vlora

policia-shkoder.jpg
nev ila18:23 | 04/02/2020

Dy të rinj, të moshës 23-vjeçare janë arrestuar ditën e sotme pasi tentuan të vidhin banesën e B.G  në fshatin Berdicë të Shkodrës.

Njëri prej të rinjve kishte shkuar në Shkodër nga qyteti i Vlorës për të bastisur banesën në bashkëpunim me mikun e tij nga Kurbini. Mirëpo nuk shkoi siç e kishin planifikuar dhe u kapën në flagrancë nga Policia.

NJOFTIMI I PLOTË: 

“Shkodër

Tentojnë të vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë. Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

 

bbbb42.jpg
Autor E15:42 | 06/01/2020

Një raport i “Climate Central”, i cili ka studiuar rreth 135 rajone të rruzullit tokësor, tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara për t’u zhdukur, më 2050, si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se mbarë globi është i rrezikuar nga zhdukja e rajoneve për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet.

Shën.red. “Climate Central” është një organizatë jofitimprurëse që analizon dhe raporton ndryshimet e klimës. Organizata është e përbërë nga shkencëtarë, gazetarë, oganizata dhe ekipe të tjera shkencore. “Climate Central”, është paraqitur si burim i besuar në shumë media, si “New York Times”, Associated Press, Reuters, NBC Nightly News, CBS News, CNN, ABC News, Nightline, “Time”, National Public Radio, PBS, ” American, National Geographic”, Science dhe “The Washington Post”.

Siç mund ta shihni në vijim (me ngjyrë të kuqe), pothuajse e gjithë vija bregdetare shqiptare është e rrezikuar, megjithëse zonat më problematike paraqiten në detin Adriatik, duke filluar nga zona e Shkodrës e deri në afërsi të Vlorës, ku fillon deti Jon.

Laguna e Karavastasë paraqitet gjithashtu tepër e rrezikuar, ndjekur nga zona e Nartës në Vlorë.

meta-rama.jpg
in a11:11 | 28/11/2019

The President of the Republic and Prime Minister Rama leave behind the clashes and meet in Vlora on the 107th anniversary of Independence.

Meta is seen greeting Rama during the homage held in this city.

The holidays of this November will pass quietly,in honor of the victims in Thumane and Durres.

In a brief statement to the media from Vlora, Meta said that this could not be a holiday but a day to honor the National Flag.

He advocated for the unification of politics.

“Today is not a day to celebrate, but a day to honor the National Flag. We have to commit ourselves to heal the wounds caused by the earthquake as soon as possible.

To be closer to the families that have lost their relatives and loved ones.

The politic must always be united on the most important issues of the country and the state, of our people and our coexistence.

Today will be just like any other day ,like the usual Thursday to fulfill a mission similar to that of Albania’s EU membership ”./ abcnews.al

vlora.jpg
Autor E10:37 | 12/10/2019

Një person është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

leli-1280x706.jpg
ent ela13:37 | 04/10/2019

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka folur para gazetarëve për disa projekte që po vihen në zbatim. Kurse për aksionin e IKMT-së Leli tha se do të vazhdojnë të gjithë bregdetin.

Për kryebashkiakun e Vlorës prishja e objekteve pa leje përgjatë bregdetit do të vazhdoje. Dritan Leli tha se ato janë pa leje dhe se pengojnë zbatimin e disa projekteve në zonën e tunelit, apo tek vendi i quajtur Kalaja. Banorët do të njihen me to në një debat publik.

Leli tregoi detaje për shëtitoren përgjatë bregdetit në një gjatësi prej 3 km, vijimi i Lungomares nga zona e Tunelit, Uji i ftohtë deri në afërsi të Radhimës. Janë projektuar pishinë e ujë deti, pishinë për fëmijë dhe një vend parkimi dykatesh nëntokësor me 160 vende.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës  u tha gazetarëve se vetëm në projektin e Lungomare 2,  vlera e financimit shkon në 4 milion euro. Kurse projekti i shëtitores nga tuneli deri në Radhimë është në detajet e fundit të tij. /ABC News Albania 24/7

snowdem.jpg
ad min23:22 | 16/09/2019

Ish-analisti i shërbimeve sekrete amerikane që denoncoi skandalin e përgjimeve, Edward Snowden ka deklaruar se do t’i pëlqente të merrte azil politik në Francë. Në një intervistë radiofonike, Snowden ka thënë se ofrimi i azilit nuk do të ishte një akt armiqësor ndaj Amerikës, ku ai akuzohet për spiunazh.

Ish-analisti i inteligjencës amerikane, Edward Snowden ka deklaruar se do t’i pëlqente shumë nëse presidenti Emmanuel Macron do t’i ofronte azil politik në Francë. Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së ministres franceze të Drejtësisë, se po të varej nga ajo do t’ia kishte dhënë azilin.

Megjithatë, ministrja Nicole Belloubet zgjodhi të saktësonte se ky ishte një qëndrim i saj personal dhe se nuk po fliste në bazë të kompetencave zyrtare. Sidoqoftë, në një intervistë radiofonike ditën e hënë, Snowden shprehu dëshirën për një mundësi të tillë.

“Aplikova për azil në Francë në vitin 2013 gjatë presidencës së Francois Hollande dhe sigurisht do të më pëlqente shumë që tani, presidenti Macron ta konkretizojë ftesën”, tha Snowden.

Megjithatë, ai u shpreh i vetëdijshëm se ky vendim nuk varet vetëm nga Franca por gjithë Europa dhe sistemet e saj.

“Të mbrosh dikë si unë nuk është një akt armiqësor, nuk është as një sulm kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Snowden.

Ish-analisti i NSA-së, që do të publikojë së shpejti librin e tij “Kujtime të përhershme”, jeton në Rusi që prej vitit 2013, kur publikoi dhe detajet sekrete të programit të përgjimeve të shërbimeve sekrete amerikane.

Shumë aktivistë për të drejtat civile e shohin atë si një hero, por në atdhe autoritetet amerikane duan ta gjykojnë nën akuzën e spiunazhit./ABC News Albania 24/7

vlora-1.jpg
ad min21:37 | 16/09/2019

Projekti për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, një premtim i kryeministrit Rama është gati. Vetë shefi i qeverisë ishte në prezantimin që u bë në Vlorë. Fillimisht  pranoi dështimin e marrëveshjes me konsorciumin turk.

“Konteksti ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe ajo që unë vetë e kam kaluar si eksperiencë ishte që nuk kishte asnjë interes. Nuk kishte investitorë të interesuar, nuk kishte kompani të interesuara dhe faktikisht, përpjeka e parë u bë si rezultat i një gatishmërie nga ana e qeverisë turke për të na ndihmuar jo për arsye komerciale, por thjesht e vetëm për të na dhënë një  dorë që ne ta ndërtonin këtë aeroport. Ne u përpoqëm që të arrimë në një marrëveshje ndërkombëtare me konsorciumin që erdhi në Shqipëri, që bëri gjithë vizitat e nevojshme, hartoi një projekt financiar dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkluzionin që nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkruar një marrëveshje me interes të dyanshëm”, tha Rama.

Por kjo nuk e dekurajon kryeministrin që ta bëjë Vlorën me aeroport. Nuk ka një kompani fituese, por bën të ditur se qeveria i ka kapacitetet për të nisur vetë punimet pranverën e ardhshme bazuar në projektin e përfunduar tashmë.

“Objektivi ynë që kantierin për ndërtimin e aeroportit ta çelim në pranverën e ardhshme. E vërteta është që ne akoma jemi në një proces diskutimi të brendshëm, që do ta mbyllim brenda pak javësh, për mënyrën si do procedohet. Tani që kemi projektin, kemi dhe opsionin e përfshirjes qysh në fillim të një kompanie serioze ndërkombëtare për ta ndërtuar dhe pastaj për ta operuar. Kemi dhe opsionin për ta filluar vetë ndërtimin, që të mos vonohemi përsëri, që të mos gjendemi përsëri përpara të papriturave që sjell çdo proces negocimesh dhe proces marrëveshjesh me palë të tjera. Ne kemi përcaktuar në buxhet një shumë për të filluar ndërtimin vetë si shtet dhe pastaj për të kaluar në një garë ndërkombëtare për operimin, pasi shtete nuk operojnë në aeroporte. Aeroportet i operojnë kompanitë e specializuara”, tha kryeministri.

Ambicia është që aeroporti ndërkombëtar i Vlorës të mos jetë vetëm turistik.

“Nëse 1000 vende pune i kërkon direkt aeroporti, atëherë vlerësohet se rritja e punësimit, në të gjithë aktivitetin ekonomik që aeroporti sjell, është deri në 27-fish. Llogaritë bëjini vetë, por mos harroni që na duhen specialistë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas projektit të paraqitur, aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do jetë më i madhi në vend, me një pistë 3.2 kilometra, e gjerësi 60 metra, pra kushtet e një aeroporti modern.

Shefi i qeverisë tha se pas çlirimit të pozicionit monopol nga aeroporti i Tiranës, hapet rruga edhe për ndërtimin e aeroporteve të tjera, përveç Kukësit edhe atij të Sarandës./ABC News Albania 24/7

pranga-irainain1.jpg
ad min09:57 | 09/06/2019

Në një banesë në Vlore policia ka mundur të sekuestrojë 12 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe ka vënë në pranga pronarin. Ndalimi i shtetasit me inicialet A. M. 57 –vjeç, u bë pasi gjatë kontrollit në  banesën e tij në fshatin Drithas të Vlorës u gjet lëndë narkotike.

“Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës. Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva. Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

lika.jpg
ent ela16:10 | 30/05/2019

Ndahet papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika.

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte. Aktori njihej si një nga parodistët e Vlorës që i kanë dhuruar publikut shqiptar parodi të pakrahasueshme.

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika, kanë sjellë në skenë emocione të mëdha për gjithë publikun shqiptar.

Një mesazh ngushëllimi ka përcjellë edhe presidenti i republikës Ilir Meta për vdekjen e aktorit.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare“, shkruan Presidenti Meta./abcnews.al

habilajt.jpg
ad min17:30 | 29/05/2019

Shtyhet seanca për grupin e “Habilajve” në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë mos njoftimi i të pandehurve që gjenden përpara drejtësisë italiane. Sabaudin Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Katanias.

Ka dështuar për të disatën herë procesi gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Shkak është bërë mos njoftimi i 8 të pandehurve, të cilët gjendën në Itali. Gjyqatri Bibë Ndreca relatoi në këtë seancë se Sabaudin Çela ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Katanias, pasi është largaur. Çela tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e të dy vendeve.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk kanë mbërritur letërporositë për marrjen dijeni të 7 të pandehurve të tjerë për nisjen e procesit ndja tyre dhe në vendin tonë. Në Shqipëri nga grupi i Habilajve ndodhet vetëm Armando Koçerri, ndërsa Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj gjenden përpara drejtësisë italiane.

Nga brenda kafazit të hekurt, Armando Koçerri i ka kërkuar togave të zeza mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 6 dhe 7 vjeç, të cilët jetojnë në Vlorë. Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e kaluara pritet të marrë vendim për këtë kërkesë.

Grupi “Habilaj” u godit në Tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediat e vendit fqinj, ndërsa u morën nga Italia me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Për këtë të fundit dhe 3 zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila është e ndarë dosja dhe procesi pritet të nisë më 19 Qershor. Grupi i “Habilajve” akuzohen për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal dhe krijimi i grupit kriminal./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono