vrases

doktori-vrases-1280x744.jpg
nev ila15:05 | 06/06/2019

Uilliam Hasel, mjek amerikan në Ohajo, akuzohet për vrasjen e 25 pacientëve të tij duke iu injektuar mbidozë qetësuesish. Avokati i tij pretendon se veprimi nuk ka qenë i qëllimshëm, ndërsa mjeku tashmë rrezikon burgim të përjetshëm

Një mjek nga Ohajo akuzohet për vrasjen e 25 pacientëve të tij, duke i injektuar një mbidozë qetësuesish. Uilliam Hasel, në spitalin Maunt Karmel Helth Sistem të Kolumbus, nga 2015 –deri në 2018-ën, ka urdhëruar doza të mëdha qetësuesish për 29 pacientë. Kanë qenë pikërisht anëtarët e bordit të spitalit që e kanë zbuluar, më pas e pezulluan dhe e pushuan nga puna. Avokati i mjekut pretendon se klienti i tij nuk kishte ndërmend të vriste. Tashmë ai rrezikon burgimin e përjetshëm.

Spitali zbuloi se 5 nga 25 pacientët që iu injektua mbidoza e qetësuesve, mund të ishin përmirësuar ende.

Prokurori i kontesë së Frenklin, Ron O’Brajen, shpjegoi se shumë pacientë të Hasel në terapi intensive nuk ishin të vetëdijshëm, dhe nëse dikush nuk ndjen dhimbje, nuk ka asnjë arsye të ligjshme mjekësore që ti injektohet një dozë fatale fentanili. Sipas spitalit gjashtë pacientë kanë marrë mbidozë qetësuesish, por ndoshta nuk ka qenë ky shkaku i vdekjes.

Kundër mjekut dhe strukturës së spitalit janë bërë më shumë se 20 denoncime për vrasje të qëllimshme, dhe familjarët e viktimave shprehen se të afërmit e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së qetësuesve ose neglizhencës. Disa prej tyre këmbëngulin se nuk u është thënë e vërteta për gjendjen e rëndë shëndetësore të të afërmve të tyre. Spitali i ka kërkuar falje publike familjeve dhe ka dëmshpërblyer disa prej tyre me qindra mijëra dollarë./ABC News Albania 24/7

Niels-Hoegel.jpg
nev ila13:39 | 06/06/2019

Gjykata gjermane e Oldenburg dënoi me burgim të përjetshëm Nils Hegel, infermierin e akuzuar për vrasjen e 85 pacientëve në spitalet ku ka punuar në periudhën 2000 – 2005.

Policia dyshon se vdekjet e shkaktuara nga 42 vjeçari mund të jenë deri në 200, dhe ose shumë raste nuk mund të zbardhen. Trupat e pajetë të një numri të madh viktimash janë djegur.

Sipas gjykatësve, Hegel është vrasësi serial me më shumë viktima që nga përfundimi i luftës./ABC News Albania 24/7

ukrainasi-1280x734.jpg
ent ela14:15 | 09/03/2019

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin ukrainas që u arrestua disa ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. Ai u paraqit në doganë me pasaportë false  me emrin Dimitrios Kantzelis dhe po udhëtonte drejt Greqisë. Trupi gjykues i kryesuar nga Mirela Ilijopulli vendosi të lërë në qeli shtetasin nga Ukraina. Dyshohet se 28 vjeçari ka vrarë një vit më parë një person në kryeqytetin grek.  Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi dyshohet se është vrasës me pagesë dhe kishte hyre ilegalisht në Shqipëri./abcnews.al

PROFESIONISTI-I-VRASJEVE-NE-SHKODER-_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.47-1280x720.jpg
ad min15:54 | 13/08/2018

Ekspertët e antikrimit në Shkodër dyshojnë se tre ngjarjet e fundit në këtë qytet janë realizuar nga një vrasës porfesionist. Ata kanë gjetur të dhëna dhe prova që mund të arrijnë në një konkluzion të vetëm, por ende nuk kanë gjetur nëse krimet kanë lidhje apo jo.

Një vrasës profesionist qarkullon në Shkodër, i tha ABC News një burim i policisë. Hetueset dyshojnë se duhet të jetë “pastrues” i paguar, i cili ka kryer tre ekzekutimet e fundit. Në këtë supozim ekspertët arritën gjatë analizës së detajeve, nga makina e autorëve që digjet menjëherë pas krimit, arma automatik i shkurtër i llojit skorpions dhe të dhëna të tjera që nuk ofrohen për publikun për shkak të hetimeve. Besohet se ky vrasës profesionist e nisi detyrën e tij me 18 qershor të 2018-s, me ekzekutimin e Mehdi Kavajës.

Fillimisht u shpall për vdekje natyrale, por ekzaminimet zbuluan se 60 vjeçari kishte një predhë. Kavaja ishte duke riparuar derën e një makinë në servisin e tij kur e vranë. Ngjarja është pa autor. Një muaj më pas me 16 korrik, Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje me dy viktima. Çifti Boran Becana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me 24 plumba. Në makinën e tyre ishte edhe djali 2 vjeçar Boris, i cili u gjet në prehrin e nënës i mbuluar me gjak.

Më pas autorët i vunë flakën makinsë së tyre në zonën e Bay-Passit të Shkodrës. Brenda u zbulua automatiku scorpions. Ish-polici me bashkëjtuesen u ekzekutuan natën pranë banesës së tyre. Mëngjesin e të premtes, në lagjen Kiras në zonën e Ish-Poçerisë u vra 53 vjeçari Fatbardh Lici. Pak minuta në vonë në lagjen Dobraç u mor njoftimi për një benz në djegie e sipër.

Ajo çfarë i ka bërë hetuset të dyshojnë që krimet janë nga një dorë vrasësi, nis me llojin e armës, automtik scorpions. Autori ka shmangur të gjitha kamerat, ndërsa ka studiuar lëvizjet para se të bënte vrasjet. Por megjithate ende nuk kanë të qartë nëse tre vrasjet lidhen me njëra-tjetrën. Versionet e ngritura deri tashmë për shkakun e tyre, nuk i ka bindur hetuset. Në të kaluarën në Shkodër, gjatë vitit 2013 dhe 2014 u kryen një sërë vrasjesh nga ekzekutor që lëviznin me motorçikletë, por asnjëherë nuk zbuluan./abcnews.al

maksim-hodaj.jpg
ad min14:01 | 30/07/2018

Në shumë i kërkuar i dënuar me 18 vjet burg u kap nga Forcat e Speciale në Vlorë.  Ai është Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen. Sipas policisë këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Në Qershor të vitit 2009, Maksim Hodaj ka vrarë gruan e tij Luljeta Hodajn. Krimin e kreu brenda në shtëpinë e tyre në Armen në prani të tre fëmijëve të vegjël.

/abcnews.al

 

doktoriii.jpg
ad min10:51 | 22/07/2018

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë që prej së premtes kërkimet për një person që ekzekutoi mjekun e ish-presidentit George Bush, i vjetri. Sipas mediave amerikane, autori i krimit është një mashkull rreth të 30-ave dhe me tipare latine.

Kardiologu Mark Hauskencht, 65 vjeç, u ekzekutua ditën e premte teksa shkonte në punë, në Qendrën Mjekësore të Teksasit. Ai po udhëtonte me biçikletë dhe u qëllua nga një çiklist që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Motivet e vrasjes janë ende të paqarta, por policia ka deklaruar se po heton një sërë pistash, përfshirë atë të një grindjeje. Ndërkohë, familja Bush i ka dërguar një mesazh ngushëllimi prekës familjes së mjekut të ndjerë./abcnews.al

vrasesi-vlore-933x445.jpg
ad min13:58 | 12/07/2018

Pas 10 vitesh arrati prangoset në kryqytet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. Ylli Vangjelaj,për t’i shpëtuar kapjes përdorte gjeneralitetet e vëllait të tij Fatmir Vangjelaj, të dy banues në Vlorë.

Vrasja për të cilën është dënuar 42-vjeçari ishte kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku u ekzekutua një shtetase ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Gjykata italiane e kishte dënuar me 23 vite burg Ylli Vangjelaj.

Këtë vendim autori do ta kryejë në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit bregdetar ka njohur vendimin penal të zhvilluar në Itali, duke lënë në fuqi dënimin me 23 vite burg./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono