vjedhje

grabitje-ne-rinas.jpg
ad min15:15 | 20/05/2019

Vjedhja e bagazheve në aeroportin e Rinasit vijon të jetë shqetësim për udhëtarët. Me urdhër të prokurorisë të Tiranës sot janë arrestuar 2 punonjës, ndërsa 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. ABC News mëson se në 15 muaj në Komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit janë denoncuar 67 raste vjedhjesh.

Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.

Por ndryshe nga herët e mëparshme, ku shumica e denoncimeve nga të dëmtuarit janë administruar nga TIA, e më pas janë mbyllur pa u gjetur autorët, këtë herë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u prangosën dy punonjës që janë përgjegjës për sektorin e transportit të bagazheve.

Në bashkëpunim edhe me dy punëtorë  të tjerë të aeroportit, ata arritën të merrnin 4800 euro në bagazhin e një udhëtari që kishte si destinacion Slloveninë. Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit kishin kryer gjatë dy muajve të fundit edhe katër grabitje të tjera në drejtim të udhëtarëve.

Ata nëpërmjet vjedhjeve kishin përfituar shuma të mëdha monetare të, si paund e dollar të udhëtarëve. Në komisariatin e Rinasit janë denoncuar edhe disa varëse floriri e sende të tjera me vlerë të humbura në mënyrë të mistershme gjatë transportit të valixheve nga qytetaret te barku i avionit.

Nisur nga ky numër i lartë denoncimesh, Policia e Rinasit me anë të një shkresë gjatë vitit të shkuar i ishte drejtuar kompanive ajrore të marrin masa për parandalimin e rasteve të tilla, duke vendosur kamera portative brenda barkut të avionëve.

“Vjedhjet e bagazheve edhe në të kaluarën kanë qenë shqetësim për udhëtarët në aeroportin e Rinasit. Gjatë vitit 2018 dhe në tre muajt e parë të 2019-s janë denoncuar në komisariatin e policisë së Rinasit, 67 vjedhje apo humbje bagazhesh duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, punonjësit e aeroportit”, raportoi gazetari Andi Qosja nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Në letrën drejtuar TIA-s, thuhet se bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit, të cilët merren me ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.

Siguria brenda pistës së aeroportit të Rinasit u cënua mesditën e 9 prillit kur u grabitën 6 milionë euro. Për këtë arsye, u vendos që Policia Ushtarake të monitorjë perimetrin e jashtëm të aeroportit, nga ku u grabitësit kanë mundur të thyejnë dy herë gjatë këtyre 3 viteve sigurinë e tij./ABC News Albania 24/7

Policia-gjermane-1280x960.jpg
nev ila12:20 | 17/05/2019

Në një njoftim për median policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të këtij shtetasi shqiptar.

Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim evropian,  i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti – Skifter”  dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna  për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani  është provuar se  ka kryer  25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal. Operacioni “Anti – Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, beri me dije në njoftimin e saj policia e shtetit./abcnews.al

Policia_Vlore-1.jpg
ent ela09:40 | 05/05/2019

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 persona të cilët dyshohen për një sur vjedhjesh në këtë qytet. Operacioni i koduar “Triporti”.

Finalizohet operacioni i koduar “Triporti” arrestoi të rinjtë me iniciale E.H., 31 vjeç, V.I., 19 vjeç, A.N., 29 vjeç dhe I.L., 18 vjeç, të gjithë  banues në Vlorë.

Ata u arrestuan arrestuar pasi një ditë më parë, kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin

Njoftimi i Policisë Vlorë

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e autorëve,

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar

“Triporti”

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm:

E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë.

V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë.

A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë.

I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:

  • Më datë 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri”dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R.
  • Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.
  • Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R.P., Vlorë.
  • Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J.Xh.
  • Më datë 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E.S.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve. /abcnews.al

KRONIKA-GRABITEN-PARATE-NE-RINAS.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ad min12:10 | 01/05/2019

Shuma e parave të grabitura në Aeroportin e Rinasit me 9 Prill të këtij viti është 6 milionë euro. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur kjo është shifra e dhënë zyrtarisht nga tri banka të nivelit të dytë, shuma e konfirmuar nga tri bankat e nivelit të dytë, në shkresën dërguar organit të akuzës, kanë deklaruar se shuma e parave të grabitura është 6 milionë euro.

Fillimisht u dyshua për 10 milionë euro të grabitura. Burime për ABC Neës nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se paratë që nuk u arrit të grabiteshin, nuk kanë bllokuar. Ndërkohë, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara. Për këtë ngjare janë arrestuar 6 perona dhe 3 janë të shpallur në kërkim. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e ngjarjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017./ABC News Albania 24/7

Foto-olsi-Rama-1280x697.jpg
ad min20:54 | 18/04/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vjedhje shtetërore grabitjen e Rinasit. Më tej ai ka nxjerrë një foto të vëllait të Ramës më përfaqësues të kompanisë kinezë, e cila menaxhonte aeroportin e Rinasit.

“Shikojeni pak këtë fotografi. Shikoni Olsi Ramën me kompaninë kinezë që menaxhon aeroportin. Më thauj pak mua udhëtimet që janë bërë në Singapor. Kjo foto është bërë në Singapor. Më thuaj pak se çfarë e shtyu Edi Ramën të shkojë në Singapor dhe vëllaçko Ramën të shkojë në Singapor? Prandaj dhe nuk pyeste, sepse unë jam shef ekzekutiv. Unë kam mazhorancën. Na ndodhi herën e parë, por nuk ka forcë që më pengon mua që të mos ndodhë kurrë më. Por kur i vjedh vetë unë me njerëzit e mi atëherë do të ndodhë edhe për së treti. Kjo është një lidhje faktike. Përgjegjës për sigurinë e aeroportit është Enti shtetëror i aviacionit Civil. Atij i është dorëzuar nga Komisioni i Lartë i Sigurisë të gjitha rekomandimet pas vjedhjes së parë. Gjeneral kanabisi ka mbush këtë xhep këtë muaj dhe xhepin tjetër muajin tjetër. Është vjedhje shtetërore dhe asgjë tjetër”./abcnews.al

tia.jpg
ad min15:49 | 17/04/2019

Dy zyrtarë të Aeroportit të Tiranës kanë deklaruar para grupit hetimor për grabitjen në Rinas se kanë zbatuar rregullat e sigurisë. Por grabitësit, sipas tyre, kanë përdorur dyert që janë në dispozicion të zjarrfikësve, të cilat nuk janë të fortifikuara.

Zyrtarë të sigurisë së aeroportit të Rinasit, të marrë në pyetje pas grabitjes së parave në 9 Prill, u kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”.

Sipas deklarimeve të këtyre zyrtarëve, këto dyer, të cilat u përdorën edhe nga grabitësit për të hyrë në aeroport, nuk janë të fortifikuara, pasi në raste avarie të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses duhet të depërtojë në pistë, duke i shkatërruar këto dyer.

Nisur nga ky sqarim i zyrtarëve të TIA-s gjatë marrjes në pyetje, ngrihen dyshime të forta së grupi kriminal që realizoi grabitjen e dispononte një informacion të tillë. Admir Murataj së bashku me grupin e tij kanë shfrytëzuar pikërisht këtë mënyre për të realizuar grabitjen.

Prokurorët e Krimeve të Rënda Arenc Çela, Besnik Miçi dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha konventat apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucioni, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë “ICTS”, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes.

Zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin t’i afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë. Ndërse policia nga ana tjetër ka deklaruar se informacionin e ka marrë nga burime të tjera dhe jo nga punonjësit e TIA-s.

Organi i akuzës po heton edhe mbi origjinën e jelekëve antiplumb dhe veshjeve ushtarake të përdorura nga grabitësit. Sipas burimeve në Tiranë janë vetëm 3 dyqane që mund të tregtojnë pajisje të tilla.

Në bazë të verifikimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar që të kenë blerë persona të dyshimtë. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt./abcnews.al

pauliun-sterkaj.jpg
ad min22:10 | 12/04/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. I pyetur se çfarë mendonte rreth grabitjes së Rinasit, Stërkaj tha se kjo ngjarje duhet hetuar në thelb të saj.

Sipas tij, edhe një person i pa inkriminuar më parë, duke parë sigurinë e dobët të aeroportit dhe sasinë e madhe të parave, mund të tentojë ta realizojë një vjedhje të tillë.

Ato janë gjëra në hetim dhe asnjëri nga ne nuk është i njohur se çfarë po bëjnë në hetim të kësaj çështjeje. Unë si deputet, si ish-oficer policie do kisha hetuar në thelb të kësaj gjëje. E kam thënë dhe në disa media të tjera. Këto vjedhje janë në bashkëpunim. Dhe unë e theksoj se kush e di kur lëvizin këto miliona euro drejt Rinasit? Nga kush rrjedh informacioni? Nëse bëhet fjalë për 10 milionë euro mund të ketë njerëz që s’kanë bërë asnjë krim në jetën e vet, por duke e dit që në Rinas te avioni s’ka as armë, as policë, kurrkush me i kap, kam bindjen që edhe ata mund të tentojnë me rreziku”, tha Stërkaj.

Për sa i përket përgjegjësisë, Stërkaj renditi dy arsye; koncesionarin dhe rrjedhjen e informacionit në bankat që bëjnë këto lëvizje transfertash.

“Për mua përgjegjësia shkon në disa pozicione. Për mua kontrata koncensionare i ka dhënë prioritet. Këto kontratat koncesionare i kanë dhënë prioritet koncensionarit dhe vendos ai. Mirëpo u bë  e disata herë që bëhet. Mirëpo fajin e kësaj pune unë ua lë bankave. Që rrjedhin informacione në banka dhe shkojnë në grupet kriminale. Ai është shkaku”, u shpreh deputeti./abcnews.al

call-center-abt-933x445.jpg
ent ela11:27 | 27/02/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, të akuzuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Sipas policisë, të arrestuarit vidhnin kompaninë ku po punonin. Ata aktivizonin paketa telefonikë me anë të programeve të paligjshme, duke i shkaktuar kompanisë celulare një dëm ekonomik prej rreth 510 mijë euro. Policia njofton se nga ky operacion po procedon 5 persona në gjendje të lirë dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Personat e ndaluar ishin nën hetim që prej 8 muajsh, nga Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./abcnews.al

policia123.jpg
ad min09:39 | 27/01/2019

Policia zbardhi vjedhjen e një pike karburanti që ndodhi më datë 24 Janar në Sauk të Vjetër. Policia arriti të identifikojë dhe të ndalojë autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është 26-vjeçari me inicialet K.B.

Mbrëmjen e 24 Janarit, ai dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe mbi të riun rëndon vepra penale e “Vjedhjes”./abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
ad min15:13 | 26/01/2019

Prangoset në Tiranë një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në tmerrin e grabitjeve të çantave dhe telefonave në zonën e ish-Kombinatit. Ndërkohë 4 të tjerë u arrestuan në Kavajë të akuzuar për të paktën 13 vjedhje banesash e vila luksoze.

Numri i lartë i vjedhjeve me thyerje, si të bizneseve po kështu edhe të banesave në qarkun e Tiranës, ka çuar në prangat e policisë 5 persona. Kështu, Komisariati.nr.6., pohoi se ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në tmerrin e zonës së Kombinatit. D. Lika, akuzohet për të paktën tre grabitje çantash dhe pre e tij ishin të gratë në moshë. Gjithashtu, 23-vjecari akuzohet edhe për vjedhje celularësh në autobusat e linjave të urbanëve në Tiranë.

Por vjedhje të shumta janë shënuar edhe në qyetitin e Kavajës. Sipas uniformave blu, katër persona janë arrestuar, të cilët akuzohen për vjedhje banesash. Policia theksoi se, ka dokumentuar të paktën 13 grabitje banesash dhe për të rënë në gjurmët e grupit kriminal do të duheshin të paktën 5 muaj ndjekje me metoda speciale të hetimit, pohojnë ekspertët kundër vjedhjeve në Kavajë. Emri i operacionit u kodua “Perimetri”, për shkak të vjedhjeve të shumta të kryera në zona të ndryshme të Kavajës.

Po kështu, shumë vila janë raportuara si të grabitura në zonën e plazhit te Mali i Robit, por ngjarjet vijojnë të jenë ende pa autorë. Ndërkohë në të gjithë vendin përgjatë 20 ditëve të para të janarit janë shënuar 62 grabitje me thyerje duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi i vjedhjeve nuk janë më vetëm banesat, por bizneset si edhe bankat e nivelit të dytë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono