Voltana Ademi

policia-ne-vendngjarje.jpg
in a13:27 | 16/02/2020

Një sasi e dyshuar eksplozivi rreth 150 gram i është vendosur mëngjesin e së dielës poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Burimet thanë se tritoli në makinën e adminstratorit të Vllaznisë është hedhur i ndezur, por nga përplasja ka lëvizur fitili duke shmangur shpërthimin.

Persona ende të pa identifikuar kanë vendosur në mjetin e tij tip “Benz” një pako të mbështjellë me natriban. Makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së 46-vjecarit në lagjen “Ahmet Haxhia” pranë stadiumit  “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Pakoja e dyshimtë është konstatuar nga vetë Lici rreth orës 08:56 minuta të së dielës, i cili ka lajmëruar menjeherë policinë.

Lenda plasese është çaktivizuar nga forcat xheniere. Pakoja është dërguar në laboratorin kriminalistik për tu analizuar, nëse ka shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Mësohet se pakoja e dyshuar me lëndë plasëse kishte një fitil zjarr-përçues rreth 20 cm të gjate, për të cilin forcat xheniere kanë konstatuar se ishte ndezur, dhe më pas është fikur.

Sipas ekpertizës, tritoli në makinën e adminstratorit të Vllaznisë është hedhur i ndezur, por nga përplasja ka lëvizur fitili duke shmangur shpërthimin.

Burime për “Abc News” bëjnë të ditur se  tritoli mund të jetë vendosur për shkak të detyrës. Vetë Lici ka thënë se “ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. le t’ua organet kompetente, nuk unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq”.

Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, Suad Lici deklaroi se nuk ka konflikte me njeri dhe theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij.

Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”., tha Lici për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak.

Pranë Licit ishte edhe kryebashkia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Qoftë Policia e Shtetit apo organet hetuese nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjen. Për ngjarjen e sotme duhet të presim atë çfarë duhet vlerësuar teknikisht”, tha Ademi.

Grupi hetimor ka sekuestuar pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ngjarja ka ndodhur pak orë para ndeshjes që Vllaznia luan me Teutën e Durrësit./abcnews.al

lc-1.jpg
in a10:44 | 16/02/2020

Një sasi tritoli i është vendosur poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së Suad Licit kanë shkaur grupit hetimor, drejtues të policisë së Shkodrës, por edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se ai e ka pikasur vetë lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Ajo është ç’aktivizuar. Gjithçka ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, pranë tregut “Zdralë”, u shpreh gazetari i “ABC News”, në një lidhje direkte nga Shkodra.

Nuk dihet nëse vendosja e eksplozivit lidhet me konflikte të mundshme në fushën e biznesit, punën te Vllaznia apo çështje të tjera. Ndërkohë paraprakisht, Lici është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

“Ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. le t’ua organet kompetente, nuk unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq. Për çfarë? Në lidhje me sportin, se nuk kam asnjë lloj problematike tjetër. Kush ka pasur ndonjë sqarim, e kam sqaruar.

Presion për të futur lojtarë te Vllaznia? Unë jam përgjegjës për mbarëvajtjen e punës, formacionin  e vendos stafi teknik. Gjithçka është bërë në bazë të strukturës që kemi. Unë kam qenë i detyruar të plotësoj kërkesat e drejtuesve të klubit.

Presion për t’u larguar nga detyra? Do vazhdoj detyrën, edhe sot do të jem në ndeshje në Durrës kundër Teutës. Do vazhdoj jetën time të përditshme.

Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”., tha Lici për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak.

NJOFTIMI PARAPRAK i POLICISË

Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

ademi-1.jpg
nev ila17:06 | 28/01/2020

Presidenti i Republikës dhe opozita kanë shënuar një hap përpara në betejën e tyre ligjore për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Tre gjyqtarë kushtetues në Dhomën e Këshillimit kanë vendosur që ta kualifikojnë padinë e Voltana Ademit për shqyrtim në seancën plenare të kësaj gjykate.

52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Kjo është vetëm faza e parë e shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, pasi gjykimi dhe vendimi do të kryhen kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me të paktën edhe 2 anëtarë të tjerë.

Aktualisht kushtetuesja ka vetëm 4 anëtarë dhe të vetmet vendime që mund të marrë, janë ato për kalimin ose jo të çështjeve në seancë plenare.

Por që të ketë një vendim përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit gjykata duhet të ketë minimalisht 6 anetare, dhe parashikimi se kur kjo mund të ndodhë është i paqartë.

Padinë në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit u bë në 18 korrik nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkoi shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit.

Ankimimi i saj prej 23 faqesh, kishte si argument kryesor faktin se data 30 qershor ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki të vendit kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Kërkesave të opozitës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, diplomatët amerikanë i janë përgjigjur në mënyrë të vazhdueshme duke treguar derën e Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja që do të vendosë nëse zgjedhjet ishin apo jo të ligjshme./abcnews.al

ademi-shkoder.jpg
ger ta11:04 | 21/12/2019

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit Voltana Ademi ka marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Kryebashkiakja në detyrë është shprehur se ndodhet në atë sallë për t’i shërbyer qytetarëve.

“Jam në këtë sallë për t’i shërbyer qytetarëve të mi, paketa fiskale dokument i rendësishëm”, ka thënë ajo.

Voltana Ademi publikoi dokumentin e Kongresit te Autoriteteve Lokale e Rajonale Euripian: Po ndjekim me vemendje zhvillimet neë SHqiperi, se bashku me presidentin e keshillit do te bejme nje vizite te nivelit te larte ne Shqiperi vitin qe vjen.”.

Po ashtu Ademi u shpreh se beson në një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Besoj në një vendim të drejte të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit”, u shpreh Ademi./abcnews.al

voltana-ademi.jpg
ger ta12:17 | 20/11/2019

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për mospjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar sot buxheti për bashkitë.

Ademi është shprehur se nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit, duke hedhur poshtë deklaratën e Ulsi Manjës i cili tha se kryebashkiakja ishte ftuar por nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve.

Ademi sqaron më tej se pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Reagimi i Voltana Ademit:

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.
Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.
Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave./abcnews.al

PROVOKACIA-8-TETOR-MONOLOGU-VOLTANA-ADEMI-PJESA-1.mpg_snapshot_32.34-1280x720.jpg
ent ela21:51 | 08/10/2019

Si tifoze dhe mbështetëse e skuadrës së Vllaznisë, kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi tha në Provokacija se Vllaznia është një klub me histori, por që ka pasur shumë probleme të trashëguara, për shkak të një presioni kriminal e administrativ, që ka të bëjë me informalitetin dhe presionin politik. Shkak për të dhënë këto shpjegime u bë një pyetje e drejtuesit Mustafa Nano, pasi kur i kishte telefonuar për ta ftuar në emision, ajo ishte duke parë ndeshjen Vllaznia-Kukësi.

Nano: Kur ju mora n telefon të dielën për t’ju ftuar në emision më thatë që më ler se po luan Vllaznia. Jeni tifoze?

Ademi: Nuk mendoja që do ma bënit këtë pyetje. Vllaznia është skuadra e qytetit dhe bashkia e mbështet klubin e Vllazninë dhe atë ditë shumë e rëndësishme. Vllaznia fitoi dhe kur folëm bashkë nuk e kishim bërë golin e dytë dhe ndaj ju kërkova kohë se ishte emocionuese.

Nano: Mund të ngrihet Vllaznia në nivele historike?

Ademi: Këtë vit po punojmë shumë, është një skuadër e vërtetë do të duhet të punojnë dhe ta marrin hap pas hapi. Vllaznia dhe Shkodra e ka mundësinë të ecim para në mënyrë të qëndrusemhe dhe pa fluturua.

Vllaznia është një klub me histori. Ne kemi pasur shumë probleme të trashëguara për shkak të një presioni kriminal e administrativ dhe pabarazie në një sistem që ka informalitet. Ne funksionojmë në bazë të ligjit dhe ata që veprojnë sipas ligjit janë të penalizuar në këtë sistem informal në Shqipëri dhe nga preisoni politik informalitet. Kemi mësuar t’i sheshojmë gjërat duke zbatuar ligjin e duke qenë korrekt. Nuk është e lehtë dhe mendoj që këmi bërë hapa”. /abcnews.al

PROVOKACIA-8-TETOR-MONOLOGU-VOLTANA-ADEMI-PJESA-1.mpg_snapshot_28.12-1280x720.jpg
ent ela21:03 | 08/10/2019

Hamendësimeve se vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje ka qenë për të maskuar lidershipin e opozitës se nuk mund të fitonte dot zgjedhjet dhe sugjerimeve që Partia Demokratike të ndjekë shembullin e LDK-së në Kosovë që në vend të kryetarit të dobët zgjodhi një kandidate si Vjosa Osmani dhe arritit atë rezultat, kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës iu përgjigj:

“Unë e kuptoj analizën, është interesant këndvështrimi e pozicionimi ndryshe, por ajo që dua të them është në fakt që kur diskutoheshin çështjet e zgjedhjeve vendore kishim probleme të mëdha me të drejtën e lirisë dhe organzimin e zgjedhjeve të rregullta dhe ishte e domosdoshme sa kohë që e drejta e përfaqësimit u kufizua dhe mendoj që kriza vazhdon të thellohet.

Ne në atë kohë kishim rritje të mbështetjes popullore e qytetare popullore se kauza qëndron, por për të arritur diçka të madhe duhet të luftosh deri në fund. Ne ende nuk e kemi fituar atë luftë dhe sot që flasim. Të gjitha të tjerat nuk marrin kuptim. Unë jam kundër një marrëveshjeje politike se ajo e shtyn krizën që kërkon të mbështetet mbi ca parime dhe nuk prodhon asgjë, se Rama vetëm do manipulojë, mashtrojë e do përdorë çdo instrument tjetër. Të jesh i sigurt që ne do arrijmë se e drejta gjithnjë triumfon. Në çdo vend që kërkon demokraci procese të tilla kanë ndodhur. Kuptohet që sakrifica ka qenë e madhe”.

/abcnews.al

 

 

PROVOKACIA-8-TETOR-MONOLOGU-VOLTANA-ADEMI-PJESA-1.mpg_snapshot_11.04-1280x720.jpg
ent ela20:42 | 08/10/2019

Voltana Ademi është kryetare e Bashkisë Shkodër. Pas publikimit të dokumenteve nga PD, se kryetari i zgjedhur socialist më 30 qershor kishte fshehur një dënim për trafik droge në Itali, ai nuk e mori detyrën më 15 gusht.

E ftuar në studion e Provokacijas në ABC News, Ademi u shpreh se jo gjithmonë e drejta fiton, por në këtë rast Zoti e ndihmoi Shkodrën. Sipas saj ajo që ndodhi në 30 qershor ishte shumë e keqe dhe vërtetoi procesin korruptiv e kriminal që ka mbjellë Edi Rama.

Nano: Shumëkush priste të mos ishte kryetare bashkie, por për inat të të gjithëve…

Ademi: Nuk është çështje inati, por rrodhën gjërat si rrodhën dhe në këtë situatë jo gjithmonë e drejta fitoi, por për Shkodrën zoti e ndihmoi.

Nano: Po sikur ndodhte ndryshe?

Ademi: Ajo që ndodhi në Shqipëri është vërtet një tragjedi e madhe.

Nano: Ndodhi prej jush?

Ademi: Unë mund të them që ndodhi prej nesh dhe prej nesh u vërtetua se ishte një tragjedi e madhe dhe kur kthehem në kohë dhe pavarësisht dilemave të secilit demokrat dhe për këtë akuzë që po thoni ky ishte i vetmi instrument për të treguar se mazhoranca në pushtet edhe vetëm nuk mund ta bëjë. Përpjekjet tona kanë qenë të mëdha, reale të vërteta e ideale, por konteksti është ai që përcakton gjërat.

Nano: Ne duhet t’i bëjmë pyetje vetes pse në Kosovë bëjnë zgjedhje të rregullta

Ademi: Unë mendoj që lidhet me traditën, vullneti politik është i pari, pastaj ka diskutime lidhur me sistemin zgjedhor që ka Kosova. Vullneti politk e përcakton për të zbatuar kodin ligjin dhe në Kosovë kjo ka vlerë dhe forcat politike e kanë këtë dhe mendoj se ka një traditë të mirë. në Shqipëri kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor. Mendoj që ata kanë një traditë më të mirë lirie, kanë dhënë një shembull pozitiv për forcat politike dhe mazhorancën në pushtet.

Nano: Unë do doja që ju demokratët ta pranonit?

Ademi: Shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe. Kontesti përcakton ca lëvizje duke mos dhënë mundësi të tjera.

Nëse do ishte PD pjesë në zgjedhjet vendore do thuhej që ju pretendoni që ka vjedhje të votës, në këtë moment që flasim procesi është pastruar nga hamendësimet që mund të bëheshin lidhur me  pretendimet. Duke u pastruar nga pjesëmarrja ka dalë e vërteta në shesh, është aq e dhimbshme që do thotë që një parti në pushtet që nuk ka asnjë nevojë ëpr të vjedhur se është e vetme. është procesi më i keq për administrim zgjedhor.

Unë kam dërguar në prokurori të gjitha pretendimet për vjedhje, manipulim, keqpërdorim përdorim të administratës publike, falsifikim të firmave. Prokuroria ka filluar hetimin. Për të parë sa e rëndë është situata. Sa në dritë ka dalë e zeza e gjithë procesit korruptiv e kriminal që ka mbjellë Edi Rama. Ka një vetëdije që ajo që ndodhi në 30 qershor ishte shumë e keqe.

Komisioni i Venecias ka për të dhënë rekomandimet e veta, por të shohim raportin e ODIHR ne nuk jemi as në kuadrin e një shteti brenda një kuadri institucional e ligjor, se nuk jemi një vend që funksionon brenda një kuadri institucional.

Nano: Ka vende më të këqinj dhe zgjedhjet nuk i kanë braktisur kurrë.

Ademi: Në kushtet e Shqiëprisë dhe në Shkodër përballja me krimin është më e rëndë, por ka ndihmuar ky instrument për të treguar mafien në pushtet.

Do të duhej që Shkodrës dhe qytetarëve të Shkodrës t’i jepet shansi për të zgjedhur. Unë vazhdoj detyrën për shkak të ligjit, por mandati im ka mbaruar.

Kjo do jetë mundësia për të zhbllokuar krizën në vend. Jemi në periudhë tranzicioni të krizës për të pasur një zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese. Dua të shpresoj që Gjykata të jetë e pavarur. /abcnews.al

voltana-ademi-1280x711.jpg
ad min19:11 | 20/08/2019

Një ditë pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, qeveria ka dhënë sinjalet se nuk e njeh Voltana Ademin si kryetare të Bashkisë së Shkodrës. Kryetarja në detyrë e Shkodrës ka denoncuar faktin se Ministria e Financave përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka bllokuar procedurat e likuidimit për fondet dhe investimet.

Voltana Ademi i është drejtuar me një shkresë Ministres së  Financave, Anila Denaj duke kërkuar zhbllokimin e fondeve, ndërkohë që për situatën ka vënë në dijeni edhe ambasadën e SHBA dhe ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ademi ka publikuar edhe korrespondencën me Drejtorinë e Thesarit e cila në rrugë zyrtare i bënte me dije se nuk e njeh më si kryebashkiake, pasi i ka mbaruar mandati.

Në shkresën drejtuar ministres Denaj, kryebashkiakja Ademi apelon që qeveria të tërhiqet sa më shpejt nga një qëndrim i tillë duke kërkuar të zbatohet vetëm ligji dhe jo orientimet partiake-politike.  /ABC News Albania 24/7

abashkia-e-shkodres.jpg
ad min16:05 | 20/08/2019

Voltana Ademi është kundër çdo marrëveshjeje politike mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për Abc News, kryetarja në detyrë e bashkisë Voltana Ademi tregon për pozicionin e saj pas këtij procesi. Gazetari i Abc News Simon Shkreli bisedoi me të.

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, Voltana Ademi shpreson të ketë zgjedhje për Shkodrën. Qytetarëve sipas saj i është mohuar e drejta për të zgjedhur, jo vetëm duke ju referuar 30 Qershorit, por zhvillimeve pas kësaj date, që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit për shkak të akuzave.

“Unë dua të shpresoj që shpejt të kemi zgjedhje për Shkodrën, besoj do kemi zgjedhje për gjithë Shqipërinë, por ngjarjet e Shkodrës e kanë dëshmuar se qytetarëve u është mohuar kjo e drejtë, prandaj duhet t’u jepet sa më shpejt mundësia për të zgjedhur”, tha Ademi.

“Nëse palët bien dakord për Shkodrën a do të jetë Voltana sërish kandidate e PD për Shkodrën”?

“Zgjedhjet vendore nuk janë vendim që lidhen domosdoshmërisht atë që them unë. Dua të them që askush edhe unë në këtë rast, nuk do merrja guximin që të veja njerëzit e ndershëm të qytetit përballë krimit kur bëhet fjalë për vendosur qofte edhe Voltana Ademin në një pozicion, të vështirë në një situatë kriminale”, shprehet Ademi.

Por Voltana Ademi nuk e shikon zgjidhjen e situatës në një marrëveshje midis PD dhe PS. Ajo është kundër çdo lloj marrëveshjeje politike.

“Unë jam kundër çdo marrëveshje politike. Ajo që duhet t’i futemi në themel të gjithë atyre që e kanë shkelmuar ligjin që e kanë dëmtuar sistemin ligjor dhe të zbatimit të ligjit, çdo marrëveshje politike është e pa vend dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje politike kurrsesi, sepse e gjithë kauza do të binte poshtë nuk është e mundur të ndodhë kjo”, tha Ademi.

“Nëse situata vazhdon, a do jeni kandidate e pavarur nëse PD nuk hyn në zgjedhje”?

“Nuk bëhet fjalë të garojmë në aspektin individual të fjalës, kjo shkon përtej partive politike, kjo shkon tek njerëzit, do filloi nga Shkodra për të siguruar polaritetin që kërkohet në një proces zgjedhor”, u shpreh Ademi.

“Pra ju thoni nëse këto kushte nuk do merrni pjesë në zgjedhje”.

“Unë këtë nuk e thashë, përkundrazi, Shkodra ka qenë gjithmonë inovative, ka qenë e qartë në qëndrimin e vetë dhe qytetarët e Shkodrës në atë moment besoj se do të mund të reagojnë për të siguruar atë që do të jetë më e mira për ta”, tha Ademi.

Në fund Voltana Ademi thotë se ndoshta jemi në fazën e rrugëdaljes dhe do të duhet të gjejmë një rrugëdalje. Ndryshe sipas saj do të jetë edhe më e rëndë dhe me të vërtetë ndoshta s’paskemi parë asgjë akoma./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono