vjen

soreka-1280x706.jpg
Sej rie16:10 | 06/05/2019

Vizita e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian në Tiranë Federica Mogherini  nuk pritet kryejë rol ndërmjetësues midis mazhorancës dhe opozitës. Deklaratën e bëri ambasadori i delegacionit evropian Luigi Soreca i cili vazhdon ti kërkojë partive politike që të ulen e të gjejnë një zgjidhje.

Shtëpinë e ka ndryshuar delegacioni i Bashkimit evropian në Tiranë. Të vjetra kanë mbetur mesazhet që i drejton mazhorancës dhe opozitës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Soreca: “Ajo që kemi thënë deri tani është që ne i ftojmë të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme kjo për hir të qytetarëve shqiptarë, që ata të përfaqësohen nga të gjitha partitë, të cilët kanë përfaqësuesit e tyre dhe ne nuk do ta ndryshojmë këtë deklaratë që kemi bërë”.

Në 8 maj pritet të mbërrijë në Tiranë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federika Mogherini. Në axhendën e saj nuk përfshihet ndërmjetësimi midis palëve politike në Shqipëri sqaroi ambasadori Soreca.

Soreca: “Ndërmjetësimi nuk është në axhendë për momentin. Janë partitë politike, qeveria, opozita që duhet të gjejnë atë urë që ekziston në mënyrë që të tejkalojnë këtë ngërç në të cilin gjendemi dhe që nga kjo punë të përfitojnë qytetarët e Shqipërisë, përfaqësimi i plotë i tyre në zgjedhje”.

Në nisje të javës evropiane në Tiranë nuk mungojnë as publikimet se sa e mbështesin qytetarët shqiptarë reformën  në sistemin e drejtësisë, shumica janë pro por nuk janë të paktë ata që mendojnë se nuk po ecën shumë mirë si proces.

Reforma në sistemin e drejtësisë dhe reforma zgjedhore janë disa nga pikat kyçe që vlerësojnë hapjen apo jo të bisedimeve për negociatat me bashkimin evropian. Ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme shprehet optimist pavarësisht se edhe ai është në pritje të përmbajtjes së raportit të Komisionit Evropian që do të publikohet këtë muaj.

Në të njëjtën linjë është ambasadori Luigi Soreca. Deklaratat u bënë në ditën e inaugurimit të ambienteve të reja të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë./ABC News Albania 24/7

106462624_notredame.jpg
Sej rie00:00 | 16/04/2019

Presidenti francez Emanyel Makron i është drejtuar francezëve sërish me një fjalim të posaçëm për zjarrin shkatërrimtar në Katedralen Notrë Dam. Duke evokuar edhe njëherë historinë e sfidat e vendit edhe në të kaluarën, e përkundër deklaratave të ekspertëve se rindërtimi i katedrales Notrë Dam do kërkojë vite të tëra, shefi i Elizesë ka folur për një afat optimist prej pesë vitesh.

“Gjatë historisë sonë ne kemi ndërtuar qytete, porte, kisha. Shumë prej tyre janë djegur e shkatërruar, por çdo herë ne i kemi rindërtuar. Zjarri tek Notrë Dam na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë. Ne do kemi gjithmonë sprova për të kapërcyer. Ne jemi një popull ndërtuesish. Ne do ta rindërtojmë katedralen Notrë Dam edhe më të bukur. Dua që puna për të përfundojë brenda pesë vitesh” ka premtuar presidenti.

Makron ka deklaruar se do t’i rikthehet në një moment të dytë, fjalimit të paralajmëruar para kombit mbi situatën në vend me protestat e jelekëve të verdhë, që e anuloi për shkak të zjarrit që ra në Notrë Dam./abcnews.al

zana-cela-1280x719.jpg
ent ela16:56 | 13/03/2019

Opera e pasionit, dashurisë dhe ëndrrës “ La Boheme”, vjen premiere këtë fundjavë në skenën e pallatit të koncerteve. Ky produksion i Teatrit të Operës e Baletit mbështetet tek promovimi i talenteve të reja, krahas solistëve kryesorë.

Premiera e parë e këtij sezoni e Operës dhe Baletit vepra e Puccinit  “La Boheme” mund të quhet produksioni i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit, janë bërë pjesë e skenës së madhe artistike në vend. Duke nisur që nga regjia që i është besuar Ada Gurrës  edhe kryerolet ai i Mimisë përveç sopranos Eva Golemi do të vijë i jetësuar nga Nina Muho, Renisa Laçka dhe Simona Karafili.  Edhe roli i Rudolfos është debute si për tenorin Armald Kllogjeri dhe për tenorin e ri Denis Skura.

 “Është produksioni i parë i cili i është besuar dhe promovon talentet e reja si asnjë herë tjetër. E them si asnjëherë se më shumë se 90%, pra i gjithë stafi që do të realizojë këtë produksion janë të rinj, duke filluar që nga regjizorja, skenografi”.  

Opera  “La Boheme”  që prej  vitit (1896), vazhdon të përlotë publikun, me pasionin e dashurisë mes shkrimtarit Rudolf dhe rrobaqepëses Mimi./abcnews.al

sorecaaa-933x445.jpg
ent ela19:54 | 10/02/2019

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, ka deklaruar se vendimi i gjykatës së Apelit që i uli masën e dënimit Dritan Dajtit të dënuar për vrasjen e 4 policëve në detyrë, kërkon një rivlerësim urgjent nga Gjykata e Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm. Deklaratën Soreca e shoqëron me titullin e lajmit të vendimit për ta dënuar me 25 vite burg Dritan Dajtin. Reforma në drejtësi është pa kthim – shkruan Soreca në postimin e tij – dhe do të mbulojë çdo nivel juridiksioni. /abcnews.al

e-bukura-dhe-bisha-1280x686.jpg
ent ela19:15 | 26/01/2019

Regjisori Endri Çela sjell në një formë krejt të veçantë përrallen klasike “E bukura dhe bisha”. Ka zgjedhur gjinin e muzikalit për të argetuar jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit.  Shfaqja vjen plot ngjyra në Teatrin e Kukullave këtë fundjavë.

Përralla klasike “E bukura dhe bisha” vjen në një me gjuhën e muzikalit në Teatrin e Kukullave, me regji të Endri Celes. Të gjithë fansat e “E Bukura dhe Bisha” e dinë se historia zhvillohet në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike, dhe këtë nuk mungojnë as në këtë koncept.

Fjala, muzika dhe lëvizja koreografike janë bërë bashkë, për të sjell në formën më dinamike mesazhet e pjesës që është triumfi i të mirës mbi të keqen.

Pas pemierës së të shtunës pjesa do të jetë edhe të dilën dhe javët në vijim në Teatrin e Kukullave. Një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017 “E Bukura dhe Bisha” është tashmë gati në fazën e përfundimit. Një prodhim i “Disney”./abcnews.al

edi-ramaa123.jpg
ent ela19:17 | 21/01/2019

Teksa opozita u largua nga seanca, Kryeministri u dha përgjigje aludimeve të Bashës. Shefi i qeverisë nënvizoi se studentët e treguan se nuk besojnë tek opozita, e se zgjidhjen e problematikave e presin nga qeveria. Sa të jetë PS këtu, opozita nuk vjen në pushtet, tha Rama.

“Ne nuk jemi uzurpatorë të pushtetve, por jemi reformatorë të shtetit. Pikërisht se ne nuk jemi ata që duam të kontrollojmë çdo gjë, por jemi ata që duam të vëmë kontrrolin e ligjit mbi të gjithë. Sot jemi ne ata që duhet të shtërngojmë dhëmbët të durojmë edhe dënglat e ketyre dhe të shtyjmë përpara Reformën në Drejtësi dhe gjithë reformat e tjera.  Këtyre protesta e studentëve studnetëve u tha se nuk ekzistojnë si alternativë. Dhe prandaj kur broçkullisin këtu e sjellin gjithnjë e më shumë gjuhën aty ku gjuha nuk mund të shkojë. Në një sistem demokratik, tek dhuna tek konfrontimi tek përplasja. Kujtojë se shqiptarët të cilët kanë 1 mijë arsye që të kërkojnë më shumë nga ne, do shkojnë mas Berihait dhe do shpresojnë tek vezët e këtyre, apo tek pilivesat mes tyre. Unë nuk e di sa muaj jetë kam akoma ose sa vite. Por një gjë është e sigurt, që këta nuk vijnë këtu dhe atje sa të jetë Partia Socialiste e Shqipërisë.  

Është shumë e qartë se ne sot jemi më shumë dhe jemi më të fortë sikur ishim një muaj më parë. Ne kemi shumë më tepër forca këtu në Parlament dhe ku kemi shumë më tepër forca të shpërndara në terren. Ne do të jemi më pranë njerëzve dhe për t’i përfaqësuar më mirë ata qoftë në nivel parlamentar qoftë në nivel vendor. Sot këta janë edhe më të dobët se ç’ishin një muaj më parë. Protesta e studentëve ne na dhe mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. Ndërsa atyre u dha mesazhin se nuk iu shikojmë dot me sy. Atyre protesta e studentëve u tha se nuk eksiztojnë si alternativë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono