washington

trump-kina-1280x704.jpg
nev ila19:58 | 17/10/2019

Krahas luftës tregtare, që ka ndikuar në tkurrjen e ekonomisë botërore, Uashingtoni dhe Pekini tani janë përfshirë edhe në një luftë diplomatike. Kjo, pasi administrata amerikane ka nxjerrë një seri kufizimesh për aktivitetet e diplomatëve kinezë në Shtetet e Bashkuara.

Diplomatëve kinezë në Shtetet e Bashkuara do t’u duhet të njoftojnë para kohe autoritetet amerikane përpara se të zhvillojnë takime me zyrtarët vendas. Kështu thotë një udhëzim i ri i Departamentit të Shtetit, i cili përfshin edhe vizitat e diplomatëve në institucionet arsimore, si shkolla dhe universitete.

Duke reaguar qeveria kineze deklaroi se Shtetet e Bashkuara po shkelin ligjet ndërkombëtare, por Uashingtoni tha se diplomatët amerikanë përballen me të njëjtat kufizime në Kinë.

Lëvizja e administratës amerikane vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve për shkak të luftës tregtare. Sipas Departamentit të Shtetit, rregullat do të aplikohen për takimet me zyrtarë të pushtetit qendror e lokal, si dhe për vizitat në institucionet arsimore e ato kërkimore.

Një zyrtar amerikan deklaroi se në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara po balancojnë nivelin e lojës diplomatike me Kinën.

“Në Kinë, diplomatët amerikanë nuk kanë akses të lirë në takimet sociale, që janë të rëndësishme për të bërë punën e tyre”, sqaroi zyrtari.

Ndryshe, vijoi ai, diplomatët kinezë deri më sot kanë patur mundësi të shfrytëzojnë shoqërinë e hapur amerikane. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara argumentojnë se diplomatëve kinezë nuk u është dashur të kërkonin leje për takimet e tyre, por vetëm të njoftonin Departamentin e Shtetit më parë./abcnews.al

arrestohet-jane-fonda-1280x739.jpg
nev ila12:40 | 12/10/2019

Aktorja Jane Fonda është arrestuar në Washington teksa manifestonte në mbrojtje të klimës.

Mediat amerikane shkruajnë se Fonda, 81 vjeç, ndodhej me një grup protestuesish pranë ndërtesës së kongresit amerikan në një manifestim, ku policia ka vënë në pranga 16 persona.

Pak para arrestimit ajo ishte shprehur se klima është një krizë kolektive që ka nevojë për një përgjigje kolektive./abcnews.al

vucic.jpg
ad min11:45 | 19/08/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të martën, ai do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Lajmi është konfirmuar nga një deklaratë për media e Departamentit Amerikan të Shtetit. Tema kryesore e bisedës mes Vuçiç dhe Pompeo pritet të jetë gjendja në Kosovë.

Pompeo në New York do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme ndërsa parashikohet edhe një takim mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres./ABC News Albania 24/7

salvini-1-1280x820.jpg
nev ila13:59 | 18/06/2019

 

Ministri  Brendshëm italian Mateo Salvini, gjatë qëndrimit  të tij në Uashington u shpreh se ndante pothuajse të njëjtat qëndrime me presidentin amerikan Trump në shumë çështje. Uashington Post e cilësoi zv/kryeministrin Italian si politikanin europian më të ngjashëm me Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Një vizitë e shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo e ministrit të brendshëm njëkohësisht zv/kryeministrit Italian Mateo Salvini. Një vizitë e cila shërbeu për të theksuar se sa shumë Italia ngjan nga ana ideologjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Salvini u takua me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo dhe zv/presidentin amerikan Majk Pens. Uashington post e prezantoi si politikanin e europës perëndimore që ngjan më shumë me Trump.

Jemi ndërmjetësuesit më të besueshëm të Shteteve të bashkuara të amerikës,” u shpreh Salvini.

Në një deklaratë për mediat jashtë shtëpisë së bardhë, ministri i brendshëm Italian u shpreh se kishte biseduar ndër të tjera për vlerat, Iranin, Kinën, demokracinë, të drejtat e njeriut, një bashkim europian në ndryshim e sipër, por dhe për marrëveshje tregtare. Salvini theksoi se qeveria italiane ka të drejtë dhe detyrë të reduktojë taksat për sipërmarrjet dhe familjet, duke e bërë këtë sipas modelit amerikan.

Një takim me kreun e shtëpisë së bardhë nuk mundi të realizohej për arsye protokolli, por gjithësesi Salvini i tha Pens dhe Pompeos se ishte plotësisht dakord me linjën e ndjekur nga Trump në çështjet më delikate të panoramës botërore.

Linjë e ashpër për emigracionin, qëndrimi euroskeptik dhe sidomos ekonomia janë pikat ku lideri i Legës e sheh veten më pranë administratës amerikane. Aq sa të konsiderojë taksën e sheshtë si një manovër sipas modelit të Trump. Ai thkesoi se ishte pjejsë e një qeverie që nuk kënaqet më me thërrimet e Brukselit.

Por këndvështrime të përbashkëta Salvini konfirmoi dhe për politikën e jashtme që nga lindja e mesme, Venezuela dhe Libia./ABC News Albania 24/7

fmn.jpg
ad min11:52 | 15/04/2019

“Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë masat për të reduktuar kreditë me probleme, nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare”.

Janë këto kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që iu adresuan Guvernatorit Gent Sejko në mbledhjet që u zhvilluan në Uashington.

“Shqipëria duhet të vazhdojë reformat strukturore dhe të përmirësojë klimën e biznesit”, nënvizuan përfaqësuesit e institucioneve më të larta financiare, sipas të cilëve është shumë i rëndësishëm edhe bashkërendimi në vazhdimësi i politikës monetare me atë fiskale.

Në këtë mënyrë ndihmohet forcimi i stabilitetit makroekonomik të vendit dhe sigurohet rritje ekonomike afatgjatë./abcnews.al

lebron-1280x853.jpg
ad min22:33 | 17/12/2018

Lebron James pati një mbrëmje të vështirë në Washington, duke pësuar një humbje të rëndë. Basketbollisti më i mirë i botës nuk pati energji për t’u përballur me yllin e vendasve, John Wall.

Kishte plot 16 vjet që nuk paraqitej kaq keq në këtë Arenë. Washingtoni nuk ka qenë një qytet armiqësor për Lebron James, veçse ylli më i madh i planetit në basketboll, pati një mbrëmje “jo”. Vetë ai, por edhe ekipi i tij Los Angelos Lakers, morën një mësim të mirë nga skuadra që ka për pronar Michael Jordan, yllin tjetër të madh, me të cilin duan ta krahasojnë Lebronin. Numri 23 nuk mundi të shënonte më shumë se 13 pikë, kapi gjithsej 6 topa në tabela dhe shërbeu vetëm 3 pasime për kosh. Në një statistikë të rrallë për karrierën e tij, ai humbi më shumë topa, plot 4, sesa dha asiste.

Çfarë ndodhi me këtë kampion të madh?

Vetë James u shpreh pas ndeshjes se as ai, dhe as shokët e tij, nuk kishin energji të mjaftueshme për të përballuar vendasit. Washington Wizards u udhëhoq nga John Ëall, që shënoi plot 40 pikë, kapi 14 topa në tabela, dhe shërbeu 6 asistë. Trajneri Luke Walton u detyrua ta ulte në stol Lebronin gjatë gjithë pjesës së katërt, dhe të hidhte në fushë rezervat, të cilët çuditërisht luajtën më mirë sesa titullarët. Washingtoni fitoi thellë, 128-110, duke i treguar Lakers-ave dhe James se nuk do të jetë aspak e lehtë që të realizojnë pretendimet e tyre të mëdha për të fituar titullin kampion./abcnews.al

UASHINGTON-KAOSI.mpg_snapshot_00.00-1280x550.jpg
ad min12:39 | 13/08/2018

Protesta e një grupi të ekstremit të djathtë në Uashington para Shtëpisë së Bardhë, shkaktoi një kundër protestë edhe më të madhe nga ana e anti fashistëve. Agjentëve të policisë i është dashur shumë punë për të mbajtur larg të dyja grupet.

Një person u arrestua në Uashington pas trazirave dhe përplasjeve mes anti fashistëve dhe agjentëve të policisë përballë Shtëpisë së Bardhë, në fund të një ditë të ngarkuar fillimisht me protestën e ekstremistëve të djathtë. Protesta e tyre shkaktoi një kundër protestë dhe më të madhe.

Kryebashkiaku i Uashington Muriel Broueset, lavdëroi punën e departamentit të polcisë, që kishte bërë të mundur zhvillimin paqësor të protestës duke respektuar amendamentin e parë. Momentet e tensionit kanë qenë të shumta, me policinë që është përpjekur të mbajë larg rreth 20 manifestues të ekstremit të djathtë, nga disa mijëra protestues anti fashistë, mes të cilëve ndodheshin dhe 150 persona të maskuar, të cilët bllokuan trafikun dhe hodhën sende të ndryshme ndaj agjentëve të policisë./abcnews.al

sulm-me-arttme-1280x652.jpg
ad min15:04 | 20/03/2018

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Merilend të SHBA-së. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, që konfirmojnë bilancin duke cituar zyrtarët lokalë.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë në ndertesën e shkollës së mesme “Great Mills”. Të gjitha hyrje-daljet e saj janë bllokuar për momentin dhe askush nuk mund të lëvizë.

Shkolla, e cila gjendet 100 kilometra nga Uashingtoni, frekuentohet nga rreth 1600 nxënës. Autoritetet lokale njoftojnë se situata është nën kontroll. Por ende nuk bëhen të ditura rrethanat e sulmit dhe autori i tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono