xhaferllari

BALLA-AKUZE-TE-DYTE-METES-1280x720.jpg
ent ela16:24 | 20/11/2019

Partia Socialiste kërkon që komisioni hetimor për shkarkimin e Metës të zgjerojë objektin duke llogaritur si shkelje për shkarkim, edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare Kushtetuese. Kjo do të zgjasë punën e komisionit, të cilit  afati i mbaronte në 8 dhjetor.

Shkarkimi i Ilir Metës nuk do të votohet në parlament brenda datës 8 dhjetor, siç ishte parashikuar.

Socialistët do ta zgjasin afatin e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, duke kërkuar që në hetim të përfshihet si shkelje dhe situata në gjykatën kushtetuese.

Numri dy i socialistëve tha se Meta duhet të hetohet: sepse nuk thirri për betim Arta Vorpsin, dhe se deketoi gjyqtare Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Socialistët nuk e pranojnë Xhaferllarin si gjyqtare kushtetuese.

Pavarësisht ping pongut politik, si shkarkimi i Metës, ashtu edhe mandati i Xhaferllarit si gjyqtare Kushteteuse, do të vendoset nga vetë Gjykata Kushtetuese, të cilës i duhend he 2 anëtarë të rinj për të marrë këto vendime. /abcnews.al

 

RAMA-ARMEPUSHIM-PER-VORPSIN.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
ent ela14:16 | 16/11/2019

Kryeministri njoftoi armëpushim mes tij dhe Ilir Metës për konfliktin në gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ai nuk ka më asgjë për të bërë në ngërçin për karrigen që ndahet mes Marsida Xhaferllarit dhe Arta Vorpsit. Kryeministri njoftoi se në 25 nëntor, do të njohë shqiptarët me nismën e tij ligjore kundër bandave që ai i ka pagëzuar si KÇK.

Qeveria ul armët ndaj Presidentit të Republikës dhe nuk dëshiron të marrë më pjesë në debatin nëse Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari duhet të ulen në karrigen e gjyqtarit kushtetues.

Rama, duke ja lënë në dorë vetë gjykatës kushtetuese ta zgjidhë këtë çështje, njofton hapin e radhës kundër bandave që i quan KÇK, “Të kapim çfarë të kapim”.

Vetëm një buzëqeshje ironike për rrezikun që i vjen nga Presidenti.

Edhe një herë tjetër, nuk mban përgjegjësi për Valdrin Pjetrin apo Agim Kajmakun. /abcnews.al

MBULIM-KPK-NAQELLARI-DHE-XHAFERRLLARI_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela12:38 | 11/03/2019

Komisioni i pavarur i Kulaifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për Ornela Naqellari kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Dekalrimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit, Naqellari ka kryer deklarim të saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit , ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë, ku subjekti rezulton të ketë, tokë arë në Përmet të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.  KPK hetoi ligjshmërinë e transfertave të babait të gjyqtares Naqellari, duke konstatuar se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti tregon se të ardhurat janë të ligjshme.

Ndërsa përsa i përket  vlerësimit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka  konstaton përshtatshmëri për vijimin e detyrës.  Në lidhje me Aftësitë profesionale, KLD ka dorzuar një raportë ku konstaton se gjyqtarja është e aftë në marrjen e vendimeve dhe nuk ka shkelur afatet ligjore që parashikon ligji.  Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin edhe për Marsida Xhaferllari , e cila ka humb statusin e magjistrates. Shkak është bërë fakti që ajo nuk i është nënshtruar testit të magjistraturës.  Xhaferllari ka kandiduar për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono