VRASJET

byro.jpg
ent ela21:39 | 06/11/2019

Ish drejtuesi i Policisë Asllan Dogjani jep alarmin në Byro Politike për situatën kriminale në vend. Sipas tij janë shtuar shumë vrasjet me pagesë saqë edhe çmimi ka rënë.

“Janë shtuar shumë vrasjet me pagesë saqë ka rënë edhe çmimi, kjo është për të vënë duart në kokë”.

Dogjani thekson se shteti i di se ku janë autorët e atentatit ndaj makinës së prokurorit Ndoj, por nuk do t’i kapë, pasi vetë shteti sipas tij është i kapur nga këta kriminelë.

“Shteti i di se kush janë, kur do shteti i kap për 24 rë, por kur del kryeministri  e thotë; hëngshin kokat e tyre i hap dritën jeshile krimit. Ti ke shtetin, SHISH dhe vegla për ta kapur, por këta nuk duan t’i kapin. Shteti edhe prej kartoni me qenë të fshin, por këta janë të lidhur me ta. Por nëse ti i merr këta në fushatë, i mban pas vetes që i bëjnë presion qytetarit për të votuar, atëherë ti do i kesh bashkëpunëtorë gjatë gjithë karrierës. Këta kanë kapur shtetin shteti është i kapur”.

Ndërsa për ish drejtuesin Erzen Breçani veprimet e policisë pas atentatit ndaj makinës së prokurorit ishin aq të vakëta sikur të mos ekzistonte.

“Është fat për ata që janë gjallë. Mesa kam marrë informacion një armë është bllokuar, objektivi kryesor ka qenë Rrumi i Sukthit. Kjo është një ngjarje e rëndë që nuk u kap nga policia. Veprimet  e policisë kanë qenë mjaft të vakëta sikur të mos ekzistonte fare, të mos organizohej shërbim për bllokim e rrugëve, që të mos kenë një plan masash, kjo është e pafalshme”. /abcnews.al

AMSTERDAM-VRASJET_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:22 | 21/09/2019

Në Holandë kanë shpërthyer debatet për sa i përket sigurisë në kryeqyteti që ditët e fundit është tronditur nga dy ekzekutime të stilit mafioz. Një avokat dhe një ish futbollist u vranë këtë javë në mes të ditës në rrugë të populluara të Amsterdamit

Një avokat i vrarë në mes të ditës në një rrugë në Amsterdam, dhe në Holandë shpërthen debati për sa i përket sigurisë. Viktima, Derk Viersum mbronte një super dëshmitar kundër një bande kriminale të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në periudhën 2015 – 2017.

Ai që qëlloi ishte një i ri i moshës 16 deri në 20 vjeç, i cili u largua në këmbë nga vendngjarja sipas zëdhënësit të policisë.

Çështja mbi të cilën po punonte avokati ishte e pasur me vrasje dhe dhunë dhe tregon se si tashmë krimi i organizuar holandez nuk ka më asgjë për të mësuar nga organizata të tjera kriminale më të njohura. Si dhe dëshmon se dhuna e bandave vendore synon marrjen e kontrollit të territorit dhe asgjësimin e konkurrencës.

Personi që mund të ketë urdhëruar vrasje, apo që gjithësesi përfiton nga kjo është Ridouan Tagi, qytetar holandez me origjinë nga Maroku, në krye të një bande prej 16 personash të akuzuar sidomos për trafik droge. Ai është në listën e personave më të kërkuar të Europol për të cilin është vënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh.

Të mërkurën e kaluar u ekzekutua ish futbollisti Kelvin Mejnard. Këtë herë vrasësit u larguan nga skena e krimit me një motor. Nuk mendohet të ketë një lidhje mes dy vrasjeve por polemikat janë të shumta për situatën e krijuar në rrugët e kryeqytetit holandez. /ABC news Albania 24/7

70486571_847555365638361_1114280100456562688_n.jpg
ent ela17:00 | 07/09/2019

Atentatet mafioze në Shqipëri edhe pse mund të ndryshojnë nga mënyra e ekzukutimit, ato kanë një të përbashkët. Pothuajse të gjitha lënë pas viktimën dhe një makinë të djegur që në shumicën e rasteve rezulton e vjedhur.

Në vrasjen e Santjago Malkos në Tiranë, autorët përdorën një makinë “Mercedez-Benz” që u gjet e djegur nga policia. Mjeti rezultoi i vjedhur në Lezhë, ndërsa targat në Fushë-Krujë. Duket se e njëjta skemë u përdor edhe në ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Fill pas krimit, policia gjeti një Benz në djegie e sipër që ishte vjedhur në zonën e Fushë-Krujës. Edhe Durrësi u trondit nga atentatet mafioze gjatë këtij viti.

40-vjeçari Feriz Bardhi u vra në derën e shtëpisë. Më pas autorët dogjën mjetin poshtë urës së Gjolës, ndërsa hetuesit kanë dyshime se u vodh në Fushë-Krujë. E njëjta histori edhe në eleminimin e vlonjatit Edison Harizaj në Durrës. Atentati në ecje e sipër u bë nga një makinë që më pas u gjet e djegur në zonën e Shënavlashit dhe dyshimet janë se edhe kjo është vjedhur në zonën mes Lezhës e Fushë-Krujës. Por ka dhe ngjarje kriminale ku mjetet e përdorura janë vjedhur jashtë territorit shqiptar.

Në ekzekutimin e ish-efektivit Arben Bilali, autorët përdorën një makinë luksoze, targat e të cilit ishin vjedhur në Vlorë. Nga hetimet doli që makina është vjedhur në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë. Për këto ngjarje, policia nuk ka ende një autor dhe vazhdojnë të jenë të pa zbardhura.

Tv Klan

ALABAMA-VRASJET-_Abc-m2-t1.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 03/09/2019

Një 14 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë të gjithë familjen e tij, prindërit dhe tre vëllezërit. Më pas ai lajmëroi policinë dhe rrëfeu krimin. Masakra ndodhi në banesën e familjes, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Shfarosi të gjithë familjen e tij dhe më pas lajmëroi policinë dhe u rrëfye. Një 14 vjecar vrau me pistoletë mbrëmjen e së hënës pesë persona në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia konfirmoi se ai po bashkëpunon me autoritetet duke ndihmuar hetuesit të gjejnë armën e vrasjes të cilën e ka lënë pranë banesës ku ndodhi masakra, në veri të vendit në kufi me Tenesi.

Viktimat janë babai i tij, njerka dhe tre vëllezërit. Tre prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa dy të tjerët sapo mbërritën në spital, raportoi CNN. Sipas mediave amerikane nuk dihen ende arsyet e kësaj tragjedie që ka shokuar opinionin publik. Ndërkohë janë ndezur sërish debatet për armëmbajtjen dhe për mundësitë e shumta që adoleshentët të kenë në dorë armë zjarri. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-MEKSIKE-VRASJET.mpg_snapshot_00.03-1280x632.jpg
ent ela12:52 | 22/01/2019

Në vitin 2018 në Meksikë janë regjistruar 33.341 vrasje. Ky është numri më i lartë që nga viti 1997 që kur shteti vendosi të publikojë numrin e krimeve të kryera në vend. Janë 6 mijë viktima më shumë në krahasim me rekordin e 2017-ës kur u vranë 28.866 persona. /abcnews.al

VRASJET-NE-SHKODER.mpg_snapshot_00.57-1280x720.jpg
ad min17:36 | 03/09/2018

Ngjarjet e rënda të ndodhura kohët e fundit në kryeqendrën e veriu Shkodër, të cilat kanë mbetur ende pa autor kanë marrë vëmndjen edhe të një analize të bëra nga Zëri i Amerikës.

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë. 31-vjeçari Arjan Ferracaku u qëllua me breshëri automatiku në periferi të qytetit, ndërsa po kalëronte bashkë me disa të afërm të tij. Në lidhje me këtë vrasje, policia ka shoqëruar për t’i pyetur rreth 30 persona, por deri tani nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes dhe autorëve.

Sipas Zërit të Amerikës, dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në këtë qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe. Vrasja e biznesmenit 31 vjeçar e ka çuar në 6 numrin e përsonave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pa asnjë gjurmë prej më shumë se 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, ç’ka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas Zërit të Amerikës, folur për operacionin “Forca e Ligjit”, duke deklaruar se në Shkodër janë identifikuar tre grupe kriminale, njëri prej të cilëve i goditur nga policia për ushtrim të prostitucionit. Por, që nga ajo kohë, as policia dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë identifikuar në publik dy grupet e tjera kriminale dhe as kanë arritur t’i godasin ato./abcnews.al

FIER-KRIMI-ZBARDHJA-1280x720.jpg
ent ela13:29 | 12/03/2018

Policia e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë zbardhjen e ngjarjeve të vjetra e kanë kthyer në prioritet të hetimit. Ndërsa vetëm në pak kohë ky bashkëpunim rezultoi me ndriçimin e dy krimeve të së kaluarës, dy ngjarje të tjera ndodhur në vite, do tëkenë të njëjtin fat. Nga grupi hetimor ABC News mësoi se së shpejti në pranga do të jenë dy vrasës të tjerë.

Vrasja e  pronarit të agjensisë së udhëtimeve Likometaj është në prag të zbardhjes. Burime të policisë i thanë ABC News, se janë siguruar prova që do të çojnë në hekura përgjegjësit e ngjarjes.

Aktualisht dy vjet me pas  krimi ndaj 82 vjeçarit Novruz Likometaj është pa autor. Likometaj  u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash.

Policia arrestoi Skënder Beqirajn 37 vjeç i dyshuar për shkak të një konflikti me viktimën por hetimet u pushuan nga prokuroria për mungesë provash.

Tani policia mësohet të ketë gjetur prova dhe të dhëna të reja që hedhin dritë mbi autorin e vërtetë të vrasjes së Likometajt.

Po kështu  për një tjetër ngjarje te pazbardhur të 5 viteve më parë ku u vra roja e dyqaneve në qëndër të Fierit , ka prova të reja.

Në 3 muajt e parë të vitit 2018 nga blutë e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë u zbardhën dy ngjarje të rënda. E para vrasja e një gruaje  nga bashkëshorti dhe e dyta vrasja e shokut të dhomës  nga një 32 vjeçar.

Të dyja kanë metodologji të njëjtë. Autori vret e më pas inskenon skenën e krimit për të fshehur gjurmët. Nga ana tjetër familjarët dyshues në të 2 rastet kërkuan hetime për vdekjen e të afërmve të tyre.

Në Patos 74 vjeçari Namik Velaj e mbyti gruan e më pas korruptoi mjekun ligjor për ta konsideruar vdekje natyrale.

Autori arrestohet pas 14 muajsh. Në fier 32 vjeçari Zekaj nga Malësia e Madhe vrau shokun e dhomës, priti 3 ditë e më pas e nxori kufomën të copëtuar brenda një valixheje për ta hedhur në kanal në një zonë ruale. U deshën 8 muaj për të dalë e vërteta.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

 

 

 

vlcsnap-error707-1-1280x720.jpg
ad min12:59 | 28/12/2017

Zyrtarët amerikanë, njoftojnë rënien e numrit të vrasjeve në Nju Jork për vitin 2017 me një rekord prej 285 viktimash, niveli më i ulët në 60 vite. Krahasur kjo shifër me vitin 1990, ku numri i personave të vrarë shkoji në 2.245 është e paimagjinueshme. Qyteti i dhunshëm i atyre viteve tashmë mbetet veçse një kujtim.

Bie numri i vrasjeve në Nju Jork, tashmë qyteti i dhunshëm mbetet vecse një kujtim. Viti 2017 ka shënuar një rënie rekord në numrin e vrasje me vetëm 285 viktima , niveli më i ulët në 60 vite. Shifër e paimagjinueshme kjo në vitin 1990, ku numri i personave të vrarë shkoji në  2,245 persona.

Krimet kanë njohur rënie drastike në të gjitha kategoritë si vrasje, dhunë seksuale, sulme, grabitjet dhe vjedhje e makinave. Sipas ekspertëve amerikanë, duke mbledhur të gjitha të dhënat e 12 muajve të fundit janë regjistruar 94,606 episode, krahasuar me 101,716 të vitit të kaluar. Kjo tregon për një trend të ri në metropolin  ku jetojnë 8.5 milionë njerëz.

Kryetarin i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, është akuzuar si “i butë” në shtypjen e krimit, karahsuar me grushtin e hekurt që karakterizonte administratat e Majkel Blumberg dhe Rudolf Xhuliani.

Numrat e vrasjeve të Nju Jorkut përkojnë me zonat e mëdha metropolitane amerikane, në të cilat vitet e fundit ka patur një rënie të krimit, si Chicago dhe Detroit. Ndërsa, krimet po rriten në qytete më të vogla, si Baltimore dhe Charlotte.

Nga Nju Jorku vjen lajmi se për herë të parë që nga viti 1982, popullsia e burgut ka rënë nën 9.000 njësi. Administrata po e konsideron rënien si një hap drejt mbylljes së kompleksit të burgut famëkeq në ishullin “Rikers Island”. Kryebashkiaku Bill de Blasio, theksoi për mediat se “qyteti është në rrugën e duhur për të mbajtur popullimin mesatare të burgjeve ditore në 9.000 banorë”.

Zyrtarët e burgjeve amerikane, njoftuan reduktimin e kohës së burgimit për ata që akuzohen për krime të lehta dhe ndërmarrjen e masave dhe hetimeve për keqmenaxhimi dhe korrupsioni në sistemin e burgjeve./abcnews.al

 

vlcsnap-error987-1280x720.jpg
ad min15:20 | 11/11/2017

Në vendimin e gjykatës së Apelit ku kryesor ishte Shkëlqim Miri datë  7 qershor 2017, sipas prokurorisë, e cila bëri rekurs në gjykatën e Lartë, relatori i çështjes ka ndryshuar qëllimisht kualifikimin e veprës penale nga “vrasje me dashje” në “plagosje e rëndë”.

ABC News ka siguruar dosjen e plotë nga prokuroria e Apelit Tiranës, ku shpjegohet me hollësi ngjarja e 1997 ku mbeten të vrarë Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka nga ekzekutori Gentian Doda.

Por pavarësisht, rekursit në gjykatën e Burrelit dhe asaj të  gjykatës së Apelit Tiranë, relatori i çështjes, i prangosur tashmë, Shkëlqim Miri me kërkesë të prokurorisë, ndryshoi kualifikimin, “nga vrasje me dashme” në “plagosje e rëndë”.

Një kopje origjinale të dëshmive të dhëna nga personat okular të ngjarjes së ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit, e disponon edhe ABC Neës, ku pak çaste para ekzekutimit, viktima ishte thirrur në emër nga vrasësi.

“Me datë 27.10.1997 rreth orës 11.30 min  viktima Gazmir Dedja

Gjatë bisedës Halit Dedja i ka thënë të vëllait se: “…një makinë e markës Benz  me targa DR po vjen vërdallë dhe ki kujdes…’”. Pak çaste më vonë, në vendin e quajtur ‘Tuneli” në qendër të qytetit Burrel,  Gentian Doda, së bashku me disa persona tëtjerë, në një distancë të afërt rreth 10 metra,  i thërret viktimës dy herë: “O Gaz, o Gaz” dhe viktima sapo kthehet qëllohet me bresheri automatiku nga i dënuari Gentian Doda. Në  ate ngjarje ishte plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen dhe Asllan Gjoka. Idënuari Gentian Doda pas kryerjes së krimit është larguar në thellësi të tunelit dhe pasi ka hipur në makinë është larguar në drejtim të stadiumit të qytetit Burrel”.

Në dosjen e arshivuar nga prokuroria, e cila ndodhet në Gjykatën e Lartë për të ankimuar vendimin e gjykatës së Apelit, janë regjistruar edhe fjalët fundit të viktimës, pasi ishte qëlluar.

Mbasi është qëlluar viktima, Gazmir Dedja ka thirrur: “Më vrane o Halit”. Menjëherë  në vendngjarje shkon vëllai i viktimes Halit Dedja për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës Gazmir Dedja, duke e dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Burrel. Mbasi shkoi në spital viktima pas disa orësh dhe deri  sa vdiq  (pasi 2 dite ka jetuar) ishte në gjëndje të fliste për ngjarjen e ndodhur.  Ngjarjen    e ka treguar pjesëtarëve  të familjes dhe njerëzve të afërm të tij.

Nisur nga këto prova, thekson prokuroria del qartë se  qëllimi i Gentian Dodës ka qenë vrasja e viktimës dhe jo plagosja siç argumentoi gjykata.

Në fund të rekursit i dënuari me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit, me veprimet e tij ka dëshiruar vdekjen e Gazmir Dedjas, por në vendngjarje ka mbetur i vrarë aksidentalisht edhe Asllan Gjoka, duke rënduar pozitat e atentatorit dhe duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg, thotë organi i akuzës./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono