vila

bashaaaaaaa.jpg
ent ela18:59 | 05/11/2019

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime”. Është kjo përgjigjia e kryedemokratit Basha nga Korça lidhur me akuzat ndaj tij dhe lajmet për një vilë të dhuruar.

Sipas Bashës gënjeshtrat kundër tij dhe familjes së tij, janë një përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha. /abcnews.al

Vila-Shkembi.jpg
Veronik Istrefaj19:41 | 26/10/2019

Mesfushori i Teutës, Emiljano Vila, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së nesërme kundër Bylisit. Krahas trajnerit Shkëmbi, Vila u shpreh optimist për një rezultat pozitiv. Mes të tjerash, mesfushori 31-vjeçar tha:

NDESHJA – “Është një ndeshje shumë e fortë, si të gjitha takimet e tjera. Ne shkojmë për ta fituar atë takim, pasi Bylisi duhet theksuar se ka bërë mirë. E kemi hedhur pas krahëve disfatën në Laç dhe në Ballsh duam të shfaqim vlerat tona më të mira. Nuk e shoh dramë humbjen në Laç, është një ekip i fortë ka kapacitet që siç na mundi ne, të mundi edhe skuadrat e tjera të Superiores”.

BYLISI — “Nuk i druhemi jo Bylisit, por asnjë kundërshtari. Të gjithë mund të fitojnë, apo të gjithë mund të humbasin. Pavarësisht se ndodhin si ajo humbja në Laç, ne shkojmë në Ballsh për të fituar. Jemi shumë të qetë nuk kemi presion. Për kundërshtarin nuk di të them sepse se di si janë ata”, – përfundoi Vila./abcnews.al

ronaldo_villa_marbella_02-600x376.jpg
ent ela20:35 | 29/07/2019

Pishinë, pamje nga deti në një park të veçantë me fusha golfi, palestër private dhe salla kinemash. është  vila e re në Marbella, në Costa del Sol në Andaluzi, e blerë nga Cristiano Ronaldo, që kushton një milion e gjysmë euro. Me këtë blerje të fundit, perandoria e patundshmërisë së sulmuesit të Juventusit arrin 30 milionë euro.

Është një pronë luksoze e përbërë nga katër dhoma gjumi të pajisura me çdo komfort dhe rehati, me pamje nga Mesdheu që të lë pa frymë. Natyrisht që banesa është e pajisur edhe me një pishinë të shkëlqyer, ku kampioni i Juventusit mund të pushojë mes një angazhimi në fushë dhe tjetrit, duke shijuar një panoramë vërtet unike.

Vila është e vendosur në zonën ekskluzive të Costa del Sol, në jug të Spanjës, dhe është pjesë e pasurisë “La Resina Golf & Country Club”. Ndër pikat e tjera të forta të shtëpisë është një verandë që siguron hijen dhe freskinë e nevojshme për ngrënie në natyrë nën diellin spanjoll dhe një seri dritaresh, nga tavani në dysheme, të cilat ofrojnë një pamje të plotë të Mesdheut, pa harruar fushat e golf, shtigjet me ndriçim LED, palestër private dhe dhomë kinemaje.

Brenda, shtëpia e re e kampionit portugez karakterizohet nga tavane të larta dhe shkallët që i japin dhomave një sens të gjërë, me një kuzhinë super teknologjike, por edhe jashtëzakonisht fine dhe elegante. Vila ndodhet në një kompleks të madh ndërtimesh ku, për çudi, një tjetër sportist i famshëm posedon një pronë ekskluzive me një vlerë pothuajse identike me atë të Ronaldos: Conor McGregor, një ish-kampioni irlandez i peshave të lehta, i cili ndodhet në Marbella prej rreth një viti. /abcnews.al

.

myslim-murrizi-1.jpg
ad min11:06 | 17/06/2019

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi deklaroi këtë të hënë se Inspektoratit i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të lnteresave duhet të jetë paradhomë e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të hetuar pasuritë e deputetëve në parlamentin e Shqipërisë. Sipas deputetit, ILDKPKI duhet të hetojë edhe zv.ministrat dhe zyrtarët e institucioneve që kanë në dorë tenderat publike.

“Thoni që është arritje e madhe që janë gjobitur disa nga subjektet private pse kanë kërcënuar ose nuk kanë pasur numrin e bilbilfytësve aq sa duhet nga një deri në pesë milionë lekë. Unë besoj që shqiptarët janë të tejngopur me spiunë dhe bilbilfryrës. Nuk besoi se është detyrë në 29 vjet postkomunizëm të një inpektoriati që duhej të merrej me  banorët e kësaj salle, me këta që janë këtu mbrapa, me këta që kanë qenë këtu mbrapa, 60 kryetarët e bashkive, me drejtorët e drejtorive, zv/ministrat dhe ata që kanë në dorë të firmosin tendera nga paratë publike.

Numri i pakët i punonjësve tuaj prej 70 vetash nuk besoj se zgjidh përfundimisht atë që kanë detyrim ligjor për të deklaruar pasurinë pranë institucionit tuaj. Shoh që ka shumë subjekte që janë objekt i ligjit tuaj. Unë do doja që ka ardhur koha për të përgatitur më konkret dhe më konciz për atë objekt pune që duhet të ketë ky institucion. Nëse ka 15 mijë e 600 subjekte që deklarojnë, me 70 punëtorë i bie që në 10 nuk i kontrollon dot ato. Unë institucionin tuaj do doja ta konsideroja si paradhomë e SPAK-ut ose kuzhinë të BKH-së.

Miliona euro pasuri marramendëse kanë banorë të kësaj salle që kanë ardhur në 31 Mars të 91-shit me pantallona doku, çorapë 55 lekëshe dhe brekë thesi dhe sot të grijnë në “Armani”, “Versaçe”, “Guçi”, kanë hale dhe për macen. Kanë pasur shtëpi me qerpiç, hale te fiku. Ky inspektoriat duhet të merret me këta subjekte që duhet të jenë objekt i drejtpërdrejtë i ligjit tuaj. Ata që kanë marrë në qafë këtë vend nuk i kalojnë 500 veta nga 91 deri sot. Shihni kush i ka ato saraje matanë. Deputetë, ministra, hiqni pjesën e biznesit, kam respekt për ta dhe ishalla i shtojnë, drejtorë drejtorish, burgjet, hipotekat, ALUIZNI, rrugë, dogana, tatime. Këta që kanë qenë non stop ndër vite, këta që janë këtu, ca që kanë lënë vendet dhe janë ulur këtu, janë strehuar atje. Ai justifikojnë ata? Me 70 punëtorë nuk besoj se ti ke mundësi që të bësh një lloj investigimi”, tha deputeti Murrizi, në seancën e sotme plenare, ku ishte parashikuar raportimi vjetor i ILDKPKI.

Po gjatë seancës së të hënës pritet që të diskutohen disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për regjistrimin e biznesit, disa shtesa në ligjin për procedurat tatimore, disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për masat kundër financimit të terrorizmit si dhe në atë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu ishte parashikuar raportimi vjetor edhe për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, por vetëm pak orë para se të niste seanca ajo anuloi pjesëmarrjen e saj duke dërguar një raport shëndetësor. /abcnews.al

klodian-nikolll-2.jpg
ad min18:38 | 17/05/2019

Një i ri shqiptar është vënë në pranga pasi ishte arratisur nga banesa e tij sepse ishte dënuar me arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për një hajdut vilash luksoze. 27-vjeçari ishte i palestruar dhe mburrej se ishte diplomuar në një universitet në Milano, ç’ka kishte bërë që mediat ta thërrisnin me nofkën “Doktor K”.

Në fakt, mediat e huaja kanë publikuar emrin e plotë të tij. Ai quhet Klodian Nikolli. Fillimisht shqiptari ra në pranga në Shtator të vitit 2018. Ndërsa në Shkurt të këtij viti ndaj tij ishte dhënë dënimi “arrest shtëpie”. Mirëpo që prej ditës kur u zhvendos në banesë, ai u zhduk.

Klodian Nikolli

Klodian Nikolli u kap sërish më 8 Maj. Ishte një polic, ai që njohu targat e makinës me të cilën Nikolli po udhëtonte, një Mercedes i klasit A në ngjyrë të bardhë. Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, autoritetet u vunë menjëherë në ndjekje të 27-vjeçarit.

Ky i fundit tentoi të largohej me makinë fillimisht duke shkuar në një zonë të braktisur. Më pas la veturën dhe u nis të vraponte, por u arrestua.

Në shtëpinë e tij, i riu shqiptar mbante orë të shtrenjta, piktura të shekullit të 20 dhe unaza diamanti. Të gjitha këto ishin vjedhur në disa nga shtëpitë më luksoze të Milanos, ku shqiptari kishte hyrë duke shfrytëzuar pamjen e tij që nuk ngjante aspak prej një hajduti.

Klodian Nikolli ishte deportuar njëherë drejt Shqipërisë në vitin 2016, por ishte rikthyer sërish. Ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali, ai frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Madje, Nikolli mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për ekonomi./abcnews.al

TURQI-KESHTJELLAT.mpg_snapshot_00.38-1280x596.jpg
ad min19:56 | 18/01/2019

Lugina e Kështjellave në veriperëndim të Turqisë, është ndërtuar duke u mbështetur në botën arabe. Por në këtë zonë asnjë nga vilat nuk është shitur ende duke bërë që qyteti të jetë totalisht i braktisur. Projekti ka kushtuar 200 milion dollarë.

Kriza në sektorin e pasurive të patundshme ka transformuar Luginën e kështjellave të stilit Disneyland në një qytet të braktisur. Në këtë mënyrë, vendi që do duhej të ishte një zonë luksi, në këmbët e kodrave të Mudurnu, në Turqinë veriperëndimore, tashmë është një zonë e fantazëm dhe e braktisur.

Të gjitha ndërtimet, nga ana estetike, janë menduar për botën arabe. Pas tërheqjes nga ana e klientëve të Gjirit, aktivitetet e grupit Sarot janë bllokuar. Sipërmarrja ëhstë prekur nga kriza ekonomike si shumë firma të tjera në sektorin e ndërtimit. Pas muajsh negociatash, projekti do të rinisë me objektivin për t’u kompletuar brenda muajit Tetor dhe vilat mund të vihen sërish në shitje.

Sipas ndërtuesve do të ishte e mjaftueshme sikur të shiteshin gjysmat. Por kjo është vetëm një shpresë e mbështetur në investimet e të huajve në Turqi. Duke marrë parasysh rënien e lirës turke, investitorët e rinj mund të vendosin të shpëtojnë Luginën e Kështjellave./abcnews.al

 

furti-1280x501.jpg
ad min16:51 | 15/02/2018

Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion, ku kanë shkatërruar pesë banda kriminale që merreshin me vjedhje të apartamenteve dhe vilave në veri të Italisë.

Sipas mediave, në pranga kanë rënë 15 shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura, që dyshohen se kanë kryer të paktën 53 vjedhje në disa qytete të veriut të Italisë.

Bandat kishin kryer vjedhje të mallrave, vlera e të cilave shkonte deri në 220 mijë euro.

Sipas policisë, të gjitha bandat kishin të njëjtën mënyrë operimi: vidhnin një makinë dhe më pas shkoni dhe grabisnin shtëpi që ndodheshin në zona të veçuara./abcnews.al

vlcsnap-error544-1280x720.jpg
ad min19:43 | 02/02/2018

Banesa, ku u arrestua shtetasi grek, i dyshuar si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, ndodhet në Yzberisht, në periferi të Tiranës. ABC News sjell pamje të kësaj vile, brenda së cilës u zbulua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe eksplozivi.

E fshehur mirë ndërmjet kodrave të ullinjve dhe larg banesave të tjera, ishte vila në pronësi të Aurel Hoxhallarit në periferi të kryeqytetit afër Yzberishtit.

Arsenali i armëve, i denjë për betejë të vërtetë, u gjet në dhomën e gjumit të Hoxhallarit, si edhe në një pjesë të përshtatur ne tavanin e vilës një katëshe.

Në të njëjtën kohë ka qënduar i fshehur për më shumë se një javë brenda banesës luksoze edhe vrasësi me pagesë i ardhur nga Greqia, Efthymiou Efthymious. Ky i fundit ekzekutoi Devi Kasmin të hënë e kësaj jave.

Por si u zbulua killeri që kishte shërbyer për disa vitë në forcat speciale të Greqisë?

Ishte pikërisht përshkrimi i të prangosurit të parë për vrasjen e Kasmit, Mario Meshini, që çoi në zbulimin e vrasësit me pagesë me origjinë greke.

Meshini ka thënë për grupin hetimor se vrasësi ishte me trup të gjatë, i hollë dhe me mjekër. Këto të dhëna sipas hetuesve përputhen me pamjen e komandos greke, i cili u gjet i fshehur në bodrumin e një vile në periferi të kryeqytetit. Gjithashtu, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, u prangosën në tentativë për t’u larguar nga Tirana. Policia thekson se vijon të jetë në liri organizatori i vrasjes së Kasmit, Aurel Hoxhallari.

36-vjeçari rezulton që të jetë një person me precedent të theksuar penalë, pasi është arrestuar e liruar 4 herë nga drejtësia. Fillimisht ishte ndaluar nga efektivët e komisariatit nr. 6 për plagosje me armë zjarri, por autorësinë e krimit ne ate rast e mori përsipër shoku i tij.

Në vitin 2014, Hoxhallari u arrestua në Kavajë për armëmbajtje pa leje, pasi në automjetin e tij iu gjet një pistoletë ‘Glock’, por u dënua nga gjykata me pak muaj burg. Herën e tretë, emri i Aurel Hoxhallari, i ndryshur në Altin Hoxhallari do të dilte në skenë një vit më pas si porositës i atentatit të Pajtim Serianit në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Hoxhallari u arrestua, por Gjykata e Krimeve të Rënda i dha lirinë, pasi nuk u provuan akuzat.
Historia përsëritet në 2018. Uniformat blu dhe prokuroria pohojnë se organizatori dhe porositësi i vrasjes së Devi Kasmit në 29 Janar në kryeqytet është Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se mund të jetë larguar nga Shqipëria./abcnews.al

vlcsnap-error128-1.jpg
ad min15:43 | 12/11/2017

ABC News sjell pamje të Vilës ku u zbuluan 1.5 tonë kanabis sativa në Vilun të Velipojës. Ajo është një shtëpi, pronari i së cilës prej vitesh banon në Itali. Sipas informacioneve që ka siguruar ABC News, droga kishte ardhur nga Vlora.

Një telefonatë në sallën operative për vjedhje shtëpie në zonën e Vilunit për pak sa nuk hodhi në erë operacionin e fshehtë.
Në këto kushte, antidroga dhe forcat speciale të Shkodrës, në drejtimin e komisar Xhovalin Lokës, u hodhën në veprim.
Hetimet e posaçme kishin nisur prej më shumë se dy javësh. Qëllimi ishte që finalizimi i operacionit të bëhej kur droga të sistemohej në skaf.
Por nuk pati më kohë. Kur policia mbërriti në Vilun, një pjesë e drogës ishte futur në furgon, një pjesë tjetër ishte magazinuar brenda ndërtesës. Gjithsej 1.5 tonë kanabis sativa.
Shtëpia në pronësi të Petrit Vuksanit banues në Itali është shfrytëzuar si magazinë. Droga vinte nga Vlora per tu transportuar më pas përmes detit në Itali.
Një dykatëshe në Vilun të Velipojës, në kujdestarinë e Sokol Ujkës, i cili përfundoi në pranga, duket se është studiuar mirë nga trafikantët. Përreth saj nuk banon askush pasi banorët kanë emigruar.
Pesë personat e arrestuar mohojnë lidhjet me njëri-tjetrin. Por policia këmbëngul qe ka prova për këtë. Efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Prel Enriko Zyle, ka kryer rolin e garantuesit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë. Personi i gjashtë i vendosur në pranga është Fatjon Merko nga Përmeti, i cili mundi të largohej nga makina e Zyles. Policia ka vazhduar operacionin për të gjetur skafin në të cilin do të ngarkohej lënda narkotike, por pa rezultat. Pesë të arrestuarit do të dalin për masë sigurie të hënën./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono