vleresimi

MBULIM-ARRSH.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela16:12 | 27/11/2018

Grupet e punës ngritur nga ARRSH kanë zbritur në terren edhe këtë të martë ku kanë mbyllur procesin e vlerësimit në 18 objekte të tjera. Ndërkohë ALUIZN-i ka skualifikuar nga procesi i legalizimit 107 ndërtesa. 

18 ndërtesa të tjera që i prek zgjerimi i rrugës nga pallati me shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja kanë përfunduar së vlerësuari.

Këtë e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili sqaron gjithashtu se pronarët e këtyre objekteve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar t’i nënshtrohen procesit të shpronësimit.

Në total sipas ARRSH janë vlerësuar 58% e objekteve për të cilat deri tani janë dorëzuar dokumentat.

Ndërkohë ALUIZN-i ka publikuar listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

Bëhet fjalë për 107 ndërtesa, emrat e pronarëve të të cilave Agjencia e Legalizimeve i ka publikuar në faqen zyrtare të saj.

Ndërkohë që përmes postës vendimin ja ka përcjellë zyrtarisht secilit subjekt.

ALUIZNI iu ka bërë thirrje banorëve të cilët gjejnë veten brenda kësaj liste të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar bonus qiraje apo strehim social. /abcnews.al

MBULIM-VELIAJ-UNAZA-ARRSH.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
G. P.14:26 | 26/11/2018

Sot nisi procesi i vlerësimit të objekteve, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Tiranë. Shumë nga banorët nuk kanë lejuar grupet e punës të kryejnë verifikimet në banesat e tyre. ARRSH njoftoi se janë verifikuar vetëm 17 objekte.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bashkisë dhe Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale zbritën në terren për të vlerësuar ndërtimet që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, por në këtë objekt nuk arritën të mbyllin punë. Banorë të zonës nuk i lejuan të përfundojnë procesin. Ata shprehen se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive të tyre pa i dëmshpërblyer fillimisht me vlerën e tregut. Për të vijuar punën, grupet e punës kërkuan ndihmën e policisë, por me gjithë praninë e uniformave blu ata nuk mundën ta çonin më tej vlerësimin e banesave. Tensioni shoqëroi edhe heqjen e shtyllave të ndriçimit në këtë zonë.

Teksa banorët në ditën e 23 të protestës kërkojnë me ngulm tërheqjen e qeverisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp ku thotë se inxhinieritë kanë shkuar në ato objekte pronarët e të cilëve kanë kërkuar pranë këtij institucioni të vijohet me procedurë e shpronësimit, por banorë që nuk kanë lidhje me ndërtesat kanë penguar grupet e punës në kryerjen e detyrës. Në segmentin rrugor pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”, sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar u verifikuan 17 objekte ose 31 % e atyre që aktualisht kanë depozituar dokumentat e pronësisë. Procesi do të vijojë ditët e ardhshme me qëllim përgatitjen e vendimit të Këshillit të Ministrave për të procedurat e shpronësimit./abcnews.al

 

 

ARRSH-PER-BANORET-DHE-OPOZITEN-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 23/11/2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje qytetarëve që preken nga projekti i unazës së madhe në Tiranë të mirëpresin grupet e punës për të bërë vlerësimin korrekt të banesave të tyre. Ndërkohë ARRSH ka akuzuar opozitën për spekulim me koston e ndërtimit të rrugës.

Inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar të hëneën do të shkojnë në çdo shtëpi apo biznes që preket nga projekti i unazës së madhe të Tiranës për ta vlerësuar përfundimisht dhe në prani të pronarit të saj.

Këtë e ka bërë të ditur përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës pranë këtij institucioni.

“Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë. Deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH.”

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar akuzoi opozitën se po spekulon me qëllim kur thotë ndërtimi i  1 kilometri rrugë nga mbikalimi i sheshit “Shqiponja” deri tek pallati me shigjeta kushton 18 deri nëe 20 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se për 7.02 kilometra do të investohen  8.3 milionë euro. Ndërtimi i 2.34 kilometrave me karakteristikat e një autostrade urbane kushton 5.3 milionë euro, ndërsa për 4.68 kilometra rrugë dytësore do të shkojnë 3 milionë euro.

Pjesa tjetër e fondeve të planifikuara do të investohen për ndërtimin e nyjës tek  sheshi “Shqiponja”  dhe katër nënkalimeve dhe mbikalimeve. Realizimi i këtij projekti në tërësi do të marrë 40 milionë euro. /abcnews.al

 

 

 

 

 

DEKORIMI-I-BASHKIM-ZENELIT-1280x720.jpg
ent ela19:59 | 13/07/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Titulli iu dha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, parlamentit, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish-ambasadorë si edhe personalitete të tjera të jetës publike në vend. Bashkim Zeneli është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritetet e vendeve ku ka shërbyer si Ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. /abcnews.al

RAMA-SAMITI-I-NATOS-1280x720.jpg
ent ela19:05 | 11/07/2018

Në ditën e parë të punimeve të samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel, Shqipëria është vlerësuar shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës. Kështu shkruan në një postim në FB, kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë thotë se vendi ynë është vlerësuar për rritjen e buxhetit të mbrotjes, pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta, qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kryeministri shkruan se Shqipëria ka vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, dhe mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono