vrasesi

kristaq-leci-1280x732.jpg
nev ila11:33 | 13/08/2019

Arrestohet ne Greqi Kristaq Leci i akuzuar si bashkëpunetor në vrasjen e Komisarit te policise Artan Cuku, mbi 2 vjet me pare.

Kristraq Leci  dyshohet se ka qenë personi që ka informuar ekzekutorin Mikel Shallari për çdo lëvizje të viktimës.

Policia greke ka arrestuar  Kristaq Lecin, që dyshohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit në ekzekutimin e drejtuesit te larte te policise Artan Cuku pranë banesës së tij ne Tirane.

Në komunikatën zyrtarë të policisë greke thuhet se është arrestuar një 30 vjeçar shqiptarë pasi ishte në kërkim nga drejtësia jonë, i akuzuar për vrasjen e një zyrtari të lartë të Policisë  në 8 Prill të 2017 .

Leci u arrestua të Hënën në Athinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona si bashkëpuntor  në vrasjen e Artan Cukut.

Sipas hetimeve tw prokurorisë shqiptare kjo vrasje ishte porositur nga Bledar Jambelli, një person që ishte arrestuar më parë nga komisari Cuku. Pikërisht ky arrestim dyshohet të ketë qënë edhe shkaku për urdhërimin e vrasjes së ish- drejtorit të policisë, në shenjë hakmarrjeje.

Kristaq Leci, sipas informacioneve të bëra publike  dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se ka qenë ai që ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut. Leci gjithashtu njihej edhe me emrin Gerti Kajo.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari, i cili ka rrëfyer në gjykatën e krimeve të rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit. Bledar Janbelli ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes se Cukut.

Ai u arrestua pak muaj më parë nga autoritetet Greke, por u lirua pasi gjykata e Lartë e Greqisë vendosi të rrëzonte kërkesën për ekstradimin e tij, me argumentin se në vendin tonë i rrezikohet jeta.

Mbetet  për tu parë se çfarë vendimi do të japë drejtësia greke për Kristaq Lecin, apo do të veprojë në të njëjtën mënyrë si me Jambellin./ABC News Albania 24/7

 

IDRO-VUCIC-TIRANA-1280x720.jpg
ent ela23:00 | 03/07/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përfshirë edhe Tiranën në skenarin për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Sipas Vuçiç, personi i dyshuar si autor i vrasjes ka përdorur aeroportin e Rinasit në Tiranë për t’u arratisur drejt Gjermanisë pas ekzekutimit.

Serbia thotë se e ka emrin e vrasësit të Olliver Ivanoviç, politikanit nga Kosova, i cili u ekzekutua në Mitrovicën Veriore. Ai ka përmendur disa emra dhe ka theksuar se Kosova është duke penguar bashkëpunimin dhe duke kryer hetime politike. Vuçiç ka thënë se organet serbe e dinë,  se e dinë se kush është emri i vrasësit. Por do të tregojë kur të ketë dëshmi, pasi ato i ka Kosova.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Pyes përse nuk na i japin videot nga aeroporti i Tiranës, Rinasi. Përse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”.

Presidenti serb i ka bërë këto komente pas takimit me kongresimenin amerikan Eliot Engel. Ai ka theksuar se një pjesë e këtyre dëshmive mund të jenë edhe në aeroportin e Tiranës.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Është akuzuar gjysma e botës, por ende nuk e dimë kush është ai që ka vrarë Olliver Ivanoviç, përse dhe për çfarë motivi. Përse nuk na thonë?”

Presidenti serb i ka shtruar këto pyetje edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe ka thënë se këto dëshmi i kërkon nga ta dhe jo shqiptarët. Vuçiç ka thënë se ka shumë dëshmi kontradiktore që nuk kanë mundur të verifikohen në mungesë bashkëpunimi. /ABC News Albania 24/7

meshkujt-1280x713.jpg
ad min17:20 | 03/06/2019

Tumori vijon të mbetet “vrasësi” më i pamëshirshëm. INSTAT ka publikuar të dhënat për vitin 2018, ku shihet një rritje me 5.1% e vdekjeve tek meshkujt, dhe rënie me 4.6% tek femrat. Qarku më i prekur është Gjirokastra, dhe numrin më të ulët të vdekjeve e ka Tirana.

Rritet numri i meshkujve që humbën jetën nga tumori në vitin 2018 dhe shihet një ulje e ndjeshme e vdekjes tek femrat.  Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, vdekjet tek meshkujt në 2018 janë rritur me 5.1 %, 115 raste më shumë në raport me 2017. Alarmante është grupmosha 20- 24 vjeç, ku janë regjistruar 10 vdekje, 7 më shumë nga viti i shkuar. Mosha mbi 50 vjeç vijon të jetë më e prekura, dhe në grupmoshën 35- 39 vjeç janë regjistruar 23 raste.

Ndërsa vdekja e femrave ka rënë me 4.6%, 65 më pak se viti i mëparshëm. Grupmosha më e prekur mbetet ajo mbi 50 vjeç me 90% të rasteve, ndërsa tek të rejat nuk ka pasur rritje. Referuar INSTAT, niveli i vdekshmërisë nga Tumoret ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017.  Më të prekurit janë nga “Tumore të aparatit të tretjes” (34,5%) dhe “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” (24,1 %).

Sipas INSTAT numri më i lartë i vdekjeve nga tumoret, është regjistruar në Gjirokastër, me 207 të vdekur për 100 mijë banorë. Më pas Korça, Shkodra, Vlora, Berati dhe Elbasani. Ndërsa, numri më i ulët i vdekjeve për 100 mijë banorë e ka Tirana me 93 të vdekur, më pas Kukësi (98) dhe Durrësi (107)./ABC News Albania 24/7

presioni-1280x853.jpg
nev ila14:45 | 21/04/2019

Hipertensioni po konsiderohet nga mjekët si vrasësi i kohëve moderne. Në vendin tonë të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë gjysma e personave mbi 50 vjeç. Mjekët vërejnë se presioni i lartë i gjakut po prek dhe moshat e reja.

Një në dy persona mbi 50 vjeç në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni. Sëmundja ka prekur gjithashtu 25%  të atyre nën  45 vjeç.

Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik për sëmundjet jo të transmetueshme ku pasqyrohen  të dhënat nxjerr në hap rritje të numrit të të prekurve dhe ulje të moshës së tyre.

Dhjetë vite më parë me hipertension rezultonin  rreth 40 %  e personave nga 45 në 49 vjeç.

Shtimin e rasteve mjeket e lidhin me përkeqësimin e stilit të jetesës ndërkohë që shifrat i konsiderojnë të ngjashme me vendet evropiane.

Hipertensionin bluzat e bardha  po e konsiderojnë vrasësin më të madh të kohëve moderne.  Kjo për shkak të komplikacioneve që shkakton. Presioni i lartë i gjakut është faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, goditje në tru, sëmundjet e veshkave madje dhe sëmundjet e syve./abcnews.al

KRONIKE-SULMI-NE-FLORIDA.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela11:48 | 27/08/2018

Një pjesëmarrës në një turne të video lojërave në Jacksonville të Floridas, ka vrarë me armë dy persona para se të kryente vetëvrasje, thotë policia amerikane. Ata e identifikuan autorin si David Katz, 24 vjeç, nga Baltimore dhe thanë se përdori një pistoletë gjysëmautomatike. Autoritetet njoftuan se nuk janë në kërkim të ndonjë bashkëpunëtori apo personi tjetër. Njëmbëdhjetë njerëz të tjerë u plagosën të dielën në Jacksonville Landing, një kompleks i madh tregtar dhe argëtimi. Mes tyre ishte edhe shqiptari 19-vjeçar, Drini Gjoka, i cili ishte pjesëmarrës në turne. Ai e përshkruan ngjarjen me disa mesazhe në tuiter dhe e cilëson si ditën më të keqe të jetës së tij. “Jam shumë me fat, plumbi më qëlloi në gisht”, shkruan ai.

Disa njoftime të pakonfirmuara thonë se Katz u zemërua pasi humbi në turneun e video lojrave të futbollit amerikan. Vitin e kaluar ai kishte arritur të fitonte këtë kampionat. Ndërkohë, e gjithë ngjarja ka ndodhur ndërsa turneu ishte në zhvillim e sipër dhe për këtë po transmetohej drejtëpërdrejtë në një platform online.

Flordia është përballur me disa ngjarje me të shtëna në masë vitet e fundit, përfshirë sulmin në Orlando në 2016, ku 49 persona humbën jetën dhe në shkurt të këtij viti në shkollën e mesme në Parkland ku u vranë 17 persona. /abcnews.al

sec_24580152-b6c8.jpg
ent ela21:39 | 08/08/2018

Vrasësi i një bebeje vritet disa javë pasi u lirua nga burgu për krimin e bërë dhe u kthye të jetonte përsëri në fshatin e tij. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në Wales të Britanise së Madhe, ku David Gaut u gjet i vdekur nga policia.

Tre burra të moshave 23, 47 dhe 51 vjeç janë arrestuar ndërkohë si të dyshuar për vrasjen. Gaut tashmë 54 vjeç, kaloi 33 vite në burg pasi ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm pasi kishte troturuar dhe vrarë një bebe 17 muajshe. Asokohe 21 vjeç, ai vrau beben e quajtur Chi Ming Shek, ndërkohë që e ëma njëkohësisht dhe e dashura e Gaut, kishte dalë nga shtëpia.

Më pas ai e fshehu trupin poshtë një komodine duke e bërë ngjarjen të duket aksidentale. Sipas gjyqtarit që gjykoi krimin kjo ishte ngjarja më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në atë zonë. Sipas të dhënave, i akuzuari ishte liruar nga burgu dhe gjashtë javë më vonë ishte kthyer në fshatin ku kishte jetuar më parë. Tashmë krimi mbetet akoma nën hetim dhe nuk dihen arsyet se përse vrasësi ishte liruar para kohe nga burgu./abcnews.al

102266574_compo.jpg
ent ela23:17 | 29/06/2018

Jarrod Ramos, vrasësi i gazetarëve në SHBA, bllokoi daljen e redaksisë që stafi i gazetës të mos largohej.

Kështu thotë një prokuror që po heton çështjen, raporton BBC. Policia tha për mediat gjithashtu se i akuzuari refuzon që të bashkëpunojë për hetimin. Sulmi ndaj gazetës “Capital” në Annapolis të Shteteve të Bashkuara, ishte planifikuar në shtëpinë e të dyshuarit.

38-vjeçari la të vdekur 5 gazetarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë.

Gjatë gjyqit, ai nuk tha asnjë fjalë, por ndiqte me vëmendje procedurat gjyqësore. Edhe Presidenti amerikan Donald Trump shprehu ngushëllimet për humbjen e 5 gazetarëve nga sulmi me armë. /tvklan.al

vrasja-ne-kamez.jpg
ad min15:29 | 27/04/2018

Personi që shikoni në foto është Vladimir Kurti 28 vjeç. Ai është ekzekutori direkt i 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci.

Vladimir Kurti, me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit, është banues në Kamëz. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e Komisariatit Nr.5 të Policisë së Tiranës, gjatë një aksioni të mirëorganizuar të këtij komisariati. 

Mbrëmjen e 25 Prillit, Vladimir Kurti në bashkëpunim me Rushdi Hodon tentuan të grabisnin marketin e çiftit Buci në lagjen “OSBE” të Kamzës. Ata qëlluan për vdekje pronarin Agim Buci dhe plagosën bashkëshorten. Skena e krimit ndodhi në prani të fëmijës 6 vjeç të çiftit Buci, i cili ishte brenda dyqanit.

Vladimir Kurti është person me precedent të mëparshëm penal. Në Shkurt të vitit 2012 ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë. 28-vjeçari është dënuar për grabitje me dhunë ndaj një taksisti në fund të vitit 2010, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë. /tvklan.al

vlcsnap-error184-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 07/02/2018

Zbulohen të tjera detaje për ekzekutimin e tipit mafioz Devi Kasmit, disa ditë më parë në Tiranë. ABC News ka mësuar se personi dyshuar që ka porositur vrasjen e 42-vjecarit Kasmit, është një i burgosur në shteti grek, i cili është një emër i njohur i narko trafikut. Për arsye të hetimit, ABC News ka zgjedhur të mos e bëjë publik emrin e tij.

Policia Shqiptare i kërkon palës greke, informacion lidhur me një të burgosur Shqiptarë, i prangosur një vit më parë me disa kilogram kokainë në jug të shtetit helen, pasi dyshohet se mund të jetë ai personi që kishte porositur edhe ekzekutimin e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë.

ABC News e disponon emrin të dyshuarit, por për arsye të hetimit ka vendosur të mos e bëjë të ditur për publikun emrin e tij.

Ndërkohë bëhet e ditur nga hetimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit, se personi i dyshuar ka pasur miqësi në tregun e kokainës me Domart Konjarin. Emir i këtij të fundit doli menjëherë në skenë nga policia e kryeqytetit pas vrasjes së tipit mafioz të Devi Kasmit. Ish- punonjësi policisë greke Efthymiou Efthymious, sipas grupit hetimor ishte porositur nga brenda burgut nga shtatasi me origjinë shqiptare për të kryer atentatin ndaj 42-vjeçarit Kasmi. Njohja ndërmjet ekzekutorit grek së bashku me shtetasin shqiptar një emër i njohur i botës së narkotrafikut, kishte ndodhur gjatë kohës kur të dy këta kanë qenë në paraburgimin e shtetasit fqinj. 

Për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës, prangosi më datë 2 shkurt katër shtetas, ndërmjet tyre edhe personi që dyshohet se kreu vrasjen Efthymiou Efthymious. Por personi që vuri në zbatim planin në vendin tonë, Aurel Hoxhallari vijon të jetë në kërkim. Në banesën e Hoxhallarit policia gjeti arsenal të vërtetë armës, duke filluar nga snajper, automatik, mina me telekomandë e deri te raketa-hedhëse./abcnews.al

 

vlcsnap-error868-1280x720.jpg
ent ela12:23 | 01/02/2018

I ndaluari i policisë si Mario Meshini i dyshuar se ka nxjerrë në pritë viktimën Devi Kasmi ka dhënë dëshmi të vlefshme për hetimit, përsa i përket ekzektuorit që qëlloi mbi 42-vjecarin. I riu ka theksuar se vrasësi ishte i dobët dhe i gjatë, ndërsa mbante edhe një kapuç në kokë.

 

Mario Meshini i ndaluar nga policia e kryeqytetit si person i dyshuar që ka ndihmuar në vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet, ka dhënë dëshiminë e tij të dytë, duke përshkruar ekzekutorin e mbrëmjes së 29-janarit. Sipas të riut, vrasësi ishte i gjatë, me trup të hollë e me mjekër.

Këto të dhëna, së bashku me ato të sekuestrua nga kamerat e sigurisë janë mbledhur nga grupi hetimor për të krijuar një identikit të vrasësit që dyshohet të jetë me pagesë.

26-vjeçari ka deponuar në polici gjithçka që ka parë mbrëmjen e krimit, por ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Devin e njoh prej shtatë muajsh dhe me atë më ka prezantuar kunati im. Unë shkoja te palestra e tij dhe, në atë kohë kam forcuar miqësinë me të. Më kujtohet mirë mbrëmja e vrasjes së Devi Kasmit. Ai u qëllua nga një person mbi 180 centimetra dhe me trup të hollë.atentatori kishte mjekër të gjatë dhe në kokë mbante një kapuç të zi, por fytyrën nuk e kishte të mbuluar. Nuk e kisha parë më parë atë njeri edhe pse ai ishte shumë pranë meje në momentin e vrasjes. Unë kisha folur në telefon që të takohesha me Devin poshtë banesës ku ai jetonte së fundmi. Devi erdhi pas meje me makinën e tij tip “Volksëagen” dhe unë isha me motor pa skafander.  Sapo zbriti Devi nga automjeti u qëllua pas shpine disa herë. Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjë dialog ndërmjet vrasësit dhe viktimës. Më kujtohet se ai ma drejtoi edhe mua armën  por nuk më qëlloi.

Devi Kasmi, u qëllua me dy plumba në kokë dhe sipas uniformave blu, autor i dyshuar është Domart Konjari. Pistat që hetohen janë prishja e pazareve të drogës si edhe konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës.

42-vjecari  kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar të vrasë Domart Konjarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kasmit u gjetë 3 kg kokainë si dhe një armë zjarri kallashnikov e fshehur poshtë krevatit.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono