ylli rakipi

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_07.57-1280x720.jpg
ent ela12:52 | 09/11/2019

Ylli Rakipi ishte i ftuar në “Provokacija” përballë gazetarit Mustafa Nano ku foli për arsyet e mbylljes së emisionit të tij, ecurinë e qeverisjes si edhe të aksionit qeveritar.

Rakipi tha se shkak për mbylljen e emisionit të tij u bë qeveria dhe presionet nga kryeministri.

“Rama i detyron pronarët e televizioneve që ta bëjnë vezën në furrikun e tij. Të enjten temat e emisioneve përcaktohen nga një zyrë e rendësishme pranë qeverisë dhe flitet për ato që do qeveria”, u shpreh ndër të tjera Rakipi.

Ai përmendi gjithashtu faktin se Rama po qeveris me anonimë dhe fasadë duke vendosur në postin e ministrit emra që i ka krijuar vetë ai.

“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre në ajër nëpër avionë fals. Merr dhe gazetarët dhe i hipën tek Lasgushi tek Migjeni. Do vijë dita që avionit t’ai verë emrin Elisa Spiropali”, tha Rakipi.

Ndër të tjera, Rakipi sulmoi edhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke thënë se duhet të japë shpjegime për akuzat që i bëhen në lidhje me vilën ku ka shkuar të jetojë duke ikur nga apartamenti tek zona e liqenit në Tiranë.

Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë të Ylli Rakipit:

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_33.48-1280x720.jpg
ent ela23:36 | 08/11/2019

Gazetari Ylli Rakipi ka shpjeguar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos arsyet e mbylljes së emisionit të tij në News 24. Ai thotë se në fillim nuk ishte në dijeni se kush fshihej pas aferës që ai kishte denoncuar në emision, por thotë se kishte prekur padashur “cipën e një mase të madhe tumorale”, gjë që çoi në mbylljen e emisionit të tij.

Ndërsa krahasoi oligarkët shqiptarë me Berezovskin në Rusi, Rakipi u shpreh se këta japin lekët atje ku duhet, kurse Berezovski ishte një oligark i vërtetë.

Pjesë nga biseda Nano-Rakipi për oligarkët:

Rakipi: Se ne oligarkë kemi emëruar Shefqetin, Zamirin. Ç’janë këta 4-5 emra që përdoren këta gjysmë dillera janë të shkretët se këta japin lekët atje ku duhet  se sistemi se peshku qelbet nga lart.

Marrim Berezovskin në Rusi që e vrau e zhduku, ai që e zgjodhi Putinin. I tha Jelcinit kemi një djalë të mençur në këto shërbimet që keni ju dhe i hëngri kokën ai, por Berezovski ishte vërtet një oligark. Po të krahasosh Çetin me Berezovskin e bën dot ti, Zamirin me Berezovskin?.

Nano: Unë nuk i njoh oligarkët shqiptarë.

Rakipi: Ne u kemi dhënë këtyre dhe politika për t’i hequr nga vetja thonë që ata i kanë krijuar vetë ata 4-5 që kishin. Sherrin me këtë dhe ky tha Kadri, Ylli Rakipi tha se unë nuk e dija se kush ishte mbrapa as emrin e pronarit nuk e dija në momentin që e deklarova, por më parë unë bëra një emision tjetër “Rrugët e florinjta të Edi Ramës” dhe aty u acarua shumë dhe doli me një video; që tani po e them që Ylli Kadriu është Ylli Rakipi. Këtu fillon, kur unë padashur preka cipën e një mase të madhe tumorale këtë doli era dhe ai mu lëshua mua me të gjitha fuqitë se do isha aty unë me program e të gjitha. /abcnews.al

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_18.18-1280x720.jpg
ent ela22:58 | 08/11/2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duhet të japë shpjegime për akuzat që i bëhen nga regjimi në lidhje me shtëpinë e shtëpinë e Carapulit, thotë Ylli Rakipi. Sipas tij Basha duhet të përgjigjet me qetësi dhe jo me gjuhën e Ramës.

“Kryetari i opozitës duhet të ulet, kur i bën akuzë regjimi kur e akuzojnë, se regjimi thotë se ka marrë shtëpinë e Carapulit, njeri të Papulit. Duhet të ulet dhe të përgjigjet me ngadalë, kujdes e qetësi dhe jo të bëjë si Rama shpifje, shpifje, e ke dëgjuar Ramën ti, nuk flet, nuk përgjigjet. Dhe ky duhet të përgjigjet pse e kë bërë? Pse ke ikur? Jo mu ça muri, ika nga tërmeti…”/abcnews.al

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_08.31-1280x720.jpg
ent ela21:48 | 08/11/2019

Ylli Rapiki e akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të sundojë Shqipërinë me njerëz anonimë, që i merr nga rruga dhe i bën ministra. Gjatë bisedës në Provokacija me Mustafa Nanon, ai shprehet se Ramës nuk i dhimbset asgjë.

“Ai s’ka rrugë tjetër, se këta që hoqi ai i quan edhe fajtorë. I ngarkoi ata të gjithë me faj dhe gjasme mori të pafajshëm ose fëmijë pa një identitet. Merr 20 njerëz anonimë që kalojnë në rrugë dhe i bën ministra. Nuk i dhimbset asgjë.Vjen Papa në Shqipëri vendos martirët dhe mbush bulevardin, i sheh Papa ata dhe ikën.

Tani nxjerr heronjtë, dëshmorët. Pastaj nëse ka probleme me dëshmorët nxjerr 4 veta që kanë vrarë diversantet.

Pastaj del Paskal Milo dhe thotë ja nxorrëm edhe katër që u vranë nga diversantët”.

KÇK-në, Rakipi e quan një shpikje të kryeministrit Rama, njësoj si Enver Hoxha shpik grupe armiqësore.

“ I rrëmbeu…jo frika e amerikanëve, etj. I mori ata të gjithë. Ore ke parë ti kryeministër që të dalë të thotë: Organizata më e rrezikshme është. Ai shpiku KÇK-në si Enver Hoxha që shpikte grupe armiqësore”, – shprehet Rakipi, ndërsa pohon se e ka votuar Ramën në vitin 2013. /abcnews.al

 

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_07.57-1280x720.jpg
ent ela21:33 | 08/11/2019

Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruar gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, Rakipi thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorët janë të rendësishëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron, këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu? Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlament”. /abcnews.al

pergjime.jpg
ad min20:31 | 04/09/2019

Në Gjykatën Penale u bë me debate të forta, përballja e dëshmitarëve të akuzës me Fredi Alizotin, për Çështjen “Babalja”. Dëshmi kanë dhënë sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, prokurori Besim Hajdarmataj dhe gazetari Ylli Rakipi.

Gjykata penale zhvilloi seance për atë që njihet si çështja “Babale”, me të pandehur për moskallëzim krimi ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi.

I pandehur është edhe Albert Veliu, person në arrati, i njohur si “Babalja”, si dhe miku i tij Fredi Alizoti, personi që dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar në PD-ja.

Gjatë seancës në gjykatë pati debate të ashpra midis 3 dëshmitarëve të organit të akuzës, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, gazetarit Ylli Rakipi me avokatët e të pandehurve dhe prokurorët Genc Qano dhe Kol Hysenaj.

Gjatë dhënies së deklarimeve Gazment Bardhi është përplasur më të pandehurin Alizoti, pasi teksa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaronte se nuk e njihte, Alizoti pretendonte se kishin konsumuar edhe kafe bashkë.

Në seancë Gazment Bardhi ka debatuar me avokatin Agron Geron Xhafajt, Ardian Vishën.

Ardian Visha, avokati i Geron Xhafaj: Për herë të parë më materialin u njohët kur e publikuat, apo më parë?

Bardhi: Me materialin audio jam njohur para se të bënim denoncimit.

Ardian Visha: Mjetet teknike janë ato të shfaqura në ekran, apo  të tjera?

Bardhi: E kemi marrë në një USB dhe e kemi shfaqur në një ekran. Të njëjtën ia kemi dhënë prokurorisë.

Avokati: Thatë që keni investiguar për të shkuarën e Xhafajt?

Bardhi: Vendimi ka marrë formë të prerë në 2012-n. Geron Xhafaj ishte dënuar për trafik narkotikësh bashkë me një grup kriminal. Kjo tregon për rrezikshmërinë e lartë të tij. Në 2013-n si kreu i komisionit të ligjeve erdhi vëlla i tij erdhi vëllai i tij.

Gjatë dhënies së deklarimeve, gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar se gazetari investigativ Jetmir Olladashi e kishte vënë në dijeni dhe i kishte kërkuar mbështetje për të investiguar një rast trafikimi të lëndëve narkotike.

“Gazetarët investigativë kanë mjetet e veta, stilolapsa, ore. Jetmiri i kishte. Unë i kam dhënë 5 mijë lekë të reja vetëm për karburant. Olldashi shkoi. Kur u kthye më tha që kam një material audio. Më erdhi keq që nuk kishte video, sepse pretendohej një përfshirje e vëllait të Ministrit të Drejtësisë”.

Dëshmitari i tretë në këtë seancë ishte prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, të cilit iu rrëzua kërkesa që dëshminë ta bënte pa praninë e medias. Hajdarmataj ka shpjeguar pozicionin e tij si prokuror në këtë çështje dhe veprimet që ka kryer.

“Albert Veliun e kam takuar në Nëntor 17. Recepsioni më komunikoi se ishte dikush që kërkonte takim me mua, pasi do më tregonte diçka të rëndësishme. E prita në zyrë. Më ka prezantuar një fakt. Kishte dijeni se disa persona po përgatiteshin të bënin një trafik droge. Sipas tij, mes tyre kishte policë dhe vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe. E pyeta për personalitetin e tij. Më tha që ishte i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë. Ai më tha që personat që do bënin trafikimin ishin njohje të vjetra të tij. Meqë bëhej fjalë për policë të përfshirë në trafik dhe vëllain e ministrit lashë takim me një prej drejtuesve të SHISH dhe u kërkova që ta merrnin si rast, për ta përdorur dhe si informator, sipas procedurës së tyre, për ta hetuar nëse ka të dhëna reale për rast trafikimi. Në vijimësi kam kontaktuar me një prej drejtuesve të SHISH. Më ka thënë që nuk kishte diçka konkrete, por se po mblidhnin të dhëna dhe prova. Dua të sqaroj që përfshiva SHISH-in për shkak se personi më tha që në rrjet kishte punonjës policie, si edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe. SHISH ishte institucioni i vetëm që gjatë 2016-2017 na kishte informuar për rastet e trafikut të kanabisit ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie”, tha ai.

Gjykata e Tiranës vendosi që të pezullonte për momentin marrjen e dëshmisë së Agron Geron Xhafajt, që po vuan një dënim për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Prokurori lexoi deklarimet që Agron Xhafaj i kishte dhënë grupit hetimor, para se të nisej drejt Italisë.

“Paraditen 4.5.18 tre deputetët e PD kanë bërë një denoncim me të dhëna të rreme për të goditur vëllain tim. Dua të sqaroj që është e vërtetë që unë përdor numri me …472. Aty më telefonojnë të gjithë, ata që më duan dhe të kundërtën. Në bisedën e publikuar dyshoj se është Robert Veliu. Ai disa herë më kërkonte para se luante bixhoz. Unë nuk e kam takuar atë njeri. Sa herë më merrte për lekë e kam refuzuar dhe në fund i kam bërë bllok. Nuk është i vërtetë fakti që unë të kem lënë takim me të. Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty nuk jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e disa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, veç një kushëririt tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri”.

Në seancën e radhës, në 11 Shtator në orën 12:30, do dëgjohen audiopërgjimet e publikuara nga Partia Demokratike, për këtë çështje./ABC News Albania 24/7

ylli-rakipi-1280x714.jpg
ad min21:15 | 07/06/2019

I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”. Gazetari nga ana tjetër ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku është shprehur se Rama, është ai i cili për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët. Ku ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizim se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?!  Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi./abcnews.al

ylli-rakipi-1280x704.jpg
ent ela20:40 | 19/02/2019

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Provokacija” është shprehur se Edi Rama duhet të lexojë mirë protestën e 16 Shkurtit, pasi në atë protestë kishte njërëz që nuk kishin dalë për Bashën dhe Kryemadhin.

“Aq të varfër, aq të dërrmuar, aq të leckosur, sa ishin pjesa dërrmuese e protestuesve dhe unë them se ata të gjejnë ca para që të kalojnë kufirin grek, se atë italian dhe gjerman nuk e kalojnë dot. Këtu përjashtohen njërëzit e partive politike të cilët kishin ardhur në protestë edhe me rroba të shtrejta. Masa më e madhe ishte një pjesë e këputur që nuk kishte ku të shkonte. Kishte ardhur aty jo për Bashën, jo për Monika Kryemadhin, por kishte ardhur për veten sepse nuk kishte ku të shkonte. Ajo ishte një turmë që nuk ka ku shkon, e cila nuk siguron dot mbijetesën, jo më jetesën. Edi Rama kështu duhet ta lexojë, nëse do ta lexojë këtë gjë. Dhe Edi Rama le t’i kthehet përsëri idensë së sistemit. Të rregullojë sitemin që ngriti vetë sepse ai që mori ishte i gabur dhe t’ia fillojë nga fillimi me partinë e vet”.

Lidhur me rindërtimin e sistemit, gazetari kujtoi një shprehje të Ramës i cili në vitin 2013 kishte thënë se “sistemi i ka fajet”.

“Në vitin 2013 Edi Rama tha një gjë shumë të vertetë. Liderët në përgjithësi para se të vijnë në pushtet janë edhe të ndershëm hera-herës. Thonë dhe gjëra shumë të vërteta edhe i prekin njerëzit, i ofrojnë ata, i marrin i rrëmbejnë. Tha një gjë se: “sistemi i ka fajet”. Në fakt sistemi që kemi ndërtuar i ka fajet. Por Edi Rama e mori këtë sistem dhe për 6-vjet e degradoi akoma më shumë. Sepse votat e vjedhura sjellin një pushtet totalisht abuziv”.

Duke folur për rolin e ambasadorëve në Shqipëri, gazetari u shpreh se nëse reagimi i tyre do të ishte i fortë edhe vetë Rama do shkonte në asgjësonte kanabis.

“Nëse ata do t’i thonin politikës shqiptare se kjo që po bëni ju është jashtë sistemit dhe nuk ka lidhje fare me sistemin dhe se ju po ndërtoni një sistem  të gabuar, të siguroj që një pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare do e dëgjonte, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Nëse ambasadori i SHBA-ve, ai që iku, ambasadorët që janë këtu të Perëndimit, nuk do dilnin në konferenca të mëdha që të lavdëronin dy vite më parë se si po zhduket kanabisi në Shqipëri, ku nuk mbeti milimetër pa mbjellë, të jesh i sigurt që shqiptarët do ta dëgjonin dhe Edi Rama do shkonte edhe vetë të korrte kanabis që ta hiqte. Nëse ish-ambasadori Lu nuk do dilte aty për të numëruar suksesin e mbylljes së kanabisti, ata vetë…  Ai nuk foli sepse ata kanë menduar se ky është një copë vendi, këta para nuk kanë, mundësi ekonomike nuk kanë…”.

Ndërsa duke folur për djegien e mandatëve të opozitës, gazetari u shpreh se ajo po kërkon nga qeveria normalitet në zgjedhje dhe nuk thotë se po kërkoj pushtet, edhe pse atë do.

“Opozita nuk ka si të thotë se unë dua pushtetin edhe pse pushtetin do, por thotë dua të shkoj në zgjedhje në mënyrë normale që vota ime të numërohet dhe jo të vidhet. Basha doli sot dhe përmendi emra konkretë si dhe qytetet ku janë vjedhur votat. Opozita kërkon dhe i bën thirrje qeverisë që t’i sigurojë normalitet në zgjedhje. Edi Rama duhet ta lexojë këtë punë se çfarë i ka shtuar të keqes që mori në dorëzim, sepse një të keqe mori në dorëzim dhe sa të madhe e rriti këtë të keqe ky”. /abcnews.al

ylli-rakipi.jpg
ad min17:05 | 19/12/2018

Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i programit “Të paekspozuarit” ishte të mërkurën në Prokurorinë e Tiranës. Për dy orë me radhë ai është marrë në pyetje nga titullarja e institucionit, prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë. Burime bënë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”. Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike./abcnews.al

PROVOKACIJA-YLLI-RAKIPI-1280x720.jpg
ent ela19:01 | 18/12/2018

Gazetari Ylli Rakipi, drejtues i programit televiziv “Të paekspozuarit” ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës të jetë kërcënuar me jetë në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë. Kërcënimet ndaj gazetarit u dënuan nga AMA, Presidenti i Republikës dhe Partia Demokratike.

Ylli Rakipi, drejtuesi i programit televiziv “Të paekspozuarit”, ku u denoncua skandali i kompanisë “DH Albania” është kërcënuar me jetë. Ai i ka kallëzuar kërcënimet në Prokurorinë e Tiranës, ku ka pohuar se fillimisht është kërcënuar indirekt përmes postës elektronike dhe më tej edhe direkt.

Përmes një deklarate Autoriteti i Mediave Audiovizive dënoi kërcënimet në adresë të gazetarit Rakipi. AMA shprehu solidarizim dhe i kërkoi autoriteteve të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun.

Pas kallëzimit të kërcënimee në emër të tij, Ylli Rakipi u prit të martën në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. “Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve”, njoftoi Presidenca pas takimit.

Kërcënimet ndaj Rakipit u dënuan edhe nga ana e Partisë Demokratike, sipas të cilës, ky veprim ishte frymësuar nga kryeministri Rama. “Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend”, thuhej në deklaratën e PD. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono