youtube

47752656_303.jpg
G. P.09:45 | 25/03/2019

Komuniteti i internetit në Gjermani është duke vënë në lëvizje politikën. Demostratat kundër reformimit të së drejtës së autorit i kanë kthyer debatet për filtrat e shkarkimit dhe censurën në rrjet në debate politike.

Një mbrëmje e ftohtë marsi në Berlin. Rreth 2000 demostrues janë mbedhur para selisë së partisë kristiandemokrate, CDU. Shumë prej tyre janë të rinj dhe dalin për herë të parë në demonstratë. Motoja: “Kurrë më CDU”, ka javë që qarkullon si hashtag në mediat sociale. Për partinë në pushtet protesta është shenjë alarmi në mes të vitit zgjedhor.

Demonstruesit kanë frikë, se rregullat e reja që vijnë nga Brukseli do të kufizojnë lirinë e tyre në internet. Prej vitesh punonjësit dhe politikanët janë duke punuar për të përshtatur të drejtat e autorit me kohën digjitale. Veprat e artistëve dhe njerëzit kreativë duhet të mbrohen më mirë në internet.

Në gjithë Gjermaninë kundërshtarët e ligjeve të reja për të drejtat e autorit kanë dalë nëpër rrugë dhe demostrata më e madhe pritet të mbahet më 23 mars. Heronjtë e oborreve të shkollave gjermane janë mobilizuar në twitter dhe youtube. Figurat si “Rezo”, që herë të tjera e kemi parë në rrjet që të këndojë, “HerrNewstimme” me kanalin e lajmeve ose “Br4mm3en” që hedh në rrjet lojëra kompjuterke. Në politikë ata nuk luajnë ndonjë rol, por në internet kanë tre deri pesë milionë ndjekës

Youtubësit – zgjohet gjigandi i fjetur

“Br4mm3n” quhet faktikisht Dennis Brammen. Ai ka krijuar me shokët e tij kanalin e lojërave Pietsmiet. 31 vjeçari “Gamer”, e quan veten fytçjerrës, megjithatë thirrjet kundër reformimit të së drejtës së autorit ai i sheh si jo tipike. Në ditën e demostratës para CDU ai lëshoi në twitter: “Nëse do më kishin pyetur vite më parë a do të angazhohem politikisht, atëherë përgjigja ime do të kishte qenë: “What the fuck, ik prej këndej!”

Brammen beson se politikanëve u duhet bërë presion, sepse ata nuk e kanë të qartë efektin e kësaj teme. Ai i bën thirrje deputetëve dhe i sqaron se janë duke ngritur “makina censure” në internet. Edhe ndjekësit e tij në Youtube, ai i këshillon të marrin në telefon politikanët.

Jenna Behrends nuk ka nevojë të merret në telefon. Behrends është politikane e CDU, por në çështjen e të drejtave të autorit ajo ndodhet në anën e demonstruesve. 28 vjeçarja ka frikë se partia e saj do të bëhet “e pazgjedhshme” për një brez të tërë. Ajo mendon se shumë kolegë më të moshuar e kanë nënvleftësuar temën. Komuniteti në rrjet bën “diskutime të mëdha”, por që të dëgjohet duhet të dalë në rrugë. “Unë jam shumë e trishtuar për këtë”, thotë Behrends.

Në Gjermani diskutimet kanë të bëjnë kryesisht me nenin 13 të ligjit për të drejtat e autorit. Neni thotë se BE do të bëjë në të ardhmen përgjegjëse platformat Youtube dhe Facebook që të respektojnë të drejtat e autorit. Deri tani përdoruesit që shkarkojnë diçka e mbajnë vetë këtë përgjegjësi. Nëse ligjet e reja aprovohen atëherë Youtube nuk do të lerë të dalin në faqen e tij këngë dhe video, për të cilat nuk i ka të drejtat.

Fjala më e rëndësishme filtri i shkarkimit

Meqenëse Youtube tërheq çdo minutë rreth 450 orë material video, kontrolli për licencën mund të bëhet vetëm teknikisht, pavarësisht nëse Dennis Brammen flet për “makinë censure”, për software apo për filtër shkarkimi. Platformat mund t’i blejnë të drejtat për të gjitha materialet, por meqenëse jo të gjithë duan të shesin, është e nevojshme të ekzistojë filtri.

Dennis Brammen mbështet të drejtat më të mëdha të autorit, por ai është kundër që makina të vendosë për gjithçka.Ai ka parasysh për shembull kitaristin Alexander Dommisch, i cili do që të fitojë edhe para me këngët e tij. Prandaj ai e mbështet reformën. Platformat e vogla nuk preken dhe platformat e mëdha filtrojnë sepse “përndryshe youtube do mbushej me pornografi dhe filma netflixi”.

Youtube i shtin frikën përdoruesve

Shefja e Youtube, Susan Wojcicki është duke rekrutuar, “Creators”, pra Youtuber, për fushatën ndërkombëtare “shpëtoni internetin”. Ligji i ri për të drejtat e autorit përbën “rrezik të qartë për mundësitë tuaja që të dëgjoheni në të gjithë botën,” shpjegon ajo në një letër.

Për përkrahësin e reformës Fred Breinersdorfer paralajmërimi i Wojcickit është “hile”. Autori mendon se platformat e mëdha i nxisin të vegjlit për interesat e veta ekonomike duke shpërndarë frikë.

Dennis Brammen nuk e pranon që “ata dalin në rrugë si ushtri e Facebook, Google dhe Co.”. Krejt e kundërta, ata luftojnë për firmat e vogla që nuk bëjnë dot bisedime për licencat dhe duhet të blejnë filtrat e shtrenjta të shkarkimit nga google dhe facebook. Ky pozicion dëgjohet ndërkohë edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Brammen dhe kundërshtarët e tjerë të nenit 13 e kanë transferuar debatin në qendrën e politikës së Berlinit. Tani ata shpresojnë që Parlamenti Europian të thotë Jo, javën e ardhshme. Ky do të ishte demonstrim force nga brezi Youtube./DW

hello-i-m-nik-606854-unsplash-1-696x398.jpg
G. P.20:04 | 26/01/2019

Youtube ka nisur procesin e bllokimit të videove që favorizojnë teoritë ekstravagante dhe konspirative. Platforma web do të modifikojë sistemin e kërkimit për materialet që kanë përmbajtje konspirative.

Mjaft me video që promovojnë teori ekstravagante dhe konspirative, të paktën në Youtube. Platforma web, ka bërë të ditur se do të bllokojë të gjitha videot që favorizojnë teza të cuditshme dhe me tendenca komplotiste; ndër të cilat, ato në lidhje me rrumbullakësinë e planetit tokë dhe sulmeve të 11 Shtatorit. Youtube do të kryejë një ndërhyrje graduale, e cila do të modifikojë sistemin e sugjerimeve të videove,  në mënyrë të tillë që përmbajtjet e llojit konspirativ të kalojnë pa u vënë re, pavarësisht mbetjes së tyre në rrjet. Operacioni do të nisë këto ditë në Shtetet e Bashkuara, dhe më pas do të shtrihet edhe në vende të tjera. Pikërisht kohët e fundit, platforma në pronësinë e kompanisë gjigande Google, ka ndryshuar politikën e të vepruarit edhe mbi publikimin e filmimeve që regjistrojnë prova të rrezikshme, ose që krijojnë nxitje për dhunë. Youtube është një vitrinë virtuale e vizituar nga qindra miliona shikues. Ndryshimi i kryer së fundmi i rregullave të kompanisë mbi disa aspekte, ka krijuar përshtypjen te përdoruesit e Youtube, se kompania po synon t’i përmirësojë filtrat e cilësisë, vërtetësisë dhe sigurisë, në lidhje me materialet që hidhen në rrjet dhe ato që tashmë Youtube disponon./abcnews.al

neval.jpg
ent ela09:24 | 11/09/2018

Google ka hequr nga YouTube videot e Alexei Navalny, një kritik i presidentit Vladimir Putin.

Videot tregonin Navalnyn që ju bëntë thirrje rusëve të merrnin pjesë në protestat e 9 shtatorit kundër rritjes së moshës së pensionit. Një nga ndihmësit e Navalny tha se heqja e videove përbënte “censurë politike”.

Google tha se kërkoi që të gjithë reklamuesit të vepronin në përputhje me ligjet vendore.

Zyrtarët rusë i kërkuan gjigantit të teknologjisë gjithashtu që të hiqte videot e muajit të kaluar, duke argumentuar se ato ishin të paligjshme në kontekstin e rregullave mbi zgjedhjet ruse. Ligjet ndalojnë fushatën politike brenda 24 orëve pas publikimit të një sondazhi zyrtar.

 “Ne i konsiderojmë të gjitha ankesat e justifikuara nga organet shtetërore”, tha Google në një deklaratë.  “Ne gjithashtu kërkojmë që reklamuesit të veprojnë në përputhje me ligjin vendor dhe me politikat tona të reklamimit”.

Më 9 shtator u zhvilluan protesta kundër planeve për të rritur moshën e daljes në pension në Rusi nga 60 në 65 për burrat dhe nga 55 në 60 për gratë. Jetëgjatësia mesatare për meshkujt rusë është 66.

Në të njëjtën ditë, zgjedhjet për guvernatorët rajonalë në vend u kontestuan, shkruan BBC.

Më shumë se 800 protestues u arrestuan dhe disa u rrahën me shkopinj, sipas grupit të monitorimit të të drejtave OVD-info.

Grupi tha se kishte arrestime në 19 qytete ruse, ku shumica ndodhën në Shën Petersburg.

Navalny kishte planifikuar të drejtojë protestën e Moskës, por muajin e kaluar ai u dënua me 30 ditë burg për shkelje të ligjeve që rregullojnë protestat.

Ai ka mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër tij dhe ka thënë se burgu është një përpjekje për të prishur fushatën e tij politike./tvklan.al 

egjipti.jpg
G. P.12:50 | 27/05/2018

Egjipti ka bllokuar për një muaj platformën digjitale për shpërndarjen e videove në internet, Youtube për shkak të filmave ofendues për besimin islam. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë ka urdhëruar bllokimin e Youtube në Egjipt. Vendimi është për shkak të pranisë në platformën e filmit të diskutueshëm “Pafajësia e myslimanëve”, që shkaktoi protesta të dhunshme anti-perëndimore në vitin 2012 dhe video të tjera islamofobe. Bllokimi duhet të zgjasë një muaj, por nuk është e qartë se kur do të fillojë. “Pafajësia e myslimanëve” u prodhua në vitin 2012 në SHBA nga një i krishter koptik me origjinë egjiptiane.

Gjykata e Lartë Administrative konfirmoi vendimin e marrë nga një gjykatë më e ulët për të detyruar Autoritetin Kombëtar të Rregullatorit të Telekomunikacionit të bllokonte platformën e internetit për shpërndarjen e videove “për një muaj dhe të ndalonte të gjitha materialet që përhapin filma fyes të Profetit Muhamed”.

Janë media të ndryshme arabe që sqarojnë se video që shkaktoi këtë vendim është “Innocence of Muslims”, një film me karakter anti-islamik të publikuar në YouTube. Filmuar në Kaliforni, filmi i vitit 2012 shkaktoi një valë trazirash anti-SHBA në Egjipt dhe vende të tjera muslimane duke përfshirë Libinë. Zemërimi për videon ishte burimi i protestave të dhunshme që kulmuan në sulmin, planifikuar më parë, në konsullatën amerikane në Bengazi më 11 Shtator të të njëjtit vit në të cilin vdiq ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë të SHBA./abcnews.al

sulmi-youtube.jpg
G. P.12:45 | 04/04/2018

Hetuesit amerikanë kanë zbuluar arsyen e sulmit në selinë qëndrore të YouTube. Autorja, e cila u vetëvra, ka vepruar kundër kompanisë për shkak të censurimit të videove të saj. Në këtë sulm mbetën të plagosur 3 persona.

Femra që hapi zjarr në selinë e YouTube në Kaliforni, duke plagosur 3 persona para se të kryente vetëvrasje, ishte një youtuber që vepronte në mbrojtje të kafshëve. Emri i kanalit të saj ishte Nasime Sabz. Sipas policisë amerikane, 39-vjeçarja ankohej se gjigandi i internetit kishte për qëllim që të mbyllte profilin e saj. Në fakt, llogaria rezulton e mbyllur për shkak të përsëritjes së shkeljeve të rregullave të YouTube. Disa video, shumë prej të cilave shfaqnin abuzime me kafshët, ishin censuruar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Nasim Najafi Aghdam, emri i vërtetë i 39-vjeçares nga San Diego, nuk kishte objektivë të qartë dhe nuk I njihte viktimat. Babai I saj ka konfirmuar edhe urrjetjen që kishte ushqyer agresorja për komapninë YouTube. Ky version konfirmohet edhe nga ajo që shkruante blogerja në një sajt të menaxhuar nga 39-vjeçarja.

“Nuk ka liri të shprehjes në botën reale. Nuk ka mundësi të barabartë rritjeje në YouTube apo në sajte të tjera të shpërndarjes së videove”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, mjekët e spitalit të Stanford njoftojnë se një person 36-vjeçar është në gjendje kritike, ndërsa dy femrat e tjera që mbetën të plagosur nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë, edhe një person i katërt u lëndua gjatë tentativës për arratisje nga vendngjarja. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit./abcnews.al

100690171_youtube-shooter.jpg
ent ela22:54 | 03/04/2018

Të shtëna armësh zjarri janë raportuar të martën pranë selisë qendrore të YouTube, në lokalitetin San Bruno, në jug të Kalifornisë. Ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe autoritetet policore i kanë bërë thirrje banorëve që të mos hyjnë në zonë. Google, që zotëron YouTube, ka deklaruar se po heton të dhënat për një incident me armë zjarri. Ndërsa disa anëtarë të stafit kanë folur për praninë e një agresori të armatosur, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono