VKM

erisa-xhixho-1280x725.jpg
nev ila14:55 | 10/10/2019

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho akuzon qeverinë se përmes projektligjit të “Korporatës së Investimeve Shqiptare“ po vjedh me Vendim të Këshillit të Ministrave pronën private.

Nga selia e LSI, Xhixho e cilësoi projektligjin klientelist dhe kujtoi se përmes tij po minohet edhe një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për çështjen e integrimit./abcnews.al

 

 

 

VKM-PER-KONVIKTET-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela17:28 | 12/12/2018

Edhe pse nuk ka ende një dialog me studentët, qeveria ka miratuar dy vendime që prekin një nga 8 kërkesat e studentëve, atë të kushteve në konvikte.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, është miratuar në parim marrëveshja e bashkëpunimit financiar 2017, mes Këshillit të Ministrave dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, konkretisht fazën e tretë të projektit të rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Ndërsa vendimi tjetër, ishte faza e tretë e marrëveshjes së financimit nga Banka Gjermane KfW Frankfurt Main, të rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës, me një grant prej mbi 2.9 milionë eurosh. /abcnews.al

SENATI-UT-MBULIM.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ad min17:09 | 12/12/2018

Senati akademik i Universitetit të Tiranës bën të ditur se ky universitet nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura, pika 4 e VKM nr.288 datë 21 maj 2108, e cila u shfuqizua disa ditë më parë. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Senati sqaron se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe ngarkon Bordin e Administrimit të Universitetit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për Universitetin e Tiranës.

Po ashtu në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës, sipas kësaj deklarate, do të parashikohen rregulla të qarta për pjesëmarrjen e studentëve në veprimtarinë financiare dhe akademike. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune me pedagogë dhe studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura nga studentët./abcnews.al

edi-ramaaaaaaaaa.png
ent ela17:56 | 05/12/2018

Në një reagim në Twitter në lidhje me protestën e studentëve këtë të mërkurë, kryeministri Rama sqaroi shkurt ata përmes 5 pikave të paraprira me fjalët “thjesht e vërteta”. Sipas kryeministrit, tarifat s’i përcakton Ministria e Arsimit, por universiteti  dhe  asnjë tarifë s’është rritur nga viti 2014.

Shefi i ekzekutivit bën të ditur se Vendimi i Këshillit të Ministrave për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet dhe efekti i këtij vendimi nis vitin e ardhshëm.

Po ashtu Rama kujton se ministrja e Arsimit u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e këtij vendimi të Këshillit të Ministrave./abcnews.al

oerdi.jpg
ad min17:44 | 28/03/2018

Për PD-në, dy vendimet e fundit të qeverisë janë antikushtetuese, pasi abuzojnë me tokat e pronarëve. Deputeti Oerd Bylykbashi thotë se situata është e rëndë pasi bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, pamundëson ankimimin e tyre.

Sa herë, kryeministri Rama përpiqet të vjedhë diçka në masë të madhe, e quan atë reformë. Deklarata erdhi nga nënkryetari i komisionit të ligjeve, Oerd Bylykbashi, i cili i referohet dy vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Një vendim i Gjykatës së Lartë e Janarit 2009 ka përcaktuar qartë se kush ka titull edhe të paregjistruar, ai është i vlefshëm sepse regjistrimi, thekson vendimi i Gjykatës së Lartë.

Me dy VKM-të mbi pronën, kryeministri shkeli ligjin dhe këtë vendim të Gjykatës së Lartë, theksoi Bylykbashi. Bazuar në ligjin për investimin strategjik është qeveria, ajo që ndërhyn në shpronësimin e pronarëve nëse ekziston një ofertë strategjike, për të cilën investitori nuk bie dakort me pronarin.

Por problem më i madh nuk ka mbërritur ende, sipas tij. Shqiptarëve mund t’i mohoet titulli i pronësisë, mund t’i merret prona me VKM nga qeveria dhe të shpërblehet në vlerën 20% dhe gjatë gjithë kësaj kohe, shqiptarët nuk kanë asnjë shanc të gjejnë drejtësi në gjykatat e vendit./abcnews.al

aeroporti-i-vlores-1280x660.jpg
ad min12:06 | 22/03/2018

Dy muaj pas bërjes publike të interesit që shprehën tre kompani turke të bashkuara në një të vetme për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, qeveria miratoi këtë të mërkurë një vendim që autorizon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përzgjedhe përmes një procedure të përshpejtuar konsulentin që do asistojë në negociimin e kontratës me konsorciumin turk.

Edi Rama: “Brenda katër vjeçarit të kemi flurimin e parë”

5 muaj pas këtij premtimi, qeveria merr vendimin që autorizon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përzgjedhje përmes një procedure te përshpejtuar konsulentin që do asistojë në negociimin e kontratës me konsorciumin turk për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Dy muaj më parë tre kompani të bashkuara në një të vetme shprehën interes për të ndërtuar aeroportin në jug të vendit me një kosto 100 milionë euro.

Qeveria miratoi me procedurë të përshpejtuar vendimin që autorizonte një komision të posaçëm për të hyrë në negociata me konsorciumin turk, pjesë e të cilit do të jetë edhe konsulenti, që do të përzgjidhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aeroporti i dytë në Shqipëri do të ndërtohet në fushën e ish-Aerodromit Ushtarak të Akërnisë, një territor prej 4.5 kilometra gjatësi, me gjerësi 1.5 kilometra. Kjo zonë, që ndodhet përgjatë bregut të detit të Vlorës është parashikuar të shërbejë si një nga pikat, e cila do të tërheqë një numër të madh turistësh.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka thënë se aeroporti i ri që do të ndërtohet do të jetë më i madh se ai i Rinasit, që ka një gjatësi piste prej rreth 2.8 kilometra dhe që gjatë vitit të shkuar trajtoi mbi 2.6 milionë pasagjerë./abcnews.al

fgd-1-933x445.png
ad min20:55 | 14/12/2017

Një master plan i vitit 2009, i miratuar me VKM në qeveri, e ndan Portin e Durrësit në 6 sektorë kryesorë. Por me një kontratë të çuditshme në fillim të vitit 2013, një pjesë e portit iu dha me koncension kompanisë gjermane EMS APO. Kontrata në fjalë devijoi master planin dhe e strukturoi portin në 4 sektorë.

Sot koncensionari gjerman EMS ka tejkaluar kontratën dhe bën edhe punë që nuk i takojnë, si shkarkimi i tubave të TAP-it, mallrat gjenerale, mbushja e kontenierëve,ndërkohë që duhet të ishin pjesë e punës së stivadorëve.

Gazmend Tahiri, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, thotë se këtë katrahurë nuk po e zhbën dot as qeveria, pavarësisht se porti ka humbje të mëdha nga kontrata abuzive.

Për sa i përket kontratës që lidhi kompania gjermane EMS APO me Ministrinë e Transportit, në muajin Maj të vitit 2013, drejtori i Drejtorisë Juridike APD, Elio Jani shprehet se nuk ka dokumentacionin përkatës për të shpjeguar se përse është devijuar master plani nga kontrata koncesionare. Drejtori Jani pohon se kjo kontratë nuk ka zbatuar master planin e miratuar në vitin 2009, nga VKM.

Kontrata koncesionare e kompanisë gjermane EMS APO e strukturoi portin në 4 sektorë, terminali lindor, perëndimor, i kontinierëve dhe i pasagjerëve.

“Operatori ekonomik në këtë rast ka qenë mjaft i privilegjuar, shteti jo”, tha drejtori i Drejtorisë Juridike të Autoritetit Portual Durrës.

Më datë 23.09.2015, Gazmend Tahiri, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare autorizoi EMS të marrë të gjithë kompetencat për të zhvilluar aktivitetin e tre kompanive stivadore.

I pyetur nga gazetari i emisionit “STOP” nëse është zhvilluar një konkurs për t’ia dhënë këtë autorizim koncensionarëve, drejtori Tahiri thotë: “Licenca jepet me baza konkurimi, autorizimi për të kryer këtë lloj procesi është njëlloj sikur të vijë një saldator, i cili kërkon të kryejë operacionin e saldimit, i thua duhet të kesh pincën, harkun elektrik dhe pas të gjithë këtyre parametrave i jep të drejtën të saldojë. Se ku do kryejë veprimtarinë, ajo është çështje e licencës”.

Por kur mendoi se kamerat ishin fikur, ai u shpreh: “Një qeveri e tërë që kërkon ta zhbëjë atë dhe s’e zhbën dot. Nuk bëhet kjo as me gazetarë e as me ne”.

Një tjetër skandal i EMS APO është dhënia pa të drejtë e projektit TAP. Menaxheri i Përgjithshëm i projektit TAP, Karl Roberts nëpërmjet një letre thotë: “Gjithashtu, ne do të donim të sillnim në vëmendjen tuaj se TAP ka marrë një letër mbështetjeje më datë 18 Mars 2016 nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, i cili shprehte mbështetjen e tij për punën dhe autorizimin e EMS APO për të kryer shkarkimin e tubave për Projektin TAP në Terminalin Lindor”.  

Drejtori i Portit Durrës – Porti humb në 100 lekë nëqoftëse 1 ton kushton 100 lekë. Po ta bënim tek Terminali Perëndimor merrnim 100 lekë, e bëjmë tek Terminali Lindor marrim 33 lekë. Pse duhet t’i humbim? Çfarë kushtesh më tepër ka ai nga ne? Asnjë gjë më tepër nuk ka… Unë e kam hedhur, edhe pa dëshirën time. Më kuptoni, po ju flas shumë hapur sepse është një shqetësim real për mua.

Sipas kontratës, EMS do të merrej me mineralet, por në territorin që ka zaptuar kryhet puna edhe për mallrat gjeneralë. Në kontratë nuk është parashikuar as mbushja e kontenierëve me minerale, megjithatë kompania koncensionare e bën.

Drejtori i Drejtorisë Juridike APD, Elio Jani thotë se kjo kompani nuk ka të drejtë t’i kryejë këto aktivitete.

Gazetari i emisionit “STOP” ve në dukje se Terminali Perëndimor, që është në administrim të Autoritetit Portual Durrës nuk është funksional, ndërsa ai Lindori, që është në administrim të EMS APO, puna vazhdon normalisht.

Kontrata koncensionare, e lidhur në Maj të vitit 2013, ka paralizuar Portin e Durrësit dhe punon vetëm gjysma e tij. Drejtori Jani thotë se Autoritetit Portual Durrës nga viti 2013 deri në 2015-n ka humbur rreth 420 milionë lekë të vjetra për shkak të kompanisë gjermane. “EMS APO nuk na jep pjesën tonë prej 11%, që na takon!”/tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono