yaketalenburg

borodin.jpg
gra moz14:24 | 16/04/2018

Një gazetar investigativ në Rusi ka humbur jetën në mënyrë misterioze për shkak të rrëzimit nga kati i pestë i apartamentit të tij. Maxim Borodin sëfundmi ka publikuar një artikull rreth mercenarëve rusë në Siri.

Një gazetar investigativ rus, i cili ka shkruar rreth vdekjeve të mercenarëve në Siri, ka humbur jetën në një spitali pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Maxim Borodin është gjetur nga fqinjët në një gjendje shumë të rëndë në Yekaterinburg. Zyrtarët lokalë njoftuan se nuk kanë gjetur asnjë letër lamtumire. Megjithatë ata nuk mendojnë se incidenti është i natyrës kriminale.

Përveç kësaj, një mik i ngushtë i Borodin bëri të ditur se apartamenti i tij ishte rrethuar nga agjentë sigurie dy ditë përpara ngjarjes tragjike. Vyacheslav Bashkov e përshkroi Borodin si një “gazetar parimor dhe të ndershëm” dhe tha se Borodin e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 Prill duke thënë se kishte “një person me armë në ballkon e tij dhe njerëz të kamufluar dhe maska në shkallë”. Borodin kishte kërkuar avokat, shpjegoi ai, edhe pse më vonë e thirri përsëri duke thënë se ai e kishte pasur gabim sepse agjentët e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitjeje.

Pavarësisht këtyre raportimeve, hetuesit thonë se pas incidentit e kanë gjetur derën e apartamentit të mbyllur nga brenda, gjë e cila tregon që askush nuk ka dalë apo hyrë. Drejtuesi i medias ku punonte Borodin, tha se nuk beson që vdekja e tij ishte një aksident pasi gazetari nuk kishte arsye që të vriste veten. Javët e fundit, gazetari ka shkruar për mercenarët rusë të njohur si “Wagner Group” që u vranë me 7 Shkurt në Siri gjatë një konfrontimi me ushtrinë amerikane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono