Whatsapp

zuckerberg-1280x922.jpg
G. P.12:47 | 01/05/2019

Mark Zuckerberg ka zbuluar për publikun se platformat sociale që ai zotëron, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, do të kenë disa ndryshime. Dizajni i ri dhe opsionet për aplikacionet do të jenë një kundërpërgjigje e zotëruesit të Facebook ndaj kritikave për mënyrën se si kompania e tij i mbron të dhënat personale.

Sipas Zuckerberg, kompania planifikon që të vendosë privatësinë në vend të parë. Gjithashtu ai pranoi se duhet shumë punë për të rifituar besimin e njerëzve. Gjatë një fjalimi, Zuckerberg e përshkroi fokusin e të firmës së tij drejt privatësisë si një lëvizje të madhe në mënyrën se si kompania drejtohet.

Por cilat do të jenë ndryshimet më të dukshme?

Mesazhet që dërgohen nga Messenger do të jenë të plotësisht të enkriptuara. Kjo nënkupton që vetë Facebook nuk do të shohë asnjë lloj përmbajtje. Gjithashtu platforma e re do të jetë plotësisht e integruar me WhatsApp.

Instagram do të provojë që të fshehë pëlqimet e fotos për shikuesit, por jo për zotëruesin e llogarisë. Do të ketë një mënyrë më kalimtare se si shpërndahen mesazhet. Kjo nënkupton se nuk do të ruhen përgjithmonë.

WhatsApp po provon shërbimin e pagesave në Indi dhe mendohet se opsioni do të jetë në dispozicion edhe për vendet e tjera muajt e fundit të vitit. Facebook do të ridizejnohet. Ngjyra blu do të largohet pak nga pak.

Në Instagram nuk do të postohen vetëm video dhe foto. Aplikacioni i ri do të bëjë të mundur që të shpërndahen edhe tekste.

“E ardhmja është private”, tha Zuckerberg, i cili shtoi se edhe pse për momentin kompania e tij nuk ka reputacionin e lartë në lidhje me privatësinë, është e fokusuar që ta forcojë atë./abcnews.al

whatsapp.jpg
G. P.23:19 | 28/01/2019

“Delete for everyone” i gëzoi përdoruesit e WhatsApp, por kjo vetëm për pak. Është zbuluar së fundmi se mesazhet që fshihen nuk zhduken përgjithmonë. Ato dalin sërish dhe ka disa mënyra shumë të lehta për ta bërë këtë.

Opsioni “Delete for everyone” u krijua vitin e kaluar dhe është i përdorshëm në Android, iOS dhe celularët Windows. Qëllimi kryesor është fshirja e mesazheve, të cilat në raste të ndryshme mund të jenë të siletshme për gjithkënd.

Megjithatë, mesazhi ruhet në celular dhe mund të ripublikohet sërish pas fshirjes duke përdorur opsionin “backup” të WhatsApp. Ky opsion rivendos të gjitha mesazhet tuaja çdo mëngjes, megjithëse këtë mund ta bëjë edhe njëherë në javë apo në muaj, mjafton ta vendosni ju.

Për të lexuar mesazhet e fshira, ç’instaloni aplikacionin WhatsApp dhe instalojeni sërish. Kur të logoheni sërish do t’iu dalë një opsion për të rivendosur të gjitha bisedat nëpërmjet “backup”-it.

Vetëm zgjidhni opsionin e rivendosjes dhe do iu dalin sërish të njëjtat biseda, duke përfshirë edhe mesazhet e fshira, të cilat shfaqen sikur nuk janë zhdukur asnjëherë. Edhe nëse nuk përdorni këtë opsion, mund të gjeni aplikacione të ndryshme, të cilat japin mundësinë që të zbulojnë mesazhet e fshira./abcnews.al

MAIN-Whatsapp-810x445.jpg
ent ela18:16 | 17/08/2018

WhatsApp, i përdorur nga më shumë se 1.5 bilionë njerëz në muaj, ka për t’u marrë me shumë të dhëna, si bisedat, fotografitë, videot apo regjistrimet audio. Ndaj dhe bashkëpunon me Google për të ofruar mundësinë e kopjimit të të dhënave si “rezervë”.

Ky është një lajm i mirë, por edhe i keq.

Lajmi i mirë është se Google ka rënë dakord që të lejojë përdoruesit e Whatsapp të ruajnë të dhënat e tyre pa ndërhyrë në memorjen prej 15GB, që iu është ofruar.

Por lajmi i keq është që kjo valë e re ruajtjeje mund të fshijë të dhënat e vjetra. Ndaj nëse nuk kopjoni llogarinë tuaj deri më 12 Nëntor, mund të humbni të gjitha të dhënat tuaja.

Marrëveshja e re mes WhatsApp dhe Google bën që të gjitha bisedat, fotografitë, videot dhe regjistrimet audio mund të ruhen në Google, por pa iu kushtuar hapësirë memorjeje në Google Drive.

Nëse nuk keni ruajtur të dhënat tuaja prej më shumë se një vit, gjithçka më e vjetër do t’ju humbasë më datë 12 Nëntor.

Google rekomandon përdoruesit që të kopjojnë të dhënat e tyre të Whatsapp-it në mënyrë manuale.

Si të ruani të dhënat tuaja të WhatsApp-it:

Fillimisht, sigurohuni që keni konfiguruar Google Drive në telefonin tuaj.

Nga WhatsAppi shkoni te Menu, Settings, Chats dhe pastaj Chat backup. Zgjidhni Back Up dhe ju automatikisht do të shihni që çdo gjë po ruhet në Google Drive.

Vini re që disa nga llogaritë e WhatsApp-it mund të bëjnë ruajtjen e të dhënave vetëm me Wi-Fi, ndaj sigurohuni që jeni të lidhur me të para se të nisni./tvklan.al

whatsapp-business_1-810x489-810x445.jpg
ent ela22:38 | 05/08/2018

“Whatsapp” është një ndër aplikacionet më të përdorur për të komunikuar sot në të gjithë botën. Së fundmi kompania ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjitha bizneset, duke thënë se ka vendosur tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit.

Sipas autoriteteve të “Whatsapp”, ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së të ardhurave.

Tarifat do të variojnë nga 0.5 deri në 9 cent, kjo në varësi të vendit përdorimit. Përfaqësues të kompanisë kanë shtuar se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike.

Aktualisht “WhatsApp Business” ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.

Kështu, në këtë aplikacion do të ofrohet opsioni për të zgjedhur limitin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij limiti kohor.

Klan Plus

whacapi.jpg
G. P.11:15 | 01/08/2018

Aplikacioni WhatsApp ka lëshuar një opsion të ri që do t’ju ndihmojë ju dhe miqve tuaj që të komunikoni më lehtësisht.

Tashmë të gjithë do të kenë mundësinë që të kryeni telefonata video në grup.

“Mund të bëni një telefonatë në grup deri në katër persona, kurdo dhe kudo”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Fillimisht duhet të jenë dy persona që komunikojnë me njëri-tjetri dhe më pas mund të shtojnë edhe dy miq të tjerë në telefonatë.

WhatsApp ka komunikuar që të gjitha bisedat do të jenë të koduara.

Kjo siguron të gjithë përdoruesit se do jenë vetëm anëtarët e grupit që mund të dëgjojnë apo shikojnë përmbajtje nga telefonata./abcnews.al

9A0EBF04-0389-4BF2-9E18-6956A7AB5A53_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:45 | 25/04/2018

Platforma e dërgimit të mesazheve, WhatsApp nuk do të jetë e qasshme për personat nën moshën 16 vjeçare në vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht përdoruesit duhet të jenë të paktën në moshën 13 vjeçare, mirëpo udhëheqësia e platformës është duke ndryshuar rregullat pak para prezantimit të rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Aplikacioni që udhëhiqet nga Facebook do të kërkojë nga përdoruesit për të konfirmuar moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Ata po ashtu do të kenë të drejtë të fshijnë të gjitha të dhënat e tyre personale.

Përveç tjerash, aplikacioni planifikon që një kufizim të tillë të moshës të fillojë ta zbatojë në gjithë botën. /REL

marck.jpg
G. P.20:18 | 05/02/2018

Mark Zuckerberg është një nga emrat njohur ditët e sotme, kjo pasi doli në skenë në vitin 2004, kur lançoi Facebook-un. Doemos që dita e Zuckerberg është shumë e zënë dhe pavarësisht se punon deri në 60 orë në javë e udhëton rreth botës, gjen gjithmonë kohë për t’u ushtruar dhe për të kaluar me familjen e tij.

Shikoni si kalon një ditë normale Zuckerberg.

Në një fjalim në 2016-n në Jerry Seinfeld, themeluesi i Facebook zbuloi se zakonish zgjohet në orën 8:00 dhe menjëherë shikon mediat sociale.

“Gjëja e parë që bëj është të shikoj telefonin. Shikoj në facebook që të kuptoj se çfarë po ndodh rreth botës, shikoj mesazhet dhe më pas Messenger-in dhe WhatsApp-in”, tha ai.

Pasi bën këtë, Zuckerberg ushtrohet, gjë që mundohet ta bëjë të paktën tri herë në javë.

“Të qëndrosh në formë është shumë e rëndësishme. Për të bërë gjithçka mirë duhet energji dhe ti ke më shumë energji kur je në formë. Unë sigurohem që të ushtrohem tre herë në javë,” tha ai gjatë një fjalimi të mbajtur në 2015-n.

Përsa i përket modës është mëse e qartë që Zuckerberg dëshiron t’i qëndrojë “besnik” një uniformë normale pune, që konsiston në xhinse, një bluzë gri dhe atlete.

Jashtë pune, Zuckerberg kalon sa më shumë kohë të mundet me gruan, Priscilla Chan e dy vajzat, Max, dy vjeçe dhe August, që ka ka lindur vitin e kaluar.

Sipas Bussines Insider, çdo natë, Zuckerberg u mëson vajzave një lutje tradicionale hebraike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono