viza

kriza.jpg
ad min12:37 | 25/09/2019

Moska protestoi ashpër dhe kërkoi reagimin e menjëhershëm të Kombeve të Bashkuara pasi 10 përfaqësuesve të delegacionit rus në Kombet e Bashkuara iu refuzua viza amerikane.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila po zhvillon punimet në Nju Jork, u bë shkak dhe për një përplasje diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja ishte mohimi i vizave për 10 përfaqësues së delegacionit rus. Moska protestoi ashpër dhe kërkoi një reagim të menjëhershëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dimitri Peskov e cilësoi si një shkelje të detyrimeve ndërkombëtare. Ai  u shpreh se nuk bëhej fjalë për një takim dypalësh, por për një mision në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rregullat e të cilës janë shkelur. Kjo kërkon një reagim të fortë nga pala ruse dhe nga vetë Kombet e Bashkuara.

Një nga pasardhësit i Tolstoi, anëtar i dhomës civile ruse u shpreh se amerikanët i konsiderojnë institucionet ndërkombëtare si oborrin e shtëpisë së tyre. Kjo duke mos kuptuar ndryshimin mes statusit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara dhe territorit amerikan, shtoi ai.

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Zv/ambasadori i Uashingtonit është thërritur në një takim urgjent në Kremlin, ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaroi se do të diskutojë për këtë çështje me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PRANGA-FALSIFIKATORIT.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 24/08/2019

Do të vazhdojë të qëndrojë në burg 41-vjeçari Agron Selmani, i cili u arrestua për mashtrim dhe fasifikimin e diplomës.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Selmanin i cili ran ë pranga sapo doli nga Ambasada Amerikane, ku ishte paraqitur për të dhënë intervistën për të marrë vizën.

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë. /ABC News Albania 24/7

pasaporta.jpg
ad min10:30 | 31/07/2019

Që prej gushtit 2018 kanë marrë viza për Gjermaninë rreth 9000 të afërm të refugjatëve me status të kufizuar të mbrojtjes.

Rreth 9000 të afërm të refugjatëve me status të kufizuar të mbrojtjes kanë marrë viza që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme në Berlin. Një vit më parë hyri në fuqi një rregullore e re, sipas së cilës lejohet të sjellin në Gjermani të afërmit edhe përfituesit e mbrojtjes plotësuese (subsidiare). Më parë, ribashkimi i familjes ndalohej për dy vjet.

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU, CSU dhe SPD patën rënë dakord pas negociatave të lodhshme për ta lejuar bashkimin familjar edhe për këtë kategori personash. Por ata e kufizuan numrin e përgjigjeve pozitive për kërkesat, megjithatë, në 1.000 në muaj.

Mbrojtja plotësuese u jepet kryesisht refugjatëve të luftës, të cilët nuk persekutohen individualisht në atdheun e tyre, por janë në rrezik atje./ABC News Albania 24/7

70853Bashkimi.jpg
ad min11:54 | 03/07/2019

Komisioni Evropian ka rrëzuar kërkesën e Holandës që i kërkoi Bashkimit Evropian aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Arsyeja e këtij vendimi është se nuk plotësohen rrethanat për të pezulluar vizat për vendin tonë.

Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëtojnë të lirë drejt Holandës. Nuk do të ketë rikthim vizash. Qëndrimin e Komisionit e bën të ditur Gazetarja e ABC News në Bruksel Erisa Zykaj sipas të cilës:

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale, rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni Evropian  do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”.

Ky vendim i Komisionit Evropian është publikuar në Twitter edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri Soreca.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së ardhur nga Holanda dhe bazuar në informacionin e disponueshëm e të dhëna të rëndësishme, Komisioni Evropian vlerëson se në situatën aktuale, nuk ekzistojë rrethanat për të aktivizuar mekanizimin e pezullimit të vizave”, shkruan Soreca.

Menjëherë pas vendimit te Komisionit Evropian ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama ne twitter sipas të cilit refuzimi i kërkesës së qeverisë holandeze erdhi pasi Shqipëria nuk ka shkelur asnjë kriter.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi”, shkruan Rama.

Komisioni Evropian e nisi më 5 Qershor vlerësimin për pezullimin e vizave për Shqipërinë bazuar në kërkesën nga qeveria e Holandës, në vijim të rezolutës së aprovuar nga Parlamenti i Holandës./ABC News Albania 24/7

be-1-1280x731.jpg
ad min22:30 | 18/06/2019

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Evropian nuk do të sjellë asnjë risi sa i takon pritshmërisë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Sipas një drafti zyrtar, Këshilli kërkon së pari nga Kosova heqjen e taksës për produktet serbe dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./ABC News Albania 24/7

 

edi-rama12.jpg
ad min14:59 | 18/06/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta ku shqetësohej për rikthimin e vizave. Rama thotë se Presidenti duhet të shqetësohet për vizën që i ka vënë figurës së kreut të shtetit pasi vizat nuk kanë asnjë shans të rikthehen. Ndërkohë më tej thekson se fronti politik kundër Shqipërisë do të dështojë.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp”, shkruan Rama.

/abcnews.al

bee.jpg
ad min15:17 | 03/06/2019

Është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian kërkesa që i ka drejtuar Holanda për pezullimin e vizave me Shqipërinë. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr njoftim nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian lidhur me nevojën e aktivizimit të këtij mekanizmi.

Komisioni Evropian konfirmon marrjen e njoftimit zyrtar nga Holanda lidhur me kërkesën për të aktivizuar pezullimin e lëvizjes së lirë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen, i njohur ndryshe si mekanizmi pezullues i vizave. Kjo është konfirmuar në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjes së ABC News.

“Ne konfirmojmë që kemi marrë njoftimin e Holandës për Shqipërinë lidhur me aktivizimin e mekanizmit të pezullimit së vizave. Komisioni tani do të shqyrtojë me kujdes brendësinë e njoftimit bazuar në të dhënat e paraqitura dhe rrethanat specifike. Hapi i ardhshëm i yni është të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Evropian për këtë njoftim dhe të shqyrtojmë njoftimin. Sigurisht që vendimi për pezullimin e lëvizjes së lirë nuk mund të merret lehtësisht dhe çdo hap drejt aktivizimit të këtij mekanizmi do t’i nënshtrohet një analize dhe shqyrtimi shumë të kujdesshëm, kryesisht lidhur me marrjen në konsideratë të kritereve të përfshira në këtë procedurë”, tha Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE-së.

Komisioni Evropian ka një muaj për shqyrtimin e njoftimit dhe pastaj do të njoftojë Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave, nëse do të ketë aksione specifike që duhet të ndërmerren nga autoritetet shqiptare,

“Sipas procedurës dhe rregullave, nëse rrethanat kërkojë marrjen e masave specifike dhe pa paragjykuar nëse do të ketë të tilla, Komisioni duhet tê adoptojë një akt zbatimi brenda një muaji dhe ky akt zbatimi duhet tê aprovohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së”, tha Bertaud.

Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian merr njoftim nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian lidhur me nevojën e aktivizimit të mekanizmit të pezullimit të lëvizjes së lirë afatshkurtër. /ABC News Albania 24/7

erisa-zykaj.jpg
ad min21:32 | 29/05/2019

Progres raporti është tema kryesore e ditës në Shqipëri. Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Brukseli për emisionin “Byro Politike”, gazetarja e ABC Neës Erisa Zykaj ka deklaruar se karta fituese në të cilën bien dakord dhe Komisioni Europian dhe shtetet anëtare është reforma në drejtësi.

Megjithatë sipas burimeve të gazetares, Holanda ka përsëritur të njëjtat qëndrime në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy çështjte ku shtett anëtare ndahen me Komisionin Evropian.

Madje sipas Zykajt, duke pasur parasysh miratimin e rezolutës së Holandës për heqjen e vizave me vendin tonë, sot  duhet të gëzohemi që nuk na janë rivendosur sërish vizat.

Erisa Zykaj: Ju përdorët një togfjalësh shumë interesant. Ju thatë “karta fituese është Reforma në Drejtësi”. Ajo është karta fituese. Këtu bashkohet Komisioni evropian dhe shtetet anëtare pavarësisht se thonë që e mirëkuptojmë KE se është një reformë kaq ambicioze sa do shumë kohë që të vihet në zbatim megjithatë arkitektura e re nuk është aty, ku dyzohet KE dhe shtetet anëtare ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Unë dhe burimet të sotme që kam pasur me Holandën, me Francën dhe me Gjermaninë më kanë përsëritur të njëjtat gjëra. Qëndrimi i Holandës është që kanë aprovuar një rezolutë ku e kanë përcaktuar që krimi i organizuar nga elementi shqiptar në Holandë përbënte destabilitet për vendin dhe u aprovua ajo rezolutë.

Për çfarë duhet të gëzojmë ne sot se po dëgjoja panelin që duhet të gëzojmë? Ne duhet të gëzohemi se nuk na kanë rivendosur vizat. Po, për këtë mund të gëzohemi. E dyta misioni faktmbledhës që vjen nga disa deputetë që mu konfirmua nga Holanda është se vlerësimi i luftës kundër korrupsionit është zhgënjyes. Këtu kemi dhe shtete të tjera anëtare si Franca që kanë të njëjtin qëndrim. Franca ka ende problem numrin e lartë të azilkërkuesve dhe ka ende problem imazhin negativ që përçon Shqipëria lidhur me të gjithë mbulimin që i është bërë për shkak të aludimeve të lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar për rastet e mëdha të korrupsionit. Nga Gjermania ajo që mund t’i shtoj debatit aty është se Ministri i Shtetit e ka shumë të lehtë që të vijë pasi është shprehur Franca dhe Holanda që kanë dalë publikisht që ne nuk jemi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai e ka shumë të lehtë që të thotë që për ne Shqipëria është gati. Duhet vetëm një shtet ta bllokojë. Ato janë argumentet që japin shtetet anëtare.

Ralf Gjoni: A ka problem Holanda me ndonjë shtet tjetër apo vetëm me shqiptarët e ka?

Erisa Zykaj: Nuk e ka me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet anëtar të aprovojë një rezolutë për të rikthyer vizat. Ky është fakt.

Ralf Gjoni: Po kalojmë dhe ne një rezolutë ta dënojmë rezolutën e Holandës./abcnews.al

haradinaj.jpg
ad min12:44 | 02/05/2019

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjermania është pro që të liberalizohen vizat për Kosovën. Ai ka thënë se e ka marrë në Berlin gjatë samitit konfirmimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, për këtë proces.

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim, na ka thënë “po” për vizat”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.

“Nuk është “po” e analizave dhe mendimeve por e njeriut në detyrë, ministër i Brendshëm. Na ka thënë “po” menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave”, është shprehur ai.

“Kur kam thënë “urime ushtria” shumë kanë pasur dilema. Seehofer ka folur në emër të tij dhe kancelares Merkel. Tani s’ka dilema për Gjermaninë. Mos harroni unë nuk guxoj të flasë për këtë takim as në Qeveri nëse nuk do të ishte e vërtetë. Ripërsëris, ai ka thënë se ‘jam pro liberalizimit të vizave, menjëherë”/klankosova

takimi.jpg
ad min14:30 | 30/04/2019

Gjermania pranon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka pasur një takim edhe me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer, i cili i ka konfirmuar një ‘Po’ të sigurt nga ana e vendit të tij për liberalizimin e vizave.

Në statusin e tij në Facebook, Haradinaj shkruan se pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, Kosova mori ‘Po’-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

“Faleminderit kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, shkruan më tej ai.


/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono