vrasje

sadedin-erkoviceviq2.jpg
ad min10:10 | 14/08/2019

Ky është Sadetin Erkoceviç i dënuar për vrasje. Policia dyshon se do të kryente një tjetër krim të rëndë në Tiranë. 28-vjeçari nga Shkodra nuk ia ka dalë ta realizojë planin e tij. Mbrëmjen e të martës uniformat blu e kanë shoqëruar në komisariatin numër 2 në Tiranë.

“Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje”.

28-vjeçari lëvizte i lirë ndonëse mbi të rëndonte dënimi prej 20 vitesh burg.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”  Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjetër”.

38 persona që qarkullonin me armë zjarri janë vënë në prangat e policisë vetëm gjatë muajit Korrik dhe gjysmën e parë të Gushtit. Ndërkohë që janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak.

Në tetë muajt e parë të vitit nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit, 123 janë rezultat i bashkëpunimit me qytetarët./ABC News Albania 24/7

mario-majollasri-1280x715.jpg
ad min09:50 | 01/08/2019

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve ndaj Kastriot Gjuzit, si i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit. Ai dyshohej se e kishte kryer këtë vrasje më 10 Prill të vitit të kaluar për hakmarrje.

Gjykata e Shkallës së Parë pushoi hetimet për Kastriot Gjuzin me kërkesë të Prokurorisë më 28 Maj. Ky vendim u erdhi me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që ta lidhin Gjuzin më vrasjen. Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari ka mbetur tashmë pa autor.

Fillimisht, Kastriot Gjuzi u dyshua se e ka ekzekutuar Majollarin për arsye hakmarrjeje, akuzë që nuk u faktua nga prokuroria. 18 vite më parë, babai i Marios, Avni Majollari, kishte ekzekutuar vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin si dhe shokun e tij Armando Nelaj, për vrasje të dyfishtë. Avni Majollari u dënua nga Gjykata e Tiranës me burgim të përjetshëm./abcnews.al

 

korcaa.jpg
ad min21:35 | 08/07/2019

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e vonë të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr .7 të qytetit të Korçës. Viktima Gramoz Nako dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

57-vjeçari u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij dhe në momentin e ngjarjes, ai ndodhej i vetëm në shtëpi. Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Gramoz Nako është vrarë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar me armë zjarri edhe gjatë ndonjë tentative grabitjeje megjithëse në shtëpi nuk rezulton të ketë shenja grabitje. Viktima ishte emigrant në SHBA dhe para pak ditësh kishte ardhur në atdhe./ABC News Albania 24/7

65789444_2465255030427520_8556779497469247488_n.jpg
nev ila10:54 | 03/07/2019

Një 50-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi akuzohet nga Gjykata e Bergamos në Itali për ‘vrasje me paramendim’ të kryer 21 vite më parë.

I arrestuari është Sokol Taçe ose (V.D) banues në Elbasan. Operacioni për ndalimin e 50-vjeçarit ka qenë i mirë organizuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë ku u angazhuan, Policia Kriminale dhe Interpol Tirana.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Rrethanat e ngjarjes:

Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme”, shkruhet në komunikatën e policisë./abcnews.al

pe.jpg
ad min08:38 | 02/07/2019

Në Strasburg parlamenti i sapozgjedhur europian është duke filluar punën. Çfarë përbërje ka ai? Cili vend ka dërguar më shumë gra? Çfarë moshe kanë deputetët? Një analizë e të dhënave.

“Kur hap gazetën në mëngjes, shoh Europën e burrave të ditur dhe të moshuar, të veshur me kostume të zeza, që nënshkruajnë kontrata diku në një zyrë mbrapa,” tha më 2014 parlamentarja europiane e Të gjelbërve, Terry Reintke. Kjo nuk është Europa ime, shtoi ajo.

Gjithnjë e më shumë politikanë janë duke luftuar për ndarje të drejtë gjinore të posteve politike dhe mandateve të Bashkimit Europian. Presidenti francez Emmanuel Macron, këmbënguli për herë të parë që katër postet më të larta europiane, pra postet e Presidetit të Komisionit të BE, të Presidentit të Këshillit, të të ngarkuarit me politikën e jashtme dhe të Shefit të Bankës Qendrore Europiane (EZB) të zihen nga dy burra dhe dy gra.

Përqindja e grave shtohet nga 36 në 40 përqind

Parlamenti Europian është duke iu afruar ngadalë me përbërjen e tij ndarjes së barabartë gjinore. Në krahasim me 2014, përqindja e grave është rritur në 40 përqind. 446 burra dhe 302 gra do të marrin pjesë ditën e martë në takimin e parë konstitucional. Faktikisht do të duhet të ishin 751 deputetë, por tre vendet e eurodeputetëve të zgjedhur në Spanjë mbeten të pazëna sepse autoritetet spanjolle bllokojnë mandatet e separatistëve katalanë.

Të Gjelbërit tejkalojnë planin

Një shikim mbi fraksionet e veçanta në Parlamentin Europian tregon se pjesa e grave mbetet e pabarabartë.

Në krye me 39 gra dhe 37 burra është fraksioni i Të Gjelbërve/European Free Alliance (EFA). Ky fraksion përbëhet nga të gjelbërit dhe Aleanca e Europianëve të lirë, ku marrin pjesë deputetë të pavarur, Piratët, dhe përgaqësues nga kombet pa shtet dhe pakicat e pafavorizuara. Ky fraksion kishte në parlamentin e kaluar 51 anëtarë, mbas suksesit në zgjedhje të Të Gjelbërve ka tani 76 anëtarë nga gjithsej 16 vende të BE.

Në të gjitha fraksionet e tjera numri i grave është më pak se gjysma. Me 48 përqind gra, në vend të dytë është Renew Europë, një fraksion i sapokrijuar që pasohet nga Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE). Në parlamentin e ri ky fraksion merr pjesë me 109 deputetë dhe është forca e tretë.

45 përqind pjesëmarrje të grave sjellin GUE/NGL, konfederata e fraksioneve të Të majtës së bashkuar europiane/ Të majtët e gjelbër nordik. Këta kanë vetëm 40 anëtarë dhe janë fraksioni më i vogël i parlamentit europian

Forca e dytë më e madhe politike është fraksioni i Socialdemokratëve Europianë S&D. Nga 152 deputetët 43 përqind janë gra.

Pjesëmarrjen mesatare të grave, pra 40 përqindshin, e sjell këtë vit edhe e sapokrijuara ID, një bashkim i partive populiste të djathta, partive nacionaliste dhe ekstremiste të djathta, mes të cilave Lega italiane, Rassemblement National francez dhe AfD gjermane. Synimi i ID ishte të kthehej në fraksionin më të madh në parlamentin e ri europian. Por, deputet e PiS polake dhe Fidesz-it hungarez nuk u bashkuan

Fraksioni më i madh është burrëror

Megjithë mosmarrëveshjet e mëdha, hungarezët qëndruan tek EVP. Partia popullore europiane, EVP mbetet me 182 deputetë fraksioni më i madh në Parlament. Ata vijnë që nga partitë kristian-demokrate dhe konservatoro-qytetare e deri tek partitë anëtare nacional-konservatore e populiste të djathta. Kundrejt 120 burrave ndodhen 62 gra, pra pjesëmarrja e grave është 34 përqind.

Frauenquote Parlament (picture-alliance/dpa/O. Berg)

Një vend të veçantë ze EFDD. Në statistikat e Parlamentit Europian është futur Fraksioni Europa e lirisë dhe demokracisë direkte me 43 anëtarë dhe pjesëmarrje të grave prej 37 përqind. Por meqenëse AfD gjermane do që të shkojë tek fraksioni ID, dhe Lëvizja italiane Pesë Yjet po ashtu ka bërë të ditur se do të dalë nga EFDD, nuk do të plotësoheshin kushtet zyrtare për krijimin e një fraksioni. Por luftëtari britanik i Brexitit, Nigel Farage ka bërë të ditur se do vazhdojë të mbajë fraksionin duke marrë anëtarë të tjerë.

Përqindja më e ulët e grave ndodhet tek EKR, fraksioni i konservatorëve dhe reformistëve europianë. Ata kanë 62 anëtarë në parlamentin e ri, një e treta janë gra. Ky fraksion nacional- konservator dhe kritik ndaj BE, ekziston prej 2009 dhe pjesa më e madhe e anëtarëve janë nga partia polake, e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS).

Suedezët dërgojnë përqindjen më të madhe të grave

Parë në përgjithësi vendet anëtarë kanë dërguar në parlamentin e ri të BE më shumë burra se sa gra. Por në veçanta ka edhe dallime midis vendeve. Suedia dhe Finlanda ndodhen në krye për pjesëmarrjen e grave.

Numër të barabartë burrash dhe grash ka Franca (74 deputetë), Austria (18 deputetë), Sllovenia dhe Letonia me 8 deputetë, si dhe Malta dhe Luksemburgu me 6 deputetë.

Belgien Brüssel Europawahl 2019 | Wahlparty des Europäischen Parlaments (DW/B. Riegert)

Gjermania ka me 96 deputetë, numrin më të madh në Parlamentin Europian. Por me 36 përqind pjesëmarrje të grave, ndodhet në vend të 18 në rradhitjen sipas pjesëmarrjes së grave.

Më pak se 30 përqind grash kanë Bullgaria (17 deputetë), Lituania (11 deputetë), Greqia (21 deputetë), Rumania (32 deputetë) dhe Sllovakia (13 deputetë).

Vendin e fundit e zë Qipro, ku të gjashtë deputetët janë burra.

Parlamenti i ri ka moshë më të re

Mosha e 748 deputetëve jep mesataren prej 51 vjeç. Më 2014 mosha mesatare ka qenë 56 vjeç.

Zbërthyer mes partive, del se Të gjelbërit, Liberalët, Të majtët dhe deputetët pa fraksion kanë pjesën më të madhe të parlamentarëve me moshë të re. Tek të djathtët dhe konservatorët, por edhe tek socialdemokratët marrin pjesë më shumë parlamentarë të moshuar se sa të rinj. Deputeti më i ri është 21 vjeç dhe bën pjesë tek Të Gjelbërit/EFA. Më i moshuari është 83 vjeç dhe është anëtar i EVP./DW

policia-tirane-933x445.jpg
ad min08:17 | 02/07/2019

Policia e Krujës ka arritur të kapë një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 21 Qershorit. Sipas njoftimit të uniformave blu, kapja e G.Gj. u bë pasi për motive të dobëta tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal”, përfundon njoftimi i policisë./abcnews.al

policia.jpg
ad min16:35 | 01/07/2019

7 vite pas vrasjes së babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në qytetin e Elbasanit, është arrestuar në Itali autori i dyshuar për krimin. 28-vjeçari ishte shpallur ne kërkim gjatë operacionit “Krasta ” që u finalizua disa ditë më parë.

28-vjeçari Etien Cani është vënë në pranga si autor i dyshuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir 7 vite më parë në Elbasan.

I riu fshihej në Itali dhe operacioni është kryer pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Pas arrestimit në shtetin fqinj, Cani pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Ndaj tij gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e arrestit me burg për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.

Gjatë operacionit “Krasta” që u finalizua disa ditë më parë u arrestuan 10 persona, si dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe 28-vjeçari që u ndalua të hënën në Itali.

Etien Cani dyshohet se ka vrarë Gentian Beqirin dhe më pas babain e tij. Të dy viktimat ishin në banesë dhe dyshohet se u eliminuan për hakmarrje. Ngjarja ndodhi në Gusht të 2012-së në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit./ABC News Albania 24/7

kallashi.jpg
ad min13:27 | 19/06/2019

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e krimit që ndodhi paraditen e kësaj të enjte. Ai vrau mikun e tij pas konfliktin për barin e kositur.

Autori që vrau mikun e tij për një karrocë bar u arrestua disa orë pas ngjarjes. Për kapjen e Tonin Gjinit, 50 vjeç, ndihmuan dhe familjarët që negociuan me policinë.

Ai ishte fshehur në zonën e thellë të Kashnjetit të Lezhës, aty ku dhe banonte. Bashke me vrasësin u gjet edhe arma e krimit, kallashnikov. Gjini akuzohet për vrasje me paramendim të Gjin Markut, 64 vjeç.

Mësohet se autori i kishte kërkuar barin e kositur viktimës, por ai nuk ka pranuar.

Refuzimi ka nxitur konfliktin midis palëve dhe paraditen e kësaj të mërkure, 50-vjeçari shtiu me kallashnikov ndaj Gjonit, i cili ishte në fushë duke mbledhur barin bashkë me disa punëtorë./ABC News Albania 24/7

ara-ne-lezhe.jpg
ad min09:14 | 19/06/2019

Një person mbeti i vdekur në Merqi të Lezhës këtë të mërkurë. Viktima është Gjin Marku. Siç raporton edhe gazetari i ABC News në Lezhë, Gjergj Figuri, në momentin e krimit, Marku ishte duke punuar në parcelën e tij, mes arave në afërsi të fshatit Merqi. Deri më tani nuk dihen motivet apo se çfarë ka ndodhur mes autorit dhe viktimës.

“Ngjarja ka ndodhur në mes të arave në afërsi të fshatit Merqi dhe në fakt duket se viktima ka qenë duke punuar në parcelën e tij, kur edhe është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes viktimës dhe autorit apo motiveve që kanë dërguar autorin drejt kryerjes së këtij krimi. Tashmë policia është vënë në kërkim të autorit për të bërë të mundur arrestimin e tij”, raportoi nga Lezha gazetari Gjergj Figuri.

Për krimin e rëndë policia ka identifikuar edhe autorin dhe është vënë në kërkim të tij. Ai është Tonin Gjini nga fshati Kashnjet i Lezhës dhe është mik i familjes së viktimës. Ai dyshohet se është fshehur në zonën e thellë të Kashnjetit./abcnews.al

ne-lezhe.jpg
ad min08:20 | 19/06/2019

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Mërqisë, në Lezhë.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta dhe  viktimë ka mbetur, Gjin Marku. Pas veprimet të para mnë vendin e ngjarjes, policia identifikojë për autor një mik të familjes Marku. Ai është T.GJ i cili është nga Kashnjeti i Lezhës.

Policia është vënë në ndjekje të këtij personi, i cili dyshohet se është fshehur në zonën e thellë të Kashnjetit. Ende nuk dihen shkaqet e krimit dhe rrethanat e tij, por pritet që policia të japë detaje të tjera rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gjin Marku. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono