Vladimir Putin

417.jpg
in a08:08 | 22/02/2020

Senatori Bernie Sanders ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin të mos ndërhyje në fushatën e tij. Ai i bën thirrje të qëndrojë jashtë zgjedhjeve amerikane.

Duke folur në Bakersfield, California, Sanders tha se nuk e kuptonte se si Rusia synonte të ndërhynte.

Ai e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin si një “autokrat”, qeveria e të cilit sipas “ka përdorur propagandën e internetit për të mbjellë ndarje në SHBA”.

“Le të jemi të qartë, rusët duan të dëmtojnë demokracinë Amerikane duke ndërhyrë në zgjedhjet tona,” tha Sanders.

putin.jpg
in a12:29 | 08/02/2020

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Biellorusisë Aleksandër Lukashenko kanë veshur uniformat dhe kaskot për të shpenzuar disa orë në pistën e akullit. Të dy janë në mes të bisedimeve për çmimin e furnizimit me naftë, një çështje që po vë në rrezik marrëdhëniet e ngushta tradicionale mes dy vendeve.

Dy liderët janë shumë të dhënë pas kësaj loje dhe kishin bërë të njëjtën gjë dhe një vit më parë gjatë tre ditëve negociatash. Putin mbajti uniformën me numrin 11 dhe Lukashenko i cili kishe mbërritur pak më herët në pistën e akullit, numrin 1. Të dy luajtën në të njëjtën skuadër dhe jo si kundërshtarë. Lukashenko mbërriti në Soçi i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sektorit të energjisë, pasi akuzonte prej javësh Rusinë se kishte rritur shumë çmimin e naftës dhe se nuk kishte dorëzuar një muaj më parë ngarkesën e porositur.

Presidenti Lukashenko deklaronte se në janar ishin dërguar vetëm 500 mijë ton, një e katërta e 2 milion ton të premtuara. Një javë më parë sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo i kishte ofruar Bjellorusisë të gjithë naftën për të cilën kishte nevojë, duke vulosur në këtë mënyrë rivendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendve. Kjo pas akuzave të bëra nga Washingtoni ndaj Lukashenkos për manipulim të zgjedhjeve presidenciale në 2006-ën. Mediat ruse raportojnë se Ministri rus i Energjisë nuk arriti dot në takim si pasojë e motit të keq që vonoi fluturimin e tij. Presidenti rus Putin kërkoi falje për mungesën e tij./abcnews.al

vladimir-putin-1280x678.jpg
in a07:19 | 06/02/2020

Lideri rus, Vladimir Putin theksoi se Rusia ishte e gatshme të krijonte një dialog gjithëpërfshirës me SHBA-në për çështje të tilla si kontrolli armëve, lufta kundër terrorizmit dhe zgjidhja e krizave rajonale.

Putin gjithashtu u shpreh se paqja dhe siguria në botë varen nga rrjedha e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së.

“Paqja dhe siguria në botë varen nga situata e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së”, deklaroi presidenti rus, Putin duke vlerësuar marrëdhëniet Rusi-SHBA

Putin priti në rezidencën e Kremlinit ambasadorët e 23 vendeve që kanë filluar detyrën në vend, të cilët i kanë paraqitur letrat krendenciale.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë pritje, Putin ka tërhequr vëmendjen për situatën e rrezikshme në botë.

“Konfliktet rajonale po shtohen, kërcënimet e terrorizmit dhe ekstremizmit janë në rritje, sistemi i kontrollit të armëve po rrënohet. Po ashtu edhe ekonomia globale ndodhet në situatë të destabilizuar”, theksoi Putin.

po-2.jpg
in a08:41 | 22/01/2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, miratoi Qeverinë e re ruse, në të cilën mbeten edhe disa ministra të qeverisë paraprake. Ndryshimi i qeverisë erdhi javën e kaluar, kur Putin tha se Rusia duhet të kalojë nëpër reforma të mëdha kushtetuese. Menjëherë pas adresimit të Putinit, Dmitry Medvedev, i cili ka qenë kryeministër i Rusisë për 8 vjet, dha dorëheqjen.

Një ditë më pas, Mikhail Mishustin, ish-shef i Shërbimit Tatimor të Rusisë, u emërua kryeministër.

“Detyra më e rëndësishme është të rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë, të forcojmë shtetësinë dhe pozitën e vendit tonë në botë. Të gjitha këto janë qëllime absolutisht të arritshme”, tha Putin, duke shtuar se qeveria e re është “shumë e balancuar”.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministri i Financave, Anton Siluanov, i kanë pasur këto pozita edhe në qeverinë e kaluar./abcnews.al

merkel.png
in a21:44 | 11/01/2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua të shtunën në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin teksa tensionet në Lindjen e Afërt janë në rritje. Kjo vizitë, e para në Rusi prej Majit 2018, vjen teksa Irani pranoi se ka rrëzuar aksidentalisht një avion pasagjerësh të linjës Ukrainase, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit, duke vrarë 176 persona në bord.

Duke folur për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran, kancelarja tha se është gjë e mirë që dihen përgjegjësit, por tani është koha për një sqarim të plotë të kësaj ngjarjeje dramatike ku humbën jetë njerëzish.

Përveç Iranit e Irakut, kancelarja ka folur me presidentin rus për situatën në Siri, Libi e Ukrainë. Merkel nënvizon se nuk duhet të ketë zgjidhje ushtarake në Siri dhe Libi, por vetëm një zgjidhje politike.

Kancelarja gjermane tha se bisedimet e paqes me Libinë do mbahen në Berlin, teksa Turqia dhe Rusia i bënë thirrje vendeve të Afrikës së Veriut që të vendosnin armëpushimin.

“Ne shpresojmë që përpjekjet e bashkuara të Rusisë e Turqisë do rezultojnë të suksesshme e së shpejti ne do dërgojmë ftesat për një konferencë në Berlin”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Ajo tha se OKB duhet të udhëheqë bisedimet në një takim që do mbahet në Berlin dhe se palët ndërluftuese në Libi duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje. Synimi është që Libia të ketë shansin të bëhet një vend Sovran dhe në paqe tha Merkel.

Putin shprehu mbështetjen për procesin duke thënë se ideja vjen në kohën e duhur dhe se është e nevojshme që t’i jepet fund konfliktit në Libi.

Edhe situata në lindje të Ukrainës ishte temë e bisedimeve. Në pranverë në Berlin do mbahet takimi vijues mbi zbatimin e marrëveshjes së Minskit. Më e rëndësishmja organizimi i sigurt i zgjedhjeve lokale në Lindje të Ukrainës, por edhe tërheqja e plotë e trupave të huaja e rimarrja e sovranitetit në kufirin lindor të Ukrainës, që janë çështje të hapura./abcnews.al

putinal-asad.jpg
nev ila17:01 | 07/01/2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar Sirinë ku është takuar me presidentin, Bashar al-Asad. Vizita e Putinit ishte e pa paralajmëruar më herët, ndërsa ende nuk ka informacione të detajuara mbi axhendën e kreut të shtetit rus gjatë kësaj vizite.

Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar al –Asad, forcat ushtarake të të cilit po luftojnë kundër rebelëve që kundërshtojnë regjimin e tij.

Gjatë takimit të tyre, Putin mësohet ti ketë thënë Asadit se “shenjat e jetës paqësore janë të dukshme me sy të lirë në rrugët e Damaskut”.

Ai gjithashtu theksoi se tani mund të thuhet me siguri se “tashmë është kaluar vështirësia më e madhe në rrugën e rivendosjes së shtetësisë dhe integritetit territorial të Sirisë”.

Asad falënderoi Putinin dhe ushtrinë e vendit për mbështetjen për rivendosjen e paqes në vend.

Udhëheqësi rus është planifikuar të vizitojë disa vende të tjera gjatë qëndrimit të tij në Siri, por zëdhënësi i Putin nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth vizitës së Putin.

Udhëtimi i fundit i Putinit në Siri ndodhi në vitin 2017 kur ai inspektoi bazën ajrore Khmeimim të vendit në Provincën perëndimore Latakia./abcnews.al

trump-putin.jpg
ger ta13:12 | 20/12/2019

Shkarkimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, nuk do të ndodhë. Deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e tij të përvitshme ku ishin të pranishëm mbi 1300 gazetarë nga vende të ndryshme të botës

Putin ishte i pari, dhe i vetmi lider deri tani, i cili ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij amerikan. Gjatë konferencës maratonë të drejtpërdrejtë, kreu i Kremlinit u përqendrua sidomos tek Ukraina.

“Jam i shqetësuar për fjalët e presidentit ukrainas Zelenski për sa i përket rishikimit të marrëveshjeve të Minsk. Nëse një gjë e tillë ndodh atëherë situata mund të përfundojë në një rrugë pa krye.”

Sipas tij nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ndihmojnë Ukrainën duhet t’i japin furnizime dhe jo të përpiqen të përmbajnë Rusinë.

Presidenti rus lavdëroi kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili sipas tij diti të kuptojë më mirë se sa rivalët politikë humorin e shoqërisë për sa i përket Brexit. Për liderin e Kremlinit, kreu i Dauning Strit do të arrijë të nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian.

Putin theksoiu se Rusia nuk ka nevojë për një kushtetutë të re por disa amendamente janë të mundshëm. Ai iu referua sidomos mandateve presidenciale të cilët mund të ndryshojnë duke u kufizuar në numër nëse është I njëjti fitues. Aktualisht mandate presidencial i Putin përfundonnë vitin 2024.

Kreu i Kremlinit, i cili në të kaluarën e ka konsideriat shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20, kritikoi liderin Bolshevik Lenin se e kishte ndërtuar Bashkimin Sovjetik si një konfederatë republikash në baza etnike të cilat jo gjithnjë korrespondonin me vendosjen gjeografike të komunitetit, duke krijuar në këtë mënyrë pika presioni. Ndër të tjera sipas Putin, shteti sovjetik ishte shumë i lidhur me partinë komuniste sovjetike, për këtë arsye sapo partia nisi të shpërbëhej dhe vendi pati të njëjtin fat./abcnews.al

putin-4.jpg
ger ta08:30 | 19/12/2019

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot konferencën vjetore për mediat.

Në një deklaratë Kremlini tha se këtë javë një numër rekord i gazetarëve , 1,895 janë akredituar për të mbuluar ngjarjen.

Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Ndërkohë, ngjarja është e veçantë edhe për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash.

Mirëpo, siç shkruajnë mediat e huaja e sotmja zhvillohet në kohën kur Putinit, i ka rënë popullariteti, një gjë të tillë e thonë edhe sondazhet./abcnews.al

1200px-Andrey_Kondrashov_in_Moscow_06-2015-1024x768.jpg
Autor E09:24 | 17/12/2019

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Kondrashov është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës pasi u pa dukë bërë regjistrime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi të tjera ushtarako policore.

Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka pasur qëllime që të mbledhë informacione të ndjeshme, që mund ta dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono