vizitorët

gliko-1280x703.jpg
Sej rie20:00 | 21/07/2019

“Është e pamundur në fakt që të nisesh për në Dhërmi për Edicionin Veror dhe të mos ndalosh tek dyqani i famshëm i zonjës Virada, aty ku blihen reçelra, gliko, vajra ulliri dhe sa e sa produkte të tjera origjine e natyrale të prodhuara nga vetë zonja Virada”, kështu e nis kronikën gazetarja jonë.

“Klientët mund të provojnë çdo gjë dhe marrin atë që u pëlqen më shumë”, shprehet zonja Virada. Për mikrofonin e ABC News Virada tregon për produktin më të “çuditshëm” që ka prodhuar nga duart e saj.

“Më i çuditshmi ka qenë reçeli i çokollatës për fëmijë dhe e kam bërë me fruta, me dardhë ,me mollë, me çokollatë të zezë dhe me mjaltë. Zakonisht fëmijët kërkojnë çekokrem, por unë iu kam bërë një kamuflazh të vogël. Dhe sa e kanë provuar e kanë pëlqyer jashtë mase dhe i kanë detyruar prindërit që ta marrin”, tha ajo./abcnews.al

666666.jpg
Sej rie15:57 | 09/07/2019

Kamera e ABC News sjell mesazhet e lënë nga vizitorët e thjeshtë dhe personalitetet në librat e përshtypjeve në Muzeun Historik Kombëtar dhe muzeun “ Shtëpia e Gjetheve “. Vizitoret përveç vlerësimeve, ka raste që japin sugjerime për ndryshim datash apo mbiemra te vene gabim. Drejtuesit nga ana tjetër thonë se këto shënime i marrin për bazë për të përmirësuar.

Njohja më e shpejtë me historinë e një vendi mbetet muzeu. Ndaj në sezonin veror numri i vizitorëve gjithnjë rritet. Por kësaj here ju ofrojmë impresionet shkruar prej tyre në librin e përshtypjeve.

Shënimet e tyre janë nga më të ndryshmet, vlerësuese prekëse kryesisht për periudhën e komunizmit, por nuk mungojnë edhe sugjerimet, apo historitë personale si kjo e rrëfyer nga ish e fejuara e piktorit Edison Gjergo.

Në librat e personaliteteve, nuk mungojnë shënimet nga figurat politike, ish-kryministri Fatos Nano, Sali Berisha si dhe diplomatë të huaj dhe delegacione, ku mesazhet e tyre janë kryesisht kortezhe, ndërsa vizitorët e thjeshtë janë më të sinqertë.

Së fundmi muzeu i gjetheve u vizitua edhe nga ish-presidenti i Francës Sarkozy. Muzeu historik kombëtar ka menduar që në 100 vjetor të këtij institucioni, këto libra kujtimesh do i përmbledhë në një libër.

Shumë prej librave të përshtypjeve i përkasin arkivit të shtetit për ruajtje./ABC News Albania 24/7

RRUGE-1280x718.jpg
Sej rie15:00 | 08/05/2019

Agjencitë turistike po përballen me anulim të tureve të prenotuara më herët për të vizituar Shqipërinë. Kjo sipas Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, vjen për shkak të situatës në vend. Më shqetësim, turoperatorët shohin dhe punimet në infrastrukturë në pikun e sezonit. 

Punimet e njoftuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës nga Maji deri në Korrik në funksion të rehabilitimit të sistemit të ndriçimit kanë shqetësuar turoperatorët. Ata i druhen një frenimi të numrit të turisteve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë ndërsa tregojnë se një situatë të ngjashme e kaluan vitin e shkuar.

“Turet kanë filluar dhe natyrisht duhet ta kenë më të lehtë të kalojnë nga pika A në pikën B dhe jo të fillojmë në të njëjtën kohë të hapim këto segmente dhe t’i bllokojmë. Nuk e kuptoj pse nuk duhen bërë këto gjëra gjatë natës dhe jo në 8 të mëngjesit, kur edhe autobusët turistikë bien në trafik. Në pikën e trafikut bllokohet autostrada, arteria kryesore që lidh Rinasin me gjithë pjesën e jugut ku kalon dhe pjesa kryesore e fluksit turistik”.

Faktor ky që sipas kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i shtohet pasigurive që po shfaqin turistet në prag të zgjedhjeve lokale e tensionit politik që mbizotëron në vend.

“Gjëja më e keqe është se nuk po shohim edhe një zgjidhje të krizës politike. Nuk ka një dritë në fund të tunelit. Duket sikur janë dy palë që nuk po gjejnë një pikë të përbashkët dhe kjo rrit pasigurisë e turizmit. Nuk e dimë se si do shkojë sepse ka pasur bllokime rrugësh dhe skena dhune, të cilat kanë ndikuar dhe në prenotimet e turizmit. Tregu italian është i ndjeshëm ndaj këtyre pamjeve. Mediat italiane si duket kanë shkruajtur shumë për ç;ka ndodh kryesisht në tiranë dhe ka pasur shumë anulime rrugësh”.

Vitin e shkuar vizituan Shqipërinë rreth 6 milionë turistë sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila këtë sezon shfaqet me optimistë, ndërsa turoperatorët thonë se sfidë nuk janë numrat.

“Sfida është të kemi një turizëm cilësor dhe të marrim më shumë të ardhura nga këta turistë sepse për momentin jemi destinacioni me të ardhura të ulëta për qëndrim turisti”./ABC News Albania 24/7

kalaja-e-lezhes.jpg
nev ila16:22 | 15/04/2019

Kalaja e Lezhës e cila është një nga asetet kryesore të turizmit në këtë qark, po vizitohet përherë më pak. Kjo për shkak të rrugës e cila nuk përshkohet nga autobusët por edhe nga mangësia e  stafit për të ofruar shërbim në kala.

Vizitorët e turistët gjatë 1 viti në kalanë e Lezhës nuk e kalojnë numrin 2000. Ky aset historik po harrohet. Numri kaq i ulët nuk është i rastësishëm. Autobusët si mjeti kryesor me të cilin udhëtojnë vizitorë e turistë nuk mund të ngjitet në rrugën e ndërtuar disa vite më parë. Përgjegjësi i Zonës Muzeale në Bashkinë e Lezhes, Paulin Zefi, thotë se rruga mbetet një shqetësim.

Edhe ata që ngjiten me automjete të vogla apo në këmbë duhet të tregojnë kujdes. Kjo urë është kalbur.  Mbi të kalojnë vizitorë, turistë e banorë. Por edhe nëse e kalon këtë vështirësi, Kalanë mund ta gjesh mbyllur ose pa një guidë që mund të jap informacion. Shërbimin e kryen vetëm një person, që sigurisht nuk mund të përgjigjet gjatë gjithë kohës dhe çdo ditë jave”, bën me dije ai.

Paulin Zefi thotë se organika aktuale për kalanë e Lezhës nuk është shumë funksionale. Me këtë problematikë ndeshen vazhdimisht vizitorët e turistët. Sipas tij mungon vëmendja për ta bërë më tepër atraktive këtë vlerë të historisë duke sugjeruar që të vendosen audioguida.

Në lidhje me këtë shqetësim, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare tha se ditët në vazhdim do të përcaktohet edhe mënyra sesi do të veprohet për të zgjidhur problematika të tilla që nuk i ka vetëm kalaja e Lezhës. Por deri atëherë askush nuk mund ta rekomandojë këtë Kala për ta vizituar./abcnews.al

 

 

vlore-1280x630.jpg
ent ela17:17 | 17/03/2019

Në bregdetin e Vlorës ende nuk ka nisur fluksi dhe pse kjo e diel ishte e ngrohtë. Por qyteti bregdetar pati atmosferë pasi bashkia, sikurse ajo e Tiranës e kishte lëne për të festuar Ditën e Verës.

Një diell i ngrohtë dhe det i qetë. Por në zonën e plazhit pranë Akademisë së Marinës në Vlorë të rrallë ishin ata që hynë në det këtë të diel.

Bregdeti ishte populluar nga vizitorë thjesht për një shëtitje apo kafe pranë Jonit.   Por Bashkia e Vlorës duket ashtu sikur Tirana festoi Ditën e Verës. Koncerte të organizuara në Lungomare mblodhën shumë njerëz.

Në Vlorë përllogariten shumë pushues fundjavash apo vizitorë ditor. Lokalet janë të hapura, dhe ne ditët e ngrohta ata janë me fat.

Dhe pse kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik, këtu ka shumë për t’u bërë. Brezi i rërës duket më i pastër se herët e tjera në të njëjtën periudhë, por ajo fare e bën një bregdet joshës për shumë njerëz nuk ka ndodhur akoma./abcnews.al

51263748_2214297468857885_3351568933340577792_o-1280x720.jpg
ent ela15:25 | 26/01/2019

Është hapur një qendër e re për turistët në Parkun Kombëtar të Llogarasë! Për ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi qëllimi i këtij investimi është zhvillimi i turizmit në këtë zonë në 365 ditë të vitit.

I ka ardhur dita që shiritat për turizmin të priten edhe në dimër.

Qëllimin se pse ka shkuar në parkun kombëtar të Llogarasë së bashkua me ambasadorin e delegacionit evropian në Tiranë, e zbulon ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

Klosi: “E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaqj qendre, në dimër, pasi do donim të falenderonim punën e palodhur të ambjentalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i llogarasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogarasë”.

Financuesi i këtij projekti është Bashkimi Evropian, në emër të të cilit ambasadori Luixhi Soreka tha se është shumë i rëndësishëm promovimi i turizmit.

Luixhi Soreka: “Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falenderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”.

Ministri Blendi Klosi foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura./abcnews.al

BERATI-KALAJA-INVESTIMI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.29-1280x720.jpg
G. P.18:56 | 12/11/2018

Në Berat, qytetin e shpallur pasuri e UNESCO-s, duket se po nisin investimet serioze. Bëhet fjalë për projektin për vendosjen e teleskopëve dhe rehabilitimin e territorit në majën më të lartë të Kalasë.

Në lartesinë e Kalasë së Beratit ose e njohur ndër shekuj me emrin “Tabja e Kalasë” do të vendosen teleskopë. Kështu do u mundësohet turistëve të shijojnë nga lart panoramën e luginës së Osumit, dy lagjet muzeale të tij: “Mangalem” e “Goricë”. Por edhe dy malet: Tomorrin e Shilpiragun.

Eugen Kallfani, drejtor i monumenteve të kulturës, Berat: “Janë ndërtuar barrierat arkitektonike të cilat mbrojnë turistët dhe rrezikshmëria në atë zonë. Do të vendoset shumë shpejt edhe teleskopi i cili do të lejojë edhe vizitueshmërinë dhe në lagjet muze dhe në pjesën e qytetit.”

Ky është investim i parë i këtij lloji për qytetin e mbrojtur nga UNESCO. Sipas zyrtarëve vendorë të kulturës, për Tabjen e Kalasë ose ndryshe për Kullën nr.14 dhe territorin përreth do hedhin lekë disa institucione private dhe shtetërore. Punime do të bëhen edhe në rrugën “Mihal Komeno”, tek “Xhamia Mbret” dhe deri tek hyrja e portës kryesore të kalasë së qytetit.

“Mbështetja e donatorëve ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe besoj se edhe në vitet në vji, ashtu siç edhe bashkëpunimi me Bashkinë e Beratit për të ndërhyrë pastaj me Bankën Botërore për rikonstruksionin e rrugës nga rrethrrotullimi pranë ish rezeravave të shtetit deri tek hyrja tek qafa e kalasë.”

Referuar statistikave, vitin e kaluar e vizituan kalanë e Beratit dhe Tabjen e saj 74 800 turistë. Kurse këtë vit numri shkoi në 123 500 turistë dhe deri në fund të muajit dhjetor shifra pritet të jetë 150 mijë turistë./abcnews.al

vlcsnap-error993-1-1280x720.jpg
us er16:28 | 30/11/2017

Vizitorët do të mund të shohin më nga afër dokumenta të rëndësishme të periudhës osmane dhe Kodikun e Beratit në Arkivin Qendror Shtetëror. Krahas tyre, qytetarët mund të njihen me proceset e punës që kryhen në arkiv, si vendruajtja, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error389-1280x720.jpg
us er15:59 | 21/11/2017

Polakët zënë vendin e parë të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë gjithë vitit. Ndërsa anglezët nuk e kanë përzgjedhur si destinacion këtë vjeshtë dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara së fundmi nga instituti i statistikave.

Më shumë polakë e më pak anglezë kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit tetor. Katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë shtetasit nga polonia sipas përllogaritjetve të institutit të statistikave. Është ky vendi që renditet i pari edhe për dhjetëmujorin e vitit 2017 me rritjen më të madhe me 73.9 përqind.
Anglezët e kanë neglizhuar vjeshtën shqiptare. Këtë tetor kanë hyrë në Shqipëri 49,8 % shtetas më pak nga Anglia krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Në total numri numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend gjatë muajit që lamë pas është rreth 380 mijë, 25 përqind më shumë se në vitin 2016.
Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Tetor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 81,0 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,3 % dhe detare 4,7 %.
Edhe daljet kanë shënuar rritje. 11,3 përqind shqiptarë e të huaj kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë gjatë muajit tetor 2017. Ndërsa për në total për dhjetë muajt e këtij viti janë rreth 4 milionë e 400 mijë shtetas shqiptarë që kanë dalë nga territori vendit tonë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono