vlore

tragetiiii.jpg
eri Ida22:36 | 20/02/2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen se për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Në kuadër të operacionit të koduar, “Amiant” është bërë i mundur ndalimi i përgjegjësve dhe sekuestrimi i tragetit “ST Damian” që transportonte mbetjet e rrezikshme, që vinin nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se amianti i sekuestruar këtë të enjtje në Vlorë do të përdorej për ndërtime, por cilësohet mjaft i rrezikshëm. Ai përdoret për izolim termik apo në taracë por është i ndaluar përdorimi i tij në Itali dhe në vendet e BE-së.

Policia është duke hetuar pasi dyshohet se mbetjet janë sjellë edhe herë të tjera në Vlorë duke u groposur.

Gjithashtu mësohet se janë ndaluar  pronari i grumbullimit të mbetjeve Zamir Kormuzi, Elisabeta Çuni administratore e një firmë mbetjesh, Arber Çuni shofer furgoni, Festim Tafa kapiten i tragetit dhe Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit.

Vlorë

Finalizohet operacioni policor “Amiant”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë

Vihen në pranga 6 persona përgjegjës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”./abcnews.al

nj-euml-e-arrestuar-p-euml-r-mund-euml-sim-prostitucioni_2_hd-780x439-1.jpg
eri Ida09:14 | 19/02/2020

Policia e kufitare në Vlorë ka vënë në pranga një 26 vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim.

Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Vlorë

Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.

Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”./abcnews.al

Screenshot_5-6.png
R D11:24 | 17/02/2020

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon dy vellezërve nga Vlora të justifikojnë pasurinë, në të kundërt do të sekuestrohet. Në njoftim thuhet se OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë vëllezërve Altin dhe Mikel Çuçaj, të cilët janë dënuar në Itali për drogë.

Deklarata:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi. /abcnews.al

makinatvloreee-1280x720.jpg
Autor E11:14 | 17/02/2020

Policia ka nxjerrë nga deti tre fuoristradat që u gjenden disa metra në thellësi të detit në zonën e Plazhit të Ri në Vlorës. Makinat tërhoqen vëmendjen e medias dhe opinionit publik pasi dyshimet e para lidheshin me ndonjë tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

Megjithatë, paraprakisht dyshohet se makinat kanë ngecur pasi tentuan të nxjerrin një mjet lundrues nga deti.

Lexo edhe: VIDEO/ Tre fuoristrada gjenden disa metra në thellësi të detit në Vlorë

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se fillimisht ka hyrë një makinë, e cila ishte pajisur edhe me karrelë për transportimin e mjeteve lundruese. Pasi makina ngeci, në ndihmë të saj ka shkuar një tjetër makinë, e cila sërish nga ngecur. Në det ka ngecur edhe makina e tretë duke shkaktuar një situatë të pazakontë në Vlorë.

Mësohet se është identifikuar edhe mjeti lundrues, për të cilin ngecën makinat. Mjeti është regjistruar në Autoritetin Portual të Durrësit si varke peshkimi. /abcnews.al

zetor.jpg
R D19:19 | 16/02/2020

Një 44-vjeçar me inicialet N.M. ka marrë dëmtime të renda në trup pasi e ka zënë zetori. Ai ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndersa zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogel, në Vlore. 44-vjeçari  është transportuar në spitalin e Vlores.

Informacioni i policisë: Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. /abcnews.al

vlora.jpg
eri Ida12:11 | 14/02/2020

Moti i keq dhe me reshja ka sjellë pezullimin e lundrimit të tragetit në Vlorë.

Gazetari i ABC News, Elton Nika ka bërë me dije se trageti “ST.DAMIAN” dhe trageti “PRINCE” nuk do të nisen nga porti i Vlorës, deri në një përmirësim të kushteve të motit.

“Porti Detar” Vlorë sh.a,  ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 14.02.2020, trageti “ST.DAMIAN” dhe trageti “PRINCE” nuk do të nisen nga porti i Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike tragetet do të nisen në datë 15.02.2020 drejt portit të Brindisit”, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës./abcnews.al

zjarri-djali.jpg
eri Ida12:25 | 13/02/2020

Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Gjorm në Vlorë. Një 80-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku ajo jetonte.

Siç raporton gazetari Elton Nika për ABC News, Selvi Zenelaj kishte ndezur një vatër zjarri për tu ngrohur. Mësohet se në momentin e ngjarjes e moshuara ka qënë vetëm. E moshuara  kishe probleme me shikimin, që e ka penguar të dalë nga banesa.

Djali i saj rrëfen për Abc News se mëngjesin e kësaj të enjteje e kanë gjetur nënën të pajetë në mëngjes. Ai thekson se nëna ishte e sëmurë, nuk shikonte dhe ishte e paralizuar.

“Shkëlqim Zeneli nënën e kemi gjetur të djegur mëngjesin e kësaj të enjtje. Nëna ishte e sëmurë e paralizuar dhe nuk shihte, ajo e kishte ndezur vetë zjarrin. Nëna jetonte me ne të gjithë dje nga Vlora sollëm ushqime e çdo gjë nuk na mungonte gjë. Në orën 6 e kemi gjetur, unë po bëja kafe vëllai vrapoi me vrap por ajo ishte shkrumbuar. Nuk më shkoi mendja se ajo mund të bënte një gjë të tillë pasi ishte e paralizuar”, tha djali i 80 vjeçares./abcnews.al

vloraaaaa.jpg
ger ta17:01 | 12/02/2020

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshkëpi.

Dy automjete tip Benz dhe Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa gjatë përplasjes është rrezikuar edhe një mjet tjetër, Toyota. Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.  Mësohet se tre prej të plagosurve janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa dy prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta.

Tre personat që po marrin ndihmë mjekesore më të specializuar jane jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet mga pamjey, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar automjeti tip Benz dhe Volkswagen.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit të ndodhur.

Kjo rrugë vijon të jetë mjaft e rrezikshme për banorët e zonës. Një prej banorëve është shprehur për gazetarin Elton Nika se ndihen shumë të rrezikuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrje.

“Kjo rrugë është shumë problem, disa herë jam ankuar. U kemi tnënë të bëjnë ndonjë trafikndarëse. Ne skemi ku të kalojmë. Nuk kam qenë prezentë. Ikim me shpejtësi të madhe, jemi shumë të rrezikuar”, thotë ai.

/abcnews.al

 

pylli-i-sodes.jpg
ger ta16:41 | 12/02/2020

Ndotja e pyllit te Sodës ne Vlorë nga mbeturinat dhe mbetjet inerte, tashmë është shndërruar në një fenomen shqetësues. Ndonëse cilësohet si mushkëria e qytetit bregdetar, hedhjet e inerteve pa kriter po e çojnë atë drejt degradimit.

Kthyer në një varreza makinash, Pylli Sodës shërben tashmë për depozitimin e mbeturinave për një kohë të gjatë. Por në periudhën e fundit dhe një tjetër fenomen mjaft sheqtësues është ajo e hedhjes së mbetjeve  të automjeteve të ndryshme. Mund të jenë pika servisi nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera shumë pramë që depozitojnë mbetjet e automjeteve në zonën e pyllit të Sodës.

Kjo situatë vijon prej dy javësh, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për largimin e mbetjeve.

Thirrjet sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit dhe aksionet për pastrimin nuk kanë bërë efekt, pasi papërgjegjmëria vijon sërish.

Përballë këtij fenomeni Bashkia e Vlorës, Policia Bashkiake, si dhe institucionet e tjera vendore nuk kanë marrë asnjë masë për parandalinim e kësaj masakre mjedisore./abcnews.al

 

policia-tirane-1.jpg
in a10:43 | 08/02/2020

Një 26-vjeçar dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës. Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, njofton se ka bërë ndalimin e shtetasit E. Sh., banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Vlorë

Vihen në pranga një shtetas në kërkim, i cili dyshohet të ketë kryer disa vjedhje në qytetin e Vlorës.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim E. Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26-vjeçari, dyshohet të jetë autorë i disa vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:

• Më datë 31.01.2020, në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K.I.

• Më datë 06.02.2020, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur buçikletën e shtetases V.Xh.

• Më datë 06.02.2020, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur orendi shtëpiake në pronësi të shtetasit Q.Gj.

• Më datë 06.02.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit R.M.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono