Vjosa

armet.jpg
G. P.10:32 | 04/08/2018

1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe 16 armë zjarri kanë sekuestruar uniformat blu në afërsi të fshatit Leshnje të Memaliajt.

Policia përmes një njoftimi për shtyp bënë të ditur se armët dhe lënda narkotike janë gjendur në afërsi të shtratit të lumit Vjosa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë pas informacioneve të marra në rrugë operative, mes shkurresh uniformat blu kanë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me çelësa dy furgonë të bardhë të markës “Mercedes-Benz”, me targa të falsifikuara.

I kanë hapur dhe kanë gjetur aty, pakot e lëndës narkotike. Sipas policisë të prodhuar më herët pasi një pjesë ishte ngurtësuar e po dekompozohej si dhe 1 snaiper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu.

Policia mendon se personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll nën presion të kontrolleve të ushtruara javët e fundi në atë territor.

Por në njoftimin për shtyp nuk jep informacion për persona të vënë nën pranga apo të dyshuar si posedues të armëve të zjarrit dhe lëndës narkotike, ndërsa thekson se operacioni po ndiqet me metoda speciale e nuk mund të bëhen të ditura të tjera detaje./abcnews.al

VLOSA-STUDIUESIT-AUSTRIAKE-1280x720.jpg
ent ela14:06 | 02/06/2018

Vjosa si lumi i vetëm i “egër” i mbetur në Europë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve austriakë. Prej një kohe të gjatë ekologjistët kanë studiuar lumin për të zbuluar se  çfarë fsheh Vjosa në thellësi të saj dhe karakteristikat e peshqve.

Prej një viti e gjysëm kalojnë orë të gjata në Vjosë.

Janë studiues nga Austria të cilët po kryejnë një program kërkimi për lumin.

Vëmendja e ekologjistëve të huaj është përqendruar tek peshqit dhe biodiversiteti i Vjosës.

Ata thonë se lumi është unik në disa kategori. Njëri prej tyre shfaq në kamera nje ngjale e cila ka përfunduar në ujërat e Vjosës pasi ka udhëtuar mbi 7 km.

 Ngjala vjen në ujërat e ëmbla të lumit Vjosë për të mbyllur ciklin e saj jetësor dhe më pas rikthehet sërisht në Atlantik“

Vjosa konsiderohet si perla e egër e Europës. Ky ekosistem unikal edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore. /abcnews.al

 

ent ela14:12 | 13/02/2018

Rritje prurjesh në basenet e lumenjve parashikon Instituti i Gjeoshkenave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili thekson nivelin e lartë në basenin e lumit Vjosa. Reshjet e shiut dhe shtrëngata pritet të mbizotërojnë deri mesditën e të mërkurës.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme në vend deri mesditën e së mërkurës. Instituti I Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon intensitet të lartë të tyre shoqëruar me shtrëngata në pjesën më të madhe të qarqeve. Spikat Vlora përkrah të cilës theksohet shumë intensive. Reshje bore priten deri në 400 metra mbi nivelin e detit në disa zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Pas llogaritjeve hidrologjike Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të prurjeve dhe nivelit në basenin e lumit Vjosa. Nga drejtimi i Lumenjve Drino dhe Shushica prurjet më të larta do të jenë përgjatë se martes  ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, nivel më i lartë  do të vërehet gjatë të mërkurës. Dy ditët në vijim rritje të prurjeve do të ketë edhe në lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës. Ndërsa termometri parashikohet të qëndrojë në vlerat 6 dhe 11 gradë në bregdet, 4 dhe 9 gradë në vendet e ulëta dhe -1 e 5 gradë në ato malore./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error952-1280x720.jpg
ent ela11:11 | 06/02/2018

Në Ferras uji i Vjosës që vërshoi 2 ditë më parë ka nisur të tërhiqet. Permes kanaleve kullues ujrat janë grumbulluar në Darzezë. Sasia e madhe e ujërave në raste përmbytjesh nuk përballohet nga sistëmi kullues duke dalë në toka bujqesore. Në Darëzezë dhe Povelçë janë përmbytur 10 shtëpi por problemi më i madha që kanë banorët është mungesa e ushqimit për bagëti. Nën ujë janë ende 2000 ha tokë në zonën e Frakullës dhe Levanit. Në Darëzezë 2000 ha tokë janë përmbytur ku niveli i ujit ka shkuar 1 meter. Në Ferras, Çerven dhe  Kashisht  u përmbytën 140 shtëpi. Sot uji  është tërhequr nga këto zona ndërsa në Darëzezë janë 10 shtëpi me prezencë uji./abcnews.al

vlcsnap-error294-1280x720.jpg
ent ela09:21 | 05/02/2018

Sot në mëngjes Vjosa ka nisur të tërhiqet nga zona e Fierit. Aktualisht ujrat po i drejtohen bregdetit aty ku do të ketë dhe përmbytje të zonave bujqësore në Darzezë dhe në Povelçë. Mbrëmë ujërat e lumit Vjosa arritën nivelin 1.5 metra në zonën e Ferrasit dhe të Frakullës. Vërshimi i Vjosës përmbyti afro dy mijë ha tokë në Mallkastër dhe shumë shtëpi u rrethuan nga uji në Ferras dhe në Çerven. Shumë familje u larguan nga banesat e për fat nuk pati viktima. /abcnews.al

vlcsnap-error130-1280x720.jpg
ent ela09:18 | 05/02/2018

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka ndikuar nëuljen e nivelit të lumenjve që kishin dalë nga shtratit dhe përmirësimin e situatës në shumë zona të vendit. Lumi Vjosa është tërhequr në shtratin e tij.

Mësohet se që nga orët e para të mëngjesit të sotëm e në vazhdim ka rënie të nivelit të ujit në gjithë pellgun Levan – Ura e Mifolit- Novoselë.

Sot situata më problematike është në fshatin Fitore, ku uji është futur brenda në banesa. Rruga që çon nga Qendra e Novoselës drejt fshatrave të tjerë, Fitore, Bishan, Dëllenjë është e bllokuar.

Në Novoselë mëngjesin e sotëm forcat e ushtrisë evakuuan dy banorë, të cilët kanë kërkuar ndihme.

Në total, në fshatrat Novoselë dhe Fitore të Vlorës dje janë evakuar nga Emergjencat Civile dhe Ushtria 77 familje të rrezikuara nga uji. 150 efektivë nga Forcat e Armatosura janë në terren në fshatrat Levan, Ferras, Novoselë. Një kontigjent i FA dhe dy pompa thithëse uji janë dërguar në fshatin Darëzezë, pasi këtu pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë ditës së sotme./abcnews.al

vlcsnap-error057-1-1280x720.jpg
G. P.17:02 | 04/02/2018

Prurjet e Vjosës, që kishin kapur nivelin prej tetë metrash orëve të paradites, dolën pasditen e kësaj të diele, në dy pikat më të ulëta. Në Fier, ato po përshkojnë fshatin Ferras për të përfunduar në ultësirën bregdetare, në Darzezë dhe Povelçë. Specialistët thanë se ky është vërshimi i fundit i Vjosës për këtë herë, pasi niveli i saj aktualisht është 7 metra dhe teprica do të shkaktojë dëme vetëm në bujqësi.

Edhe në fshatin Fitore e Novoselë të  Vlorës, uji doli në rrugë. Por ndryshe nga Ferrasi, vërshimi këtu në Fitore është më i rëndë.  Emergjencat Civile dhe Ushtria po punojnë për largimin e banorëve që kanë shtëpitë në shtratin e lumit.

Bëhet fjalë për 65 familje, të cilat nuk ndodhen në rrezik serioz, por që do të evakuohen per çdo rast. Më herët, nga kjo zonë janë larguar 17 familje.   Aktualisht, niveli i Vjosës në Novoselë ka arritur 9 metra dhe aty ndodhen për të ndjekur situatën, autoritetet vendore, por edhe ata qëndrore./abcnews.al

vlcsnap-error430-1280x720.jpg
G. P.10:13 | 04/02/2018

Reshjet e shumta të shiut, e rritën ndjeshëm nivelin e Vjosës, e cila në orët e para të mëngjesit, doli në Novoselë.

17 familje janë evakuuar nga forcat e ushtrisë, në bashkëpunim me emergjencat civile.

Aktualisht niveli i Vjosës është kuota maksimale dhe sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale, prurjet e saj priten të jenë maksimale në orën 13:00, e përmbytjet do jenë të pashmangshme.

Në alarm ndodhen edhe banorët e zonës së Fierit, në Poçem dhe në Kashisht. Shtabet vendore të emergjencave në Fier e Vlorë, po mbështeten nga 150 efektivë të ushtrisë dhe 15 mjete për evakuimin e banorëve e bagëtive./abcnews.al

vlcsnap-error927-1280x720.jpg
us er14:22 | 05/12/2017

Në Ferras të Fierit shumë banorë nuk u larguan shtëpitë dhe rrezikun të mbyteshin. Ata vepruan kështu, sepse kishin frikë mos u vidhnin çfarë kishin brenda banesave.

Egërsia e natyrës ka tronditur edhe kafshët

Njerëzit janë të rraskapitur pas tri ditësh përballje me vërshimin e Vjosës.

Lumi u mori të gjitha përpara syve. Nga njëra anë humbja dhe në anën tjetër tmerri. Rrjedhja ishte e fuqishme dhe e papritur.

Tani banorët po tentojnë t’i kthehen normalitetit. Llumi dhe balta në disa shtëpi është ende prezent

Evakuimi nuk ishte një opsion për këta banorë. Ata e kanë lidhur jetën e tyre me shtëpitë dhe gjënë e gjallë.

Nryshe nga 2 vjet më parë kanali i Martinës që kalon në anën perëndimore të fshatit Ferras nuk e përballoi vërshimin e ujit duke e derdhur me forcë nëpër banesa.

Në fundjavë u përmbyten 350 banesa në Fier. Nga këto 250 vetëm në Ferras. Dëmet në bujqësi janë të rënda, por bilanci zyrtar ende nuk është. Verifikimi në terren ka nisur në të gjitha zonat e përmbytura duke filluar nga fshati Frakull, Cervem, Ferras, Povelcë dhe Darëzezë. Nën ujë janë ende 3500 ha tokë bujqësore kryesisht në zonën e Darëzezës./abcnews.al

 

vlcsnap-error035-1280x720.jpg
us er11:19 | 05/12/2017

Me largimin e ujit nga pjesa me e madhe të zonave që u përmbytën, dy bashkitë, Vlora dhe Fieri kanë nxjerrë në terren ekipet për verifikimin e dëmeve. Nuk dihet saktësisht numri i grupeve, por në Fier janë pesë, kurse në Vlorë deri tani shtatë grupe, të cilët do të shkojnë në çdo familje.

Grupet përbëhen nga inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga pushteti vendor, nga emergjencat civile dhe kryeplaku i fshatit.

Për çdo banesë të dëmtuar po mbahet dokumentacioni përkatës, ndërsa urdhri është që deri ditën e premte, të përfundojnë kontrollet dhe verifikimet në terren.

Nga përmbytjet në fundjavë në Darzezë, Qarr, Levan, por edhe shumë fshatra të tjera të Fierit, u dëmtuan shumë banesa./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono