vrasja

ne-lezhe.jpg
nev ila12:01 | 21/06/2019

Gjykata e Lezhës la ne burg Tonin Prendin i cili vrau mikun e shtëpisë së tij në Merçi të Lezhës.

Ai është shprehur i penduar për atë çka bëri, por kjo nuk i vlejti në gjykatë. Prendi akuzohet për vrasjen e Gjin Markut i cili i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit.

 

Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit./ABC News Albania 24/7

khashoggi.jpg
G. P.16:30 | 19/06/2019

Sipas raportit të publikuar nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka prova të mjaftueshme për të besuar se princi trashëgimtar saudit Mohamed Bin Salman është i përfshirë në ekzekutimin e planifikuar të gazetarit Jamal Khashoggi.

Ekzistojnë prova të besueshme të cilat meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit trashëgimtar saudit Mohamed bin Salman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kështu shkruhet në raportin prej 101 faqesh të ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut të cilët po hetojnë për çështjen. Sipas përfundimeve të raportit Khashoggi, ka qenë viktimë e një ekzekutimi të planifikuar më parë, por nuk ka përfundime për emrat e autorëve.

Sipas relatores së veçantë të kombeve të bashkuara për ekzekutimet ekstragjyqësore dhe arbitrare, hetimet e ekipit të saj vërtetojnë se ka prova të besueshme.

Prova që sipas saj kërkojnë hetime të mëtejshme për përgjegjësitë individuale të funksionarëve sauditë të nivelit të lartë, përfshirë princin trashëgimtar, këshilltarit të tij dhe ish përgjegjësit për komunikimin në mediat sociale. Ajo i bëri apel Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të nisë një hetim penal ndërkombëtar pa ndërhyrjen e asnjë shteti./ABC News Albania 24/7

vrasja-lac.jpg
nev ila11:38 | 16/06/2019

Gjykata e Laçit ka lënë në burg 30 vjeçarin që vrau për një vend parkimi në qytetin e Laçit.

Emanuel Koca tha se nuk kishte dashur ta vriste por ishte sulmuar më parë me thikë nga viktima.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Laç, pranë gjykatës së rrethit. Viktima Viktor Shkorreti 24 vjeç u konfliktua me Kocen kohën kur po parkonin makinat. Ishte një sherr i çastit por që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pasi dy burrat janë zënë fizikisht, Koca nxori një automatik nga makina dhe qëlloi disa herë mbi të riun. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por një ditë më pas policia e vendosi në pranga./ABC News Albania 24/7

MASA-PER-VRASJEN-VLORE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela10:55 | 15/06/2019

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për tre autorët e ndaluar për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë Argjil Gjoka. Ata kanë mohuar para trupit gjykues që të jenë përfshirë në krim. Ndërsa është shpallur në kërkim Mersin Bejtaj, personi që dyshohet se qëlloi me armë ndaj administratorit Gjoka.

Arif, Jace dhe Namik Bejtaj u paraqitën në gjykatën e Vlorës për masë sigurie. Të tre akuzohen si të përfshirë në vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë Argjil Gjoka.

Seanca gjyqësore u drejtua nga Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Klodian Llaho.

“Ne shkuam me vonesë në vendin e ngjarjes” – thanë para trupit gjykues Namik dhe Jaçe Bejtaj.

Ndërsa 19 vjeçari Arif Bejtaj deklaroi se ka ndërhyrë në momentin e përleshjes duke marrë edhe një plumb në krah.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur edhe Mersin Bejtaj i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar në drejtim të administratorit të Kotës.

Trupi gjykues pasi dëgjoi prokurorinë, palën mbrojtëse, si edhe deklaratat e te arrestuarve vendosi t’i lërë në qeli të tre deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Konflikti ndodhi katër ditë më parë për hapjen e një rruge në fshatin Mavrovë.

Pjestarët e familjes Bejtaj debatuan ashpër me punëtorët e rrugës, ngjarja e cila përfundoi me një të vrarë.

Argjil Gjoka ndërhyri për të qetësuar situatën, por mori një plumb në kraharor i cili i shkaktoi edhe vdekjen.

ABC News Albania 24/7

mirko.jpg
ent ela13:10 | 13/06/2019

Familja e Eduard Ndojt, 26-vjeçarit shqiptar të vrarë në 2013-ën në Itali nga pronari i shtëpisë ku kishte hyrë të grabiste, kërkon 125 mijë euro dëmshpërblim nga familja e autorit. Shifra është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit në Itali.

Familja e Eduard Ndoj, 26 vjeçarit shqiptar të vrarë në Bresha të Italisë në dhjetor të 2013-ës, ka ndërmarrë procedura ligjore ndaj Mirco Franzoni, i dënuar me nëntë vjet dhe katër muaj burg për vrasje. Viktima u qëllua për vdekje me një pushkë disa orë pasi kishte hyrë në banesën e vëllait të Franzonit.

Familja e Ndoj ka hedhur në gjyq familjen italiane duke kërkuar një dëmshpërblim prej 125 mijë eurosh, një shifër e miratuar nga gjykata e Apelit, por që nuk i është dhënë asnjëherë familjes së viktimës. Avokatja e familjes Ndoj shpjegoi për mediat italiane se autori i vrasjes nuk ka kërkuar asnjëherë falje dhe nuk ka bërë asnjë gjest ndaj familjes Ndoj. /ABC News Albania 24/7

vrasja-kote-933x445.jpg
Sej rie09:00 | 12/06/2019

Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës si autorë të dyshuar të vrasjes së kryetarit të Njësisë së Administrative Kotë. Sipas policisë njëri prej tyre është Arif Bejtaj, 19- vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të djeshëm.

Ndërsa dy të tjerët Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 22-vjeç dhe 30-vjeç. Të tre këta persona janë banues në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia Mersin Bejtaj 32-vjeç, banues në Vlorë.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy vëllezër.

Por pas ndërhyrjes për të shuar këtë konflikt, u qellua me plumb Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, i cili humbi jetën me pas ne spital.  Materialet në ngarkim të 3 personave te arrestuar iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./ABC News Albania 24/7

WhatsApp-Video-2019-05-31-at-12.30.17.mp4_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela12:40 | 31/05/2019

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të Gjergj Cukalit, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali 50 vjeç. 40-vjeçari Cukali u arrestua pas analizave të ADN-së në provat që u gjetën në makinën “Mercedes-Benz”, të braktisur nga autorët pas ekzekutimit të Bilalit. Ky i fundit u qëllua me breshëri para shtëpisë së tij në zonën e Selitës në Tiranë më 30 Janar 2019.

pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia e Tiranës ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën  30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara  Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç. /abcnews.al

bilali-770x433.jpg
Sej rie08:30 | 31/05/2019

Bie në pranga autori i dyshuar i vrasjes se ish-policit Arben Bilali në Tiranë, 4 muaj më parë. Sipas policisë ai është Gjergj Cukali, një emër i skeduar për krime të ndryshme nga blutë e kryeqytetit.

Ky është momenti i arrestimit të 40-vjeçarit Gjergj Cukali nga policia e Tiranës. I prangosuni nuk ka bërë rezistencë, ndërsa ishte duke udhëtuar në automjetin e tij. Përveç njësisë speciale“Shqiponja”, për arrestimin e të ashtuquajturi i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”, u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia ka arritur në gjurmët e Gjergj Cukalit, pas sekuestrimit automjetit, tip “Mercedes-Benz CLS”, i cili u përdor në ekzekutimin e ish-efektivin e Arben Bilali, mesditën e 30 Janarit. I njëjti mjet u gjet pas krimit i braktisur në Mjull Bathore, afër rreth-rrotullimit të Saukut. Në këtë mjet janë gjetur dhe gjurmë e prova, të cilat pas ekspertizës kriminalistikë kanë çuar hetuesit tek autori i dyshuar i vrasjes, Gjergj Cukali. Dyshimet për hetuesit janë shtuar edhe më tej, pas përftimit të profilit të ADN-së, së Cukalit nga Laboratori i  Policisë së Shtetit. Gjurmët e papilare u gjetën pikërisht në sediljen e pasme të krahut të shoferit të automjetit nga ku u qëllua për vdekje me 17 plumba Bilali.

Mbi 40-vjeçarin Cukaili, rëndon akuza; “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”. Cukali, është një emër i skeduar për krime të ndryshme nga blutë e kryeqytetit i dënuar më parë për një sërë veprash penale. Ai u akuzua në vitin 2004 dhe u dënua në vitin 2006 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë Fajton Demirlika. Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Por në vitin 2016 Cukali do të arrestohej sërish por ketë herë sipas policisë së Tiranës, si kreu i një organizate kriminale që merrej  me shpërndanin heroinës dhe kokainës. Organizata përbëhej nga 16 anëtarë, të cilët u arrestuan në saj të  operacionit të koduar “Tangent”.

Por, Cukali fitoi një vit më vonë lirë, duke vendosur ndaj tij masë sigurie “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Cukali vuan nga astma bronkiale dhe ka kriza të shpeshta. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që Gjergji Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë./ABC News Albania 24/7

54947_MEXMexicojournalistTelesforoSantiagoEnriquez190503TRTWORLD_1556909014538.jpg
ent ela22:58 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, gazetari i një emisioni radiofonik në Meksikë është ekzekutuar me plumb në kokë. Në programin e tij, Santiago Enrikez denonconte korrupsionin në radhët e qeverisë.

Gazetari meksikan Santiago Enriquez, i cili punonte në një stacion radioje komunitare, u qëllua për vdekje në qytetin jugor Huçitan, duke u bërë gazetari i katërt i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit. “Ai u qëllua në gojë dhe në zemër”, tha mbesa e tij të premten. Autoritetet, por edhe familja e gazetarit e cilësojnë vrasjen e tij një ekzekutim të lidhur me profesionin. “Në emisionet e tij Santiago Enriquez bëntë pjesë të analizave të tij edhe kritikat ndaj qeverisë. Kohët e fundit ai denoncoi publikisht autoritetet komunale për shpërdorim të fondeve publike”, deklaroi komisioni kombëtar i të drejtave të njeriut në një kominikatë. Vrasja e gazetarit të ri ndodhi pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Meksika renditet e 147-ta nga 180 vende në indeksin botëror të lirisë së shtypit, duke qenë një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, në të njëjtin nivel me Afganistanin, Sirinë dhe Jemenin. Në vitin 2018, dhjetë gazetarë u vranë në vendin latin, me shumicën e vrasjeve që kanë mbetur të pandëshkuara. /ABC News Albania 24/7

laci.jpg
G. P.14:08 | 03/05/2019

Frika nga hakmarrja ka bërë qe disa familje të fisit Bushi në Kurbin të ngujohen menjëherë pas vrasjes së dyfishtë të dielën e kaluar. Ata u janë nënshtruar rregullave zakonore deri kur palët të vendosin paqe midis tyre.

Një foto çoi në vrasje dy të rinj dhe në pranga tre të tjerë. Por pas kësaj, fisi Bushi në Kurbin është ngujuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e Markel dhe Manuel Bushit, të Vinçens Bushit, por edhe kushërinjve të tyre të afërt.

Pavarësisht se tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy palëve i janë nënshtruar zakoneve të tyre pas ngjarjes.  Fillimisht sa u përhap lajmi u mbyllën brenda afro 20 shtëpi.

Por më pas sipas zakonit, të ngujuar qëndrojnë vetëm familjet e autorëve dhe ata më të ngushtët në rreth familjar nga rrënjët e babait.

Kurse fisi nga nëna ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Për këtë arsye ishte daja, ai që negocioi me shefin e komisariatit te Kurbinit, ç’ka u pasua me vetëdorëzimin në polici të tre djemve Bushi.

ABC News ka mësuar se mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtor, apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën.

Të shtunën në Laç, gjykata do të caktojë dhe masën e sigurisë për të arrestuarit, të cilët kanë thënë se e gjitha ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, por nuk donin të vrisnin kushërinjtë Jushi.

Deri tani supozohet se një foto në rrjetet sociale nxiti fillimisht dhunën fizike dhe më pas shkrehjen e armëve natën e 28 Prillit, ku Erjon dhe Kelvin Jushi mbetën të vrarë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono