vlerësohet

Veliaj-gjate-takimit-me-urbaniste-dhe-arkitekte-ne-Roterdam-1-1280x853.jpeg
ad min14:20 | 11/07/2019

Arkitektura e Tiranës dhe transformimi i saj gjatë viteve të fundit ka qenë temë diskutimi në një takim në Roterdam. Veliaj tha se politikanët duhet t’i shfrytëzojnë njohjet me zyrtarët e huaj për ta promovuar Shqipërinë dhe jo për ta dëmtuar atë.

Transformimi që ka pësuar arkitektura e Tiranës në këtë 4 vite ka marrë vlerësime të shumta në Roterdam, aty ku u zhvillua një takim me arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Evropës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh entizuast pas këtyre diskutimeve, ndërsa tha se takime të tilla janë një mënyrë e mirë për të të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda.

“Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës  u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë./ABC News Albania 24/7

akademia-1280x709.jpg
ad min16:20 | 05/06/2019

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Shkencore Kombëtare për vitin 2018.  Në edicionit e III me çmimin e Karrierës u vlerësua bashkëthemeluesi i fundit i këtij institucioni, akademiku Luan Omari.

Me çmimin “ Eqerem Çabej” u vlerësua “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, nga një grup autorësh.

Me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm” u  vlerësuan Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore.

Vepra “Atlas i Florës së Shqipërisë” e akademikut Jani Vangjeli.  U nderua me çmimin “ Petrit Radovicka”./ABC News Albania 24/7

cmimi-bashkia.jpg
nev ila13:37 | 01/05/2019

Bashkia e Tiranës është vlerësuar me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” për aplikacionin “Tirana Ime”. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeqyteti do ta vijojë revolucionin dixhital edhe me ri-jetësimin e Piramidës.

Aplikacioni “Tirana Ime” i cili u jep mundësinë qytetarëve të raportojnë problematikat që hasin në kryeqytet është vlerësuar me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” nga Albanian ICT Awards, platforma që vlerëson risitë teknologjike në Shqipëri.\

Kryebashkiaku  Erion Veliaj gjate marrjes se çmimit u shpreh se ky aplikacion ka ndihmuar bashkinë në uljen e kostove.

“Krejt papritur teknologjia na kurseu edhe para. Qindra rroga që paguheshin për inspektorët që nuk bënin asnjë gjë të dobishme, i kursyem dhe sot kemi 20 mijë përdorues aktivë të aplikacionit, të cilët raportojnë çdo problem në mënyrë të vazhdueshme”, tha Veliaj, duke shtuar se shumë prej investitorëve tradicionalë po i kthejnë sytë nga teknologjia.

Një tjetër projekt që do të ndihmojë të rinjtë të kthejnë sytë nga tekonlogjia është rijetësimi i Piramidës dhe kthimi i saj në qendër të inovacionit.

 “Jam sot shumë krenar që Piramidën, ndërtesën kryesore të qytetit, ajo që quhet një nga pronat më të rëndësishme publike shqiptare, do e kthejmë në një platformë për këto dije”, theksoi Veliaj.

Albanian ICT Aëards vlerëson dhe shpërblen çdo vit profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinj të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre në komunitetet ku jetojnë./ABC News Albania 24/7

50563417_2309903809042539_2209394884312301568_n.jpg
ent ela15:57 | 22/01/2019

Kritika vlerëson maksimalisht sopranën e famshme shqiptare Ermonela Jaho për rolin e   Violetës në Operan Mbretërore të Londrës. Traviatën  e ngjiste për herë të 255 në skena të ndryshme të botës ylli i muzikës operistike. Ndërkohë që shfaqja e fundit do të mbahet më 30 Janar dhe do të jetë live në gjithë kinematë e botës, nga Opera Mbretërore e  Londrës.

Sopranoja shqiptare me famë boterore Ermonela Jaho sezonin artistik e nis më 14 Janarë në Operan Mbretërore  të Londrës nën petkat e Violetës,  rol të cilën e jetëson  në skenë për  255 herë. Traviata mbetet stol mjaft i dashur për soparnon e famshme sghqiptare, sepse ëndërrat dhe famën në skenat botërore e nisi me Traviatën. Për tre shfaqjet atë datët 14, 17 dhe 21  Ermonela Jaho  është vlerësuar maksimalisht nga kritika.

Sunday Times: Një yll i vërtetë, e pakrahasueshme si këngëtare-aktore lirike aktualisht. Ajo e ngre mbrëmjen nga rutina në diçka me të vërtetë shumë speciale. Jaho është në kulmin profesional të saj…..

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike “Financial Times”. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare.

Financial Times:  Ermonela Jaho është thellësisht prekëse me La Traviatën në Operan Mbretërore.
Soprano shqipetare shkëlqen në Londër në ringjalljen e regjisë së operas së Verdit nga Richard E.

Debutimi i parë në Shtëpinë Mbretërore të Operës ishte më vitin 2008, megjithatë lidhja e saj me audiencën e Londrës vazhdon që të jetë shumë e rëndësishme për të. Kujtojmë që në 2017 nga kjo opera u relaizia një dokumentar për jetën dhe arritjet e këngëtares shqiptare. Ndërkohë që shfaqja e fundit e  Traviatës  do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 Janarit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono