Vuçiç

8C5460D4-3D0E-47AA-A21E-3E9AE8014185_w1200_r1_s.jpg
So Nila17:18 | 15/01/2020

Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel këtë të mërkurë ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë Akleksander Vuçiç.

Informacionet bëjnë me dije se në këtë bisedë është folur për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst është kërkuar që të gjendet një zgjidhje për këtë temë, e cila ka mbetur e bllokuar pas vendosjes së taksës së qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka kërkuar nga Borrell që BE-ja të përmbush premtimin dhe obligimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve”, shkruan Thaçi në postimin e tij. /abcnews.al

vucic-kon.jpg
Autor E15:50 | 27/12/2019

E përditshmja serbe “Alo” ka parashikuar epilogun e mundshëm nga zgjedhjet e vitit 2020 në Serbi.

Serbia në fund të prillit të vitit të ardhshëm përveç qeverisë së re do të zgjedhë edhe presidentin e ri.

“Alo” shkruan se shanset janë të mëdha që së bashku me zgjedhjet parlamentare, në pranverën e ardhshme të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, transmeton lajmi.net.

Në këtë formë, pritet të realizohet dëshira e Aleksandar Vuçiçit, president aktual i Serbisë dhe lider i partisë SNS që më 2025 ta përfundojë karrierën e tij politike si kryeministër i ri i Serbisë.

“Zgjedhjet me shumë gjasë do të mbahen më 26 prill të vitit të ardhshëm kurse Vuçiç seriozisht mendon që kësaj radhe të mos kandidojë më për president të Serbisë, por në SNS të inkuadrohet Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë Jorgovanka Tabakoviç e cila do të propozohej për presidente”, shkruan “Alo”.

Në asamblenë e përgjithshme të SNS-së, Vuçiç ditë më parë kishte njoftuar se së shpejti do të konfirmohet emri i liderit të listës në zgjedhjet e ardhshme dhe do të marrë vendim për koalicionet e mundshme.

d900bc1e-4445-4636-bf88-c082572ea57a.jpg
R D16:03 | 24/12/2019

Samiti i liderëve të Ballkanit, mbajtur fundjavën që shkoi në Tiranë ka ngjallur një debat të ethshëm në Shqipëri e Kosovë. Kjo për shkak se Rama po avancon me projektin e minishengenit, që nënkupton lehtësi në dogana, mes Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë, por mungon Kosova. Së fundmi, gazeta online në Kosovë, Express ka publikuar një shkrim ku thotë se pas minishengenit qendron fondacioni Soros dhe ish-zyrtarja amerikane Nuland. Do të pritet për tu parë nëse ky është vetem konsipacion apo fakt…

Shkrimi:

Gazeta Express ka siguruar një kabllogram që tregon origjinën e iniciativës që njihet si “minishengeni ballkanik”, të cilën po tentojnë ta jetësojnë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në bazë të këtij dokumenti, prapa kësaj ideje qendron Fondacioni për Shoqëri të Hapur i miliarderit George Soros. Në letër, ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Aleksandër Soros, djali i miliarderit të famshëm.

Nga dokumenti që e ka siguruar Gazeta Express del se kjo iniciativë nuk është sponsoruar nga Amerika dhe Europa, por nga një miliarder. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se e mbështesin këtë iniciativë vetëm në parim, pasi ato inkurajojnë bashkëpunimin rajonal, por sic e kanë potencuar vetëm nëse një gjë e tillë i përfshin të gjithë. Madje edhe kur Rama ia dha lirinë Vuçiçit ta shpjegojë idenë në Paris para Macronit, Presidenti francez e kishte pyetur nëse ajo është “all inclusive”.

Në dokumentin e MPJ-së që e ka parë Gazeta Express thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish -zyrtare e lartë në State Department), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (SOROS) përkatësisht nga Alexander Soros.

Më tej, në dokument theksohet se përgatitjet intensive për këtë kanë filluar nga muaji shtator ndërkohë që rikujtohen edhe takimet e Nuland dhe Soros në Tiranë, Beograd dhe Shkup.

Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Minishengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmohet si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj inciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, sic po shihet tashmë Rama ka zgjedhur tjetër rrugë duke sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiqin.

“Nëse Kosova nuk reagon me kohë, ka rrezik që njohja reciproke, si produkt final i marrëveshjes Kosovë- Serbi, të zëvendësohet me qasje të barabartë në platforma të tilla. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që të avancoj në axhendën europiane pa e njohur Kosovën” thekson dokumenti. Aty po ashtu tërhiqet edhe vërejtja edhe për kostot ekonomike në dëm të Kosovës” theksohet në dokument.

Nisma për minishengen ka acaruar marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri. Rama përvec sulmeve ndaj lidershipit kosovarë ka thënë se Serbia ka pranuar që kjo ide të jetësohet pa asnjë kusht, që është një dezinformatë nga ana e shefit të qeverisë shqiptare, pasi Serbia në format të tillë nuk do ta pranonte kurrë shtetësinë e Kosovës nisur madje as nga diçka elementare sic është ekspozimi i flamujve e as nuk do të mund të udhëtonin drejt Serbisë në takimet me rotative./gazeta Express

9eccc152-9666-4d7e-8c44-290bd943b88d.jpg
Autor E10:08 | 24/12/2019

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar në një intervistës për Abc News, Samitin për mini-shengenin Ballkanik, i cili u bë shkak për deklarata të forta mes Tiranës dhe Prishtinës gjatë javës së shkuar.

Në intervistën dhënë gazetares së Abc News, Linda Karadaku, deputetja e Vetëvendosjes thekson se me këto veprime, Rama është duke rehabilituar Serbinë për krimet që ka kryer në Kosovë si edhe vetë Aleksandër Vuçiçin.

“Rama duhet ta shohë Vuçiçin dhe Serbinë me sytë që e sheh Kosova. Eshtë e pakuptueshme që z.Rama vijon me projektet e tij për rehabilitimin e Vuçiçit dhe Serbisë”, shprehet Haxhiu duke shtuar se gjatë përgatitjes së këtij Samiti në Tiranë, qeveria shqiptare duhej të kishte marrë edhe mendimin e maxhorancës në ardhje në Kosovë.

Haxhiu shprehet se Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar që nga fillimi këtë projekt, sipas tyre ai i shkon në favor të Serbisë dhe jo Kosovës, e aq më pak Shqipërisë.

“Prandaj është e pakuptueshme qasja e Kryeministrit Edi Rama. Përmes aktivistëve tanë dhe qëndrës tonë atje kemi kundërshtuar ardhjen e Vuçiçit në Shqipëri, sepse kemi parë që padrejtësisht kryeministri Rama po reahabiliton figurën e Vuçiçit dhe Serbisë në rajon, por edhe kudo”, shprehet Haxhiu.

“Nga ana tjetër po flitet për një person që ka patur një rol të demshëm gjatë luftës në Kosovës. Ai ka qenë krah i regjimit të Millosheviçit. Përkundër genocidit në Kosovë, Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje ndaj Republikes së Kosovë dhe nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Serbia vazhdon ta pengojë funksionimin e Republikës së Kosovës nga brenda. Ka një mekanizëm atje siç është Lista Serbe. Këtë e bën edhe nga jashtë përmes lobimeve për tërheqjen e njohjeve të Republikës së Kosovës.

Prandaj themi që z.Rama duhet ta shohë Vuçiçin dhe Serbinë me sytë që e sheh Kosova. Eshtë e pakuptueshme që z.Rama vijon me projektet e tij për reahabilitimin e Vuçiçit dhe Serbisë”, shprehet ajo.

“Ju e dini që në Kosovë ka patur edhe projekte të tilla të dëmshëm që fuqizonin Serbinë, por ne jemi ngritur, kemi protestuar dhe nuk kemi lejuar jetësimin e atyre projekteve.

Është e padrejtë që Kosova nuk përfshihet në këtë dhe ka arsye të mjaftueshme për të mos u përfshirë në të. Tendenca për të patur takime të tilla me një rezistencë të Kosovës është e pamjaftueshme. Ne jemi duke ngritur qeverinë e re dhe z.Rama duhej që të merrte edhe mendimin e qeverisë në ardhje të Kosovës dhe jo të vepronte me kokën e tij. Qasja e tij është jashtëzakonisht destruktive dhe të vjen keq.

Nëse do të kishte vullnet, ai mund të ndikonte në qasjen ndryshe të Serbisë për Republikën e Kosovën, genocidin dhe krimeve të bëra atje.

Fatkeqësisht nuk e bëri një gjë të tillë dhe siç të thashë kjo është për të ardhur keq”, shprehet më tej Albulena Haxhiu.

/abcnews.al

ramavucicic.jpg
R D08:24 | 22/12/2019

Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Schengenit rajonal. Kjo nismë shihet si strategji që jo vetëm do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik e shoqëror të rajonit, por edhe kohën e anëtarësimit në BE.

Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019).Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vučić, Kryeministri i Shqipërisë, vendit mikpritës të samitit, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik. Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e pandryshuar për të 6 vendet e tij.

Origjina e Mini-Schengenit Ballkanik

Në fakt nisma për krijimin ‘de jure’ dhe ‘de facto’ të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të Balkanit Perendimor thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një ‘Berlin plus’.

A zëvendëson Mini-Schengeni ballkanik integrimin në BE?

Qartë dhe pa ekuivoke katër liderët e BP deklaruan që kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë. “Ky process është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë” procesin e integrimit në BE dhe krijojmë” në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, theksoi kryeministri Rama.

Rama vuri në dukje në konferencën e përbashkët për shtyp se „vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.

Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović e vlerësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik si “një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE, ku duan të integrohemi. ”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vučić e sheh me rëndësi të jashtëzakonshme nismën dhe bashkëpunimin intensiv e efikas rajonal. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ndal në lehtësirat kufitare në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ai tha, se tanimë është nënshkruar marrëveshja ”one stop shop” në kalimet kufitare, ku do të përdoren sisteme elektronike dhe qytetarët në gjjithë rajonin do të kalojnë pikat kufitare me kartat e identitetit. „Do të këtë një procedurë të unifikuar, të vetme për dhënien e lejeve për punës. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mesazhe pozitive në pranverën e 2020-s,” tha Zaev duke lënë të nënkuptohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimit në samitin e pranverës BE & BP në Zagreb.

Vučić : Nuk ndryshohen rregullat e lojës

Shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pranverën e ardhshme përforcojnë përqasjen se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE. “Ne dëshërojmë të jemi anëtarë të BE. Për këtë kemi kohë që punojmë. Nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik. Nuk kemi marrë ndonjë informacion të ri që do të na bënte të ngurronim dhe të thonim që nuk duam të shkojmë në BE. Përkundrazi kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër ҫdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani. Rregullat e lojës janë përcaktuar dhe vendosur në Selanik në vitin 2003. Ne bëjmë atë që kemi në dorë: organizojmë rajonin dhe kjo nuk varet nga fuqitë e mëdha”, tha Vučić

Në samitin e Tiranës u theksua, se nisma e Mini-Schengenit Ballkanik mbështetet nga SHBA dhe Komisioni Europian, i cili do t’i japë rajonit vitin që vjen1,2 miliardë euro grante për progresin në realizimin e bashkëpunimit rajonal.

Nismë për të ardhmen

Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës. „Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik. Samiti vijues do të zhvillohet në Beograd në fillim të shkurtit 2020. /DW

vucic-kon.jpg
ger ta13:50 | 21/12/2019

Presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se qeveria e Serbisë do të marrë vendimin për të ndihmuar financiarisht Shipërinë për pasojat e tërmetit tragjik, ndërkohë që foli gjatë për të ashtuquajturin mini-shengeni Ballkanik.

“Njësitë tona të emergjëncës të bahashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë të gjitha forcat e vendeve të tjera do të jenë në dispozicin të vendit përkatës. Diskutuam edhe se si të zhvillojmë më tej Serbinë. Kemi marrë vendime të rëndësishme. Do të nshkruajmë marrëveshjet që kamionët të kalojnë në mënyrëmë të lehtë. Do të përpiqemi që të krijojmë një treg të përbashkët pune që nënkuptn një nivel më të lartë tërheqje për vendet e huaja. Do të kemi të njëjtin sistem. Është me një rëndësi kryesore për vendet tona. Ne duhet të përpiqemi që edhe me tregtinë të ecim”, u shpreh ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij në samit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh se kjo marrëveshje ka shumë përfitime dhe të gjithë duhet të bashkojmë forcat.

“Kjo gjë ka shumë përfitime dhe të gjithë duhet të bashkojmë forcat. Ne do të nënshkruajmë marrëveshje vitin e ardhshëm, që pikat kufitare në të ardhmen të mos kenë asnjë ndalesë.  Në shkurt do të nënshkruajmë një memorandum për lëvizjen e njerëzve vetëm me karta identiteti dhe të unifikojmë lejet e punës”, tha ai.

Ndër të tjera, Presidenti serb deklaroi se vendet tona janë shumë të vogla dhe duhet të bashkëunojnë.

“Pa këtë marrëveshje nuk mund të mbijetojmë. Kjo nuk mund të shihet vetëm nga ata që nuk duan ta shohim.

Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm, nëse nuk bashkojmë tregjet tona, nëse nuk i zmadhojmë ato duke bashkëpunuar.

Si do t’i mbajmë njerëzit tanë që ende nuk kanë ikur? Duke krijuar një atmosferë lufte? U zemërova pak me Edin, duket sikur po mbrohet. Nga kush do të mbrohemi? Sepse përpiqemi të ecim përpara, se si po duam ta ndihmojmë njëri-tjetrin?

Të mbrohemi nga ata që na ftojnë të kthehemi pas në luftë? A mund të na thoni të keqen që vjen nga kjo gjë që bëjmë këtu? C’të keqe ka për popujt tanë kjo gjë?, tha ai. /abcnews.al

 

rama-vucic-durres.jpg
ger ta10:04 | 21/12/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic prej dites së djeshme ndodhen në Shqipëri në kuadër të konferencës së ‘Mini-Shengenit’ Ballkanik.

Ndërsa mëngjesin e sotëm tre liderët e Ballkanik dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar Durrësin. Kreu i qeverisë i ka njohur liderët e Ballkanit me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndërkohë, në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”.  Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.

Po ashtu pritet që protesta kundër Vuçiç në Tiranë të vijojë edhe ditën e sotme./abcnews.al

protestaaaa.png
R D22:37 | 20/12/2019

Në Tiranë, Presidenti serb Aleksandër Vucic u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo nuk e pengoi takimin tre palësh që u zhvillua mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç. Nesër samitit të liderëve do ti bashkohet dhe presidenti i Malit të Zi, ndërsa Kosova dhe Bosnja refuzuan të bëhen pjesë e takimit të tretë për Minishengenin Ballkanik.

Kosova dhe Bosnjë Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimin e tretë të Minishengenit Ballkanik. Edi Rama mirëpriti këtë të premte homologon maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të shtunën samitit i bashkohet edhe presidenti malazez, Gjukanovic.

Vetvendsoje protestoi ndaj presidentit serb, duke u përballur edhe me forcat e policisë që i mbajtën protestuesit larg hotelit ku u takuan tre liderët.

Në mbrëmje liderët morën pjesë në një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti, ndërsa mëngjesin e së shtunës do të vizitohen disa zona të prekura në Durrës.

Paraditen e kësaj të shtune do të zhvillohen dy takime për Minishengenin, ndërsa në orën 13:30, liderët do të dalin në një konferencë shtypi./abcnews.al

vuciccc.png
R D22:10 | 20/12/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç minimizoi të premten protestën e Vetëvendosjes dhe thirrjet kundër tij, duke thënë se është mësuar me protesta dhe se kjo është normale në demokraci. Presidenti serb tha se thirrjet nga jashtë nuk do të ndryshojnë as qendrimin e tij dhe as atë të kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ai nuk i kurseu deklaratat kundër Kosovës dhe thumboi politikanët, duke thënë se janë ende në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk dihet kush do e formojë Qeverinë.

“I kam çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qendrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qendrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qendrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollen një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikëprites dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz ketu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre”, u shpeh ai në konferencën për mediat.

Presidenti i Serbisë u shpreh më tej se “kjo që po bëjnë (mini-shengeni) është vizionare dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qendrim të njerezve në shtepite e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”.

Lidhur me qendrimin për Malin e Zi, Presidenti serb tha se kishte biseduar para disa netësh me Presidentit Gjukanovic dhe të shtunën do të flasin hapur.

Unë nuk e fsheh se ata mund ta refuzojnë, çdokush mund ta refuzojë, nuk duhet të lusim askënd, por mendojmë se do ishte miëe, do ishte mirë për Malin e Zi, do ishte mire për të gjithë rajonin. Por të me pyesni pse Bosna dhe Hercegovina, unë mund ta kuptoj kur dikush nga Prishtina thotë se ekzistojne arsye politike, sepse e urrejnë Serbine, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosoven… nuk mund ta arsyetoj, por mund ta kuptoj se gjendeni në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk je i sigurt se kush do ta formojë qeverinë dhe ta interpretojë në këtë mënyrë. Por nuk është mirë kur silleni si i orientuar nga partia dhe nuk kujdeseni për interesat, siç e thoni ju të Vendit, siç e themi ne të Organeve Krahinore të Qeverisjes; si të doni quajeni, por këto janë interesa më të mëdha se interesat e partisë”, u shpreh Presidenti serb, raporton abcnews.al.

Ai më tej u tha se është i kënaqur nga bisedimet e deritanishme. “Unë jam i kënaqur, dhe më besoni se i kam llogaritur shumë mirë interesat serbe. Unë e respektoj rajonin por puna ime është të kujdesem për interesat e Serbisë dhe me besoni i kam llogaritur mirë, të gjitha”.

Lidhur me refuzimin e Bosnjë-Hercegovinës, Vuçiç tha se nëse dikujt i vjen mbarë kjo iniciative ajo është Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Por i vjen shumë për mbarë edhe Serbise, Shqiperise dhe Malit te Zi.

Këto deklarata Presidenti i Serbisë i bëri nga hotel Rogner, në një konferencë për gazetarët, pas takimit me me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. /abcnews.al

10669016-fd95-4101-ae9d-8a349a3eb429.jpg
R D20:23 | 20/12/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të Shengenit Ballkanik. Një samit ku merr pjesë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe që refuzohet kategorisht nga gjithë faktori politik në Kosovë si dhe nga Bosnje-Hercegovina. Teksa Rama pristet Vuçiçin dhe Zaevin në Rogner, në Bulevard protestonin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të takimit,  Vuçiç dha një konferencë për mediat serbe, ku mori pjesë edhe gazetarja e Abc News, Linda Karadaku.

Gazetarja e Abc News raporton se Vuçiç është shprehur se “protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem”. Sipas tij këto protesta nuk do të bëjnë që të ndryshojnë qendrimin politik dhe të menduarit politik. “Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien”.

“Nuk kam çfarë të them për ata njerëz atje…Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre”, ka deklaruar Vuçiç.

Më tej, Presidenti serb është shprehur se nga Mini-Shengeni Ba të gjithë do të përfitojnë. “Fola me Presidentin e Malit të Zi, Gjukanovic… mendoj se do të jetë mirë për Malin e Zi, mendoj qe do të jetë mirë për gjithë rajonin”.  Vuçiç konfirmoi se samiti i radhës do të jetë në fund të janarit në Beograd ku do të nënshkruhen marrëveshje konkrete. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono