vrasje

OK-VRASESI-I-TREFISHTE-MASA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.37-1280x677.jpg
G. P.10:36 | 15/10/2018

Mat, gjykata dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Kujtim Koxhën, i cili vrau me armë zjarri tre persona. Më herët Autori ka deklaruar se nuk është penduar për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin e zgjedhur për të.

Koxha ka thënë se avokatin do ta gjejë vetë. Krimi ndodhi mesditën e së enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë.
Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Ky i fundit është larguar për të marrë automatikun dhe më pas ngjarja u kthye në masakër.

Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./abcnews.al

TRUMP-GAZETARI.mpg_snapshot_00.00-1280x1016.jpg
G. P.21:41 | 13/10/2018

Donald Trump ka paralajmëruar një ndëshkim ekzemplar për fajtorët e zhdukjes së gazetarit saudit Xhamal Kashogi, duke paralajmëruar se ai mund të prekë edhe nivelet e larta të familjes mbretërore saudite. Ndërkohë, mediat turke shkruajnë se tortura dhe vrasja e gazetarit janë regjistruar në orën “Ejpëll” që ai mbante në dorë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të shtunën se Arabia Saudite do të ndëshkohet rëndë nëse vërtetohet se gazetari i zhdukur Xhamal Kashogi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. Kashogi, një kritik i spikatur i regjimit të Riadhit, me banim në Shtetet e Bashkuara ku shkruante për “Washington Post”, u zhduk më dy tetor pasi vizitoi selinë diplomatike. “Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje dhe ndëshkimi do të jetë i ashpër”, ka thënë Trump. I pyetur nga mediat nëse ishte princi saudit Mohamed bin Salman që dha urdhërin për vrasjen e gazetarit, Trump është përgjigjur: “Nuk e dimë akoma, por do ta zbulojmë. Do të dëshpërohemi shumë nëse do të rezultojë e vërtetë”, ka thënë Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan ka shtuar se nuk dëshiron të ndërpresë shitjen e armëve tek Arabia Saudite, pas shqetësimeve te ngritura nga kompanitë ushtarake private. “Nuk dua të prish punë”, ka pohuar Trump. Ndërkohë, mediat turke bëjnë të ditur se, hetimet e deritanishme mbi zhdukjen e Kashogit kanë treguar se, momentet kur ai është torturuar dhe më pas vrarë janë regjistruar në orën e tij të dorës, e markës “Ejpëll”. Lajmi i së përditshmes pro-qeveritare “Sabah”, që është e vështirë të verifikohet, ka dalë pasi një delegacion nga Arabia Saudite mbërriti në Turqi për një hetim të përbashkët të çështjes./abcnews.al

vras.jpg
G. P.09:33 | 13/10/2018

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit Holdi Hajdari në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje Muahamet Sallahi pranoi se kishte kryer krimin, si dhe arsyet se pse qëlloi për vdekje me thikë 30-vjeçarin.

Prangoset autori i dyshuar i grabitjes me pasojë vdekjen e një të riut në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit në Kryeqytet. Ai është Muhamet Sallahi 25-vjeçari, banues në Tiranë, pasi qëlloi fillimisht qëlloi disa herë më thikë dhe më pas grabiti 30-vjeçarin Holdi Hajdari në banesën e tij.

Policia njoftoi se gjatë momentin të arrestimit  autori nuk ka bërë rezistencë, ndërsa, dyshohet si kontigjent për disa vedhje të ndodhur në zonën ku ndodhi krimi. Muhamet Sallahi e dinte që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen.

Në dëshminë e parë dhënë oficerëve të policisë, 25-vjeçari ka thënë se, i duheshin para për të blerë drogë dhe prandaj kishte organizuar edhe grabitjen e viktimës Hajdari. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë ishin përdorues droge, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës.

Pranë dhomës ku ka ndodhur sherri është gjetur thika, por edhe një portofol i boshatisur. Viktima Holdi Hajdari jetonte i vetëm, pasi anëtarët e tjerë të familjes ishin në emigrim./abcnews.al

GRABITET-DHE-VRITET-I-RIU-NE-TIRANE-1280x720.jpg
G. P.14:55 | 12/10/2018

Grabitet në banesë dhe qëllohet për vdekje me thikë një i ri brenda banesës së tij në zonën e  Yzberishtit në Tiranë. ABC News ishte brenda banesës së 30-vjeçarit Holdi Hajadari, ku edhe provat e krimit janë ende të prezent në vendin ku ndodhi ngjarje.

Holdi Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit.

30-vjeçari u qëllua me thikë nga një person i identifikuar nga policia, pasi dyshohet se babai i tij, emigrant në Greqi i kishte dërguar para.

Këto janë pamjet e regjistruara nga ABC News brenda banesës së 30-vjecarit, i cili jetonte i vetëm.

Në këtë kuletë të hedhur në mes të korridorit , dyshohet se i mbante paratë viktima. Grabitësit i dyshuar me inicialet, M.S., u shpall në kërkim nga policia, teksa mendohet se autori është kontigjent dhe banor i zonës.

Në kushte të vështira, i riu ishte braktisur nga pjesa tjetër e familjes, ndërsa banesën e kishte kthyer në një qendër për përdorimin e drogërave të forta.

Kjo është rruga që ka përshkruar viktima për t’i shpëtuar vdekjes. Njolla gjaku ka kudo edhe përgjat rrugës kruesore “Babi Ruci” ku edhe ka mbërritur pothuasje pa ndjenja Holdi Hajdari.

“Njeri pa njeri. Nëna i kishte vdekur, babai në Greqi, ja siç e shikoni gjendjen katastrofike. Gjynah. Duhen marrë masa. Njeri pozitiv në të gjitha anët, e them seriozisht”, tha një banor i zonës.

“Vetëm një zhurmë kam dëgjuar unë, po thashë ndonjë kalimtar që bërtet rrugës, i pirë dhe s’e vumë rë”, tha një tjetër.

Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa personi i dyshuar i krimit është në arrati./abcnews.al

ppp-1.jpg
G. P.13:12 | 12/10/2018

Pak orë pas plagosjes së 18-vjeçarit Mikel Shira, forcat e policisë së komisariatit nr. 2 në kryeqytet kanë arritur që të shoqërojnë njërin prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Siç njofton policia e Tiranës, grupi hetimor ka arritur që të identifikojë dhe shoqëroje një 56 vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 22 vjeçar.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin Mikel  Shira, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al

vrasja-ne-tirane.jpg
G. P.08:18 | 12/10/2018

Një 30-vjeçar u godit me thikë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Holdi Hajdari, ia ka dalë vetëm për pak orë që t’i rezistojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Vrasja ka ndodhur në periferi të Tiranës, në zonën e Kombinatit, në rrugën “Bego Hoxha”.

Policia ka identifikuar autorin e krimit dhe e ka shpallur atë në kërkim. Autori i dyshuar është një 25-vjeçar nga kryeqyteti. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit./abcnews.al

evros.png
G. P.12:56 | 11/10/2018

Mediat greke, duke cituar policinë, kanë dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në lumin Evros që ndan shtetin helen me Turqinë. Mësohet se në afërsi të vendngjarjes është gjetur një thikë ushtarake, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 3 grave.

Viktimat nuk janë idenfikuar ende, por “Protothema” shkruan se ato janë të moshës 15, 18 dhe 30 vjeç. Ato janë masakruar me thikë ushtarake, ndërsa ishin të lidhura. Ende nuk dihet kush mund të jetë autori apo motivet e krimit. Për këtë autoritetet vijojnë hetimet.

Nga autopsia paraprake, mjekët ligjorë pohuan se krimi është kryer nga vrasës profesionistë duke parë plagët e shkaktuara me thikë. Gjithashtu po hetohet edhe nëse ndaj grave është shkaktuar dhunë seksuale./abcnews.al

qemali.jpg
G. P.08:55 | 10/10/2018

Policia e Lushnjes ka shoqëruar 15 persona për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në fshatin Shegas, ku u vra një 48-vjeçar. Hetimi vijon, por ende nuk ka persona të ndaluar.

Autori e ka pritur te porta e shtëpise dhe sapo 48-vjeçari Qemal Halla zbriti nga makina ai e ekzekutoi me plumb në kokë.

15 persona shoqëroi policia për këtë ngjarje e cila ndodhi rreth mesnatës në Shegas të Lushnjes.

Dyshimet e para të hetuesve janë hedhur për konflikte të mundshme mbi pronësinë, por nuk janë përjashtuar problemet familjare.

Nga kqyrja që i është bërë viktimës, plumbi i pistoletës e ka prekur në pjesën e përparme të kokës nga një distancë e afërt.

Ende nuk është gjetur gëzhoja dhe në vendngjarje nuk ka gjurmë të ndonjë mjeti tjetër përveç fuoristradës së Hallës. Duket se autori ka qenë në këmbë dhe është larguar po në këmbë pas kryerjes së krimit.

Bashkëshortja e Qemall Hallës e ka dëgjuar të shtënën. Bashkë me të edhe fqinjët dolën për të parë çfarë kishte ndodhur.

Banorja 1: “Ka pasur portën e mbyllur. Do zbriste për të hapur portën për të hyrë në shtëpi. Aty e kanë pritur, i kanë bërë kusi. Krismë dëgjuam pastaj çfarë ishte nuk e dimë”.

“Sa herë dëgjuat krismë”?

Banori 2“Një herë, vetëm një herë ka qëlluar. Vetëm një tek fishek”.

Një orë përpara vrasjes, 48-vjeçari ai ishte në lokalin e të vëllait në fshat. Aty ai kishte kaluar një mbremje të qetë pa konflikt me ndonjë person.

Ai banonte vetëm me gruan pasi djali i vetëm ishte emigrant në Greqi. Disa kohë më parë Halla ka qenë kryeplak i fshati Shegas dhe aktualisht njihej si njeri i qetë që merrej me punët e bujqësisë./abcnews.al

lushnjaaa.jpg
G. P.22:40 | 09/10/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje mbrëmjen e sotme. Shtetasi Qemal Alla 44 vjeç është qëlluar me armë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas. Viktima është qëlluar para banesës së tij. Sipas të dhënave Alla ishte kryeplak i fshatit ku jetonte. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

gazetarja.png
G. P.16:05 | 08/10/2018

Një ngjarje e tmerrshme ka shokuar Bullgarinë. Një gazetare është përdhunuar dhe vrarë në një park në veri të vendit. Autoritetet njoftojnë se shumë shpejt do të zbulohet dhe arrestohet autori.

Një gazetare televizive është përdhunuar dhe vrarë në një mënyrë shumë brutale në Ruse, qytet të Bullgarisë veriore. Trupi i 30-vjeçares Viktoria Marinova, prezantuese e një emisioni aktualiteti të televizionit TVN, është gjetur në një park ku ajo bënte joga.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori rajonal i Ruse, Georgy Georgiev. Vdekja është shkaktuar nga goditje në kokë dhe nga mbytja, dhe kontrolli i trupit ta pajetë ka konfirmuar më pas dhe dhunën seksuale.

“Celulari i saj, çelëlsat e makinës, syzet dhe një pjesë e rrobave janë zhdukur”, shpjegon prokurori, i cili shton se hetuesit po punojnë në të gjitha pistat, përfshirë dhe atë që lidhet me jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Megjithatë, disa burime të policisë mendojnë se kjo hipotezë nuk duhet marrë parasysh. 30-vjeçarja, ishte drejtoreshë administrative e kanalit televiziv privat, dhe sipas disa mediave evropiane po investigonte lidhur me abuzimet me fondet e BE-së.

Ishte ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Mladen Marinov, që konfirmoi përdhunimin, ndërsa kryeministri Bojko Borisov thotë se ka shpresë që hetimet të çojnë në gjetjen e përgjegjësit. Ai nënvizon se janë mbledhur gjurmë AND-je, dhe prandaj zbulimi dhe arrestimi i autorit është vetëm çështje kohe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono