vizat

ditmir-bushatii123.jpg
ent ela14:35 | 22/04/2019

Lajm të hidhur e ka konsideruar ish ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vendimin e parlamentit hollandez për rikthimin e vizave. Në reagimin e tij publikuar në rrjetet sociale ish ministri Bushati ka bërë thirrje që ky vendim të mos shihet me panik e njëherazi të mos neglizhohet.

I dha fund heshtjes ish-kreu i diplomacisë shqiptare. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vendos të shprehë qëndrimin e tij ndaj reagimit të parlamentit të Hollandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

 “Vendimi i Parlamentit hollandez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur.”

Një pyetje i lind ish ministrit Bushati pas vlerësimeve që iu dha Shqipërisë vitin e kaluar nga raporti i Komisionit Evropian i cili nuk u kundërshtua as nga Hollanda skeptike.

 “Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

Shanset që një nismë e tillë të prodhojë efekte në praktikë janë thuajse zero. Ndaj nuk ka vend për panik.”

Sipas ish ministrit të jashtëm Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të Komisionit Europian . Por kjo duhet të lexohet siç duhet –këshillon Ditmir Bushati.

“Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Hollandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni”.

Jo vetëm kaq por do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injorohej mesazhi që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit hollandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.- thotë Ish ministri Bushati i cili këmbëngul se puna duhet të vazhdojë përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Vendimi i Parlamentit hollandez, edhe pse i pari për një nga shtetet që janë pjesë e listës së bardhë të Schengen, nuk është rrufe në qiell të kaltër. Vjet, në vigjilje të vendimit të BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Parlamenti hollandez, përmes një rezolute, i kërkoi qeverisë bllokimin e bisedimeve me Shqipërinë”.

Duke e rreshtuar Hollandën në vendet kritike ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me politikat europiane dhe standardet që lidhen me procesin e zgjerimit, ish ministri Ditmir Bushati kërkon që historiku i qëndrimeve holandeze të shihet si kërkesë për më shumë punë e në të njëjtën kohë duke mos lejuar cënimin e arritjeve historike. /abcnews.al

Berisha-dhe-Mirela-milori-ne-Mbremje-ide-1280x730.jpg
ent ela23:40 | 18/04/2019

Vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, situata aktuale në vend dhe në Parlament, djegia e mandateve të partive opozitare, negociatat me Bashkimin Evropian, zgjedhjet e 30 Qershorit, grabitja e Rinas dhe akuzat për 21 Janarin janë diskutuar nga ish- Kryeministri Sali Berisha në studion e “Mbrëmje Ide” në ABC News. /abcnews.al

Sali-berisha-ne-mbremje-ide-1280x622.jpg
ent ela20:26 | 18/04/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar  dramatik për Shqipërinë e shqiptarët vendimin e parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave.

“Vendimi i Parlamentit të Holandës për vendosjen e vizave me qytetarët shqiptarë është vendim dramatik për Shqipërine e shqiptarët. Së pari është i pari vendim i këtij lloji që merret për Shqipërinë. Në kushtet e Shqipërisë për liberalizmin e vizave janë me dhjetra vende dhe nga këto mbetet vetëm Shqipëria në përputhje me një mekaznizëm të KE nga një vendet themeluese dhe më me peshë në BE dhe NATO që është Mbretëria e Hollandës”.

I ftuar në studion e “Mbrëmje Ide” në ABC News të Mirela Milorit, lideri historik i së djathtës është shprehur se ka informacione të sigurta që edhe vende të tjera po e konsiderojnë vendimin për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

“Janë vende të tjera që e konsiderojnë vendimin e Hollandës për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Po kam informacione po ua them siguri e kam mnga burime serioze që po konsiderojnë vendimin ëpr ritkhimine vizave me Shqipëri”.

Për Berishën kjo është një oshtime botërore dhe mbyll çdo shans për negociatat.

“Kjo ka një oshtime botërore. Çfarë e detyroi Hollandën të marrë ketë vendim me 2/3 me 105 vota të gjithë spektrit politik holandez? Nuk ka hapje negociatash. Kjo mbyll çdo shans. Do të na ndajë nga Maqedonia e Veriut se Maqedonia ka shtet, kurse Shqipëria ka narko shtet”. /abcnews.al

ambasadorja-franceze-1280x705.jpg
ent ela17:43 | 18/04/2019

Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak ka komentuar nga Korça vendimin e Parlamentit holandez, i cili votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët. Vasak deklaroi se nuk dihet nëse do ketë një vendim për kërkesën e Parlamentit holandez.

“Parlamenti është sovran dhe këtë e them para  një grupi prej tre senatorësh. Është një vendim i marrë nga parlamenti holandez dhe duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do të përfundojë.

Ekziston një procedurë e tërë dhe nuk jemi të sigurt që ajo do të ketë një përfundim. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë“. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-DT-17-PRILL.mpg_snapshot_17.35-1280x720.jpg
ent ela22:11 | 17/04/2019

Zëvendësministri për Europën dhe Punet e jashtme Sokol Dedja sqaroi në studion e Byro Politike bazat dhe kriteret ku mund të vendoset regjimi i vizave. Sipas tij ka një rregullore dhe janë 4 kritere ku mund të vendoset regjimi i përkohshëm dhe përcaktohet se mbi ç’baza miratohet kjo.

“Duhet të ketë rritje masive të emigracionit të paligjshme, ose rritje e kërkesave për azil, ose një rritje e adresimti të emigrantëve të parregullt, ose rritje e akteve kriminale me origjinë nga vendi në fjalë që të bëjë kërcënim serioz për vendet anëtare”.

Sipas tij nuk ekziston asnjë bazë ligjore që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave Komisionit Evropian.

“Situata e krimit shqiptar është në rënie. Jo vetëm nuk kemi rritje masive, por kemi rënie të krimit me origjinë nga Shqipëria në Hollandë.

Për të evituar edhe panikun e panevojshëm nuk ekziston asnjë bazë që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave.

Nuk ka asnjë bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian. Qeveria holandeze është në situatë komplekse. Nga njëra anë ka kërkesën e parlamentit dhe nga ana tjetër nuk ka bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian”. /abcnews.al

bushati-1-1280x718.jpg
ad min17:30 | 17/04/2019

Hapja e negociatave të Shqiërisë me Bashkimin Evropian nuk rezikohet nga çështjet e brendshme të politikës holandeze. Kështu e kanë parë deputetët e mazhorancës vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave me vendin tonë.

Duke iu rikthyer fjalimit të ministrit të Jashtëm të Holandës në vizitën që zhvilloi në vendin tonë, zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se qeveria shqiptare ka ulur shifrat e azilkërkuesëve dhe kriminalitetit.

Jo të gjithë deputetët pranuan të japin mendimin e tyre, një prej të cilëve është edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave lëvizja e rradhës i mbetet qeverisë holandeze nëse do t’ia dërgojë apo jo rezolutën Komisionit Evropian./abcnews.al

ministria-e-jashtme.jpg
ent ela20:56 | 16/04/2019

Ka reaguar ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thotë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen për shqiptarët. Në deklaratën për mediat thuhet se një shtet anëtar mund t’i paraqesë Komisionit Europian një kërkesë të tillë, por vetëm të bazuar në kushtet e mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE, e sipas ministrisë asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

“Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë.”

Në deklaratën e ministrisë thuhet se migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore, ndërsa bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese është vlerësuar edhe nga zyrtarët hollandezë.

Ministria shton se klima elektorale në Hollandë ka ndikimin e vet dhe Shqipëria është e keqardhur për futjen e saj në axhendën e partive në garë për zgjedhjet europianë. /abcnews.al

HOLANDE-VIZAT.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:52 | 12/04/2019

Ministrat holandezë kundërshojnë propozimin e pjesës më të madhe të deputetëve në vend, të cilët kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Pjesa më e madhe e deputetëve holandzë, i ka kërkuar ministrave në vend që të ushtrojnë presion ndaj Brukselit për të rikthyer regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Mediat holandeze raportojnë se deputetët këmbëngulin se kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar bandat kriminale që të hynë në vend. Madje ata pretendojnë se kanë dhe mbështetjen e policisë së Amsterdamit dhe ministrit të drejtësisë për këtë nismë. Ky i fundit konfirmoi qëndrimin e tij dhe para pak ditësh teksa ndodhej në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas mediave holandeze bandat shqiptare janë qendra e industrisë së drogës dhe pastrimit të parave në vend. Gjithsesi ministrat theksojnë se rikthimi i vizave është një vendim i pashpresë dhe se Shqipëria i plotëson kriteret e Bashkimit Europian për lëvizjen pa viza. Ministri i jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve se nuk ka ndërmend të merret me këtë çështje. Ndërkohë dhe ministri holandez për migracionin Mark Habers gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zv/ministren e brendshme shqiptare Rovena Voda  në Tiranë, theksoi se qëndrimi zyrtar i qeverisë holandeze është që të ruhet sistemi pa viza për shqiptarët që të mund të udhëtojnë në Shengen apo BE. Nga ana tjetër, shtoi ai, ne jemi duke monitoruar, dhe lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza.

Deputetët socialdemokratë u shprehën të zhgënjyer nga qëndrimi i ministrave duke këmbëngulur se kjo është një masë e domosdoshme për sigurinë në vend. /abcnews.al

Ruçi.jpg
ent ela11:43 | 06/04/2019

Shqipëria ka interes të rrisë bashkëpunimin dhe të kërkojë shtimin e investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin. Është kjo kërkesa e Kryetarit  të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij gjatë vizitës zyrtare në Katar.

Lehtësimi dhe heqja e vizave për shqiptarët është një tjetër aspekt që mundëson bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha, vecanërisht në atë të transporit ajror dhe hyrjen e Katar Airways  për fluturime direkte Doha-Tiranë- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit. Gjithashtu z. Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono