xherdan shaqiri

PJ-2-ALFRED-LELA.mpg_snapshot_19.53-1280x720.jpg
ent ela21:26 | 18/09/2018

Gjesti i duarve te Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen e botërorit Serbi-Zvicër bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Për këtë çështje i ftuar në “Provokacija” nga Mustafa Nano, drejtuesi i Politiko.al Alfred Lela.

Sipas Lelës, Kampionati Botëror i Futbollit duhet të jetë simfoni e shenjave dhe simboleve të një kombi, përderisa ata nuk janë fyese dhe ofenduese.

“Shqiponja shqiptare nuk ka ngarkesë agresive. Qëndrimi zvicerian më zemëroi, nuk mund ta kesh ekipin fizikisht multikulturor dhe shpirtërish unikulturor.”

Ai u shpreh se shqiponja e bërë gjatë lojës së Zvicrës nuk është gjest politik në raport me Zvicrën pasi 4 lojtarë janë me ekipin dhe ata kanë treguar besnikëri duke mos e lënë Zvicrën.

“Shqiptarët janë më të mirët e asaj skuadre. Duhet të guxojmë të jemi jo politikisht korrekt sepse e kundërta grumbullon një zemërim që mbulohet. Nuk jemi ne shkaktarët, nuk duhet të biem në rolin e viktimës pasi nuk është faji ynë.”

Në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Alfred Lela tha se nëse palët bien dakord për një shkëmbim adekuat territoresh atëhere marrëveshja duhet të bëhet./abcnews.al

zvicraaa.jpg
G. P.22:26 | 09/09/2018

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dolën më të fortë se sulmet dhe kritikat, duke udhëhequr Zvicrën në një fitore të madhe në Ligën e Kombeve. Pavarësisht nga polemikat, Xhakës iu dha edhe shiriti i kapitenit.

Nuk ishte nga ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur.

Zvicër-Islandë pati rrezikshmëri të lartë, sidomos në një stadium si ai i Sent Galenit, që i ka vërshëllyer lojtarët e kombëtares edhe për shkaqe shumë më të vogla.

Polemikat ishin të forta për deklaratën e Shaqirit se golin ndaj Serbisë e shënoi për njerëzit e malit, fjalët e fundit të përdorura në konotacion negativ.

Pati shumë ndjenjë ofendimi, dhe komente në media se malësorët zviceranë jetojnë shumë mirë, dhe se në Zvicër ka shumë më pak krime se në Ballkan, nënkupto në Kosovë.

Gjithsesi, Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje kaq të madhe, saqë thuajse gjithçka u harrua.

Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, me dy gola, me asiste, dhe me lojë klasi, siç kishte kohë pa u parë.

Polemikat ishin të mëdha edhe për Granit Xhakën, sërish për shkak të shqiponjës.

Shqetësimi ishte i madh pasi Granitit pritej t’i jepej shiriti i kapitenit, diçka që ish-lojtarët e Zvicrës, Stefan Henshoz apo Kubilai Turkilmaz, theksuan se nuk duhej të ndodhte.

Gjithsesi, trajneri Vladimir Petkoviç bëri pikërisht këtë gjë, i dha Xhakës rolin e kapitenit.

Edhe shqiptaro-zvicerani tjetër ishte super, një komandant i vërtetë në mesin e fushës.

Pas ndeshjes, pati kërshëri për fjalët që do të thoshin shqiptaro-zviceranët.

 “Unë e them përsëri se goli ishte për njerëzit e malit, – u shpreh Shaqiri, – goli ishte për minatorët apo ata që jetojnë në male. Sa për zhurmën për shqiponjën dhe Behramin, ajo ishte më shumë mediatik. Ne luajtëm mirë që nga fillimi deri në fund, dhe dominuam për 90 minuta, duke mos bërë gabime as në sulm dhe as në mbrojtje”.

Xhaka nuk deshi të vazhdonte polemikat për shqiponjën, ndërsa gjithçka është bërë e qartë që më parë.

“Ne nuk kishim asnjë pritshmëri tjetër, përveç atyre që kemi gjithnjë, – tha kapiteni, – Pak rëndësi kishte nëse luanim në Sent Galen, në Lucernë apo në Bazel, tifozët kanë qenë gjithnjë pranë nesh, pozitivë. Synimi ynë ishte të bënim një ndeshje të mirë dhe të merrnim 3 pikët”.

Gjithsesi, nuk shkëlqyen vetëm Shaqiri e Xhaka, por edhe dy lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare.

Albian Ajeti e Admir Mehmedi hynë në pjesën e dytë, dhe gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës.

Për Ajetin ishte debutimi në ekip, diçka që e festoi me gol pas vetëm 8 minutash.

Tashmë, derbi Zvicër-Shqipëri nuk është vetëm me vëllezërit Granit e Taulant Xhaka, por edhe me vëllezërit Albian e Arlind Ajeti.

Zvicra dhe qytetarët e saj të dyfishtë nuk mund të thuhet se kanë bërë paqe qind për qind, veçse interesi është mbi të gjitha.

Përderisa ata e ndihmojnë kombëtaren që të fitojë, do të jenë gjithnjë protagonistë./abcnews.al

shqiponja-1280x960.jpg
G. P.22:07 | 02/09/2018

Shënoi gol, por festimi që bëri mund ta fusë në telashe mbrojtësin me origjinë shqiptare të Arsenalit, Shkodran Mustafin. Ai mund të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit pasi festoi duke bërë me duar shqiponjën pas golit kundër Cardiff Citty.

“Mustafi e bëri gjestin drejt asistuesit të golit, Granit Xhaka, një tjetër lojtar i Arsenalit me trashëgimi shiptare dhe kosovare. Ai mund të dënohet për shfaqje të simboleve politike”, shkruan the Independent.

I njëjti festim goli u hapi punë dy shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi u dënuan me gjobë.

Sipas një hetimi të nisur nga Fifa reezultoi se dy shqiptarët bënë simbolin politik të flamurit shqiptar. Ndërkohë përveç tyre u dënua dhe zviceriani Stephan Lichsteiner pasi u bë pjesë e këtij lloj festimi./abcnews.al

shaqirii.jpg
G. P.12:33 | 29/07/2018

Nuk mund të kishte debutim më të bukur me Liverpool-in për Xherdan Shaqirin se sa ajo kundër Manchester United.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan me Zvicrën shënoi golin e katërt për ekipin e tij me anë të një roveshate. Ndeshja midis dy ekipeve përfundoi 1-4 për skuadrën e Jurgen Klopp në një ndeshje të vlefshme për International Champions Cup.

Golin e parë për finalistët e Champions League e shënoi Mane me penallti. Për United barazoi Andreas Pereira. Për të kaluar sërish në avantazh “Të kuqtë” mendoi sulmuesi Sturridge, ndërsa Ojo shënoi në të 74-n me anë të një penallite golin e tretë.

Shaqiri vendosi qershinë në tortë. Ai shënoi super golin e tij në minutën e 82-të dhe menjëherë duket se ka fituar zemrat e tifozëve.

Ndeshja midis Manchester-it dhe Liverpool-it është një nga sfidat më me rivalitet në Britani. Edhe pse një miqësore, ajo u zhvillua në një nga stadiumet më të mëdha të botës. Mbi 100.000 tifozë kishin blerë biletën për të parë ndeshjen në stadiumin “Michigan”./abcnews.al

shaqiri-1.jpg
G. P.17:42 | 17/07/2018

Xherdan Shaqiri ndërpret para kohe pushimet dhe shkon të nënshkruajë kontratën me Liverpulin. Shqiptari i Zvicrës kaloi ditën e parë në klubin e madh anglez.

Mos u habisni për shiun, jemi në Angli.

Gjithsesi, edhe këtu luhet futboll, dhe pikërisht për këtë ka ardhur deri në Liverpool, Xherdan Shaqiri.

Shqiptari i Zvicrës mbërriti në qytetin verior, sikur të ishte një udhëtar i zakonshëm, pa kamerat e fotoaparatet, gazetarët dhe tifozët nëpër rrugë.

26-vjeçari me origjinë nga Kosova vishet në një dhomë hoteli, dhe nuk u përgjigjet pyetjeve.

“Duhet që të flas me trajnerin, ai po më pret”, – thotë shkurt.

Del shpejt nga hoteli dhe hipën në makinë.

Pastaj nyn në një derë të vogël.

Aty bëhet vizita mjekësore.

Një kontroll i zemrës, pastaj një skaner, për artikulacionet, kockat, gjithçka.

Një kontroll disi i gjatë, por i pashmangshëm.

Aty, edhe fotografi i klubit, Xhoni.

“Kënaqësi t’iu takoj”.

Duhet të jesh gati për fotot dhe Shaqiri gatitet.

Ja edhe testi neuro-psikometrik, që shërben për reflektin e reagimit, kujtesën dhe shpejtësinë e lëvizjes së syve.

Këto bezdi tani përfunduan, dhe Xherdani është gati për në kompleksin e klubit, “Melvud”, aty do të nënshkruhet edhe kontrata.

“Doja të vija 4 vjet më parë, ndaj jam i lumtur që ndodhem tani në këtë klub të madh”.

Lojtari i parë që takoi ishte Van Dajku.

Më pas, të tjerët, me radhë, ata me të cilët do të luajë për 5 sezonet e ardhshme, nëse kontrata respektohet deri në fund.

Nuk mund të mungonte intervista zyrtare për televizionin e Liverpool-it.

Më pas nënshkrimi dhe prezantimi.

Ja dhe takimi me Jurgen Klopin, një nga arsyet për të cilën Shaqiri zgjodhi “Anfildin”, aty ku shpreson të fitojë trofe./abcnews.al

SHAQIRI-TE-LIVERPOOL-1280x720.jpg
ent ela16:46 | 14/07/2018

Liverpuli më në fund transferoi Xherdan Shaqirin. Mesfushori me tipare sulmuese firmosi për 5 vjet. Shaqiri tha se dëshira e tij është të fitojë trofe me Liverpulin.

Firmos për 5 vite me ekipin anglez. Xherdan Shaqiri është një futbollist i Liverpool. Klubi finalist i Champions League pagoi rreth 13 milionë paund te Stoke City, duke firmosur për 5 vite me mesfushorin me tipare sulmuese. Shaqiri tregoi edhe ambiciet e tij me ekipin e ri për televizionin e Liverpool.

Xherdan Shaqiri (Futbollist i Liverpool): Si lojtar unë gjithmonë dua të jem në skenën e madhe të futbollit. disa vite më parë unë e doja, por kjo nuk ndodhi. Unë do të doja të provoja veten, unë dua të jem më ekipin më të mirë dhe të fitoj trofe.

Trajneri Jurgen Klopp tha për faqen zyrtare të Liverpool se e ka admiruar prej kohësh Shaqirin qëkur luante në Zvicër dhe veçanërisht në Gjermani. Përvoja e tij në Premier League është një plus për të dhe meriton besim të plotë. Klopp tha se Shaqiri është një futbollist që mund të përshtat në disa pozicione dhe është i shpejtë, cilësi që shtynë ta afronte në ekip pa u menduar dy herë. Xherdan Shaqiri është prej vitesh në kampionatin anglez ku me fanellën e Stoke City shënoi 15 gola në 84 ndeshje. 26-vjeçari i formuar te Basel ku ra në sy me ekipin e parë është aktivizuar edhe me Inter e Bayern Munchen. /abcnews.al

 

shaqiri.jpg
G. P.13:18 | 13/07/2018

Xherdan Shaqiri është tashmë lojtar i Liverpulit. Shqiptari i Zvicrës hedh një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Di të shënojë vetëm gola të bukur.

Një arsye më shumë që Liverpuli të mendonte dhe përfundimisht ta bënte të vetin Xherdan Shaqirin.

Akordi me lojtarin ofensiv 26-vjeçar dhe me klubin e tij, Stoke City-n, u arrit për rreth 14 milionë paund stërlina, apo afërsisht 16 milionë euro.

Shqiptari i Zvicrës, i njohur për talentin e tij, në Europianë e Botërorë, nis një tjetër etapë të madhe në karrierë, ajo që shpresohet të jetë e duhura.

Pasi e nisi karrierën me Bazelin, shkëlqeu me Bajernin duke fituar edhe Bundesligën e Championsin, provoi Serinë A me Interin, ai u vendos përfundimisht në Premier Ligën angleze.

Vazhdimisht titullar, ai ndihmoi Stoke City-n në 3 sezone, edhe pse edicionin e kaluar nuk shmangu dot që ekipi i tij të rrëzohej në kategorinë e dytë.

Kohët e fundit për Shaqirin u interesua edhe Manchester United dhe Lazio, por duket se Liverpool-i u tregua më bindës.

Tashmë pritet që ai të bashkohet me skuadrën e trajnerit Jurgen Klop, nënkampione e Europës në fuqi, dhe të luftojë për titullin në Premier dhe në Champions.

Liverpuli ka marrë edhe Nabi Keita nga Lajpcigu si dhe pret Nabil Fekirin e Lionit./abcnews.al

GOLAT-ME-TE-BUKUR-TE-BOTERORIT-1280x720.jpg
ent ela13:55 | 09/07/2018

Botërori rus ka pasur shumë gola të bukur. ABC News ka bërë një renditje, duke nisur nga rrjeta e Shaqirit ndaj Zvicrës, deri tek mrekullia e Belgjikës kundër Japonisë.

Le ta fillojmë me Dris Mertens të Belgjikës, ndaj Panamasë.

Vazhdojmë me Edinson Kavanin e Uruguajit kundër Portugalisë.

Ja edhe kroati Luka Modriç përballë Argjentinës.

Nuk mund të jetë jashtë Kristiano Ronaldo.

Me krenari, goli i Xherdan Shaqirit ndaj Serbisë.

Një mrekulli, rusi Denis Çerishev kundër kroatëve.

Llogari kampionësh e Toni Krosit me Suedinë.

Raketë balistike kjo e Kutinjos ndaj Zvicrës.

E pamundura bëhet e mundur për Pavarin ndaj Argjentinës.

Së fundi, goli i skuadrës, Naser Çadli i Belgjikës që solli fitoren me Japoninë. /abcnews.al

 

shaqiri-1280x720.jpg
G. P.21:54 | 05/07/2018

Dy ekipe gjigande janë vënë pas sulmuesit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Nga mediat britanike raportohet se Manchester United dhe Liverpool janë në gjueti të përfaqësuesit të Zvicrës. Futbollisti, 26-vjeçar mesa duket do t’i japë lamtumirën këtë sezon Stoke City-t.

Sipas mediave, shifra prej 12 milionë paundësh e lirimit të tij nga kontrata me Stoke e bën atë një shenjestër të rëndësishme të këtyre dy skuadrave, pasi me pak para shtojnë një alternativë të mirë në sulm.

Mourinho mësohet të ketë mbetur i impresionuar nga paraqitjet e Shaqirit në Rusi këtë Kupë Bote. Pavarësisht faktit që skuadra e tij, Stoke City, ra nga kategoria, sulmuesi 26-vjeçar ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Ai shënoi 8 gola gjatë gjithë kampionatit sezonin e kaluar./abcnews.al

emil-forsberg-1280x867.jpg
G. P.18:31 | 03/07/2018

Shqiptarët e Zvicrës u detyruan të kthehen në shtëpi pa arritur në çerekfinalet e Botërorit. Suksesi ishte i Suedisë që u tregua më shumë skuadër në stadiumin e Shën Peterburgut.

Ishte e vështirë ta ndiqje pas spektaklit belgo-japonez, por tifozët suedezë u kënaqën edhe kështu. Kombëtarja e tyre u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Botës me një fitore të vogël ndaj Zvicrës, 1-0, në një ndeshje të lodhur në Shën Peterburg.

Nuk pati sulme e kundërsulme të shpejta siç bënë Belgjika e Japonia, por gjithsesi, në fushë ishte një ekip shumë i organizuar, që e arriti qëllimin. Suedia dominoi pjesën e parë, me një lojë kolektive, përballë një Zvicre pa liderin e saj, kapitenin Lihtshtajner.

Edhe pse katër shqiptaro-zviceranët ishin në fushë, sërish ata nuk e morën dot kontrollin e lojës. Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili këtë herë nuk ishin aq heronj si ndaj Serbisë.

Formacioni i trajnerit Jane Anderson triumfoi falë golit të Emil Forsbergut, dhe pastaj përballoi reagimin e kundërshtarit. Zviceranët i patë disa mundësi, edhe pse në fund ato dolën pak.

Suedezët, madje mund të kishin shënuar për së dyti, kur gjyqtari Skomina u dha një penallti, por 11-metërshi u anulua. Teknologjia VAR u tregua edhe një herë vendimtare në Botëror./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT