vizita

palmer-vucic-1280x674.jpg
nev ila17:08 | 03/11/2019

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, në kuadrin e turneut rajonal, pritet që fillimjavën e ardhshme të vizitojë edhe Beogradin.

Për shkak të zvarritjes së formimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, analistët në kryeqendrën serbe nuk parashikojnë se dialogu serbo-kosovar do të mund të fillojë së shpejti.

Ambasada amerikane në Beograd ka pralajmëruar se emisari amerikan për Ballkanin, Mathew Palmer, do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq e zyrtarë të tjerë të lartë serbë si dhe me ambasadorë të vendeve fqinje, ku në qendër të vëmendjes do të jetë rëndësia e rinisjes së dialogut mes Beogradit e Prishtinës për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme që do të shënonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Mirëpo, analistët në Serbi çmojnë se kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti:

“Edhe zoti Palmer e ka të qartë, si dhe të gjithë të tjerët, se dialog nuk do të ketë përderisa në Prishtinë nuk përfundon cikli i formimit të pushtetit, e pastaj derisa të mos kalojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi. Pra, vetëm vjeshtën e ardhshme mund të presim që të punohet seriozisht për dialogun“,  thotë për televizionin N1 gazetari Miki Mihajloviq, një njohës i mirë i marrëdhënieve serbo-kosovare.

Mathew Palmer gjatë vizitës në Prishtinë, por edhe në Shkup, këtë javë, ritheksoi se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e kontestit të vjetër me Kosovën.

Për më tepër, zyrtari i lartë amerikan, tërhoqi vërejtjen se administrata amerikane është e shqetësuar nga dislokimi i pajisjes ushtarake ruse në territorin e Serbisë dhe, në këtë shtrirje, nënvizoi se kjo mund të çojë edhe në vendosjen e saksioneve të veçanta.

Ndërkohë, ambasadori i sapoemëruar amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, i ka deklaruar të përditshmes serbe ‘Politika’ se nuk planifikon që t’ju mbajë ligjërata udhëheqësve serbë, por shpreson në dialogun e hapur.

Me këtë rast ai ka porositur se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, se administrata amerikane dëshiron arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës që në ‘kushte ideale’ do të mbështetet në njohjen e ndërsjellë./abcnews.al

okulisti.jpg
nev ila10:51 | 26/10/2019

Trajtimi në kohë i problemeve të syve mundëson rikuperimin e plotë të shikimit. Mjekët e Spitalit Amerikan 1 në Tiranë apelojnë për të mos neglizhuar konsultën me specialistin. Ndërkohë tregojnë për një ndërhyrje të suksesshme realizuar tek një tre-vjeçare.

Amina ka lindur me perde në sy ndërkohë prindërit mësuan për problemin e vogëlushes vetëm pak muaj më parë. Nëse tre vjeçarja nuk do ti nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale sytë e saj nuk do të mund të zhvilloheshin.

Operacioni u krye në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe kirurgu i vitroretinës Marko Jakob na tregon se rezultoi një sukses.

“Fatkeqësisht prindërit e vogëlushes kërkuan ndihmën tonë pak vonë. Përgjithësisht të tilla ndërhyrje bëhen vitin e parë të jetës. Gjithsesi ne e kryem operacionin. Gjithçka shkoi shumë mirë. Syri ka rikuperuar transparencën. Tashmë vogëlushja do të mbahet nën kontroll me qëllim zhvillimin gradual të shikimit”.

Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë apelojnë për të mos i neglizhuar shqetësimet që ndjeni në sy. Trajtimi i hershëm i tyre shmang shumë komplikacione. Doktoreshë Teuta Haveri ndalet tek problemet e retinës.

Të shpeshta janë dhe komplikimet që lidhen me diabetin. Mjekët tregojnë se pacientët të cilët vuajnë nga kjo sëmundje vizitat e syve i kryejnë me vonesë  duke u përballur kështu deri me humbje të shikimit./abcnews.al

papadhopuli.jpg
Vladimir Prenga12:41 | 18/10/2019

Miço Papadhopuli, ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, u nda nga jeta pak ditë më parë dhe në ceremoninë mortore të tij ishin të pranishëm shumë personalitet të botës së sportit dhe futbollit në veçanti.

Mesazhet ngushëlluese për familjarët ishin të shumta, mes tyre edhe nga klubi i Tiranës. Jo vetëm kaq, por drejtuesit e bardhebluve, me në krye presidentin Refik Halili, kanë qenë për një vizitë pranë familjes së Papadhopulit.

Klubi bardheblu e ka bërë vetë publike diçka të tillë, teksa ka postuar edhe disa foto nga vizita që u kanë bërë në shtëpi familjarëve të ish-futbollistit të Partizanit dhe kombëtares. / abcnews.al

conte.jpg
ad min17:08 | 15/10/2019

Italia mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në. Në vizitën e tij të parë në vendin tonë, kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se në mbledhjen që do të zhvillojë Këshilli i Europës, do të kërkojë çeljen e negociatave me Shqipërinë, pasi kjo është në interes të të gjithë Europës.

“Me rastin e vizitës sime të parë në Shqipëri, i konfirmova zotit Edi Rama se Italia mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim me BE dhe personalisht ditën e enjte dhe të premte do ta mbështes këtë pozicion. Çelja e negociatave janë instrumentet më të mira për të garantuar zhvillimin e Shqipërisë në interes të të gjithë Europës. Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është një objektiv thelbësor për sa i përket integrimit të këtij rajoni.

Populli është shprehur pro anëtarësimit ndaj BE dhe kjo shërben si një shtysë që institucionet të ecin para që mos ta zhgënjejmë këtë aspiratë. Kemi një perspektivë që nga viti në vit nëse shtyhet do kemi edhe një zbehje të kësaj dëshire. Këtu kemi angazhimin italian dhe kjo përbën një angazhim të madh për lidershipin, qeverinë italiane, sikurse Edi Rama më konfirmoi vijimin e qeverisë së tij në këtë rrugëtim”, tha Conte.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, falenderoi homologun italian për qëndrimin e palëkundur që ka pasur gjatë gjithë kohës.

“Padiskutim që vizita e kryeministrit Conte sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme shumë të rëndësishme për BE dhe për Shqipërinë në vigjilje të një takimi të KiE ku do të diskutohet dhe vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe RMV. Dua ta falënderoj Italinë dhe qeverinë që në koherencë të plotë me vijën e politikës së jashtme italiane, për asnjë moment nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë, RMV dhe gjithë këtij rajoni në perspektivën e integrimit evropian”, tha Rama./abcnews.al

ministri-austriak-1280x677.jpg
nev ila10:16 | 08/10/2019

Ministroi në detyrë Gent Cakaj priti në një vizitë zyrtare në Tiranë ministrin e jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg.

Ministri i Jashtëm i Austrisë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kolegun shqiptar deklaroi se Pozicioni i Austrisë është i qartë, dhe se dëshira e Austrisë, është që të hapet drita e gjelbër për RMV dhe Shqipërinë.

Javën tjetër do të kemi vendimin e këshillit, ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij, kushtet janë plotësuar, tani duhet të bëjmë atë që na takon ne. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, nuk ka ende unanimitet, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne“, deklaroi Schallenberg.

Më tej ministri austriak u shpreh edhe për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë. Schallenberg u shpreh se kjo çështje e prek më pak Austrinë se sa vendet e tjera.

“Situata e azilkërkuesve vijon, por e prek më pak Austrinë se vendet e tjera, është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë“, tha Schallenberg.

Gjatë kësaj konference Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg gjithashtu tha se Austria do të japë 200 mijë euro në formë ndihme për të prekurit nbga tërmeti.

“Dua të shpreh ndjenjat thella për të prekurit nga tërmeti . Austria do të japë 200 mijë euro ndihmë dhe po shohim kërkesa të tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai./abcnews.al

mike-pompeo-1280x710.jpg
nev ila15:15 | 04/10/2019

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Malin e ZI ka vlerësuar kontributin e vendit në qëndrueshmërinë e rajonit si një vend anëtar i NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti në Ohër nga Podgorica ku është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.

Me këtë rast, Pompeo ka vlerësuar kontributin e Malit të Zi për qëndrueshmërinë rajonit, si anëtar i NATO-s, por edhe për shkak se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të njëjtat prioritete në spektrin e gjerë të çështjeve nga politika e jashtme.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se falë bashkëpunimit me Malin e Zi “në fushën e sigurisë kibernetike  është zhvilluar mbrojtja nga software më i ri rus që mbron miliarda instalime anembanë botës”.

Kur është fjala për zhvillimet e brendshme politike në këtë republikë ish-jugsosllave, Pompeo tha se Malin e Zi e sheh si “lider të përpjekjeve rajonale për ç’rrënjosjen e korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimit të lirisë së medias”, citon TV Klan Maqedonia kreun e DASH-it.

Zyrtari i lartë nga Uashingtoni bëri të ditur se këtë javë Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Malit të Zi një ofertë për shitjen e pajisjes ushtarake në vlerën 36 milion dollarë.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit është cilësuar nga pala malazeze  si historike.

Kryeministri Dushko Markoviç  tha se ajo është shenjë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për vendet e rajonit, për përparimin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij. /ABC News Albania 24/7   

E3E41EC1-EA8A-4C8F-8F83-641A6C5389B9_w1023_r1_s.jpg
ent ela22:40 | 26/08/2019

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi, ku takoi presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë të shtetit serb.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Serbisë, McAllister tha se Serbia ka reputacionin e faktorit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi nevojën që ky vend të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit.

Ai tha se pret që aktivitetet shtesë të institucioneve serbe të çojnë në hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Vuçiq, në anën tjetër, tha se vendi i tij do të vazhdojë të bëjë reforma në përputhje me porositë e BE-së.

Ai po ashtu tha se Serbia e mbështet vendosmërisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovvën, por theksoi se ky dialog është i mundshëm vetëm kur Kosova të heqë taksën ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, raportojnë mediat serbe.

Normalizimi i raporteve është kusht edhe për Serbinë, edhe për Kosovën që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

McAllister takoi edhe ministren për Integrime Evropiane të Serbisë, Jadranka Joksimoviq.

Edhe kjo e fundit tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, sapo të hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Eurodeputeti McAllister po qëndron në Serbi për herë të parë në cilësinë e kryesuesit të Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai më parë ka shërbyer si raportues i PE-së për Serbinë. /REL

rama-min-turk-1280x698.jpg
ent ela09:00 | 27/07/2019

Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në takim ministrin e punëve të brendshme të Turqisë Sylejman Sojlu, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas Agjensisë turke të lajmeve Anadolli, takimi me kryeministrin ka qenë I pari I axhendës së ministrit turk e në të, me dyer të mbyllura për mediat është diskutuar rreth Organizatës Terroriste FETO e Fetulla Gylen, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Agjensia turke e lajmeve informon edhe për takimin e ministrit turk me homologun shqiptar Sandër Lleshaj. Sipas Anadolli neës, në takimin e mbyllurpër mediat sërish është diskutuar rreth organizatës së  Gylen, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e sigurisë. /abcnews.al

macron-1.jpg
ad min14:30 | 16/07/2019

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka përfunduar vizitën e tij dy ditorë në Serbi. Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh për mediat se një  takim I radhës mes të dyve mund të ndodhë në Shtator të këtij viti.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mëngjesin e ka kaluar në kalanë e Beogradit-Kalemegdan. Në atë pjesë ai ka shëtitur bashkë me homologun, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb i ka treguar bukuritë e kryeqytetit dhe e ka falenderuar për një vizitë të tillë plotë aktivitete.

Këtu Macron vetëm është falenderuar për mikpritjen dhe më pas ka takuar studentët e fondacionit “Ryco”, organizatës rinore që ka selinë në Tiranë. Presidenti Vuçiç më pas ka folur për mediat serbe duke thënë se Macron e kupton që kompromisi është zgjidhja për Kosovën dhe është ndër të vetmit që e thotë pavarësisht se shumë e mendojnë.

“Duhet pyetur Macron, por unë besoj se një lloj Berlini do të ndodh në shtator. Natyrisht se duhet kohë që të flitet sërish për disa problem dhe unë nuk dua tani të përsëris gjërat si tarifat apo jo”, tha Vuçiç.

Presidenti serb nuk është shprehur pesimist për integrimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht qëndrimit të Macron. Shpresën e ka tek puna e tij.

“Kam kërkuar vetëm mirëkuptim që problem i Kosovës nuk mund të zgjidhet ashtu si duam ne të gjithë, por diçka në mes. Këtë e kupton çdo njeri, çdo serb dhe çdo shqiptarë, por bëhemi sikur nuk kuptojmë dhe mohojmë dëshirat e palës tjetër. Unë do të angazhohem gjithë jetën time për kompromis, por vërtetë për kompromis”, tha Vuçiç.

Vizita e Macron është parë si një hap i rëndësishëm për Serbinë pasi ka shkuar në detaje. Opozita serbe nuk ka qenë e lumtur pasi me ta nuk ka patur takim. Por, shtypi serb e ka konsideruar vazhdim të besimit me Francën, sidomos deklaratën e Macron se Serbinë e ka në zemër./ABC News Albania 24/7

pence-1280x680.jpg
ent ela14:50 | 13/07/2019

Gjatë një vizite në një kamp emigrantësh në Teksas, zv/presidenti amerikan Majk Pens u shpreh se nuk ishte habitur nga kushtet e mjerueshme për shkak të mbipopullimit. Ai theksoi se pikërisht për këtë arsye kongresi amerikan duhet të reagojë sa më shpejt.

Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, vizitoi një kamp për emigrantët që mbahen në kushte të mjerueshme në Teksas dhe denoncoi krizën e migracionit që “mbizotëron sistemin amerikan”. Ai u shpreh se nuk ishte i habitur nga ajo që pa. Pens theksoi se e dinte se do të gjente një sistem të mbipopulluar dhe për këtë arsye Kongresi duhet të veprojë sa më shpejt.

Në këtë kamp, në kufirin meksikan, mbahen 384 persona pa shtretër, dyshekë ose jastëkë. Reporterëve iu lejua të filmonin vetëm për 90 sekonda. Të paraburgosurit, të cilët thuhet se kanë kaluar kufirin ilegalisht, nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u shtrirë të gjithë.

Pence akuzoi demokratët se kanë theksuar krizën e migracionit duke kundërshtuar nismat e Presidentit Donald Trump. Demokratët më në fund e kanë lejuar Kongresin të miratojë 6.4 miliardë dollarë ndihmë emergjente për t’u marrë me krizën e krijuar nga fluksi i emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, kryesisht nga Amerika Qendrore. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono