votat

mesila-doda.jpg
nev ila21:35 | 08/01/2020

Opozita po vepron me urgjencë në raport me reformën zgjedhore, ndërsa qëllimi i saj është mbajtja e dy palë zgjedhjeve në një datë më të afërt.

Mesila Doda e PDIU i tha ABC News se këmbëngulja e kampit opozitar qëndron tek zhbërja e fenomenit të shitjes së votës.

Të gjitha përpjekjet tona do të duhet të jenë për zgjidhjen e krizës, dhe kjo do të thotë zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale në të njëjtën ditë. Ajo që ka këmbëngulur opozita, dhe ajo që është më emergjente në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, nuk qëndron në faktin se problemi më i madh është te sistemi. Për opozitën problemi më i madh është vjedhja e votës. Kjo krijon bazën e një sistemi jolegjitim”, tha Doda.

Megjithatë, maxhoranca në komisionin e posaçëm dhe opozita jashtë tij, takohen nën një pikë, sa i përket asaj se çfarë duhet të ndryshoj në Kodin Zgjedhor.

“Jemi përqendruar në vërejtjet kryesore të OSBE / ODIHR, janë në sinkron dhe në të njëjtën linjë me kërkesat që ne kemi patur në tryezën e opozitës në maj, kanë lidhje me presionet e administratës, me rregullimin e komisioneve zgjedhore por edhe me atë të numërimit, me pasjen e një transparence më të madhe gjatë numërimit”, tha ajo.

Tema e ndryshimit të sistemit zgjedhor është shtyrë për një moment tjetër edhe nga opozita, por Doda e pranon që sistemi aktual nuk i jep drejtësi votës së shqiptarëve.

Është një sistem që nuk ka drejtësi, midis sasisë së votave, dhe mandateve. Mjafton t’ju kujtoj faktin që në 2017, PDIU mori 76 mijë vota, dhe u përkthye gjithsej në 3 mandate, gjë që do të thotë se 1 mandat i PDIU kap shifrën e rreth 25 mijë votave apo më tepër, ndërkohë që kemi partitë e mëdha, që 1 mandat e përkthejnë me 9 mijë vota pothuajse”, theksoi Doda.

Ndërsa ideja e zhvillimit të një referendumi, ku shqiptarët të zgjedhin vetë sistemin e votimit ka pengesa.

“Pse jo edhe referendum për sistemin zgjedhor, nëse do të ishte e mundur, aq më mirë nëse e vendosin shqiptarët, por sipas mendimit tim, përpjekjet do të duhet të jenë tek krijimi i një situate normale në vend”, tha Mesila Doda në përfundim të intervistës.

Opozita e drejtuar nga PD ka bërë gati draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozime që do ti bëhen të ditura edhe ndërkombëtarëve./abcnews.al

collage.jpg
So Nila11:04 | 24/12/2019

Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta përsa i takoi përzgjedhjes së këngës fituese; fitorja diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës.

Nisur nga votimi i jurisë, e cila përbëhej nga anëtarë të huaj dhe vendas, fitoren e siguroi kënga “Shaj” e Arilenës. Fill pas rezultatit në fjalë, mbylljes së festivalit dhe publikimi i votave nga juria, reagime të shumta erdhën veçanërisht sa i takon vlerësimit të Elvana Gjatës nga anëtarja Mikaela Minga me vetëm 2 pikë.

Fakti që Gjata u vlerësua maksimalisht nga anëtarët e huaj, nxiti në rrjetet sociale krijimin e një teorie konspirative se votimi nga ana e anëtarëve shqiptarë ishte i qëllimtë për të favorizuar vetë Arilenën.

Shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqert.

“Fillimisht kur na thirrën që do bëheni pjesë e festivalit, nga drejtori i RTSH-së thashë pse jo, u ndjeva shumë e vlerësuar”, tregoi Petro duke shtuar se në asnjë moment anëtarët nuk komunikuan me njëri-tjetrin gjatë dhe pas festivalit.

“Gjithë kohës që kemi qenë në festival bisedat ishin te kënaqësia e festivalit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari.

Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë (për të votuar) nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar”, rrëfeu Petro.

Më tej Petro theksoi rëndësinë e një reagimi institucional:

“Nuk ishim ne që ju thamë na merrni në juri, na thirrën e pranuam u ndjemë të nderuar, duhet një reagim publik institucional, i organizatorëve, çdo gjë është bërë në rregull. Na vjen keq që na ndanë juria shqiptare dhe juria e huaj, të bësh ndarjen juria shqiptare nuk janë të zotët, të korruptuar e kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër.”/abcnews.al

Lexo edhe:

Kush e rrëzoi Elvanën? RTSH bën publik votimin e jurisë së festivalit (dokument)

votat-kosove-1280x713.jpg
nev ila19:13 | 28/10/2019

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor.

Paneli hodhi poshte kështu ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte kërkuar numërimin e të gjitha votave të ardhura nga diaspora dhe që nuk janë numëruar.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. Paneli e quajti kërkesën të pabazuar.

Vetëvendosje mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve./abcnews.al

KQZ-KOSOVE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela16:18 | 12/10/2019

Ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me rreth 7900 vota të ardhura me vonesë nga diaspora dhe Serbia. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk arriti dot në një vendim dhe pas një debati që zgjati më shumë se një orë.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë  edhe pas më shumë se një orë debat nuk kanë arritur të vendosin se çfarë do të ndodhë me 4500 vota të pranuara me vonesë nga Diaspora si dhe 3400 të tjera të ardhura nga Serbia.

Besnik Buzhala, zv/kryetari i Sekretariatit të KQZ-së, tha se janë pranuar 15 mijë e 794 fletëvotime deri në afatin kohor të rregullt.

Ai bëri të ditur se janë 3 mijë e 782 të ardhura nga Serbia, por që nuk kanë ardhur individualisht dhe mënyra e dërgesës nuk ishte e duhura.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, tha se duhet të pranohen sepse vonesat e tyre janë për arsye objektive.

Anëtari i KQZ-së, nga Lidhja demokratike e Kosovës, Sami Hamiti, tha se duhet respektuar ligji edhe në votat e vonuara të diasporës edhe për ato që kanë ardhur në mënyrë jo të rregullt nga Serbia.

Anëtart Stefan Veselinoviç nga Lista Serbe tha se nuk ka asgjë të jashtëligjshme me votat që vijnë nga Serbia. Iliri Gash, anëtar i KQZ-së, nga Partia demokratike e Kosovës ka kërkuar që të respektohet ligji në të dyja rastet.

Anëtari i VV-së Adnan Rustemi ka sqaruar se dërgesat e ardhura nga Serbia janë të kundërligjshme, duke kërkuar edhe një herë që pranohen votat nga diaspora. Ai theksoi se në këtë rast nuk ka vend për krahasime.

Anëtari nga LDK-ja Sami Hamiti tha se Serbia nuk ka respektuar marrëveshjen për telekomunikacionin.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, deklaroi se votat e dërguara me zarf do të trajtohen sipas ligjit të zbatuar deri tani. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-LDK-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:09 | 08/10/2019

Lidhja Demokratike e Kosovës e renditur e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve paraprake ka kërkuar rinumërim votash në shkallë vendi. Sipas partisë së Isa Mustafës, ka ndodhur një gabim teknik në formularët e KQZ-së.

Në një deklaratë për gazetën Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi, u shpreh se kërkohet një numërim në shkallë vendi pasi dhe gabimi ka ndodhur në shkallë vendi.

Pra në të gjithë Kosovën. Sipas tij ky gabim mund të ndikojë në vetë rezultatin e zgjedhjeve. Dhe Nisma e Fatmir Limaj ka bërë një ankesë të ngjashme por duke u përqendruar vetëm në qytetin e Prizrenit. /ABC News Albania 24/7

zgjedhjet-kopsove-1280x853.jpeg
nev ila11:12 | 08/10/2019

Partia Demokratike e Kosovës, dje pas dite ka dorëzuar një ankesë në PZAP, për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

Sipas tij në PZAP, dje pasdite PDK ka dorëzuar një ankesë me anë të së cilës po pretendon se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë ka kërkuar saktësisht PDK’ja përmes asaj ankese.

Ndërkohë Betim Gjoshi përfaqësues i PDK’së në KQZ, në një prononcim për mediat kosovare ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim, pasi pretendojnë që rreth 1000 vota të PDK’së janë bartë tek partitë tjera, si pasojë e një defekti në forumlarët e KQZ’së.

Gjoshi pretendon që rreth 1000 vota të PDK’së kanë shkuar tek subjketet tjera.

Kadri Veseli kreu i PDK, në një konferencë për media në orët e vona të 6 tetorit e ka pranuar humbjen dhe ka thënë se partia e tij do të shkojë në opozitë./abcnews.al

ursula-1-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 15/07/2019

Teksa nesër në Parlamentin Europian pritet të mbahet votimi për emërimin e Ursula fon der Lejen si presidente e KE, asaj i janë vendosur disa kushte.

Grupi i qendrës së majtë në PE e paralajmëroi zonjën fon der Lejen se nuk do ta mbështesë emërimin e saj nëse ajo nuk u përmbahet zotimeve konkrete lidhur me prioritetet politike. Në një letër që mban firmën e kryetares së grupit parlamentar të socialistëve dhe demokratëve, Irace Garsia, renditet mes kërkesave edhe hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni ka rekomanduar nisjen e bisedimeve si për Tiranën edhe Shkupin, por drita jeshile mund të vijë vetëm nga qeveritë e vendeve anëtare, që e kanë shtyrë vendimmarrjen.

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve do të jetë vendimtare në përcaktimin e Fon der Lejen në krye të Komisionit Europian, në votimin që do të mbahet në Strasburg. Ndërkohë, mes kërkesave të tjera drejtuar kandidates për kreun e KE-së janë: zotimi për një zhvillim të qëndrueshëm të Europës, për ndryshimet e klimës, buxhetin e BE-së, politikën e azilit, sundimin e ligjit dhe politikën e jashtme. /ABC News Albania 24/7

Capture-1-1280x675.jpg
ent ela18:30 | 06/07/2019

E diela e 7 korrikut pritet të shënojë një ndërrim pushtetesh në Greqi. Vendi voton në zgjehdje të parakohshme parlamentare ndërsa sondazhet parashikojnë një fitore të pastër të opozitës Demokracia e Re të Mitsokatis.

Qytetarët grekë do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 7 korrikut në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Kjo pasi partia e  majtë në pushtet e kryeministrit Aleksis Tsipras, Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare europiane dhe në ato vendore të muajit të fundit.

Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.

Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.

Fakti që Greqia doli nga programi i shpëtimit në gusht 2018, nuk e bëri qeverinë e Tsipras më popullore. Popullariteti i kryeminsitrit aktual ra ndjeshëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, një vit më parë. Kjo sepse sipas ktitikëve emri i ri Maqedonia e Veriut e përfshin termin “maqedoni”, një pretendim grek të cilin qytetarët e saj nuk e pranojnë. Sondazhet më të fundit në vend tregojnë se dy të tretat e grekëve ishin të pakënaqur me emrin, për shkak të ngjashmërisë së tij me atë të rajonit grek të veriut të Maqedonisë.

Por përvec daljes nga kriza dhe nënshkrimit të marrëveshjes së prespës, një zjarr i madh oërfshiu fshatin bregdetar të Matit në bregun lindor të Greqisë, një zonë jo shumë larg Athinës dhe një destinacion turistik, ku 100 njerëz humbën jetën. Shkak për numrin e lartë të viktimave ishin edhe gabimet nga ana e autoriteteve vendore. Prokuroria zbuloi se kishte një mungesë absolute të komunikimit, kaos dhe një kolaps të sistemit, pasi zyrtarët kishin bërë gabime të pafalshme.

Për shumë arsye sondazhet i japin Kiriakos Micotakis një avantazh prej 8 përqind kundrejt kryeministrit aktual Tsipras, i cili pritet të ndëshkohet me votë ndërkohë që partia më e madhe opozitare Demokracia e Re është drejt marrjes së shumicës dërrmuese në parlament. /ABC News Albania 24/7

PROVOKACIA-2-KORRIK-MONOLOGU-VOLTANA-ADEMI.mpg_snapshot_06.45-1280x720.jpg
ent ela21:00 | 02/07/2019

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi denoncoi në studion e “Provokacija” të Mustafa Nano, se ka fakte me dokumenta dhe video të manipulimit të votave në Shkodër.

“Edhe në Shkodër kemi disbalancim kur bëhet fjalë për llogaritë aritmetike që bën KQZ,  grupet e numërimit, ka disbalancim të thellë, por ne kemi pasur monitorim për të faktuar realen dhe të vërtetën, kemi dokumenta dhe fakte mjaftueshëm dhe do t’i bëjmë publike por respektojmë qytetarët”.

Ajo tha se disponojnë video të sakta të qendrave të votimit të cilat janë mbyllur me orë të tëra për të mbushur kutitë e votimit.

“Ne kemi dokumentim, video të sakta të Qendrave të Votimit për të kuptuar sa falsitet dhe sa komediane është ajo që proklamohet si rezultat i ashtuquajtur fitimtar. Kemi video të njerëzve që kanë shkuar për të votuar, është disa herë më i ulët se ajo që deklaron KQZ. Kemi fakte të Qendrave të Votimit ku janë mbyllur dyert me orë të tëra dhe mbushnin kutitë e votimit”.

Nano: Nëse jeni në gjendje ta provoni ky është lajm

Ademi: Mund t’ju dërgoj videot dhe t’i shihni.

Nano: Po videot çfarë kanë?

Ademi: Janë Qendra Votimi të mbyllura dyert, ku komisonerët kanë dalë nga 0ra 9 pa 20 e darkës te ambulanca në qendër të Shkodrës.

Ajo u bëri thirrje anëtarëve të KQZ që të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale.

“Thirrje anëtarëve të KQZ në emër të ligjit  të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale që do ngarkojë ata për manipulim të së drejtës qytetare”.

Nano: Mua do më kesh në krahun tënd, kjo akuzë është e rëndë. Dua të marr vesh nëse po hidhni baltë, apo po thoni të vërtetën.

Ademi: Mjafton të verifikojmë edhe firmat e hedhura, mjafton të verifikojmë sistemin TIMS. Besoj që kjo duhet të bëhet. Këtë po i kërkoj edhe KQZ-së. Vlen për të gjithë pavarësisht çfarë përfaqësojnë aty. /abcnews.al

kqz-1280x564.jpg
ad min12:10 | 01/07/2019

KQZ ka reaguar lidhur me evidentimin e rasteve, ku nga numërimi i votave në disa bashki të vendit, rezulton se numri i votave del më i lartë se numri i votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të sqarojë këtë anomali,  përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, e cila në një deklaratë për media bëri me dije se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe për rrjedhojë mund të ketë ndryshime në të dhënat përfundimtare.

Në deklaratën për media, zëdhënësja e KQZ tha se ky fenomen ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, por theksoi se kjo problematikë zgjidhet përmes aplikimit të teknologjisë.

“Këto nuk janë rezultate përfundimtare dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje të cilat do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatin përfundimtar. Ky është një fenomen që është evidentuar në çdo proces zgjedhor, këtë radhë po evidentohet më dukshëm. Kjo problematikë zgjidhet në rast se procesi i votimit bëhet kryesisht përmes teknologjisë”, tha zëdhënësja e KQZ./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono