vlahutin

VLAHUTIN-DOREZON-RAPORTIN-1280x720.jpg
ent ela19:32 | 17/04/2018

Pasi shefja për politikë të jashtme Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn paraqitën progres raportin për zgjerimin, shefja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin u dorëzoi nga kopje krerëve të shtetit. Fillimisht ajo është ndalur në kryeministri ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndalesa e rradhës ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Europian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Më pas Ambasadorja Romana Vlahutin përshkroi rrugën në këmbë, nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Më herët shefja e Bashkimit Evropian deklaroi se  “Shqiptarët e meritojnë t’u njihen përpjekjet e bëra për anëtarësimin”.Ambasadorja Vlahutin bëri të ditur gjithashtu se Mogherini do të jetë sot në Tiranë, për të nisur të mërkurën takimet zyrtare. /abcnews.al

sali-berisha-abcc-1280x607.jpg
gra moz20:33 | 12/04/2018

“Ambasadorja Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla arrestimin tim”.

Kështu u shpreh Sali Berisha në Mbrëmje në ABC News lidhur me ambasadoren Romana Vlahutin.

Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind“, u shpreh Berisha.

Më tej, ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se Vlahutin u ka kërkuar para disa muajsh disa ambasadorëve të shkojnë në zyrën e saj pa telefona pasi mund të regjistrohen nga Sali Berisha.

“Ajo duhet të ketë një “Berishofobi” 10 herë më të madhe se Edi Rama”, u shpreh Sali Berisha.

/abcnews.al

VLAHUTIN-NE-VLORE-1-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 27/03/2018

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga Vlora ambasadorja e BE Romana Vlahutin deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të pershtatshme lidhur me çështjen e pronës private.

Pas reformës në drejtësi, çështja e pronës është reforma më e rëndësishme për Shqipërinë, tha ambasadorja e BE Romana Vlahutin pas takimeve me banorët në Vlorë.

“Prona private është një e drejtë themelore e njeriut, dhe për ne si Bashkim Europian është e panegociueshme. Mendoj që pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët”.

Për ambasadoren zgjidhja do të nisë me ish-pronarët që nuk mund të marrin tokën e tyre dhe pse e trashëgojnë prej 300 vjetësh.

“Ka një problem të jashtëzakonshëm me ish-pronarët të cilët për 27 vjet nuk regjistrojnë dot prona të cilat të afërmit e tyre i kanë pasur për 300 vjet. Dhe kjo është pika nga ku do të fillojmë”.

Kështu Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Vlahutin e cila shoqërohej nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nisi takimet për çështjen e pronës nga Vlora, si një nga zonat me më shumë procedime. Qeveria ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e pronave në bregdet dhe reformës se tokës në tërësi, pas abuzimeve dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet. Të hënën Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komunikoi gjatë një deklarate për mediat këtë masë të vendosur nga qeveria. Ajo sqaroi se VKM-ja nuk cënon pronarët e ligjshëm, por do kalojnë në sitë të gjithë titujt e lëshuar në zonat bregdetare. /abcnews.al

vlcsnap-error276-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 14/02/2018

Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duhet të ketë prova të qarta, hetime praktike, procedime dhe dënime të grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri.

Shefja e delegacionit të BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka theksuar se duhet të ketë prova të qarta, dhe dënime të grupeve kriminale çështje kjo që duhet të përcaktohen ende si urgjente. Gjatë fjalës së saj në konferencën për nisjen e programit europian PAMECA V në mbështetje të policisë, Vlahutin bëri të qarta se duhet të bëhen hetime të thella për të goditur elementët e botës së krimit.

Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Europian: “Në 2017 ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Në këto përpjekje është thelbësore puna e prokurorisë. Dhe ne të gjithë presim për rezultate më efiçente të hetimit të krimit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e dokumentit të përsa i përket operacionit “Forca e Ligjit”.

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm: “Puna që është bërë për përgatitjen e bazës ligjore dhe operacionale, pa të cilën do të kishte qenë e pamundur nisja e Operacionit “Forca e Ligjit”, është edhe kontribut i një asistence të nisur që më herët, nga grupi i partnerëve ndërkombëtarë. PAMECA natyrisht ka qenë pjesë aktive e çdo tryeze konsultimesh, teksa kemi vlerësuar dhe reflektuar komentet mjaft të vlefshme të saj të dërguara në nëntor 2017, mbi draft-planin e veprimit. Vlerësoj gjithashtu kontributin e ekspertit të PAMECA-s pranë Task Forcës Speciale lidhur me përgatitjen e bankës së pyetjeve të nevojshme, lidhur me procesin e rekrutimit të ekspertëve të Task Forcës Speciale” – tha ministri Xhafaj.

Ndërkohë Drejtori i Marrëdhënieve Juridike  në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koça pohoi se prioritet mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve tek institucionet ligjzbatuese.

Arqile Koca, Drejtor i Marrëdhënieve Juridike me Autoritetet e Huaja:  “Përtej angazhimit të vazhdueshëm të gjithë bashkë kemi konstatuar se institucionet ligjzbatuese kanë nevojë për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, ashtu edhe ato në lidhje me infrastrukturën dhe teknologjinë, për t’iu përgjigjur me efikasitet dhe pa kompromis luftës kundër grupeve kriminale dhe trafiqeve ndërkombëtare. Institucioni i Prokurorisë shpreh vullnetin dhe angazhimin maksimal në përmbushje të objektivave të punës tuaj, pasi ne jemi të bindur se ato konvergojnë me objektivat tona” – tha Koça.

Në fund Ambasadori Italian në Tiranë Alberto Cutillo theksoi se policia ka arritje në luftën ndaj krimit të organizuar krahasuar me vitet e kaluara./abcnews.al

Xhafaj-Vlahutin-770x470.jpg
ent ela11:17 | 09/02/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot në zyrën e tij shefen e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Ky takim vjen pas disa operacioneve të suksesshme policore gjatë ditëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, që kanë përfunduar me të arrestuar. Nuk ka njoftim zyrtar për këtë takim, por mësohet se në fokus të diskutimit mes ministrit Xhafaj dhe ambasadores Vlahutin ka qenë vetingu në radhët e policisë. Bëhet e ditur se Ministri i Brendshëm ka marrë mbështetjen e ambasadores Vlahutin për këtë proces./abcnews.al

vlcsnap-error612-1280x720.jpg
ent ela14:30 | 12/01/2018

Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin zhvilluan sot në mesditë një takim me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit. “Forca e Ligjit” dhe Vettingu në Policinë e Shtetit janë dy temat e nxehta që janë diskutuar mes diplomateve të huaj dhe ministrit Xhafaj. Në operacionin “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre janë angazhuar ekspertët më të mirë në vend, por edhe europiane dhe të FBI-së. Pas interesimit të ABC News pranë zyrës së shtypit të ambasadës amerikane nëse në takim ishte diskutuar për çështje të korrupsionit të nivelit të lartë apo të tjera si ajo e ish-ministrit Tahiri, ambasada bëri të ditur qëndrimin e zotit Lu se çështja Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. “Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet- thuhet ne pergjigjen e ambasades per ABC NEËS. “Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës- vijon ambasada e SHBA. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”- mbyllet përgjigja që ABC News mori nga ambasada amerikane pas këtij takimi të ambasadorit Lu me ministrin Fatmir Xhafaj./abcnews.al

vlcsnap-error794-1-1280x720.jpg
us er10:09 | 20/11/2017

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin pas një turi në bashkitë e vendit është ndalur edhe në Mirditë. Prej aty ajo deklaroi se Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë e saj.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë tha nga Mirdita  Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin . Ajo  garantoi se BE do ta mbështese Mirditen jo vetem me grande por që të ketë dhe kapacitet e duhuara për të marrë fonde nga Bashkimi Europian.

Romana Vlahutin Ambasadore e BE-se në Shqipëri: “Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive.Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjme një liste me prioritet për Bashkinë tuaj dhe tju ndihmojme jo vetem me grandë por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së.Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e sajë, pasi duke qënë më afer qytetareve këto insitucione janë fuqia themelore e një shteti”

Kendi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mire për qytetarët, bizneset dhe organizatat e Shoqërisë Civile për informacion, orientim, dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme./abcnews/al

 

vlcsnap-error213.jpg
us er16:53 | 06/11/2017

Jo vetëm vettingu në drejtësi por edhe lufta ndaj kanabisit dhe korrupsionit, janë pjesë e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për hapjen e negociatave. Tiranës zyrtare ia rifreskoi kujtesën ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Në kuadër të këshillimeve publike për progres-raportin e vitit 2018, përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, i rikujtoi edhe njëherë Tiranës se lufta ndaj korrupsionit dhe kanabisit, janë gjithashtu pjesë e detyrave të lëna nga Brukseli, si kusht për hapjen e negociatave.
Vlahutin theksoi se është shumë i rëndësishëm zëri i shoqërisë civile, duke kërkuar një angazhim sistematik të saj në procesin e integrimit./abcnews.al

vlcsnap-error839.jpg
us er14:17 | 01/11/2017

Ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka shkuar sot në mesditë në Presidencë, ku ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Lajmi është konfirmuar nga burime tëPresidencës. Zyrtarisht nuk ështeë bërë i ditur qëllimi i takimit, apo çështjet e diskutuara mes presidentit Meta dhe ambasadores Vlahutin. Por kjo vizitë ndodh ndërsa kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende emrin e kreut të ri të SHISH të propozuar nga kryeministri Rama, Helidon Bendo. Presidenti është shprehur se do të mendohet para se të hedhë firmën mbi këteë dekret. Ndërkaq sot Presidenca publikoi zyrtarisht dekretin e kreut të shtetit për lirimin e Visho Ajazi Likës nga detyra e kreut të SHISH, pas dorëheqjes së tij.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono