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Greqisë”.

Kryeministri maqedonas tha gjithashtu se ata kanë biseduar që të japin orientime për kabinetet e tyre që të vazhdojnë në këtë drejtim.

Takimi Zaev – Micotakis u mbajt në kuadër të Samitit të katërt në Selanik. /abcnews.al

zaev-micotaqis-1280x646.jpg
ent ela12:37 | 13/11/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të udhëtojë nesër paradite për në Greqi, kur pritet të takohet edhe me homologun e tij grek Micotakis.

“Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësinë që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thellojmë bashkëpunimin”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. Ndërkohë i pyetur për takimin Pendarovski-Makron, Zaev tha se pret që të kthehet presidenti dhe të njoftohet në detaje për takimin, megjithatë u shpreh se është i kënaqur nga takimi i realizuar. /abcnews.al

SAMITI-KRONIKE.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 10/11/2019

Në ditën e parë të samitit të Ohrit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Vuçiç, dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shpalosën këndvështrimet e tyre për atë që ndodhi dhe pritet të ndodhë. Vuçiç dhe Rama u përqendruan më shumë në kundërshtimin e akuzave që iu janë bërë këto ditë për sa i përket pjesëmarrjes në samit.

Takimi tri palësh mes liderëve nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Ohër, përfundoi ditën e parë me një konferencë të përbashkët për shtyp. Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe u organizua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Konferenca e përbashkët për shtyp u hap nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev.

“Sot do të flasim për një ëndërr, Ballkanin e shekullit 21. Do të përmirësojmë kushtet e jetës, do të ndihmojmë të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre, dhe me këtë marrëveshje do të gjejmë një rrigë për të tërhequr investitorët e huaj. Ne e kemi nisur këtë iniciativë, këtë plan. Ky ballkan do të jetë ndryshe, një vend më i mirë.”

Zaev u bëri apel dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’I bashkohen nismës. Sipas tij tashmë kifijtë do të kalohen vetëm me kartë identiteti, dhe kamionët me mallra nuk do të duhet tëp resin më me orë të tëra

Pas Zaev presidenti I Serbisë Vuçiç iu drejtua audiencës:

“Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për Serbinë. Jam krenar që në një kohë të shkurtër ne kemi qenë në gjendje të biem dakord për dicka që nënkupton shumë për qytetarët tanë. Do të kursehen rreth 129 milion euro në momentin që kjo marrëveshje do të hyjë në zbatim për të mos përmendur se sa e lehtë do të jetë për prodhuesit e domateve në veri apo në jug të Shqipërisë për të dërguar produktetet e tyre në Serbi. Brenda dy vitesh do të shihet rritja e investimeve në të tre vendet.

Ai shtoi se e dinte që marrëveshja e arritur në Ohër nuk do të mirëpritej në Serbi, por nuk i interesonte kjo gjë.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë sot, e shoh që dhe Rama është në presion. Gjatë fushatës elektorale jam sulmuar nga rivalët politikë se po ndërtoja një autostradë për Shqipërinë e Madhe, por ata morën 11 herë më pak vota se mua. Jam krenar për këtë marrëveshje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mund të jetë një dështim për ne në politikë por do të jetë e ardhmja. Nuk flitet për një Jugosllavi të re, por për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nuk ka asnjë ide për ndarjen e Ballkanit perëndimor, por për të përfshirë vendet e Ballkanit.

Rama vuri theksin në faktin se Kosova u vetëpërjashtua nga kjo iniciativë pasi pjesëmarrja e saj nuk ishte vënë në diskutim.

Ai shtoi se takimi i radhës do të jetë në Durrës në 21 dhjetor ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian për politika të jashtme Xhozef Borel. /abcnews.al

novi-sad2.mp4_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela08:19 | 10/11/2019

Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut  Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të mblidhen sot në Ohër në samitin e dytë të bashkëpunimit rajonal, i ashtuquajturi Minishengeni ballkanik.

Të tre liderët kanë mbërritur që dje në Ohër, për këtë takim, i dyti pas atij të mbajtur në Novi Sad muajin e kaluar.

Samiti sot pritet të nisë në orën 9.00, ndërsa në orën 12.00 është parashikuar një konferencë shtypi e tre pjesëmarrësve. /abcnews.al

zaev11-1280x632.jpg
ent ela17:44 | 08/11/2019

BE-ja dërgoi sinjal se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Union. Proceset duhet të vazhdojnë sepse ekziston mundësia për zhvillim të nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit, deklaroi të premten në një konferencë shtypi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Gjenevë në organizim të forumit ekonomik.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev vlerësoi me nota optimiste të premten faktin që Kroacia do të kryesojë BE-në që nga janari I 2020, sepse do të jetë e fokusuar drejt rajonit dhe shfaqi shpresë se në Samitin në Zagreb do të ketë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Republikën e Shqipërisë dhe për tërë rajonin.

BE-ja dërgoi sinjal se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Union. Proceset duhet të vazhdojnë sepse ekziston mundësia për zhvillim të nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit, deklaroi të premten në një konferencë shtypi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Gjenevë në organizim të forumit ekonomik.

Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut po zhvillon me sukses shoqërinë multietnike përmes konceptit Një shoqëri për të gjithë, bëri reforma, marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë dhe nga një regjim autoritar e ripërtëriu demokracinë.

Përfaqësuesit e Forumit botëror ekonomik u dakorduan se mundësitë politike janë të rëndësishme, dhe se ekziston lidhshmëri të bashkëpunimit politik me bashkëpunimin social dhe ekonomik. /abcnews.al

hpa-ohe-mht-thumb-large-thumb-large.jpg
ent ela17:37 | 07/11/2019

Kryeministrat e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev, do të takohen të enjten në Selanik, gjatë samitit të Selanikut i cili mbahet më 14 dhe 15 nëntor.

Takimi është konfirmuar zyrtarisht nga kabineti i kryeministrit grek. Kryeministri grek do të takohet edhe me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.

Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit maqedonas me atë të Greqisë, pasi u takuan për herë të parë në shtator në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al

Zaev-i-Mickoski-1-1280x720.jpg
nev ila13:16 | 04/11/2019

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna me qytetarët në Strumicë ka drejtuar kritika ndaj oponentit të tij Hristijan Mickoski të VMRO-DPMNE lidhur me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve. Zaev ka thënë se ai po ndryshon qëndrimet ndaj shqiptarëve dhe se e ka quajtur dyftyrësh.

“E shikoj tani Mickoskin që thotë se nuk ka problem që shqiptari të jetë kryetar i Kuvendit. Po përse nuk e tha këtë më 27 prill kur qytetarët hynë në Kuvend dhe ndodhi ajo që ndodhi”, theksoi Zaev.

Ai foli edhe për deklaratën e mëparshme të Mickoskit se në Gostivar ka takuar dhe është përqafuar me shqiptarë. Ai ka thënë se këto janë bllofe që po përdoren për vota nga ana e liderit të opozitës.

greqia-2.jpg
ent ela15:05 | 31/10/2019

Athina zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev lidhur me problemet në zbatimin e kësaj marrëveshjeje pas jo-së së BE për dhënien e një date për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Dendias tha se Greqia do vazhdojë të vëzhgojë nga afër plotësimin e kushteve të kësaj marrëveshje.

Greqia do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër përmbushjen nga Maqedonia e Veriut të kushteve të vendosura në marrëveshjen e Prespës, tha ministri i jashtëm grek Dendias.

“Zoti Zaev po shfrytëzon edhe njëherë problemet e qenësishme të marrëveshjes së Prespës, të cilat ne i dinim dhe i kishim paralajmëruar tashmë. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia Veriore korr përfitime pasi rruga për integrimin në NATO është hapur. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe të zbusim pasojat negative të marrëveshjes përmes rrugës evropiane. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e plotë të përgjegjësive nga fqinjët tanë”.

Dendias kritikoi gjithashtu në deklaratën për Ekathimerinin të martën partinë kryesore opozitare SYRIZA, e cila nënshkroi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në 2018, duke kërkuar që ajo “të shqyrtojë përgjegjësitë e saj për një “Erga Omnes” problematike, duke përdorur një shprehje latine që do të thotë të drejta dhe detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë. Dendias tha gjithashtu se Syriza vazhdon ta paraqesë atë si një arritje.

Dendias e bëri deklaratën pasi kryeministri maqedonas Zaev tha në një deklaratë se pjesë të marrëveshjes që i dha fund një kontesti prej një dekade me Greqinë mund të ishte në rrezik, sepse disa nene lidhen me perspektivën e këtij vendi për anëtarësim në BE. /ABC News Albania 24/7

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono