vrau gruan

EKSPERTIZA-BURRI-VRASES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 27/07/2019

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku burri vrau me thikë gruan dhe më pas u mbyt në det kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas mjekëve Ardian Kuka vuante nga skizofrenia dhe me vullnetin e tij ka pirë uji në det deri sa është mbytur.

Ardian Kuka i cili vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë dhe që u gjet i mbytur pak orë pas ngjarjes, vuante nga skizofrenia.

Ky është rezulati i ekspertizës mjeko ligjore.

Sipas mjekëve autori i ngjarjes në gjendje të rënduar psikologjike dhe mendore pas krimit të kryer është mbytur me vullnetin e tij në det.

Fillimisht ai ka pirë ujë derisa ka humbur ndjenjat dhe për pasojë është mbytur. Dallgët e kanë nxjerrë në breg të detit në plazhin e sektorit Rinia. Vrasja ndodhi më 19 korrik, ndërsa një ditë më pas Ardian Kuka u gjet i mbytur. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti mes bashkëshortëve, prindër të një fëmije.

Shkak për krimin dyshohet të jetë bërë xhelozia e burrit, pasi gruaja së fundmi kishte filluar punë në një çerdhe publike. /ABC News Albania 24/7

ALKET-ARAPAJ-TENTON-VETVRASJEN-1280x720.jpg
ent ela13:35 | 15/02/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda la sot nën masë ne sigurisë burg pa afat gardistin Alket Arapaj, i cili ekzekutoi bashkëshorten mëngjesin e së martes me armën e shërbimit. Arapaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqin për krimin e kryer, ndërkohë që në banesë ishte dhe vajza e mitur vetëm 3 vjecare. Masë sigurie burg pa afat kërkoi dhe organi i akuzës për krimin e rëndë të ndodhur në familje për shkaqe xhelozie.

Mëngjesin e 12 shkurti, gardisti Alket Arapaj ekzekutoi bashkëshorten Ervilma Seferi. Çifti njihej nga fqinjët si njërez model dhe pa probleme mes tyre.  /abcnews.al

KRIMET-E-RENDA-MASA-E-SIGURISE-VRASJA-BALLSH-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela12:29 | 05/01/2019

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazment Mustën, 34 vjeçarin e akuzuar për vrajen e bashkëshorte dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit në Ballsh. I akuzuari për krimin e dyfishtë brenda familjes shfaqi pendesë në gjyq dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Gazment Musta, i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes 31 vjeçare Gentiana Çaushaj dhe kunatës 18 vjeçe, Milisa Çaushaj, mbrëmjen e 2 janarit në Ballsh, u shfaq në gjendje të rënduar emocionale tek Krimet e Rënda.

Ai priti nisjen e senacës së caktimit të masës së sigurisë me sytë në dyshime dhe fytyrën ndër duar.

Pendesa e tij e shprehur në gjyq ishte rrethanë e papërfillshme krahasuar me krimin e dyfishtë për gjyqtaren Marsela Balili, e cila caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas burimeve, 34 vjeçari pretendoi se ishte ofenduar nga bashkëshortja dhe se nuk kishte duruar më, ndërsa ka shprehur merak për dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda krimi i 2 janarit në banesën e familjes Musta në katin e pestë të një pallati në lagjen 5 Shkurti në Ballsh është paraprirë nga një debat i fortë mes bashkëshortëve. I akuzuari Musta ka qenë kundër kërkesës së bashkëshortes së tij për të shkuar tek prindërit e saj në fshatin Drizar të Mallakastrës. Pasi ka debatuar ashpër me to, rreth orës 16:30 ai ka kapur thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar bashkëshorten e më pas edhe kunatën, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në të njëjtën kohë në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çifti 3 dhe 7 vjeç.

Pas ngjarjes 34 vjeçari ka telefonuar babain e tij, të cilit i ka rrëfyer krimin duke i thënë “t’ia bënte hallall” dhe se “do të  takoheshin në botën tjetër”.

Gazment Musta do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” teksa do të hetohet për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në dy raste, vepër penale për të cilën në rast fajësie parashikohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm. /abcnews.al

SADEDIN-SULA-1280x720.jpg
ent ela14:52 | 26/03/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për Sadedin Sula, duke e referuar çeshtjen në gjykatën e Shkodrës.

47-vjeçari urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula, në prill në 2016. Për këtë ngjarje, prokuroria e krimeve të rënda, kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg”, edhe për Fatjon Karmeshtnën, i cili akuzohet se ka mbytur me thonj viktimën, në tualetin e mobilerisë.

Këtë të hënë pritej që prokurori i çështjes Enrik Ligori, të jepte pretencën, por gjykata e delegoi dosjen për në Shkodër.

Kjo moskopetencë vjen,pasi tashme Gjykata e Krimeve të Rënda, do të shqyrtojë vetëm dosjet që janë kompetencë e SPAK-ut, që ende nuk është ngritur. /abcnews.al

elidona-demiraj-ok-691x445.jpg
ad min11:25 | 20/12/2017

Në gjykatën e Old Bailey të Britanisë së Madhe prej muajsh vijon gjyqi ndaj shqiptarit Arben Rexha, i cili Janarin e shkuar vrau bashkëshorten e tij Elidona Demiraj.

Në Shtator të këtij viti, 32-vjeçari pranoi se e kishte vrarë bashkëshorten e tij 25-vjeçare duke i prerë fytin. Këtë javë, mediat britanike kanë publikuar detaje nga gjyqi që po zhvillohet ndaj shqiptarit në këtë vend. Kështu, në një artikull të sajin “Metro” shkruan se para gjykatës, Rexha ka pranuar se e ka vrarë Elidonën sepse mendonte se ajo po gënjente se kishte qenë e virgjër kur u njohën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Graham Street, Islington dhe sulmi ndaj të resë ishte kaq brutal sa 32-vjeçari thuajse ia shkëputi kokën nga trupi. Ajo kishte vetëm 3 muaj që kishte shkuar në Britani dhe punonte në një qendër për punësimin.

Rexha, shkruan më tej britanikja “Metro”, ishte fiksuar se Demiraj kishte pasur partnerë të mëparshëm dhe ishte bindur se ajo kishte pasur edhe një abort nga një lidhje e mëparshme.

“Ajo kishte shkuar me të, ishin të martuar dhe jetonin bashkë. Ishte një martesë me mblesëri, ndaj dhe ajo kishte ardhur këtu”, deklaroi prokurori Richard Christie.

Ai tha se në kohën e ngjarjes, çifti kishte 12 javë që jetonin bashkë.

Në ditët përpara se të ndodhte vrasja, Elidona kishte qëndruar me disa miq në Luton pasi kishin pasur një zënkë. Por Rexha kishte shkuar për ta takuar dhe ishte kthyer bashkë me të.

Hetuesi shpjegoi se ai besonte që e reja po dilte me dikë tjetër dhe ishte bërë xheloz.

Vetë Rexha i tha policisë se ishte bërë i fiksuar për lidhjet e mëparshme të Elidonës dhe dyshimeve se ajo kishte pasur një abort. Ai u tha gjithashtu oficerëve se kishte menduar se ajo ishte përdhunuar nga një person.

“Ai u fiksua kaq shumë pas virgjërisë së saj, sa u fut në internet për të gjetur informacion sesi mund të dallosh nëse dikush është i virgjër”, shpjegoi më tej prokurori Christie.

Pic shows Elidona Demiraj
An Albanian who knifed a woman to death in his flat admitted to the crime today (fri) after a year and half of legal proceedings.
Murder suspect Arben Rexha, 32, stabbed 25-year-old Elidona Demiraj in the throat at Jessop Court in Graham Street, Islington.
The Albanian national, believed to have lived in the UK for 16 years, appeared at the Old Bailey today (fri) to plead guilty to manslaughter by diminished responsibility.

Elidona Demiraj, vetëm 25-vjeçe u gjet e pajetë në shtratin martesor të çiftit me disa plagë në qafë e krahë, më 31 Janar të 2016-ës. Dënimi për Arben Rexhën do të jepet më 2 Shkurt, pasi të jenë kryer edhe testet e vlerësimit të shëndetit të tij mendor.//tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono