xhafaj

xhafaj-1280x721.jpg
Sej rie22:00 | 05/06/2019

Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve propozojnë masa ndëshkimore shtesë për prokurorët që nxjerrin sekretin hetimor. Gjatë diskutimit për veprimtarinë e prokurorisë së përgjithshme në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kritikoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se po zvarrit çështje sensitive.

Socialistët në Komisionin e Ligjeve kanë qenë një zëri se nxjerrja e sekretit hetimor është një çështje shqetësuese në organin e akuzës. Gjatë diskutimit  të projektrezolutës vjetore për  vlerësimin e veprimtarisë e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018 ata propozojnë të merren masa shtesë veç përcaktimeve të parashikuara në Kodin Penal për prokurorët që nuk respektojnë ruajtjen e sekretit në fazën e hetimit.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, veç shqetësimit për këtë heshtje nuk i kursen kritikat për Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme dhe për mënyrën sesi po e drejton ketë institucion. Rezoluta u miratua ne komisionin e ligjeve dhe do t’i kalojë Kuvendit për votim./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-ULSI-XHAFAJ-PER-REFORMEN-NE-DREJTESI.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 08/05/2019

Kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj teksa flasin për reformën në drejtësi dhe procesin e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, duket se identifikojnë armiq të ndryshëm. I pari njeh demokratët si shkaktarët e vetëm të vonesës tre vjeçare në zbatimin e ligjit, por nuk ndodh kështu me ish kreun e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Ligji i fundit i paketës së reformës në drejtësi, nxorri në foltore jo pak por gjashtë socialist në foltoren e parlamentit.

Diskutimi, i pritur për ligjin që ndryshon shërbimin përmbarimor gjyqësor në Shqipëri, mori tjetër kthesë..

Manja: “Kuvendi përmbyll miratimin e plotë të paketës së reformës në drejtësi, por në rrafshin politik ajo është përballur me murin e pengesës ngritur nga PD. Nuk lënë takim e medium duke thënë se jemi pa Gjk pa GJL, PP, ILD SPAK. Për të gjitha këto shqetësime ka vetëm një përgjegjës PD dhe askënd tjetër”.

Nuk e sheh kështu paraardhësi i tij në krye të komisionit të ligjeve, njëkohësisht ish-kryetar i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Xhafaj: “Nuk është herezi nëse e pranojmë se të gjitha nuk kanë ecur si duhet, kjo lidhur me shpejtësinë e procesit, vonesat e krijuara për GJK, SPAK etj janë probleme që rrjedhin nga kompleksiteti i reformës. Prej vonesave të krijuara nga kundërshtarë brenda dhe jashtë vendit, PD dhe pengesa ligjore.

Vonesa ka sjellë edhe ankimim në Gjykatën Kushtetuese të ligjeve organike të reformës në drejtësi sipas Manjës.

“Vettingu në 2016, por për shkak të ankimimit u pezullua deri në janar 2017”.

Por detyrimin e adresimit të neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese për shkak të ankimimit të opozitës ndaj ligjit që rregullon institucionet e reja të drejtësisë, ja kujtoi ish-ministri Xhafaj.

“Natyrisht jemi pak të vonuar në kohë, mosmiratimin e ndryshimeve të imponuara nga vendimi i GJK”.

Kështu, ndërsa Ulsi Manja problemin e gjen jashtë parlamentit.

“PD dhe dashakeqët pasi nuk ja dolën ta pengojnë reformën dhe vettingun, në përpjekje të fundit dolën në rrugë”.

Xhafaj e gjen atë fillimisht brenda institucionit që ka për detyrë ndjekjen e zbatimit të reformës.

“Padyshim kuvendi ka rolin e vet pasi ka detyrimin e koordinimit dhe kontrollit. Komisioni i ngritur për këtë qëllim si mekanizëm në vlerësimin tim duhet konsideruar si zgjidhje e dështuar, si për autoritet apo aftësi”.

Problematika që sipas ish kreut të reformës në drejtësi Xhafaj lidhen edhe me mungesën e shpejtësisë në vendimmarrje me një koordinim jo efikas të procesit të ngritjes së institucioneve dhe cilësinë e funksionimit të këshillave të ri, sidomos Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /ABC News Albania 24/7

IMG_8426-1280x853.jpg
ent ela15:46 | 27/03/2019

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji, nën hetim për çështjen “Babalja” ka publikuar audiopërgjime të komunikimit të dëshmitarit të penduar Fredi Alizoti me zyrtarë të lartë të policisë së Fierit. Salianji tha se “shefi i madh” që lakohet në bisedë është ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.

Janë përgjimet zyrtare të prokurorisë ato që ish deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se po publikon për të zbardhur atë që sipas tij është e dukshme nga bisedat e interceptuara, por të pazbardhura qëllimisht nga prokuroria sipas demokratëve.

“Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj”.

Për demokratët identiteti i shefit të madh është i qartë se është Fatmir Xhafaj. Në mbështetje të kësaj publikon telefonatën që mban datën 7 qershor.

Një ditë më vonë.

Përmbajtja e bisedës për Salianjin është e qartë. Në një anë Fredi Alizoti, dëshmitari i cili deklaroi se zëri në audio-përgjimin ku pretendohej se ishte regjistruar vëllai i Fatmir Xhafajt asokohe ministër i brendshëm, nuk është Ii vëllait të këtij të fundit, por i tiji. Në anën tjetër drejtori i policisë Fier. /abcnews.al

fatmir-xhafajj.png
ent ela17:36 | 05/11/2018

Pas bilancit të Gjovalin Lokës mbi rezultatet e javës së fundit të policisë, ka reaguar ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj. Në ditën e fundit në detyrë, pasi të martën pritet shkarkimi nga parlamenti, Xhafaj e cilëson si sukses këtë operacion në dy muajt e fundit. ”Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës.

Operacioni “Ndëshkimi i “të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin”, shkroi Xhafaj në rrjetin social Twitter. Ai dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm javën e kaluar, ndërsa në vendin e tij do të komandohet Sandër Lleshi. /abcnews.al

frei.png
G. P.10:16 | 01/11/2018

Raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar gjerman CDU/CSU ka komentuar për Deutche Ëelle dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si një hap pozitiv në drejtim të Europës.

Throsten Frei, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e sheh si një hap përpara, edhe pse të vogël, në drejtim të Europës duke shprehur pritshmëri për rezultate të shpejta nga pasardhësi i tij.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat aknë qënë shkaqet e dorëheqjes së tij. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika”.

Në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e Unionit Europian ajo duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar sipas Frei-t, pasi sipas tij gjendja është shqetësuese.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit”.

Të shtunën e kaluar, kryeministri Rama njoftoi pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj./abcnews.al

fatmir-xhafaj.png
ent ela15:02 | 23/10/2018

Pas konferencës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në tuiter, Xhafaj paralajmëron aksione të tjera dhe rezultate konkrete.

“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve”– shkruan Xhafaj.

Ministri premton ndëshkim për gjithë të fortët e e lokaleve, lagjeve & qyteteve, si edhe ndaj shantazhuesve të biznesit.

“Mjedis mbytës dhe ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

“‏Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!” – shkruan Xhafaj.

xhafaj.png
ent ela10:03 | 22/10/2018

Operacioni policor i ditëve të fundit i shtrirë në 12 qytete të vendit, që çoi në arrestimin e 27 personave dhe goditjen e drejtuesve e anëtarëve të 4 grupeve kriminale, është vlerësuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se: “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo”, shkruan Xhafaj.

Ministri thekson se rezultatet e këtij operacioni janë fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

“3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor”.

Për Xhafajn ky ishte një “aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! Faleminderit!”

“Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”,- shkruan Ministri Xhafaj.

c7ed4556-dbe0-4979-86c8-2b962f1d2f95.jpg
G. P.16:12 | 18/10/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt publikut do t’i jepen lajme interesante. ABC News mësoi se bëhet fjalë për goditjen e një grupi trafiku narkotikësh në Shqipëri dhe Gjermani.

Ministri Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Veliu u takuan sot në Tiranë me drejtorin e policisë federale gjermane Dieter Roman.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt publikut do t’i jepen lajme interesante, duke nenkuptuar arrestime te rendesishme apo goditje grupesh kriminale.

“Gjatë këtyre ditëve rrini afër me Gentin dhe Bitën se do keni lajme interesante, se kur bashkëpunohet ka edhe gjëra të mra, të tjerat dalëngadalë”.

Pas kësaj deklarate të ministrit Xhafaj, ABC News mësoi nga burime te saj se aktualisht policia shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane po zhvillojnë një operacion në fushën e trafikut te narkotikëve. Burimet folen per arrestime në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa detajet e operacionit do mesohen në një moment tjetër.

Bashkëpunimin me partnerët gjermanë, në goditjen e grupeve kriminale Ministri Xhafaj e theksoi edhe gjatë  deklaratës së përbashkët me drejtorin e policisë federale gjermane Dieter Roman, me të cilin u takua në Tiranë.

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm: “Ky intensitet shkëmbimesh i nivelit të lartë me Gjermaninë, është tregues kuptimplotë i besimit mes palëve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera të vendosura tashmë me Policinë Gjermane, marrëdhënie të cilat, nuk do ta teproja nëse theksoja, se janë modeli që ne dëshirojmë të ndjekim edhe me vendet e tjera”.

Dieter Romann, Drejtor i Policise Federale Gjermane: “Që prej vitit 2013, kemi në Tiranë, në Shqipëri oficerë ndërlidhës. Sigurisht siç u përmend edhe këtu, mbas pak kohësh do të angazhojmë edhe një ekspert tjetër të nivelit të lartë, i cili do të ndihmojë në koordinimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në kuadër projektesh të ndryshme. Gjithashtu prej disa vitesh jemi tepër aktiv përsa u përket masave formuese, arsimuese dhe kualifikuese të punonjësve të policisë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”.

Kurse  në drejtorinë e Policinë e Shtetit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 20 automjeteve nga homologët gjermane. Flota e mjeteve do të ndihmojë punën e strukturave të policisë rrugore dhe disa sektorëve të tjerë të uniformave blu. Pala  gjermane garanton një bashkëpunim afatgjatë dhe strategjik të dy anshëm. /abcnews.al

XHAFAJ-PER-TERRORIZMIN-1280x720.jpg
ent ela15:58 | 17/10/2018

Çështjet e terrorizmit dhe menaxhimi i kufirit, ishte tema diskutimit ndërmjet Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ambasadorit të posaçëm dhe Koordinatorit Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Nathan Sales. Sipas Ministri Xhafaj në fokus të Policisë së Shtetit janë edhe çështje të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërkohë Koordinatori Sales tha se terrorizmi si një sfidë globale kërkon përkushtim dhe përgjigje të bashkërenduar e globale. Ai deklaroi se mes dy vendeve ka një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë në vite per mbajtjen nën kontroll të elementëve të dyshuar si të përfshirë në luftëra në vende të treta, apo akte terrori. /abcnews.al

IMG_6164-1280x853.jpg
ent ela11:49 | 14/10/2018

Dokumentat e prokurorisë së Përgjithshme në dosjen për Fredi Alizotin i erdhën sërisht në ndihmë demokratëve për denoncimin e radhës. Nga foltorja e selisë blu, Enkelejd Alibeaj publikoi pjesë të transkrimptimeve, të marra nga policia e shtetit nën varësi të ministrit Fatmir Xhafaj, të bisedave që Alizoti ka patur në datën kur ka dëshmuar në prokurori se ishte ai zëri i denoncuar si i Agron Xhafajt në video-përgjimin e dosjes “Babalja”.

“Dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës”.

Biseda zhvillohet mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Fier më 1 qershor në orën 5 pa 8 minuta.
____________________________________________________

Drejtori pol. Fier: Përshëndetje
Alizoti: Përshëndetje si ja kalon?
Drejtori pol. Fier: Si je? Kush jeni ju zotëri?
Alizoti: Unë jam Fredi Alizoti
Drejtori pol. Fier: O Fredi, unë jam Drejtori i Policisë së Qarkut Fier
Alizoti: Unë jam te QTU-ja dhe po të pres
Drejtori pol. Fier: Te QTU-ja?
Alizoti: Po
Drejtori pol. Fier: Unë jam në Lushnje
Alizoti: Dëgjo vëllanë
Drejtori pol. Fier: Po
Alizoti: Të flas nga afër unë dhe ti spjegoj të gjitha rrethanat dhe do ikim në Tiranë
Drejtori pol. Fier: Po ti ku rri me shpi?
Alizoti: Unë po të them te QTU-ja.
Drejtori pol. Fier: He
Alizoti: Po të pres te QTU-ja

17 MINUTA MË VONË
ora 5 e 13 min

Alizoti: Do ta zgjidhësh ti ktë punë apo ta zgjidhi shefi lartë e vlla, se unë po marr taksi tani e po iki lart
Drejtori pol. Fier: Do vi të marr unë thashë ore
Alizoti: Me ça do vish ti?
Drejtori pol. Fier: U ktheva nga rruga, do vi të marr unë
Alizoti: Po në rregull hajd po të pres ktu

7 MINUTA MË VONË
Ora 5 e 20 min

Alizoti: Hë o vëlla ç’bëre
700: Hiç
Alizoti: Ej mbaroi ky muhabet
700: Mirë boll e vlla, ça të them vllai
Alizoti: Dëgjo mua ej, 5 minuta vjen më merr drejtori i përgjithshëm i Fierit ktu, pesë muhabete i ka bërë, mora një pako të mirë
700: Ok lali
Alizoti: Ej do ta dëgjosh do ta dëgjosh
__________________________________________________

6 ditë pas deklaratës së dhënë në prokurori, ku Alizoti prentendoi se ishte zëri i regjistruar në audio përgjimin që pretendohej të ishte i vëllait të ministrit të brendshëm nga akuzuesit…

Enkelejd Alibeaj: “Aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më lartë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Për këtë Partia Demokratike shtroi këto pyetje:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?
• Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?
• Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Por për demokratët, çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet dhe Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge, përfundoi Alibeaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono