Xheremi Korbin

MBULIM-MAY-SHTYN-VOTIMIN.mpg_snapshot_00.10-1280x705.jpg
ad min10:17 | 20/12/2018

Skandal në parlamentin e Britanisë së Madhe pasi lideri i opozitës laburiste Xheremi Korbin i është drejtuar kryeministres Mej me fjalët: Grua budallaqe. Ngjarja ndodhi gjatë një debati të ashpër për Brexit.

Lideri i opozitës britanike, Xheremi Korbin ka përfunduar në qendër të polemikave pasi i është drejtuar kryeministres Tereza Mej me fjalët: grua budallaqe. Ngjarja ndodhur gjatë një debati të ashpër në parlamentin e vendit, për Brexit. Lideri i laburistëve ka shqiptuar këto dy fjalë si reagim ndaj provokimit të Mej e cila sapo kishte ironizuar për faktin se rivali nuk ia kishte dalë të prezantonte një mocion votëbesimi kundër qeverisë së saj, pasi e akuzoi se po e tërhiqte vendin drejt një krize kombëtare.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetëve konservatorë të cilët e quajtën skandaloz veprimin e Korbin kundrejt kryeministres së vendit. Vetë Mej reagoi duke thënë se të gjithë në sallën e parlamentit duhet të përdorin një gjuhë të përshtatshme kur i drejtohen femrave.

Kritika të cilave Korbin i është përgjigjur nëpërmjet zëdhënësit të tij sipas të cilit nuk ka thënë grua budallaqe, por njerëz budallenj. Sipas Korbin ai i është drejtuar atyre, që si njerëz budallenj por kthenin debatin për krizën kombëtare në një shfaqje. Shumë konservatorë pretendojnë që Korbin ti kërkojë zyrtarisht falje kryeministres.
Por Korbin ka këmbëngulur se nuk e ka thënë një frazë të tillë dhe se është kundër një gjuhë të tillë ndaj gjinisë femërore./abcnews.al

vlcsnap-error516-1280x720.jpg
ent ela13:12 | 09/02/2018

Nëse laburistët do të ishin në pushtet në Britaninë e Madhe, negociatat për Brexit do të ishin shumë ndryshe. Është ky mesazhi që Xheremi Korbin i ka dhënë Mishel Barnier, në takimin me kryenegociatorin europina në vizitën e tij të fundit në Londës. Në një memorandum të takimit, i cili i është dhënë ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit europian nga stafi i Barnier, dhe i publikuar nga Daily Telegraph, konfirmohet se lideri laburist i ka thënë në një bisedë private të dërguarit të Brukselit se ka një qëndrim të ndryshëm përballë Brexit, nga ai që shfaq publikisht Korbyn madje është shprehur në mbështetje të qëndrimit të Britanisë së Madhe në unionin doganor, mbi modelin e Turqisë, ndërsa zyrtarisht ai deklaron se vendi duhet të dalë nga ky union. Një qëndrim ky i ish liderit të laburistëve, që cilësohet si qëllimisht i dyfishtë, për të mos humbur mbështetjen e votuesve laburistë që zgjodhën Brexit, si dhe të atyre që votuan kundër. Por sipas zërave brenda partisë, Korbin po përgatitet të ndryshojë dhe qëndrimine  tij publik, brenda pak muajsh. Mediat britanike shkruajnë se ai pret që negociatat  me Bashkimin europian të komplikohen më shumë dhe që qeveria e kryeministres Mej të dobësohet./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono