Xi Jinping

KINA-TARIFAT-1280x720.jpg
ent ela15:58 | 05/11/2018

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka sulmuar homologun e tij amerikan Donald Trump lidhur me çështjen e tregtisë së lirë. Ky i fundit njoftoi se Pekini do të reduktojë tarifat për importimet. Megjithatë nuk tregoi nëse në këto lehtësime tregtare do të përfshishen dhe SHBA-të.

Kina ka premtuar të ulë më tej tarifat e importit dhe të hapë ekonominë e saj ndërsa përpiqet të trajtojë kritikat se praktikat e saj tregtare janë “të padrejta”. Në një fjalim në një panair tregtar të Shangait, presidenti Xi Jinping bëri gjithashtu një mbrojtje të fuqishme të sistemit global të tregtisë së lirë, të cilën ai tha se ishte “nën sulm”. Komentet janë duke u parë si një referencë ndaj SHBA-së, me të cilën Kina po përballet në një luftë të hidhur tregtie. Uashingtoni dhe Pekini kanë goditur njëri-tjetrin me tarifa të mëdha të importit këtë vit.

Deri më tani asnjëra palë nuk duket se kërkon kompromis, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Duke folur në hapjen e panairit, Xi Jinping tha se “në një botë të thellimit të globalizimit ekonomik, praktikat e ligjit të xhunglës dhe fituesi merr gjithçka vetëm që përfaqësojnë një fund të vdekur”. “Një rritje gjithëpërfshirëse për të gjithë është sigurisht mënyra e drejtë përpara”, nënvizoi ai.

SHBA ka imponuar tarifa për gjysmën e importeve kineze në SHBA këtë vit – duke i bërë produktet më të shtrenjtë për konsumatorët amerikanë për t’i blerë ato – dhe ka kërcënuar të tarifojë të gjitha importet. Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë një përgjigje ndaj politikave tregtare “të padrejta” të Kinës, të cilat Trump i konsideron fajtore për krijimin e një deficiti të madh tregtar. Ai gjithashtu dëshiron që Kina tu japë kompanive amerikane më shumë qasje në tregjet e saj. Xi Jinping premtoi të ndërmarrë hapa për të rritur importet, duke ulur tarifat, duke lehtësuar zhdoganimin dhe duke ulur “kostot institucionale”. Megjithatë nuk sqaroi se cilat shtete përfshihen në listë. /abcnews.al

TRUMP-PROKURORI.mpg_snapshot_00.02.jpg
G. P.23:37 | 11/10/2018

Donald Trump dhe presidenti kinez do të përpiqen të sheshojnë mosmarrëveshjet tregtare muajin e ardhshëm, kur pritet të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Lajmi bëhet i ditur në një kohë kur Trump ka deklaruar se ka në dorë masa të tjera që mund të dëmtojnë më shumë ekonominë kineze.

Presidenti Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping mund të zhvillojnë një takim dypalësh muajin e ardhshëm, në përpjekje për të tejkaluar mosmarrëveshjet tregtare mes tyre. Takimi mund të zhvillohet në kuadër të samitit të G20-s që mbahet në Argjentinë dhe këshilltari për ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, Lerri Kudlou ka deklaruar se dy administratat janë në kontakt me njëra-tjetrën. Duke folur për kontestin me Kinën ditën e enjte, presidenti Trump ka deklaruar se mund të marrë masa të tjera që mund të dëmtojnë edhe më tej ekonominë kineze, nëse kjo e fundit merr masa reciproke. Muajin e kaluar Trump vendosi tarifa 200 miliardë dollarë tarifa për produktet kineze dhe Pekini u kundërpërgjigj duke vendosur 60 miliardë taksa për ato amerikane.

“Ka patur një impakt të fuqishëm. Ekonomia e tyre është dëmtuar ndjeshëm dhe unë kam shumë mjete të tjera për ta dëmtuar më tej”, ka thënë Trump. Ndërkohë, bizneset amerikane, të bashkuara në siglën “Tarifat dëmtojnë atdheun”, i janë drejtuar kreut të shtetit përmes një letre. Në të bëhet e ditur se tarifat e reja po u kushtojnë bizneseve dhe konsumatorëve amerikanë 1.4 miliardë dollarë në muaj. Në letër saktësohet se në Miçigan, një shtet ku gara elektorale e nëntorit pritet të jetë e ashpër, ka patur një trefishim të çmimeve; ndërsa në Illinois, Teksas dhe Virxhinian Perëndimore çmimet dhe tarifat janë dyfishuar.

skynews-xi-jinping-china-president_4242941.jpg
G. P.16:38 | 07/08/2018

Mesa duket filmi i ri vizatimor, Christopher Robin, nuk do të shfaqet nëpër kinematë kineze dhe shkaktar për këtë është bërë rivali i tij arushi Pooh.
Sipas burimeve, tashmë Pooh konsiderohet si simbol rezistence për popullin e Kinës. Situata e çuditshme është krijuar pasi presidenti kinez Xi Jinping është krahasuar me personazhin e famshëm nëpër rrjetet sociale. Kjo gjë vjen si pasojë e pakënaqësive ndaj qeverisë dhe heqjen e përfundimit të afatit presidencial, duke bërë kështu që Xi Jinping të sundojë “përgjithmonë”.

Krahasimet me arushin Pooh, sipas të dhënave, bëjnë që presidenti të kompleksohet dhe të jetë i pasigurtë për pamjen e tij. Kjo gjë nuk ka ndalur memet në internet duke bërë që personazhi vizatimor të bëhet gjithashtu dhe simbol politik./abcnews.al

xi-1280x719.jpg
G. P.16:51 | 17/03/2018

Është zgjedhur me vota unanime sërish president i Kinës, Xi Jinping, i cili pas ndryshimeve kushtetuese që heqin kufizimin e mandateve presidenciale, mund të mbajë këtë post për gjithë jetën.

Xi Jinping është rizgjedhur president për një mandat të dytë si President i Republikës Popullore Kineze nga Kongresi i 13 Kombëtar i Popullit. Tashmë ai mund të mbajë këtë post gjatë gjithë jetës pas ndryshimeve kushtetuese për heqjen e kufizimit të mandatit presidencial. Xi u konfirmua dhe si kryetar i komisionit qëndror ushtarak duke mbajtur në këtë mënyrë tre pushtetet kryesore në vend: sekretariatin e përgjithshëm të partisë, presidencën dhe komisionin qendror ushtarak

2.970 delegatët, të pranishëm në mbledhjen e pestë plenare votuan unanimisht për mandatin e dytë të tij, i cili gjatë betimit premtoi se do të mbronte Kushtetutën dhe se do të ishte besnik ndaj vendit dhe popullit të tij
Pranë Xi Jinping ishte zëvendëspresidenti Vang – Xi, 64 vjec, i cili konsiderohet si lideri kinez më i pushtetshëm që nga koha e Mao Ce Dunit.

Në vend ai njihet për betejat e tij të ashpra ndaj korrupsionit./abcnews.al

trump-dhe-xi.jpg
G. P.12:51 | 04/03/2018

Pas vendimit të partisë komuniste kineze për të hequr kufizimin e mandateve presidencialë, kreu I Shtëpisë së Bardhë propozon që dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mundësohet dicka e tillë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lavdëroi presidentin kinezm Xi Jinping, pasi partia Komuniste kineze deklaroi se po ekiminont kufirin e dy mandateve për presidencën e vendit. Duke i hapur rrugë kështu që Xi të jetë në pushtet për një kohë të pacakatuar. Deklarata e Trump është transmetuar në versionin audio nga CNN.

Në audio dëgjohet presidenti amerikan, i cili thotë se Xi tashmë është President për gjithë jetën. Një deklaratë që kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë gjatë një takimi me dyer të mbyllura për një mbledhje fondesh në Florida. Më tej dëgjohet Trump, i cili thotë se Xi ishte në gjendje të arrinte diçka të tillë dhe ndoshta një gjë e tillë duhet bërë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një propozim ky, që ka marrë duartrokitja të shumta nga militantët republikanë.

Sipas traditës, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar në këtë post maksimumi për dy mandate katër vjeçarë, deri sa presidenti Franklin Roosevelt u zgjodh katër herë duke filluar që nga 1932. Një amendament në kushteturën amerikane i aprovuar në vitin 1951, kufizoi deri në dy, mandatet presidenciale.

Në të njëjtin takim Trump lavdëroi homolgun e tij kinez Xi duke thënë se është shumë i sjellshëm dhe është presidenti kinez më i fuqishëm prej 100 vjetësh. Ai shtoi se Xi e kishte trajtuar shumë mirë gjatë vizitës në Kinë në Nëntor të një viti më parë.
Trump ka lavdëruar shpesh Xi, por në muajin Janar deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merrnin në konsideratë vendosjen e një gjobe të madhe në kuadër të një hetimi për grabitjen e pronës intelektuale nga ana e Kinës./abcnews.al

vlcsnap-error264-1280x720.jpg
G. P.13:31 | 25/02/2018

Xi Jinpin kërkon që të zhvillojë ndryshime në kushtetutën e Kinës në mënyrë që të vazhdojë presidencën në një kohë të pakufizuar. Aktualisht kreu i shtetit mund të qëndrojë në pushtet vetëm për dy mandate.

Partia Komuniste kineze ka propozuar që të eliminojë kufijtë e vendosur në kushtetutë ndaj mandateve presidenciale. Nëse mocioni miratohet, Presidenti Xi Jinping do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet përtej dy mandateve të njëpasnjëshme, raporton Xinhua. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Kineze ka propozuar heqjen nga Kushtetuta të shprehjes se presidenti dhe nënkryetari i Republikës Popullore të Kinës “mund të shërbejnë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme”, sipas agjencisë “New China”.

Xi Jinping ka udhëhequr Kinën që nga viti 2013. Periudha e dytë pesëvjeçare duhet të fillojë në mars me zgjedhjet e Asamblesë Popullore Kombëtare dhe presidenti duhet të largohet nga zyra në vitin 2023.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nisma e re le të kuptohet se Xi Jinping kërkon të qëndrojë më shumë se dy mandate në drejtim të Kinës. Gjithashtu shkruajnë se me mbështetjen që ka, kreu i shtetit nuk e ka të vështirë të bëjë ndryshimet e duhura që të shndërrohet në një presidenti të “përjetshëm”.

Vlerësimi i tij poizitiv në rangun e lartë të politikës kineze vjen për shkak të ballafaqimit me SHBA-në e Donald Trrump dhe rënien e këtij të fundit në politikën globale./abcnews.al

vlcsnap-error216-1280x720.jpg
G. P.21:27 | 07/02/2018

Kina dhe Rusia kanë nisur punimet e forumit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Përveç intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe, eventi do të shërbejë edhe si një mesazh për Perëndimin.

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu rus, Vladimir Putin, shkëmbyen këtë të mërkurë mesazhe urimi, me rastin e ceremonisë që shënon nisjen e punimeve të forumit “Vitet e bashkëpunimit Kinë-Rusi”.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit kinez deklaroi se eventi do te shërbejë që bashkëpunimi mes Pekinit dhe Moskës nga niveli qendror të kalojë edhe në nivel lokal, me qëllim zhvillimin e rajoneve.

Ndërsa Putin përshëndeti progresin e arritur nga partneriteti me Kinën, të cilin e konsideroi të rëndësishëm edhe nga aspekti strategjik. Dhe në fakt, forumi që do të nisë në Shën Peterburg do të shërbejë edhe si një sinjal për Perëndimin, që të kuptojë rëndësinë e rolit të dy fuqive lindore në arenën politike ndërkombëtare.

Atë të Kinës, që në vitet e fundit po përpiqet të dobësojë ndikimin amerikan në Azi me qëllim që të rrisë influencën e saj; dhe atë të Rusisë, që e drobitur nga sanksionet synon të tregojë se po rimëkëmbet dhe se masat ndëshkuese nuk i dhembin më.

Në takimet dypalëshe, përfaqësuesit e qeverive dhe bizneseve do të diskutojnë për tregtinë, industrinë, agrikulturën, etj. Në kuadër të eventit do të hapet edhe panairi Rusi-Kinë, që sipas kreut të Kremlinit do të shërbejë për të eksploruar potencialet e reja të bashkëpunimit./abcnews.al

vlcsnap-error197-1280x720.jpg
us er19:48 | 16/11/2017

Kina ka përgënjeshtruar presidentitn amerikan, Donald Trump, i cili tha se ka arritur një marrëveshje me homologun Si Xhinpin për një qasje të re ndaj Koresë së Veriut. Ndërkohë, lideri i Kinës të premten do të vizitojë Penianin.

Pekini ka përgenjështruar se ka braktisur nismën e saj për të ulur përshkallëzimin e krizës së Koresë së Veriut, duke kundërshtuar deklaratat e bëra nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Kina ka siguruar që mbështet akoma propozimin e “pezullimit të dyfishtë”: fundin e testeve ballistike dhe bërthamore të Koresë së Veriut në këmbim të ndaljes së manovrave ushtarake të Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara në gadishull.

Trump la të kuptohet se presidenti kinez Si Xhinpin, në takimin e tyre në Pekin javën e kaluar, e braktisi këtë propozim. “Presidenti Si është në dijeni se Koreja e Veriut posedon armë bërthamore dhe se është një kërcënim i madh për Kinën”, është shprehur Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas kthimit nga turi aziatik. “Dhe kemi rënë dakord që nuk do të pranojmë të ashtuquajturin ‘pezullimit të dyfishtë’ si ato që kanë dështuar sistematikisht në të kaluarën”, shtoi lideri amerikan.

Për këtë çështje ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Kinës. “Ne mendojmë se në situatën aktuale, iniciativa e pezullimit të dyfishtë është ideja më reale, e realizueshme dhe e ligjshme”, theksoi një zëdhënës i ministrisë së jashtëme të qeverisë së Pekinit. Sipas zyrtarit, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushte për të rinisur negociatat për paqe mes vendeve të përfshira në konflikt.
Ndërkohë, të premten presidenti i Kinës, Si Xhinpin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut. Aty do të prezantojë konkluzionet e Kongresit të 19 të Partisë së Punës të Kinës. Por sipas analistëve, në takimin me liderin Kim Jong-Un do të diskutohet edhe për testet raketore dhe programin bërthamor të Penianit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono