xhevair ngjeqari

provokacija-1280x700.jpg
G. P.22:00 | 08/02/2019

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari ishte i ftuari i radhës në emisionin “Provokacija”. Ai ka folur për Ligji i Partneritetit Publik-Privat, ku sipas tij ai është: “ligji i grabitjes së të ardhurave popullore ka nevojë urgjente të reformohet dhe ndryshohet”.

“Të ndërtosh rrugë dhe objekte ku shteti yt bëhet bashkëinvestitor në kushte jo të rregullta, jo me interes publik, këto nuk janë koncesione. Këto janë grabitje të pastra të pasurive kombëtare. Shumë banka po hezitojnë të japin paratë, financimet sepse nuk kanë besim se shteti mund t’ua shlyetj. Por nuk ka mundësi të jepien, të harxhohen 1 miliad lek për rrugën Thumanë –Rrogozhinë. Ky ligj nuk fuqizon vetëm një mbretësi por edhe një sulltan. Ky lidh i jep kepetenca të jashtëzakonshme qeverisë që të kryej çfarëdolloj partneriteti.  I bëj thirrje publikut nëprmjet emisionit të Mustafa Nanos se këto partneritete duhet t’i anulloni në mënyrë urgjente. Ligji për PPP duhet të riformatohet. Koncesionet që financohen nga shteti nuk kanë për qëllim zhvillimin e vendit”./abcnews.al

ngjeqari.jpg
G. P.22:40 | 28/12/2018

Inxhinieri i njohuri Xhevair Ngjeqari ishte i ftuar sërish në emisionin “Provokacija” për të folur rreth Shqipërisë dhe mënyrave se si mund të zhvillohet strategjikisht ky vend. Ai theksoi në studio se kryeministri Rama nuk ia di vlerën pozitës strategjike të Shqipërisë.

“Kam përshtypjen se kryeministri nuk ia ka haberin vlerës strategjike të Shqipërisë. Qeveria e Berishës nuk ka bërë asgjë për tranzitin e mallrave, por nga ata ministrat e Berishës disinformonin, apo sabotonin duke thënë që porti i Durrësit është porti kryesor i ‘Korridorit të 8’”.

Sipas tij, ndërtimi i një porti në shqipëri është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Ballkanin.

“Ndërtimi i një porti në bregdetin shqiptar është shpëtim për Ballkanin dhe Shqipërinë. I ka ndërtuar natyra në Shqipëri, por nuk kanë mend. Portet vetëndërtohen. Janë shumë rentabël, vetëm se duan kohë”.

Sëbashku në studion e “Provokacija” ai ishte me librin ““Mesdheu-Adriatiku projektimi i porteve tregtare – turistike – peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, të cilin tha se do e pasojë me vepra të tjera./abcnews.al

mustafa-nano-dhe-xhevair-ngjeqari.jpg
G. P.22:17 | 25/12/2018

Inxhinieri i njohur Xhevair Ngjeqari mendon se projekti i Unazës së Re nuk është i rregullt teknikisht. I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, ai tha se rruga ka nevojë për 36 metra gjerësi dhe jo për 56 metra siç është vendosur në projekt. Sipas tij, strandardi është i gabuar.

“Sipas standardit dhe intensitetit të mjeteve kjo unazë nuk ka nevojë për 56 metra (gjerësi). Ka nevojë sipas standardit A për 36 metra sepse kalon i gjithë intensiteti i mjeteve të parashikuara. Tani këtu ka dy probleme. Lidhja mes “Pallatit me Shigjeta” dhe “Shkollës Teknologjike” me kryqëzimin dhe gjithë kjo zonë deri në Lanë ka një kakofoni ndërtimesh. Këto ndërtime nuk mund të prishen në emër se do të ndërtosh një vepër publike sepse kjo gjerësi nuk justifikon prishjen. Projekti është i gabuar. Duhet të ndalen tenderimet. Me këtë rast duke shfrytëzuar emisionin e zotit Mustafa Nano po të bëj një thirrje publikë: Rishiko dhe njëherë projektin. Është standard i gabuar. Këtë thirrje ia bëj Edi Ramës. Mos ma jep mua ta bëj oponencën jepja Universitetit “Polis”, ose ndonjë universiteti tjetër.  Financues është Ministria e Transportit, zbatues është ARRSH që varet nga kjo, oponencë ka bërë një strukturë që prapë varet nga këto, kjo nuk është e rregullt teknikisht”, u shpreh inxhinieri.

Ngjeqari ka bërë një libër të quajtur “Mesdheu-Adriatiku projektimi i porteve tregtare – turistike – peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”. Në lidhje me këtë temë, ai deklaroi në emision se në Shqipëri punohet që të mos ndërtohen porte dhe korridore.

“E vetmja grykë hyrje për në Ballkan është Vlorë-Shëngjin sepse i gjithë Ballkani janë Republikat e Danubit. Ballkanin mund ta quash edhe Republika e Danubit. Të vetmit lumenj shqiptar që derdhen në brigjet e Adriatikut dhe i vetmi Drini që hyn në brendësinë e Danubit duke kaluar lartësinë 600 metra. Pra nga Peja në Shëngjin ka një lartësi prej 600metra ku Drini i Bardhë kalon në basenin e Danubit. Mirëpo po ke hyrë këtu ke shkuar deri në Ukrainë. Këta nuk e dinë që Adriatiku është pisanjos. Një gjë që duhet futur në libra është pse Adriatiku është pisanjos dhe Mesdheu shumë i pastër, që janë kuriozitete të rralla. Kjo lidhet me bilancin hidrik.

Këtu vetëm porte dhe korridore nuk ka. Grupe ekonomike, krimi ekonomik punon që këtu të mos ndërtohen porte. Punon në mënyrë sistematike. Ne jemi shtet port dhe shtet korridor. Edhe Italia nuk është e interesuar që të ndërtohen porte. Ka një gjeometri qarkullimi në Ballkan. Mallrat e Rumanisë si i çojnë në Amerikë. O nëpërmjet Detit të zi, o nëpërmjet selanikut se rrugë tjetër s’ka. Po të kalosh nga Shqipëria e ke me kilometra se sa rrugë tokësore kursen, dhe sa rrugë ujore kursen. Janë me kilometra të ndara. Ka interesa të jashtëzakonshme”, tha Ngjeqari


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono