vladimir mara

VLADIMIR-MARA-MBULIM.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela09:45 | 14/06/2019

Edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mara, që njëkohësisht është edhe kandidat për SPAK, sipas raportit të ILDKP, nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka konflikt interesi.

DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm prokurorin Mara për vijimin e detyrës dhe të njëjtin vlerësim pozitiv ka dhënë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur më aftësitë profesionale.

Prokurori i krimeve të rënda Vladimir Mara, është një nga prokurorët që po heton të ashtuquajturën dosjen  “339” .

Po ashtu ai ishte një nga prokurorët e trupës që hetoi dosjen e ish-ministrit Brendshëm Saimir Tahiri, e cila është dorëzuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda dhe këtë muaj nis procesi i gjykimit. /ABC News Albania 24/7

VLADIMIR-MARA-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 12/06/2019

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Prokurorit që po heton dosjen 339, nuk iu gjetën shkelje gjatë ushtrimit të detyrës përgjatë 20 viteve, ndërsa nuk ka probleme as me pasurinë.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara i cili po heton dy dosje të rëndësishme si ajo “339” dhe e ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Gjatë sencës dëgjimore, relatorja Alma Faska, theksoi se Mara që njëkohësisht është edhe kandidat për SPAK, nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka konflikt interesi. Ai është hetuar  në lidhje me një banesë që ka në përdorim me familjen e tij, e cila është në proces legalizimi.

Prokurori ka mospërputhje të deklaratës së parë të vitit 2008 me atë të vitit 2016 në lidhje me banesën. Fiska i kërkoi prokurorit Mara të sqaronte pozicionin e tij në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitit, ku në atë kohë pati përplasje mes prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda. Në fjalën e tij Mara u përgjigj se vendimi i gjykatës së Krimeve të Rënda për Seitin ishte “arrest me burg” duke iu vënë në dispozicion mënjëherë Drejtorisë së Burgjeve.

DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm prokurorin Mara për vijimin e detyrës dhe të njëjtën. Të njëjtim vlerësoi pozitiv ka dhënë edhe KLP-ja lidhur më aftësitë profesionale. Pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi ndonjë shkelje të ushtrimit të detyrës gati 20-vjeçare të prokurorit Mara, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jocobs kishtë disa paqartësi. Ai i drejtoi disa pyetje Marës, në lidhje me pronësi e një automjeti të blerë nga prokurori në Angli, kushëririt të tij dhe pse vlera mjetit ishte më e  ulët ngasa ishte marrë. Mara iu përgjigj se automjeti ishte blerë 3400 euro nga nipi i tij dhe ia kishte shitur për 3 mijë euro thjesht për ta ndihmuar, pasi kishte pësuar një aksident me një tjetër makinë. Prokurori i krimeve të Randa theksoi se kishte gabuar që e kishte mbajtur makinë e tij disa vite pa dokumenta të rregullta dhe kjo gjë ka ndodhur pasi ai nuk e përdrotë atë nga që ishte me krah të kundërt ngarjeje. Vendimi për Marën do jepet më 14 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

/ABC News Albania 24/7

 

kpk123.jpg
G. P.14:06 | 03/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashikon tre seanca dëgjimore për javën e ardhshme ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre. Njëri prej tyre është edhe Dritan Peçi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 Maj në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, sëbashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka./abcnews.al

hajdarmataj-1.jpg
G. P.11:39 | 30/05/2018

Dy nga prokurorët që po hetojnë në Shqipëri një dosje të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, do të marrin në pyetje sot Moisi Habilajn në vendin fqinj.

Burimet bënë të ditur për ABC News se Habilaj, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar droge, do të merret në pyetje nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara në burgun e Katanias, ku ai ndodhet që pas arrestimit te tij, Tetorin e kaluar.

Po ashtu prokuroret e Krimeve të Rënda që kanë shkuar në Itali, do të marrin në pyetje edhe dy shqiptarë të tjere, si pjesë e këtij grupi narkotrafiku, Maridian Sulaj dhe Nazer Seiti. Sulaj është arrestuar në Itali dhe është hetuar nga Prokuroria e Katanias, për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërsa Nazer Seiti është arrestuar në Vlorë. Por përveçse ishte në hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Shqipëri, për të kishte urdhër arresti edhe nga autoritetet italiane, arsye për të cilën u ekstradua drejt vendit fqinj./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono