viktimat

victima-meksike-.jpg
nev ila17:00 | 15/09/2019

Policia shkencore në Meksikë ka arritur të identifikojë 44 trupa të pajetë të varrosur në një gropë masive në shtetin e Jaliskos.

Trupat u gjetën në fillim të shtatorit në rrethinat e qytetit Guadalahara, pas denoncimit të banorëve për shkak të erës së rëndë.

Ata ishin vendosur në 119 thasë të zinj.

Jalisko është një nga territoret më të prekura nga lufta e bandave të drogës dhe zbulimi në fjalë ishte i dyti brenda vitit.

Shumica e trupave ishin të prerë dhe agjentëve të policisë shkencore iu desh të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar.

Sidoqoftë, trupa të tjerë mbeten pa identitet.

Një organizatë lokale për kërkimin e personave të zhdukur i ka bërë apel qeverisë që të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në procesin e identifikimit.

Shoqata ka deklaruar se departamenti i policisë shkencore është i mbingarkuar dhe nuk ka kapacitetet e duhura për të përfunduar operacionin./ABC News Albania 24/7

 

LIBRAZHD-VRAJSA-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:35 | 07/09/2019

Krimi brenda familjes në Librazhd mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 53 vjeçari pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten u hodh nga pallati. Skena makabre është parë nga i biri i cili njoftoi edhe ambulancën.

Konflikti mes çiftit Gjokola në Librazhd dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të 53 vjeçarit Daut Gjokola që masakroi gruan me thikë një natë më parë dhe më pas u hodh nga pallati duke gjetur edhe vdekjen.

Viktimat janë prindër të dy fëmijëve dhe në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm djali i tyre. Mësohet se pikërisht i biri ka njoftuar i pari ambulancën.

Ai ndodhej poshtë pallatit në lagjen Shkumbin kur ka parë të atin që hidhej nga kati i 5-të, pasi kishte goditur me thikë të shoqen Lule Gjokola, 49 vjeçe.

Ajo mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spitalin e Librazhdit pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Viktimat kishin në pronësi disa biznese. Ngjarja po hetohet nga Krimet e Rënda.

/ABC News Albania 24/7

 

49382277_303.jpg
Sej rie11:50 | 28/06/2019

Temperaturat e larta kanë përfshirë një pjesë të Evropës duke shkaktuar dhe viktima. Autoritetet kanë marrë masa për të mbrojtur banorët duke krijuar pika freskimi në pjesë të ndryshme të qyteteve

Marsejë, qyteti jugor i Francës shënon në këto ditë rekordin negativ për temperaturat më të larta në Evropë duke shënuar deri në 45 gradë Celsius

Por në të gjithë Francën situata është e tillë, si pasojë e një të nxehti të jashtëzakonshëm që vjen si pasojë e presionit të lartë nga Saharaja. Gjendje alarmi është vendosur sidomos në katër zona në të gjithë vendin

Shërbimet meteorologjike franceze paralajmërojnë se situata do të qëndrojë e tillë dhe në ditët në vijim. Rekordi I mëparshëm është ai I 12 gushtit në vitin 2003.

Por temperaturat e larta kanë përfshirë dhe Spanjën, ku viktima e parë është një 17 vjeçar në Kordoba. 34 nga 50 provincat spanjolle janë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve. Në Katalonja zjarri ka shkrumbuar 6500 hektarë tokë, ndërsa 400 zjarrfikës janë vendosur në

gjendje gatishmërie.

Ndërsa në Itali viktima e parë e temperaturave të larta është një 69 -vjecar i pastrehë në Romë. Viktima kishte probleme me zemrën.

Ndërsa tre viktima të tjera janë konfirmuar në plazhet në jug të Francës, ku në qytetet më të nxehta si Parisi janë vendosur dhoma freskuese me ventilator, kondicionerë dhe ujë të ftohtë për të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga I nxehti. Autoritetet franceze kanë krijuar një listë të personave që jetojnë të vetmuar dhe I kanë telefonuar për ti paralajmëruar si dhe për tu siguruar që janë mirë.

Në Pragë ku temperaturat kanë qenë pak më të ulëta në krahasim me kryeqytete të tjera evropiane, kafshëve në kopshtin zoologjik iu është dhënë pije freskuese me akull dhe fruta, për t’i lehtësuar gjendjen.

Ndërkohë në Gjermani policia ka ndaluar në Brandeburg një person i cili po udhëtonte nudo me motorin e tij në kërkim të një pike freskimi. Por në njoftimin e saj policia sqaronte se zotëria të paktën kishte vendosur kaskon sipas rregullave rrugore. Policia e ka detyruar të vishet dhe më pas e ka lënë të lirë

Po në Gjermani një tjetër person është zhveshur dhe është future në departamentin e ushqimeve të ngrira në një supermerkat. 32 vjeçari më pas ka marrë një birrë dhe e ka pirë teksa largohej me vrap. Pasi vodhi dhe disa fruta ai u ndalua nga policia.

Temperaturat po kalojnë pragun e 40 gradë Celsius në shumë pjesë të kontinentit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të jenë shumë të rrezikshme nëse regjistrohen në fillim të stinës së verës, para se njerëzit të mësohen me temperaturat e sezonit.

Në Bruksel administrate ka publikuar paralajmërime  të ndryshme për tu lejuar banorëve që të marrin masat e duhura si pasojë e temperaturave të larta që vazhdojnë të regjistrohen në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike kjo do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-VROJTUESIT-E-PLAZHIT-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 25/06/2019

Mungesa e vrojtuesve në plazhe vijon të mbetet një problem shqetësues. Edhe pse numri i pushuesve që mbyten vijon është i lartë, ende nuk janë marrë masa për sigurinë në vijën bregdetare të vendit.

42  viktima në 2017, 20 një vit më parë, dhe 4 persona të vdekur vetëm për një muaj, në këtë vit, për shkak të mbytjes në plazhe. Shifrat janë bilanci që tregojnë nivelin e ulët të sigurisë në bregdetin tonë, ndërsa mungesa e vrojtuesve është e theksuar.

Gent Lasku, Sekretari i Përgjithshëm i Frederatës Shqiptare të vrojtuesve të plazhit thotë se interesi është i lartë për këtë profesion të ri vere, por nevojat mbeten më të mëdha.

“Në shqipëri aktualisht operojënë dhe kanë aplikuar për të operuar rreth 3500 subjekte private duke futur këtu edhe plazhet publike të cilat administrohen nga njësitë vendore, por numri aktualisht është shumë i ulët”.

Por, sipas Laskut vetë subjektet që përdorin bregdetin kanë detyrimet e tyre ligjore.

“Vendimet e mëparshme që është detyrim ligjor dhe pa të nuk mund të hapet fare stacioni i plazhit. Unë u bëj thirrje subjekteve që nuk e dinë mirë objektin ligjor që përcakton veprimtarinë e tyre që duhet të kenë një kontratë, ku paraqitet numri i matruikullës dhe çertifikata e vrojtuesit të plazhit dhe të hapin plazhin”.

Vrojtuesit e plazhit janë një risi e re, vazhdon të jetë një kulturë e re në vend. Vrojtimi është cilësuar si sport, por në fakt shpëton jetë njerëzish dhe fal siguri për qytetarët që shkojnë në plazh. /ABC News Albania 24/7

danezi-1280x719.jpg
ent ela13:44 | 22/04/2019

Njeriu i pasur i Danimarkës, Povlsen, pronar i kompanisë Asos, ka humbur tre nga katër fëmijët e tij në sulmet e ditës së Pashkëve në Sri Lanka. Povlsen është pronari i dytë më i madh i tokave në të gjithë Britaninë e Madhe.

Tragjedi familjare për pronarin danez të kompanisë ASOS, uebsajtit britanik të tregtisë së modës dhe artikujve kozmetikë. Tre nga katër fëmijët e Anders Holch Povlsen, janë ndër viktimat e sulmeve në ditën e Pashkëve në Sri Lanka, ku mbetën të vrarë rreth 300 persona. Ditët para sulmeve, Alma, një nga fëmijët e njeriut më të pasur të Danimarkës, kishte postuar në Instagram një fotografi të vëllezërve të saj Astrid, Agnes e Alfred në pishinën e një hoteli në Sri Lanka.

Anders Holch Povlsen ishte vetëm 28 vjeç kur trashëgoi nga babai i tij pronësinë e zinxhirit të dyqaneve të veshjeve “Bestseller”. Në atë kohë u njoh me An Storm Pedersen, gruan që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij dhe nëna e katër fëmijëve. Ai ka 11 prona në Skoci, dhe një kështjellë. Pronat e tij janë më shumë se 221mijë hektarë, duke e bërë pronarin e dytë më të madh të tokave në Britaninë e Madhe. /abcnews.al

SRI-LANKA-MASAKRA_ABC-1280x720.jpg
ent ela11:51 | 22/04/2019

Sipas mediave që citojnë hetuesit në Sri Lanka, sulmet që shkaktuan të paktën 290 viktima ditën e Pashkëve, mund të ishin shmangur. Sipas tyre shërbimet e inteligjencës në vend kanë injoruar paralajmërimet për një rrezik sulmesh ndaj kishave të rëndësishme në vend.

Sulmet në kisha dhe në hotele në Sri Lanka, që shkaktuan të paktën 290 viktima dhe më shumë se 400 të plagosur në ditën e festës së Pashkëve, ndoshta mund të ishin shmangur. Policia vendore në fakt bëri të ditur se hetimet për atentatet do të analizojnë raportet sipas të cilave shërbimi i inteligjencës në vend ka gabuar. Ky i fundit nuk ka arritur të zbulojë ose të paralajmërojë për sulme kamikaze të mundshme. Vetëm dhjetë ditë më parë kishte mbërritur një alarm për rrezik atentatesh kamikaze ndaj kishave të rëndësishme në vend.

Kanë qenë dy ministrat në vend që konfirmuan se shërbimi I inteligjencës ka dështuar. Zëdhënësi i policisë deklaroi se departamenti i hetimeve kriminale po heton për shpërthimet dhe do të analizojë raportet

Vetëm një agjent vendas kishte sinjalizuar për kërcënimin e sulmeve të mundshme pasi kishte marrë një paralajmërim nga një shërbim i huaj inteligjence. Shërbimet e huaja të inteligjencës kishin sinjalizuar rreziqet lidhur me një grup radikal islamik, i njohur që një vit më parë, kur u bë përgjegjës për një seri sulmesh vandale kundër simboleve budiste. Por alarmi i dhënë nga kreu i policisë në Sri Lanka u injorua, duke bërë që terroristët të kishin gjithë kohën që u duhej për të organizuar dhe kryer sulmet në ditën e festës së Pashkëve në kisha dhe në hotele me turistë të huaj. /abcnews.al

MAQEDONI-VIKTIMAT.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 16/02/2019

Mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë një tjetër nga të plagosurit e aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 15 numrin e vikimave. Sipas mjekëve, 40-vjeçari kishte probleme me frymëmarrjen.

Gjatë natës ka ndërruar jetë edhe një pacient i cili kishte qenë në gjendje kritike ditëve të kaluara. Bëhet fjalë për një 40 vjeçar i cili ka pasur probleme me frymëmarrjen – kanë konfirmuar nga Qendra e Urgjencës në Shkup. Me këtë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është rritur në 15. Të lënduarit tjerë edhe mëtej vazhdojnë të mjekohen në qendrat e spitalit në vend, disa prej tyre që kanë patur lëndime më të vogla, ishin lëshuar për mjekim shtëpiak.

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë, një nga të lënduarit në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, me çka numri I viktimave rritet në 15. Siç kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për Ferdi Kaso – 39 vjecar nga Gostivari, i cili me lëndime të rënda ishte trajtuar në Klinikën për mjekim intensiv në Shkup.

“I aksidentuari kishte marrë lëndime të rënda trupore në krahëror dhe mushkëri dhe menjëherë është transferuar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve qysh natën kritike ishte transferuar në Klinikën për mjekim intensiv. Ndaj tij, natën që ishte transferuar,  ishin kryer dy intervenime kirurgjikale, për shkak të gjakderdhjes nga mushkëritë. Fatkeqësisht për shkak të seriozitetit të lëndimeve, sot në mëngjes ka ndërruar jetë” – thuhet në një komunikatë.

Në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë, në vendngjarje, humbën jetën 14 persona, derisa shumë të tjerë ishin shpëtuar nga popullata lokale. Ata janë hospitalizuar në Klinikat e Shkupit. Disa prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike./abcnews.al

viktimat-1280x687.jpg
ent ela21:15 | 15/02/2019

Familjarë dhe qytetarë të shumtë të Gostivarit i dhanë të premten lamtumirën e fundit 4 prej viktimave të aksidentit të 13 shkurtit në Maqedoni. Për të ngushëlluar të afërmit e të ndjerëve, në ceremoni morën pjesë edhe figura të njohura të politikës shqiptare.

Mijëra qytetarë mes së cilëve figura të njohura të vendit, morën pjesë në ceremoninë e përmortshme të 2 viktimave të cilët u varrosën në varrezat e fshatit Debresh.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues qeveritarë mes së cilëve edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi vizituan familjet e disa prej viktimave me ç’rast shprehën ngushëllimet e tyre./abcnews.al

aksidentiii.jpg
ent ela17:05 | 14/02/2019

Numri i viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut pasditen e të mërkurës ka shkuar në 15. Ndërsa në një intervistë për mediat vendase komandanti i zjarrfikësëve në Tetovë rrëfen momentet e para pas mbërritjes në vendngjarje.

Në orët e vona të pasdites së të mërkurës një autobus doli nga rruga në Autostradën Shkup- Tetovë. Ai u rrokullis nga autostrada duke rënë poshtë, afër fshatit Llaskarcë në komunën e Sarait. Policia konfirmoi se numri i viktimave ka shkuar në 15 ndërsa të plagosurit 30.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë Uka Aliti deklaroi se kanë arritur në kohë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur që të shpëtojnë sa më shumë jetë. Ndërkohë të enjten në vendngjarje kanë dalë sërish ekspertë të ministrisë së Brendshme për të konstatuar shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë. Qeveria e Maqedonisë së veritu pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës vendsoi që e enjtja dhe e premtja të shpallen ditë zie. /abcnews.al

KRONIKE-MAQEDONI-AKSIDENTI.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela08:26 | 14/02/2019

Shkon në 14 numri i viktimave si pasojë e aksidentit tragjik në Maqedoni. Shtatë persona humbën jetën në vendngjarje, 37 u dërguan menjëherë në spital ku 7 prej tyre ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në autostradën Tetove-Shkup, pranë fshatit Llaskarcë. Autobusi me pasagjerë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur. Bilanci i viktimave u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp, ndërsa zëvendës ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu deklaroi se ekipet e policisë, shëndetit publik dhe zjarrfikësit koordinuan operacionet për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Nga goditja e fortë rreth 40 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan nga ekipet e emergjencave në spitalet e Shkupit.Ndërkohë raportohet se mes pasagjerëve është edhe një grua shtatëzënë, e cila ndodhet po ashtu në gjendje të rëndë në Qendrën e Urgjencës në Shkup. Për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit është hapur një hetim nga Prokuroria Themelore, e cila ka dërguar ekspertët e saj në vendin e ngjarjes. Burime nga ky institucion kanë deklaruar se prokurorët e çështjes do të urdhërojnë autopsinë e viktimave, si dhe analizat e gjakut të shoferit të autobusit. Qeveria maqedonase vendosi që e enjtja 14 shkurt dhe e premtja 15 shkurt, të shpallen ditë zie. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono