ylli aga

ylli-aga-1280x611.jpg
Vladimir Prenga23:17 | 31/10/2019

Ylli Aga, gazetari i njohur i Supersport, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka zbuluar se Tirana po tenton të afrojë në jnar një lojtar të kombëtares, i cili luan si qendërmbrojtës.

“Po flitet me një qendërmbrojtës të kombëtares. Nuk e di se si do të shkojnë bisedimet. Me grupin që ka Tirana mbetet kompetitive dhe do të jetë pretendente deri në fund”, tha mes të tjerash Aga gjatë emisionit.

Emri i lojtarit nuk zbulohet. Në kampin e tifozëve bardheblu me siguri do të ketë shumë kuriozitet për futbollistin që presidenti Refik Halili dhe stafi i tij po tentojnë të sjellin në kampionat. /abcnews.al

Vllaznia.jpg
Vladimir Prenga23:00 | 31/10/2019

Vllaznia ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme. Në emisionin “Pressing” në ABC News, moderatori Gerti Çarcani është shprehur se sot në kampin kuqeblu ka qenë një ditë rrogash. Veç kësaj, ka edhe zhvillime të tjera.

Gazetari Ylli Aga, i ftuar në emision, tregoi për një takim që kishte pasur me administratorin e Vllaznisë Suad Licin. Mes të tjerave ai zbulon se pas miratimit të fondit për kuqeblutë, edhe është lëvruar.

Janë plot 200 milionë që kanë kaluar për klubin dhe prej tyre 170 kanë shkuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Një lehtësim për klubin e Vllaznisë, që ka ende borxhe të tjera për t’u shlyer. /abcnews.al

 

gerti-carcanii.jpg
ad min12:54 | 30/07/2019

Në këtë puntatë të emisionit Pressing u diskutua rreth futbollit shqiptar. Këtë herë sporti më i rëndësishëm ndodhet përpara disa zgjedhjesh shumë të rëndësishme para fillimit të sezonit të ri.

Për të diskutuar të ftuar në studio ishin: Artan Hoxha, gazetar; Artan Shyti, profesor; Ylli Aga, komentator dhe Eno Skarco, gazetar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono